Ballina Blog Faqe 9398

Biznesmeni i arrestuar për trafik droge, vëllai ish-deputetit socialist

0

Mediat italiane kanë zbuluar foton e Edmond Stafës, vëllait të ish-deputetit socialist të Elbasanit, Bukurosh Stafa i cili ishte në kërkim nga policia prej 8 vitesh.

Edmond Stafa rezulton i dënuar në Itali për trafik droge me 9 vjet burg.

Ai është shpallur në kërkim që nga 2009-a, kur gjatë një aksioni të policisë italiane është kapur 28 kg heroinë e fshehur në një apartament në Stezzano, në provincën e Bergamos.

51-vjeçari është vënë në pranga, pas urdhër-arrestit të mbërritur nga Italia dhe ekzekutuar nga Interpol Tirana.

Edmond Stafa është pronar i hotel-bar-restorantit “Skampinit”, që ndodhet në zonën e Kalasë së Elbasanit, një vend i njohur në qytet.

Stafa, vëllai i ish-deputetit Bukurosh Stafa, u prangos dy ditë më parë në ambientet e biznesit të tij në Elbasan në zonën e Kalasë.

Cataldo Motta: Kanabisi që vjen nga Shqipëria në sasi të konsiderueshme

0

Ish-kreu i antimafies italiane në Leçe, Cataldo Motta thotë se bashkëpunimi mes dy shteteve është duke sjellë në një farë mënyre vënien nën kontroll të situatës së trafikut të drogës.

Kjo falë skuadrë ssë përbashkët të hetimit që u ngrit në dhjetor.

Duke iu referuar të dhënave nga Guardia di Financa Motta thotë se prodhimi është në sasi të konsiderueshme por vlerëson shumë të mirë bashkëpunimin dhe sekuestrimin e sasive të mëdha të ngarkesave me drogë

“Situata e trafikut të drogës mund të thuhet që është nën kontroll. Në kuptimin që kemi një bashkëpunim me autoritetet shqiptare dhe kemi ngritur një skuadër të përbashkët hetimi (që u ngrit në dhjetor) dhe hetimet po japin rezultate të mira.

Është përmirësuar shumë bashkëpunimi. Hetimet e përbashkëta janë shumë të rëndësishme, sepse punohet për të njëjtin hetim parë nga këndvështrime të ndryshme. Secili vë në dispozicion të tjetrit njohuritë që ka përfituar në hetim. Ndër të paktat gjëra që besoj është bashkëpunimi internacional.

Prodhim ka pasur, Lazarati ka qenë një zonë e njohur e prodhimit. Është e  pamundur që nga një moment në tjetër të ndërpritet. Pasi sasia ka qenë e konsiderueshme dhe nuk mund ta  zhdukësh nga një moment në tjetrin”, është shprehur Cataldo Motta.

Sipas të dhënave të “Guardia di Financa”, prodhimi është në sasi të konsiderueshme por është e rëndësishme që falë hetimeve bëhen dhe një numër i madh sekuestrosh, si në ujërat e kanalit të Otrantos ashtu dhe me destinacion Leçen.

Do kërkojë një ndërhyrje shumë të gjatë për të çuar në pakësim, nuk mund të mbarojë nga momenti në momentin. Besoj se rezultat i mirë janë sekuestrimet, do të thotë që ka një bashkëpunim shumë të rëndësishëm dhe skuadra investigative e përbashkët po ia del.

Marrë nga Oranews.tv

Meta: Marrim të paktën 34 mandate, pas zgjedhjeve koalicion me këdo

0

Kreu i parlamentit Meta ka dhënë një deklaratë për mediat para mjediseve të Kuvendit. Ai e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes dhe daljen e vendit nga kriza e thellë në të cilën ndodhej prej muajsh.

LSI ka sakrifikuar shumë për arritjen e kësaj marrëveshjeve që i dha fund krizës politike në vend. Kemi arritur një moment mjaft pozitiv krahasuar me atë që ishim para dy javësh. Rama arriti ta fitojë besimin e Bashës dhe kjo është për t’u përshëndetur. LSI e ka theksuar se nuk do kishte koalicion parazgjedhor pasi nuk kishte opozitë në zgjedhje dhe ka këmbëngulur që të mos ketë zgjedhje pa opozitën. Tani kemi edhe Vetting me opozitën dhe tani mund të vijojmë në rrugën e konsensusit.

