Ballina Blog Faqe 9394

Spahiu: O në listat e PD-së, o jap dorëheqjen (!)

0

Ka përfunduar takimi i kreut të Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu, me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Në dalje nga takimi me Bashën, Spahiu ka bërë një deklaratë të fuqishme, ku thotë se nëse nuk do të futet në listat e Partisë Demokratike, ai do të japë dorëheqje.

Po ashtu ai tha se i ka lënë kohë Bashës 60 minuta për të menduar rreth futjes së tij në listat e PD-së.

Ka pasur një bisedë me liderin e PD për të cilën nuk kemi rënë dakord. Kemi parashtruar disa parime të cilat unë nuk mund ti tradhëtoj përballë njerëzve që më kanë ndjekur për 6 vjet në protesta kundër PD-PS. Kemi rënë dakord që Bashatë konsultojë për një orë pretendimet e AK. Po kalojmë një situatë shumë të vështirë se unë si lider i AK futa me qindra aktivistë për rrëzimin e qeverisë Rama. Mbetëm i mendimit se në këto 60 minuta do rekleftohet. Në të kundërt nëse do ndihem i tradhëtuar jam i detyruar që pas një ore të jap dorëheqjen”, – deklaroi Spahiu.

Berisha: Narko-Republika e Noriegës u mëson fëmijëve himnin e hashashit (video)

0

Kanabizimi i vendit duket se ka prekur çdo kategori të shoqërisë sonë, duke shkuar deri tek fëmijët e shkollave 9-vjeçare, të cilët kanë filluar të thurin këngë e himne për bimën famëkeqe të hashashit.

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, me anë të një postimi në Facebook, hedh akuza ndaj shkollave në vend, të cilat sipas tij, në vend që tu mësojnë nxënësve himinin kombëtar, u mësojnë himnin e hashashit.

Ky është postimi i Berishës në Facebook:

Hymni Hashashit!Ne Narko-Republiken e Norieges, ne vend te hymnit kombetar shkollat u mesojne femijeve hymnin e hashashit: "Me lulen tende ne do bejme miliona"! Degjojeni vete! sb

Gepostet von Sali Berisha am Freitag, 26. Mai 2017

Zgjedhjet e 25 qershorit / Pas Mediut edhe Spahiu takon Bashën

0

Burimet mediatike bëjnë me dije se në selinë e Partisë Demokratike, ka mbërritur kreu i aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, i cili po zhvillon një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Sipas të dhënave paraprake bëhet me dije se takimi në fjalë, i cili vjen pas atij Basha-Mediu, po mbahet për të diskutuar mbi koalicionin e AK me PD-në.

Në zgjedhjet e 25 qershorit nuk do të ketë koalicione, kjo sipas marrëveshjes së 18 majit.

Rama u përgjigjet të interesuarve mbi një koalicion paszgjedhor PS-PD

0

Kryeministri i vendit Edi Rama, zgjodhi qytetin e Fierit për tu dhënë përgjigje të interesuerve mbi koalicionin e mundshëm PD-PS pas zgjedhjeve të përgjithshme të 25 qershorit.

Mos dëgjoni fare. Ne jemi marrë vesh vetëm për një gjë. Ja sheshi, ja mejdani dhe pastaj vendos populli se kush do mbajë timonin e reformave për 4 vitet e ardhshme”, – Deklaroi kryeministri Rama.

Pas marrëveshjes së datës 18 maj me kryeministrit të vendit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, zëra të ndryshëm flasin për një koalicion të mundshëm pas zgjedhor, ndërkohë që qeverinë gjysmëteknike e quajnë si bashkëqeverisje PS-LSI-PD.

Jo vetëm në Korenë e Veriut, kjo ndodh edhe në Shqipëri / Nxënësi nxirret nga mësimi për shkak të modelit të flokëve

0

Emisioni investigativ “BOOM”, ka bërë publik denoncimin e një nxënësi të një shkolle private, sipas të cilit ai nuk pranohet në shkollë dhe shkak për këtë është bërë modeli i flokëve i cili nuk pëlqehet nga mësuesit.

Arbëri rrëfen para gazetarëve se kjo nuk është hera e parë që ndodh, pasi sipas tij mësuesit e quajnë modelin e flokëve si jo modest.

Pasi vajta në klasë, profesori kujdestar më nxori për shkak se kisha një model të papërshtatshëm flokësh. Dhe më nxori të flisja me drejtoreshën nëse do të ikja nga klasa dhe të mos kthehesha më ose duhet të qethesha dhe të kthehesha dhe të vazhdoja mësimin.

Kjo është hera e disatë që më ndodh kështu dhe vendosa të flisja dhe me prindërit dhe pasi morën prindërit, babai im erdhi këtu dhe folën edhe me drejtoreshën dhe me koordinatorët për këtë gjë që është e papërshtatshme.

