Ballina Blog Faqe 9396

Zjarr Televizion “shperthen” serish ne internet!

0

Zjarr Televizion se fundmi eshte vene serish ne qender te vemendjes nga mediat nderkombetare per risine qe solli ne boten e televizionit. Nje nder videot qe eshte shperndare masivisht nga mediat nderkombetare vazhdon te shperndahet masivisht ne te gjithe boten duke numeruar mbi 2milion shikime!

 

Filloi në Delvinë, miell për vota. ‘Ja sa thasë mielli duhen për 4 vota’

0

“Shqipëria që duam” e ka nisur fushatën e saj të blerjes së votave, këtë herë jo me para kanabisit, por me thasë mielli.

Kanë raportuar se gjatë ditës së sotme, furgonë me logon e PS-së dhe sloganin e tyre “Shqipëria që duam”, kanë nisur që të shpërndajnë miell.

Fotoja që shikoni është bërë mesditën e sotme në Delvinë .

Por sa po blihet vota duke përdorur thasë mielli? Siç kanë treguar qytetarët, jepet një thes mielli në këmbim të 4 votave. Kështu i bie që një familje mesatare shqiptare të blihet me një thes mielli me qëllim që të japë votën për PS-në që kjo e fundit të bëjë “Shqipërinë që duam” ose që duan ata.

Marre nga SYRI.net.

Arrestohet 26 vjecari nga Vlora , për kultivim lëndësh narkotike

0

Vlorë

Policia ka arrestuar në flagrancë për kultivimin e bimëve narkotike, shtetasin:

– F. I., 26 vjeç, banues në fshatin Mërtiraj, Vlorë.

Policia ka bërë arrestimin e tij pasi ditën e djeshme, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative shërbimet kanë bërë të mundur kapjen e tij në vendin e quajtur “Përroi i Kaminave” në fshatin Mërtiraj- Bashkia Selenicë, në afërsi të dy parcelave ku ishin kultivuar 60 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva, me gjatë 20 cm deri ne 40 cm, të cilat u asgjësuan me shkulje dhe djegie.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Të ardhurat nga TVSH-ja e brendshme bien 7.3% në prill

0

Ndonëse të ardhurat buxhetore kanë shënuar një ecuri pozitive në katër muajt  e parë të vitit, me një rritje prej 6.6% në raport me faktin 2016, të hyrat nga TVSH e brendshme, një tregues direkt i konsumit të ekonomisë nuk kanë qenë kaq të mbara, duke shënuar dhe tendencë negative.

Sipas të dhënave të detajuara të Ministrisë së Financave, të ardhurat nga TVSH e brendshme për 4 mujorin u rritën me vetëm 1.5% në 11.7 miliardë lekë, duke qenë 12%, apo 1.5 miliardë lekë më pak se plani. Duke pasur parasysh se rritja ekonomike është mbi 3% dhe inflacioni rreth 2%, performanca e TVSH-së ka qenë minimale.

Ndërsa në prill, ecuria ka qenë tepër negative, teksa të ardhurat nga TVSH e brendshme kanë rënë me 7.3%, apo me 196 milionë lekë më pak se prilli 2016, apo rreth 23% më pak se plani i muajit prill.

Ka qenë TVSH në dogana ajo që ka shpëtuar këtë zë, duke u rritur me 856 milionë lekë dhe duke rezultuar gati 12% më shumë se plani, të ndihmuar nga rritja e çmimeve të mallrave në bursat ndërkombëtare.

Në total, performancën më të mirë tatimore për 4 mujorin e ka shënuar tatim fitimi, që ka tejkaluar planin me  3.4 miliardë lekë, dhe taksat nacionale me +1.8 miliardë lekë, që kanë mbuluar mosplotësimin e planit me 1.5 miliardë lekë të TVSH-së së brendshme.

Në një tjetër tregues të konsumit të dobët, ekspertët e këmbimit valutor kanë konstatuar se një nga arsyet e zhvlerësimit të euros muajt e fundit lidhet me faktin që ka mungesë të likuiditetit në lekë nga bizneset, si rrjedhojë e aktivitetit të dobët ekonomik.

Si rrjedhojë, bizneset po konsumojnë rezervat e tyre në valutë.  Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se niveli i depozitave në valutë për korporatat jo financiare ka rënë me 42 milionë lekë në shkurt-mars të këtij viti, tkurrja më e lartë në më shumë se një vit (shiko grafikun Depozitat në euro të korporatave jofinanciare private).

Kjo është një mënyrë për të mbuluar mungesën e likuiditetit pohojnë ekspertët e tregut, ndërsa forma tjetër është përmes emetimit të borxheve. Rënia e shitjeve të bizneseve, automatikisht sjell dhe më pak të ardhura nga TVSH e brendshme.

Marrë nga Monitor.al

Kanabis në det, policia nis hetimet

0

Janë gjetur nga policia 7 pako me kanabis të hedhura në det. Pakot ishin vetëm 5 milje larg bregut, në Kallm.

Policia nuk di ende se kush i ka hedhur pakot me kanabis në det por nga hetimet paraprake mendohet se lidhen me trafikun e kanabisit që bëhet me gomone nga deti.

Pesha e përgjithshme e lëndës narkotike është 64, 5 kg.

Po hetohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

Ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale” Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Demiraj takim me Kryeprokurorin Llalla

0

Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj do të zhvillojë një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Demiraj zhvilloi një takim ditën e djeshme me krerët e policisë së shtetit, ku prezantoi 3 prioritetet kryesore dhe paralajmërimet ndëshkuese për efektivët e policisë që do shkelin ligjin.

Ngacmoi seksualisht nxënëset, në pranga drejtori 59-vjeçar

0

Policia ka arrestuar drejtorin e një shkolle në Berat me akuzën se ngacmonte seksualisht dy nxënëse të shkollës, në ambientet e zyrës së tij.

Sipas policisë, i arrestuari është Yzedin Hajdari, 59 vjeç, drejtor në shkollën ‘Babë Dudë Karbunara’ në Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Beratit për veprat penale, ‘Ngacmim seksual’ dhe ‘shpërdorim detyre’.

‘Veliera’ rikthehet për gjykim, aktivistët: Do e dërgojmë çështjen në Strasburg

0

Çështja e ndërtimit të ‘Velierës’ në Durrës, është rikthyer për gjykim në Gjykatën Administrative.

Palët në proces kanë paraqitur dokumentat përkatëse.

Aktivistët e shoqërisë civile së bashku me avokaten Mirela Jorgo, kanë thënë se nëse kjo çështje nuk merr zgjidhje në gjykatat shqiptare, atëherë ata do t’i drejtohen Gjykatës së Strasburgut.

Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj, takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit

0

Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj ka zhvilluar një takim me drejtuesit kryesorë të Policisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku përcolli disa mesazhe dhe shpalosi prioritetet kryesore të mandatit të tij.

Gjatë takimit Demiraj ka theksuar tre prioritetet:

Garantimi i një procesi zgjedhor me standarde të larta profesionale .

Ashpërsimi i luftës kundër kanabisit .

Forcimi i sigurisë dhe rendit publik gjatë sezonit turistik .

????????????????????????????????????