Krahët e LSI janë të hapura për të gjithë dhe mund të them që LSI duhet të falenderojë edhe kryetarët e Partive Demokratike dhe asaj Socialiste për marrëveshjen e arritur. Ne synojmë që të dalim forcë e parë dhe jemi në rrugë të mbarë për të patur një rezultat mjaft të mirë në zgjedhjet e qershorit.

Pyetjes nëse do ketë një koalicion paszgjedhor me PD-në Meta tha se këtë gjë do e vendosin forumet e partisë.

Llalla: Organizatorët e grushtit të shtetit në Turqi fshihen në Shqipëri

0

Ka nisur në Tiranë konferenca dy-ditore e organizuar nga Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë dhe me pjesëmarrjen e prokurorëve nga rajoni, por edhe nga BE.

Gjatë fjalës së mbajtur, Llalla u shpreh se lufta ndaj krimit duhet të marrë një qasje të re. Duke falënderuar pjesëmarrësit, kreu i prokurorisë, u shpreh se teknologjia vërtet ka përmirësuar jetën e njerëzve, por ama ka bërë që edhe krimi të sofistikohet.

Në ditën e parë të një konference ndërkombëtare të prokurorëve, kreu i akuzës shqiptare Adriatik Llalla, është shprehur se organizatorë të puçit në Turqi, ndodhen në Shqipëri.

Ai ka përforcuar deklaratat e kryeprokurorit të Turqisë disa ditë më parë në vendin tonë ku tha që disa nga organizatorët e grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, fshihen në Shqipëri.

Edhe Llalla ndan të njëjtin qëndrim, dhe sipas tij ka informacione konkrete mbi këtë fakt.

‘Ne po bëjmë verifikime, do hetohen edhe bizneset. Janë vënë në dispozicion informacione konkrete’, u shpreh Llalla.

Kaloi portin e Durrësit, por u kap në Bari me 6 kilogramë heroinë në makinë

0

Një shqiptar është arrestuar sot nga Guardia Di Finanza në portin e Barit, Itali, duke transportuar 6 kg heroinë me makinë.

Ai sapo kishte kaluar kontrollet në portin e Durrësit dhe ku kishte rezultuar i pastër.

Por pasi policia italiane ka kontrolluar makinën e tij dhe ka zbuluar lëndën narkotike brenda saj.

Largohet Xhafaj, Demiraj merr detyrën

0

Kolonel Dritan Demiraj ka marrë sot zyrtarisht kryesimin e Ministrisë së Brendshme.

Ceremonia është zhvilluar në ambientet e kësaj ministrie.

Ish-ministri Fatmir  Xhafaj, është larguar dhe nuk e ka pritur Demirajn në ceremoni.

Kërkohej për drogë, vetëdorëzohet në polici ish-shefi i Komisariatit të Laçit

0

Ish-shefi i Rendit në Komisariatin e Laçit, Ylli Vata, është vetëdorëzuar në polici.

Ai kërkohej pasi akuzohej për lidhje me drogën, pasi ka lejuar mbjelljen e kanabisit në disa zona të ndryshme të Laçit.

Berisha: ‘Zho-zho’ po djeg dokumentat e Ministrisë së Financave

0

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka publikuar një tjetër denoncim nga qytetari digjital në faqen e tij në Facebook.

Qytetari shkruan se në ministrinë e Financave po digjen kuti me shkresa në bodrum.

Berisha shkruan se kjo është vepër e Arben Ahmetajt, të cilin e quan ‘Zho-Zho’

Postimi i plotë i Berishës në Facebook:

Ish ministri Zho- Zho djeg dokumenat e ministrise. Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb"23/05/2017, 10:08:40:…

Gepostet von Sali Berisha am Dienstag, 23. Mai 2017

Pas Metës, edhe Monika Kryemadhi: Sali Berisha burrë shteti, e mban fjalën

0

Vlerësimin e ish-kreut të LSI, Ilir Meta, i zgjedhur President, për ish-kryeministrin Sali Berisha, e kemi dëgjuar shpehherë prej tij. Por një ditë mëparë mësum se këtë vlerësim ka ndaj Berishës edhe Monika Kryemadhi.