Ky model sipas shkollës është i papërshtatshëm, është jo modest për shkak se pjesët anësore janë shumë të shkurtuara dhe pjesa sipër është shumë më e gjatë”, – deklaroi Arbri para gazetarëve.

Për më shumë ndiqni denoncimin me video:

Denoncimi në 'BOOM'/ Shkolla private lë nxënësin pa mësim për …

Denoncimi në 'BOOM'/ Shkolla private lë nxënësin pa mësim për shkak të modelit të flokëve(pjesa e parë, 26 maj 2017)Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shkolla-private-le-nxenesin-pa-mesim-per-shkak-te-modelit-te-flokeve/

Gepostet von Ora News am Freitag, 26. Mai 2017

Përfundon takimi i dytë PD-PR / Mediu: Takimi ishte pozitiv, por ende s’ka marrëveshje

0

Ka përfunduar para pak çastesh takimi mes dy krerëve të dy partive kryesore opozitare, atij të Partisë Demokratike Lulzim Basha, dhe të Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Takimi në fjalë është mbajtur në vazhdën e negociatave për marrëveshjen e hyrjes në zgjedhje, ndërkohë që pas përfundimit të tij, Mediu në një prononcim për media është shprehur se takimi në fjalë ishte më pozitiv se takimi i zhvilluar në orët e drekës.

Po ashtu Fatmir Mediu dha se është lënë e hapur mundësia për një takim tjetër, ndërkohë që nuk janë dhënë detaje nga bisedimet.

Çfarë po ndodh në opozitë (?) Mediu sërish takim me Bashën

0

Pas marrëveshjes Rama-Basha, partitë e vogla aleate të dy palëve kanë shprehur pakënaqësitë e tyre, e tashmë po negociojnë për të arritur në një ujdi mes tyre dhe partisë së madhe përfaqësuese, përkatësisht PD-ja dhe PS-ja.

Lidhur me këtë kreu i PArtisë Republikane Fatmir Mediu po zvillon takimin e 2 me liderin e opozitës, njëherësh kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Pas të marrëveshjes PD-PS, në të cilën nuk parashikohen koalicionet parazgjedhore, PR-ja është regjistruar ditën e sotme për të marrë pjesë e vetme në zgjedhje.

Ky është takimi i dytë Basha-Mediu brenda pak orësh.

Televizionet letër KQZ-së për reklamat: Jemi konsultuar dhe me juristë

0

Pas daljes së ligjit të ri sipas të cilit televizionet detyrohen të japin reklamat e partive lidhur me fushatën zgjedhore, pa pagesë, ka bërë që të reagojnë mediat audiovizive shqiptare me një deklaratë drejtuar KQZ-së, AMA-s dhe OSBE-së.

Në deklaratë kërkohet që të rishikohet ky ligj pasi sipas tyre ka kontradita me ligjet e mëparshme dhe se Kodi Zgjedhor prevalon mbi ligjin për partitë politike, dhe se ligji i ri ka kontradita me ligjet e mëparshme, për këtë televizionet thonë se janë konsultuar me juristë dhe avokatë.

Televizionet kërkojnë nga partitë të respektojnë Kodi Zgjedhor.

Grabitja e bankës në ish-bllok / Prokuroria pushon hetimet ndaj Robert Kullës

0

Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet për Robert Kullën i cili akuzohej për grabitjen e një banke të nivelit të dytë në zonën e ish-bllokut në gusht të vitit 2016.

Arrestimi i tij erdhi pasi policia i gjendi shuma të mëdha parash, por pas përfundimit të hetimeve rezultoi se Kulla nuk kishte lidhje me vjedhjen e bankës.

Kryemadhi-Tahirit: 150 mijë euro i gjetët në banjën e një drejtorie, fol se je më i qetë tani…

0

Monika Kryemadhi, zv/kryetarja e LSI-së, ishte e ftuar në emisionin ‘Të pa ekspozuarit’ dhe ndër të tjera ka thënë se:

Të gjithë emërimet që janë bërë në arsim përmes portaleve janë të paligjshme”.

Por Kryemadhi nuk i la me kaq akuzat kundër arsimit dhe politikave jo në përputhje me ligjin që zbatohen për emërimet në atë sektor, duke shtuar se ‘tani do të bëjnë të ligjshme atë proces që për katër vite ka qenë i paligjshëm.’

Po shkatërrojmë shkollat e mesme, kemi shkatërruar universitetet me ligjin për arsimin e lartë. E di se çka ndodhur? Në banjot e drejtorive arsimore janë gjetur deri në 150 mijë euro, pyesni Sajmir Tahirin se tani është më i qetë dhe mbase flet. Kontrolloni drejtorët e drejtorive arsimore dhe shikoni si janë bërë emërimet”, është shprehur mbrëmë zv/kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.