Ballina Blog Faqe 9397

Manjani: S’kemi parë fushatë si kjo, politikë falli me kafe turke…

0

Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani me anë të një postimi në Facebook ka ironizuar fushatën politike në vend.

Manjani shkruan se kryetarët e partive nuk flasin për programin, ose për mënyrën sesi do i sigurojnë votat, por tregojnë sa vota do marrin.

Postimi i plotë i Manjanit në Facebook:

Fushatë si kjo skemi parë! Partitë tregojnë se sa vota do marrin në vend të thonë ç'do bëjnë për ti marrë!!!…

Gepostet von Ylli Manjani am Dienstag, 23. Mai 2017

Korçë, përmbyset makina me 5 persona

0

Një automjet me 5 persona është përmbysur mëngjesin e sotëm në aksin Korçë-Kapshticë.

Nga aksidenti nuk ka patur viktima, por njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë.

Në automjetin tip ‘Nissan’ me targa greke udhëtonin 5 persona.  Makina drejtohej nga Q.T, 47 vjeç, banues në Cërrik.

Policia e Korçës ka sqaruar se:

Janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjerë shtetasit  B.T, 49 vjeç; F.T, 46 vjeç, S.T, 19 vjeç banues në Cërrik dhe E.M, 35 vjeç, banues në Gramsh, të cilët u transportuan në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore ku shtetasi B.T,  aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kapen 77 kg kanabis, dy bullgarë në pranga

0

Policia kufitare e Qafë-Thanës ka vënë në pranga dy shtetas bullgar pasi u kapën me 77 kg kanabis në një automjet.

Policia ka njoftuar se dhe një shtetas shqiptar është shpallur në kërkim.

Në pranga të policisë kanë rënë:

Neven Milenov, 39 vjeç, banues në Razgrad-Bullgari.

Shaban Daud, 55 vjeç, banues në Silistra-Bullgari.

Më datë 23.05.2017 në dalje të Republikës së Shqipërisë, janë paraqitur shtetasit e mësipërm, me një mjet furgon tip “Volksëagen” me targa Ç6971AH, të cilin e drejtonte shtetasi Neven Milenov. Nisur nga dyshimet e shfaqura, ky mjet u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, për verifikim në vijën e dytë. Gjatë kontrollit në skaner, u shfaqën dyshime se në këtë mjet, mund të ishte fshehur lëndë narkotike. Konkretisht në pjesën e dyshemesë, në një vend të përshtatur  u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 22 pako të mbështjella me letër natriban me peshë 77 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa,”-thuhet në njoftimin e policisë.

Berisha: Rama rrëzoi qeverinë, mori varkën e doli vetë në breg

0

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, i ftuar në studion e emisionit “Studio e hapur” të gazetares Eni Vasili, ka komentuar ngjarjet e fundit në vend, duke thënë se Edi Rama, rrëzoi qeverinë ndërsa vetë doli me varkë në breg.

Ai tha se marrëveshja në fjalë ishte mëse e arrirë, duke shtuar se ajo që bëri kryeministri Edi Rama është një meritë e tij personale, por jo politike.

Berisha ka ripërsëritur atë që ai e quan një fitore të dyanshme thënë ndryshe një ‘win-win story’.

Deputeti i PD-së: LSI dhe PDIU pas 25 qershorit do të jenë parti të opozitës

0

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, në një takim elektoral në qytetin e Elbasanit, ka dalë me disa deklarata, që përforëcojnë zërat e një koalicioni të mundshëm paszgjedhor PD-PS.

Ndonëse nuk ka thënë diçka të tillë në mënyrë të hapët, ai u shpreh se LSI-ja dhe PDIU-ja do të jenë parti opozitare pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Jemi pranë fitores së 25 Qershorit. Ky aktivitet zhvillohet që të marrim hapa urgjente për arritjen e suksesit në 25 Qershor. Ju jemi mirënjohës për kontributin e dhënë gjatë protestes së 3 muajve të fundit, pasi PD ka meritën për krijimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme. PD ndërkombtarizoi çështjen e kanabizimit të Shqipërisë për t’i dhënë fund ketij fenomeni. Në tre muaj i rrëzuam gjysmën e qeverisë Edi Ramës. Larguan Sajmir Tahirin, simbolin e kanabizimit etj. Ndërpremë për herë të parë koalicionet parazgjedhore. LSI & PDIU do jenë partitë e opozitës pas 25 Qershorit”, – është shprehur Spaho.

Itali / Tentoi të vriste rivalin në dashuri, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

0

Policia Riminit në Itali, ka arritur të vërë në pranga një 31-vjeçar shqiptar të akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë, ndaj një bashkëatdhetari.

Ngjarja për të cilën akuzohet 31-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është ajo e tentativës së vrasjes së një shqiptari tjetër, pasi mendonte se e dashura po e tradhëtonte me të.