Në emisionin “Xing”, Monika Kryemadhi ka folur për politikanin për të cilin ajo ka më shumë respekt dhe që e vlerëson më shumë. Dhe ai politikan për të, është Sali Berisha.

Sipas Kryemadhit, Berisha është shtetar që e mban fjalën dhe u shkon marrëveshjeve deri në fund. Në këtë mënyrë ajo hedh edhe një kunjë ndaj Ramës pas paktit me Bashën.

Kryemadhi ka pohuar se Berisha është i zgjuar dhe mbi të gjitha korrekt që i qëndron marrëveshjes politike deri në fund.

“Për mua Berisha është ai i pari për të cilin kam respekt. Ai është burrë shteti, i lexuar dhe e mban fjalën duke u shkuar deri në fund marrëveshjeve”, tha Kryemadhi.

Hetimet/ Vrasja e komisar Cukut, ja çfarë iu zbulua autorit

0

Hetimet për vrasjen e ish- drejtorit të Policisë së Vlorës, Artan Cuku vijojnë, ndërsa mësohet se Ekspertët e Laboratorit të Kriminalistikës kanë arritur të zbulojnë ADN-në e autorit.

Burime nga grupi hetimor thanë se kjo është prova më e rëndësishme që mund të çojë drejt zbardhjes së vrasjes së Cukut, dhe ende nuk ka një të dyshuar konkret për ngjarjen.

 

Menjëherë pas ndërtimit të profilit të plotë gjenetik, ka nisur krahasimi me profilet që ndodheshin në sistemin e Laboratorit të Kriminalistikës. Megjithatë, deri tani nuk ka rezultuar asnjë përputhje.
Burimet thonë se pikërisht në këtë pikë kanë ngecur hetimet, pasi pa ndonjë të dyshuar konkret, edhe ADN-ja nuk mund të ndihmojë grupin hetimor. Edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj e gjysmë nga vrasja e 8 prillit, në Rrugën e Kosovarëve, në Tiranë, grupi hetimor nuk ka përjashtuar asnjë prej pistave të ngritura që prej ditëve të para kur ndodhi krimi i rëndë.
Hetimet janë shtrirë në të gjitha këto pista, duke u përqendruar kryesisht te një vrasje për shkak të detyrës që ka mbajtur Artan Cuku në struktura të ndryshme të Policisë së Shtetit.
Oficerët e Policisë janë thuajse të bindur se atentatori i Cukut është i paguar dhe kjo i bën edhe më të vështira hetimet dhe zbeh vlefshmërinë si provë të ADN-së së zbuluar. Të paktën derisa në prova dytësore të arrihet shoqërimi apo ndalimi i një personi të dyshuar, në mënyrë që të bëhet krahasimi i profilit gjenetik.
PROVAT
Profili gjenetik i autorit të vrasjes së Artan Cukut është arritur të ndërtohet nga rrobat që ai mbante veshur në momentin e krimit. Këto rroba ishin sekuestruar nga Policia vetëm pak kohë pas vrasjes, të hedhura në një kazan plehrash, pranë Postës nr.8, në zonën e Tiranës së Re.
Burimet thanë se është konfirmuar nga disa kamera sigurie se bëhet fjalë për rrobat e autorit të krimit. Ai është filmuar nga kamerat e një biznesi privat, edhe në momentin kur hidhte rrobat në vendin ku u gjetën. Burimet thanë se gjatë ekzaminimit të tyre, janë përdorur për ndërtimin e ADN-së mbetjet e djersës dhe disa fije floku.
Në vendin ku mbeti i vrarë ish-drejtuesi i Policisë Artan Cuku, në hyrjen e pallatit ku banonte, ekspertët kriminalistë fiksuan gjurmë të ndryshme gishtërinjsh, në mure e ashensor, mes të cilave hetuesit besojnë se mund të jenë dhe gjurmët e autorit.
Në këtë përfundim është arritur pas verifikimit të pamjeve të ndryshme filmike, të fiksuara nga disa kamera sigurie, ku autori shfaqet para dhe pas krimit. Burime nga grupi hetimor thanë se janë marrë të gjitha gjurmët e gishtave në vendngjarje, të cilat fillimisht janë krahasuar me ato të banorëve të pallatit, të Artan Cukut e bashkëshortes së tij.