Ballina Blog Faqe 9400

360° Gradë -AMBASADORI AUSTRIAK NË FAVOR TË ZGJEDHJEVE DHE DREJTËSISË

0

Ambasadori i Austrisë e ka cilësuar shumë të rëndësishme për zbatimin e reformës në drejtësi, marrëveshjen Rama-Basha për zgjidhjen e ngërçit. Johan Sattler shpjegoi se përveç stabilitetit dhe mundësisë së zgjedhjes përmes votës nga ana e shqiptarëve, arritja e marrëveshjes do të çojë para reformën në drejtësi.

Marrëveshja PS-PD do të çojë para reformën në drejtësi. Kështu e komentoi arritjen e dakordimit për zgjidhjen e krizës politike Ambasadori i Austrisë Johann Sattler.

Diplomati austriak e cilësoi si shumë të rëndësishëm hyrjen në zgjedhje të shumë forcave politike dhe hapjen e rrugës për reformën në drejtësi.

Johann Sattler: Zgjedhjet janë esenca e demokracisë dhe arritja e  marrëveshjes mes dy partive të mëdha është kontribut me rëndësi. Shqiptarët meritojnë të kenë mundësi të gjerë zgjedhje mes forcave politike, Shqipërisë i nevojitet stabilitet, dhe arritja e marrëveshjes është një zgjidhje shumë e mirë për të arritur stabilitetin. Shqipëria ka shumë nevojë për reformën në drejtësi, dhe jam shumë i lumtur që kjo marrëveshje përmban dhe direktiva për të çuar para reformën në drejtësi.

Deklaratat e Ambasadorit të Austrisë u bënë nga Fieri pas takimit që pati me kryebashkiakun Subashi.

Johan Satler ishte i ftuar në aktivitetin ‘Hajt dalim nga Myzeqeja’ që promovon potencialet ekonomike, kulturore e turistike në funksion të zhvillimit të zonës. ///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

360° Gradë -SFIDË TITULLI MES KUKËSIT DHE SKËNDERBEUT, TIRANA LUAN MBIJETESËN

0

Java e 35-të e Kategorisë Superiore mund të përcaktojë fatet e titullit kampion. Kukësi kryesues do të përballet në stadiumin “Zeqir Ymeri” me Skënderbeun e vendit të dytë. Tirana luan për mbijetesë kundër Luftëtarit. Sfidë mjaft interesante është edhe ajo mes Flamurtarit dhe Laçit

Një sezon në vetëm 90 minuta. E tillë parashikohet supersfida mes Kukësit dhe Skënderbeut që do të zhvilohet në stadiumin “Zeqir Ymeri”. Blutë kryesojnë renditjen dhe nuk e kanë provuar shijen e humbjes prej 34 takimesh dhe një sukses ndaj korçarëve do ti shpallet matematikisht kampion të Shqipërisë për herë të parë në historinë e klubit.

Trajneri Ernest Gjoka e ka të plotë grupin e lojtarëve dhe me shumë gjasa do të rreshtojë nën skemën klasike 4-4-2 këtë formacion titullar. Në kuadrat Koliçi, 4-ja difensive do të formohet nga hallaçi, Shameti, Alla dhe  njëri mes Imamit dhe Rrumbullakut. Mesfusha me shumë mundësi do të plotësohet nga Karioka, Musolli, Lena dhe Kale ndërsa Emini do të vendoset pas krahëve të Pero Pejicit.

Në anën tjetër tekniku i kampionëve të vendit  Ilir Daja ka vetëm një shqetësim i cili ka të bëjë me gjëndjen fizike të Hamdi Salihit, megjithatë pritet që sulmuesi të jetë i gatshëm për këtë superduel. 11-të titullarët e bardhekuqve me shumë mundësi do të formohet nga këta element. Në  portë kapiteni Shehi, 4-ja difensive do të plotësohet nga Vangjeli, Radas, Jashanica dhe Mici. Diga në mesfushë do të përbëhet nga Orelesi dhe Osmani, ndërsa Gavazaj, Adeniyi dhe Latifi do të rreshtohen pas krahëve të Saliihit. Një duel deri në grimcën e fundit të energjive pritet të jetët ai i ” Zeqir Ymeri” ku do të përcaktohet jo pak përsa i përket luftës për titullin kampion. Kukësi aktualisht ka vetëm një pikë  më shumë se Skënderbeu në renditjen e Kategorisë Sueperiore.

Një tjetër duel mjaft interesant pritet të jetë ai i qytetit të Vlorës mes Flamurtarit dhe Laçit. Të dyja skuadrat po duelojnë për të siguruar një vend mes më të mirëve edhe edicionin e ardhshëm. Danilo Alves është mungesa kryesore në rradhët e kuqezinjve, megjithatë nuk është vetëm ky shqetësim në rradhët e bregdetarëve, pasi ditët e fundit situata është ndërlikuar së  tepërmi për shkak të bojktotit të një pjese të futbollistëve. Ndërkohë kurbinasit vijnë të plotë në këtë duel, ku do ti mjaftonte edhe në pikën e vetme.

