Ballina Blog Faqe 9399

Marrëveshja / Avokati i Popullit dhe kryetari i KQZ, zbulohen emrat që Basha i dorëzoi Ramës

0

Bazuar në marrëveshjen e arritur mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të PD, Lulzim Basha, ky i fundit ka dorëzuar edhe propozimet e tij për Avokatin e Popullit dhe kryetarin e KQZ.

Avokate e Popullit sipas propozimit të PD, do të jetë Erinda Ballanca.

Nga ana tjetër, në postin e kryetarit të KQZ do të jetë Klement Zguri anëtar i këtij komisioni prej shumë vitesh.

Emrat kanë marrë dakordësinë e kryeministrit Edi Rama.

Emrat e ministrave vijnë si propozim i Partisë Demokratike, ndërsa emërimi i tyre do të bëhet me konsensus nga të dyja palët.

Nga emrat e dorëzuar nga PD, për Qeverinë mësohet se janë:

Ledina Mandia, zv kryeministre

Dritan Demiraj ministër i Brendshëm

Hegla Vukaj, ministre e Financave

Minister Drejtësie Gazmend Bardhi

Minister i Arsimit dhe Sportit Mirela Karabino

Minister i Shëndetësisë Arben Beqiri

Minister i Mirëqenies Sociale Xhuljeta Kërtusha.

Ndryshime edhe në pushtetin vendor, këta janë 7 prefektët e rinj në qarqe

0

Pas ndryshimeve në kabinetin qeveritar, pasojë e marrëveshjes PS-PD, janë edhe ndryshimet në prefektuarat e ndryshme në vend.

Prefektët e rinj të qarqeve do të zëvendësojnë të mëparshmit, që do të kandidojnë si deputetë në zgjedhje në listat e mazhorancës.

Admir Abrija emërohet Prefekt i qarkut Tiranë

Pandi Papando emërohet Prefekt i qarkut Korçë

Vasil Bregu emërohet Prefekt i qarkut Fier

Ardit Demiri emërohet Prefekt i qarkut Elbasan

Ardit Kaja emërohet Prefekt i qarkut Dibër

Valbona Zylyftari, Prefekte e qarkut Berat

Përfshihen nga flakët dy mjete pranë Gjykatës së Elbasanit

0

Një shpërthim ka ndodhur në qytetin e Elbasanit ku dy mjete janë përfshirë nga flakët.

Automjetet ndodheshin pranë Gjykatës së Elbasanit.

Zjarrëfikëset ndodhen në vendin e ngjarjes.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i shpërthimit mund të jetë një shkëndijë elektrike.

Ministri Koka: 90 milionë euro për ujësjellësin, me fondet për ujin është abuzuar

0

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka zhvilluar një takim me banorët e ish-Kënetës apo e njohur tashmë si Durrësi i ri.

Pjesa më e madhe e banorëve në takim u ankuan për mungesën e ujit të pijshëm nëpër banesat e tyre prej shumë vitesh tashmë, një problem që nuk po gjen zgjidhje.

Koka u ndal në një ndër problemet më të mëdha të gjithë Durrësit, që është mungesa e furnizimit sistematik me ujë për qytetarët, si pasojë e keqmenaxhimit të fondeve dhe abuzimit me to.

‘Në ujësjellësin e Durrësit janë investuar më shumë se 90 milionë euro, i thonë 3 milionë euro për 1 kilometër. Sikur tubat të kishin qenë prej argjendi duhet të kishte mbërritur uji në çdo shtëpi. Vazhdojnë të bëhen investime gabim, sepse nuk ka njerëz të përgjegjshëm, deputetë, për t’u ulur, qofshin këto para të Bankës Botërore, qofshin grante, për t’i thënë se dhe një dhuratë kur merret, merret për të shërbyer, nuk merret për t’u keqpërdorur,’ – tha Koka ndër të tjera.

Prokuroria mbledh kryeprokurorët evropianë në një konferencë ndërkombëtare

0

Do të orgaizohet për herë të parë në Shqipëri, një Konferencë Ndërkombëtare nga Prokuroria e Përgjithshme.

Në këtë konferencë do të jenë të pranishëm Prokurorë të Përgjithshëm të Rajonit por edhe më gjerë.

Konferenca me temë “Qasjet e reja hetimore ndaj organizatave kriminale që përdorin internetin” do të drejtohet nga Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, z. Adriatik Llalla, krahas kolegëve të tjerë ndërkombëtarë, do të referojnë; Z. Gerhard Jarosch, President i Shoqatës Ndërkombëtare të Prokurorëve, Z. James Hamilton, Komisioni i Venecias, Z. Cataldo Motta, Antimafia e Republikës së Italisë, Z. Frederic van Leeuw, Prokurori Federal i Belgjikës, Z. Mehmet Akarca, Prokurori i Përgjithshëm i Turqisë, Z. Aleksandër Lumezi, Prokurori i Shtetit i Kosovës, Z. Marko Zvrlevski, Prokurori i Përgjithshëm i Maqedonisë.