31-vjeçari ngiste makinën e ish të dashurës, kur i doli përpara rivalit të tij në dashuri, ndërsa ai ecte me biçikletë, dhe e goditi me një thikë 12 cm të gjatë në gjoks fare pranë zemrës, duke e lënë në gjendje të rëndë për jetën.

Po ashtu policia bën me dije se i arrestuari ishte i njohur për lidhjet me botën e drogës në Itali, ndërsa qëndronte atje me vizë turistike.

Itali / Nervozizmi tradhëton shqiptarin, arrestohet pas kontrollit të makinës

0

Policia italiane ka bërë me dije se pas një kontrolli rutinë ka arritur të arrestojë një 24-vjeçar shqiptar, pasi iu gjet 1 kilogram e 176 gramë kokainë e gatshme për ty shitur.

Në raportimin e policisë, thuhet se 24-vjeçari në vend që të ndalonte i ka dhënë gaz mjetit duke tentuar të largohej, ndërsa ka qenë kjo ajo që ka bërë policinë të kontrollojë imtësisht mjetin.

Policia ka identifikuar menjëherë një hapësirë të posaçme të krijuar në shasinë e mjetit, duke gjetur atje një sasi prej 1.176 kg kokainë, ndoshta e destinuar për tregun lokal, ndërkohë ka sekuestruar 3 telefona celularë dhe 500 eruo.

Po ashtu thuhet se 24-vjeçari nuk kishte qenë i proçeduar më herët, çka lë të kuptohet se ishte fillestar në këtë ‘zanat’.

Vodhi ‘Smartin’ para lokalit, arrestohet 32-vjeçari nga Devolli

0

Policia ka arritur të arrestojë një 32-vjeçar pasi ky i fundit kishte vjedhur një makinë tip ‘Smart’ të parkuar në afërsi të një lokali në Devoll.

Policia bën me dije se i arrestuar është Arben Voci, 32 vjeç, banues në Vishocicë.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të bërë nga S.V, 27 vjeç, banues në Korçë, i cili ka deklaruar se më datë 23.05.2017, në Bilisht, në afërsi të një lokali i kanë vjedhur automjetin tip “SMART” me targa AA 138 PG, në pronësi të tij.

Pas marrjes të këtij njoftimi, shërbimet e Policisë koordinuan veprimet e tyre, me qëllim që të bëhej i mundur identifikimi dhe kapja e autorit.

Konkretisht, në Zëmblak, në pikën e kontrollit të ngritur nga ana e strukturave të DVP-Korçë, u bë i mundur ndalimi i mjetit të lartpërmendur, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes, bëjnë me dije sot burime zyrtare nga policia lokale”, – thuhet në njoftimin e policisë.

Shkoi në Angli me kamion por, arrestohet sepse kishte kthyer banesën në ‘fabrikë’ droge

0

Policia britanike ka arritur të vërë në pranga një emigrant shqiptar të paligjshëm, i cili kishte kthyer shtëpinë në të cilën jetonte në një ‘fabrikë’ të kanabisit.

Baftjar Tahiri, 30 vjeç, u arrestua nga policia teksa tentoi të largohej nga shtëpia nëpërmjet dritares së banjos.

Sipas raportimeve të mediave lokale, thuhet se Tahiri kishte mbërritur në Britani duke u fshehur në pjesën e pasme të një kamioni, dhe droga me të cilën u kap mund të gjeneronte rreth 88.200 paund, por i dha atij 8 muaj burgim dhe deportim në Shqipëri.

Pavarësisht kësaj gjykatësi i cili i ka shpallur vendimin është treguar mjaft i butë me 30-vjeçarin shqiptar.

Sasia dhe vlera e drogës që keni mbikëqyrur ka qenë e konsiderueshme. Unë e pranoj që keni ardhur këtu si një emigrant i paligjshëm që keni qenë në një pozitë të cënueshme, që keni pasur nevojë për strehim dhe jeni përpjekur të fitoni para duke punuar, në një mënyrë apo në tjetrën. Përfitimi juaj ishte shumë i kufizuar. Duke pasur parasysh rrethanat dhe mënyrën se si erdhët në vend, dënimi është i pashmangshëm. Duket se do të dëboheni në Shqipëri herët apo vonë”, – raportohet të ketë thënë gjykatësi Judge Nicholas Dean për Tahirin.

Ministri Demiraj, vizitohet nga kreu i SHISH-it në ditën e parë të punës

0

Me të marrë kreun e Ministrisë së Brendshme, Dritan Demiraj, ka pritur në zyrën e tij kryetarin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi.

Ndërsa nuk dihet se për çfarë është biseduar, vizita e Ajazit vjen në ditën e parë të punës së ministrit Demiraj, ndërkohë që kujtojmë se kjo ministri ka qenë më e sulmuara nga ana e opozitës.

Është për t’u parë se ç’do të bëhet në 30 ditë për të siguruar votën e lirë dhe të ndershme të qytetarëve shqiptarë.