Ballina Blog Faqe 9395

Përplaset me një kamion, humb jetën 34-vjeçari

0

Një i ri nga Lezha ka humbur jetën pasi makina e tij tip Benz është përplasur me një kamion që drejtohej nga një shofer maqedonas.

34-vjeçari me iniciakle A.M., ka humbur jetën ndërsa pasagjerja që ishte me të, R.LL, 35 vjeçe, nga Lezha, ka përfunduar në spital, ndërsa mësohet se aksidenti ka ndodhur nëafërsi të fshatit Urakë.

Policia ka arrestuar shoferin nga Shkupi me inicialet I. S. dhe po heton për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Kryeministri i Malit të Zi: Veprimi i Trump ishte pa tendencë, mbetemi miq

0

Kryeministri i Malit të Zi, Dusko Markoviç ka reaguar pas gjestit të Presidentit Donald Trump, ku ky i fundit e shtyu për duke i thënë ‘Jam unë i pari”.

Markoviç ka thënë se ai veprim ka ndodhur pa tendencë, dhe se është normale që Trump do qëndronte në vend të parë.

Ai ka konfirmuar marrëdhëniet miqësore mes SHBA-ve dhe Malit të Zi.

Tabaku: Punët e Veliajt, propagandë. Shikoni realitetin e hidhur

0

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka publikuar një foto në Facebook, ku duket situata në urbanët e Tiranës.

Për shkak të shiut, qytetarët kanë qenë të detyruar të mbajnë çadrat hapur në urbanë, pasi pjesa e sipërme pikon.

Tabaku shkruan se puna në Bashkinë Tiranë është e mbuluar nga propaganda e kryetarit.

Postimi i plotë i Tabakut në Facebook:

Mbasi cmimi i biletes u rrit me 25 %, mbasi cdo linje eshte e mbipopulluar dhe lirohet vetem kur udheton kryetari i…

Gepostet von Jorida Tabaku am Donnerstag, 25. Mai 2017

Çudira, gjenden 48 rrënjë kanabis/ Policia: Kanë mbirë vetë…

0

Policia e Shtetit ka gjetur dhe ka asgjësuar 143 bimë kanabisi në fshatrat e Vlorës.

Sipas të dhënave të deklaruara nga Policia e Shtetit gjatë kontrollit në Novoselë, policia ka gjetur 95 bimë kanabis në vendin e quajtur ‘Vërri e Poros’.

Policia ka njoftuar se në fshatin Mërtiraj pranë një përroi ka gjetur një parcelë me 48 bimë kanabis të cilat sipas policisë dyshohen se kanë mbirë vetë.

Emigrantët, burimi kryesor i të ardhurave në Shqipëri

0

Banka e Shqipërisë ka bërë publike një raport ku tregohet se në Shqipëri kanë hyrë 7 miliardë euro nga emigrantët, për 10 vitet e fundit.

Të ardhurat e emigrantëve shqiptarë janë sa dyfishi i buxhetit vjetor i qeverisë shqiptare në këto 10 vite, raporton agjencia e lajmeve ‘Nova’.

Të ardhurat nga emigracioni kanë qenë burimi kryesor i të ardhurave për ekonominë e vendit tonë.

Ndërsa 6 vitet e fundit, të ardhurat nga emigracioni kanë shkuar deri në 612 milionë euro, kjo ka ndikuar edhe në përballimin e krizës botërore në ekonomi.

Mbyllet shqyrtimi gjyqësor për çështjen ‘Andrea’

0

Është mbyllur shqyrtimi gjyqësor për çështjen e ish-gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, e cila akuzohet për korrupsion pasiv.

Prokuroria ka kërkuar dënimin me 4 vite për Andrean.

Vendimi do jepet më 12 qershor, ora 12:00.

Merrnin para për kolaudimin e makinave, në pranga 2 persona

0

Policia ka arrestuar në flagrancë dy inspektor teknikë pranë “SGS Auto Albania”, Kukës.

Sipas policisë, personat janë arrestuar se dyshohet të kenë kryer korrupsion.

Të arrestuarit janë: Ermal Islamaj, 32 vjeç, banues në Kukës, me detyrë inspektor teknik pranë “SGS Auto Albania”, Kukës. Bujar Syla, 44 vjeç, banues në Kukës, me detyrë inspektor teknik, pranë “SGS Auto Albania”, Kukës.

Policia dyshon se këta persona kalonin automjetet në kolaudim, duke parrë pagesë, të cialt ishin jashtë kushteve teknike.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Berisha: Ky është sheshi i Lal plehut, mos harroni të merrni xhezvetë me vete

0

Ish-Kryeministri Sali berisha ka publikuar në faqen e tij në Facebook, një pamje nga sheshi’Skënderbej’, i cili është mbuluar nga uji i shiut.

Berisha e shoqëron foton me mbishkriminKy eshte sheshi i Lal plehut! Ne shi do kalohet me gomone, kurse ne vape merrni xhezvet me vehte per te bere kafen!’

Ky eshte sheshi i Lal plehut! Ne shi do kalohet me gomone, kurse ne vape merrni xhezvet me vehte per te bere kafen!! sb

Gepostet von Sali Berisha am Donnerstag, 25. Mai 2017

Greqi/ Arrestohet shqiptari me kanabis, po kalonte mes pyjeve

0

Një shtetas shqiptar është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia greke, pasi u kap me më shumë se 20 kilogramë kanabis.

Shqiptari u arrestua në një zonë pyjore, dhe mendohet se po kishte kaluar kufirin së bashku me një tjetër shqiptar.

Ai akuzohet se bashkë me një person tjetër, që i shpëtoi arrestimit, po sillnin në Greqi 20,7 kg kanabis, të futur në dy çanta udhëtimi.

PS tërheq Shehin nga gara për Kavajën, Dorian Murati kandidati i ri

0

Partia Socialiste ka vendosur të ndryshojë kandidatin për kryetar të Bashkisë Kavajë.

Partia Socialiste do regjistrojë sot në KQZ, Dorian Muratin.

Murati ka mbajtur postin e kreut të ALUZNI-t, më parë në Kavajë.

Zgjedhjet vendore në Kavajë do të mbahen në të njëjtën ditë me ato parlamentare, 25 qershor 2017.