Gjithashtu, në Konferencë do të jenë të pranishëm zyrtarë të lartë të Prokurorisë nga Suedia, Finlanda, Irlanda, Sllovenia, Danimarka, Skocia, Italia, Hungaria, etj., dhe do të zhvillohet në datat 23-24 Maj 2017, dhe fillon në orën 09.00 të Martën dhe do të mbahet në hotel “Plazza”, kati III, salla “Queen Geraldine”, Tiranë.

Nishani dekreton lëvizjet e ministrave, cilët largohen dhe kush i zëvendëson

0

Presidenti Nishani ka dekretuar lëvizjet e ministrave në kuadër të marrëveshjes PS-PD.

Shkarkohet zv/kryeministri Niko Peleshi, në vend të tij emërohet Ledina Mandija.

Shkarkohet ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në vend të tij emërohet Dritan Demiraj,

Shkarkohet ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në vend të saj emërohet Arben Beqiri.

Shkarkohet ministrja e Mirëqenies Sociale, Olta Xhaçka, në vend të saj emërohet zonja Xhulieta Kërtusha.

Shkarkohet ministri i Financave, Arben Ahmetaj dhe në vend të tij emërohet Helga Vukaj.

Shkarkohet ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe në vend të saj emërohet Mirela Karabina.

Sharkkohet ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili dhe në vend të tij emërohet Gazment Bardhi.

Më herët, në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Rama kishte firmosur disa lëvizje zv/minstrash pak orë përpara se në Kuvend të miratohen ministrat e rinj teknik të Partisë Demokratike.

Ministria e Financave – emërohet Irena Beqiraj, lirohet nga detyra Ervin Mete;

Ministria e Brendshme – emërohet Rovenda Vode, lirohet nga detyra Elona Gjebrea;

Ministria e Shëndetësisë – emërohet Mira Kapisyzi, lirohet nga detyra Klodian Rjepaj;

Ministria e Drejtësisë – emërohet Etilda Gjonaj, lirohet nga detyra Eridian Salianji.

PAP heq dorë nga padia në Kolegjin Zgjedhor

0

Partia Aleanca Popullore është tërhequr nga padia që kishte dorëzuar në Kolegjin Zgjedhor, lidhur me dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë.

Komisioni Qëndor i Zgjedhjeve ka njoftuar që PAP  mund të bëjë një kërkesë për regjistrimin e listave.

PAP kishte kërkuar  çregjistrimin e listave të kandidatëve.

Dalin në ankand godinat e ish-Universitetit Kristal për 950 mijë euro

0

Trualli dhe ndërtesa e ish-universitetit ‘Kristal’, në afërsi të Rinasit, kanë dalë për shitje përmes ankandit.

Është shoqëria përmbarimore Zike, ajo që për llogari të Bankës Credins ka bërë shpalljen e ankandit, teksa kompania ‘Kristal’ nuk ka shlyer një kredi afatgjatë, edhe pas ristrukturimit të saj.

Në shitje ka dalë një pasuri arë me sipërfaqe 1866 metra katrorë, me një çmim fillestar prej 8.1 milionë lekësh, sipas vlerësimit të ekspertit.

Prona e dytë, me vlerë të lartë është pasuria truall + ndërtesë, ku trualli ka një sipërfaqe prej 4 mijë metrash katror dhe ndërtesa 625 metra katrorë. Çmimi me të cilin fillon ankandi është rreth 122 milionë lekë.

Në total, çmimi i të dy pronave është rreth 130 milionë lekë, apo rreth 950 mijë euro.

Data e fundit e ankandit është 5 qershori.

Rritja dhe rënia e Universitetit Kristal

Universiteti privat Kristal ishte një ndër më të mëdhenjtë privatë në vend, deri në vitin 2013, kur atij iu hoq licenca nga Ministria e Arsimit, së bashku me 17 shkolla të tjera të larta jopublike, për mospërmbushje të standardeve në mësimdhënie.

Për vitin 2013, shkolla kishte deklaruar të ardhura prej 4.5 milionë eurosh, duke u renditur e treta, pas Albanian University dhe UET.

Në shtator të vitit 2014, kompania pezulloi statusin e saj, ndërsa ka qenë vazhdimisht në radarin e përmbaruesve, për detyrimet e shumta që kishte.

Marrë nga Monitor.al

PD-ja mbledh grupin parlamentar

0

PD-ja pritet të mbledh grupin parlamentar mesditën e sotme, lidhur me zgjedhjet e 25 qershorit.

Sipas burimeve nga PD-ja mendohet se do të diskutohet ndër të tjera edhe për përgatitjen e listave për deputetë.

Pako me eksploziv para lokalit në Elbasan, policia blindon zonën

0

Forca të shumta policie kanë rrethuar një lokal në Elbasan, pasi tek shkallët e tij është hedhur një pako që dyshohet se është eksploziv.
Lokali ndodhet në lagjen ‘Emin Matraxhiu’.
Ndërkaq policia ka rrethuar perimetrin dhe ka njoftuar xhenierët për lëndën e dyshuar.