Tirana pret Luftëtarin në “Selman Stërmasi” Bardheblutë që janë të përfshirë më shumë se kurrë nga hijet e kategorisë së parë nuk kanë alternativë tjetër përveç fitores. Karabeci nuk është i disponueshëm për shkak pezullimi. Teuta-Vllaznia është një tjetër sfidë që mund të shënojë fatet e të dyja skuadrave. Ekipi që merr fitoren projektohet drejt vendit të 4-ët. kurse skuadra që nuk siguron suksesin rrezikon rënien e drejtëpërdrejt në kategorinë e parë. Të dielën Partizani ka një sfidë pa shumë ndërlikimie në letër kundër Korabit.///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

360° Gradë -LEGALIZIMET NË BERAT,NGA 9 000 OBJEKTE KANË PËRFUNDUAR VETËM 3 000,600 JANË NË PROÇES

0

Proçesi i Legalizimeve në qarkun e Beratit,që po vijon të kryhet që prej vitit 2006,ka mundësuar vetëm legalizmin e 3 000 objekteve,ndërkohë që në total janë 9 000 aplikime dosjesh për legalizim në të gjithë qarkun,por ky proçes është totalisht i bllokuar në zonat muzeale dhe arkeologjike. Lajmin e bën të ditur Drejtori i Aluizmit në qarkun e Beratit,Përparim Sina,i cili deklaron se,për shkak të të qënit qytet muze,asnjë objekt i ndërtuar në zonat arkeologjike,në zonat muzeale dhe në zonën “Tampon” të Beratit nuk është legalizuar për shkak se është në varësi të Ministrisë së Monumenteve të Kulturës. Sipas Sinas,Berati si qytet nuk është trajtuar deri tani në masën e duhur me legalizime. Sina deklaron se,proçesi i legazimit në qarkun e Beratit është përqëndruar vetëm në 13 zona rurale të qarkut dhe po trajtohen në mënyrë specifike zonat informale,ku ky proçes është më i lehtësuar për shkak të kritereve kualifikues.Zona më problematike në të gjithë qarkun është lagjia “Uznovë”,dikur ish Ndërmarrje Bujqësore dhe ku ende sot banorët nuk kanë çertifikatë pronësie mbi tokat edhe pse i kanë poseduar ato në bazë të ligjit 9501. Sina deklaron se,në lagjen “Uznovë” legalizimi është përqëndruar vetëm në objektet brenda qendrës,e quajtur ndryshe “zona qytetare” e kësaj lagjeje periferike pasi këtu ka pasur një ngërç shumë-vjeçar dhe problematika ka qenë hipotekore. Sina pohon se,në këtë lagje të Beratit,nuk mund të merrej asnjë dokument pronësie për shkak se e gjithë zona ishte e paazhornuar dhe në këtë mënyrë ishte e pamundur dhënia e lejeve.

Megjithë problematikat që paraqet qarku i Beratit për shkak të ndërtimeve të kryera pa kriter pas viteve ’90,Drejtoria e Aluizmit konfirmon se,proçesi i legalizimit të objeketeve,dosjet e të cilave janë në sistem dhe janë azhornuar e verifikuar nga specialsitët,do të përfundojë në fundit të këtij viti.

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Biznesmeni i arrestuar në Elbasan për trafik droge, vëllai i ish-deputetit socialist

0

Policia e Elbasanit ka ndaluar biznesmenin nga ky qytet, Edmond Stafa, i cili akuzohet për për trafik droge. Ai është vëllai i kryetarit të Këshillit të Qarkut Elbasan dhe ish-deputetit socialist, Bukurosh Stafës.

Stafa, pjesë e PS-së është zgjedhur në krye të Këshillit të Qarkut Elbasan në mandatin 2015 – 2019.

Ne vitin 2005 deri në vitin 2009, ai është zgjedhur Deputet Kuvendi i Shqipërisë për zonën e Elbasanit, si pjesë e PS-së.

Vëllai i tij, 51-vjeçari Edmond Stafa është arrestuar mbrëmjen e djeshme. Edmond Stafa, banues në Elbasan, është dënuar me 10 vjet burg për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike nga gjykata e Bergamos në Itali.

Stafa është pronar i hotel-bar-restorantit “Skampinit”, që ndodhet në zonën e Kalasë së Elbasanit, një vend i njohur në qytet. Pas arrestimit pritet që Stafa të ekstradohet drejt Italisë, ku edhe është dënuar.

Atentat në Velipojë, dy të plagosur

0

Ka ndodhur një atentat para pak minutash në qytetin e Vlipojës në afërsi të rezervuarit.

Dy persona janë përfshirë në ngjarje dhe po transportohen në Spitalin e Shkodrës.

Persnat e palgosur janë Ervin Tahiri dhe Durim Tahiri.

Policia ndodhet në vendngjarje.

 

Berisha- Çakos: Trego, sa autobusa solle dje në mitingun e PS-së…

0

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka reaguar në Facebook, lidhur me mos-shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, pasi sipas Kryeministrit Rama, Çako është një figurë e depolitizuar.

Berisha pyet Çakon lidhur me mitingun e djeshëm të organizuar nga PS-ja.

Postimi i plotë i Berishës në Facebook:

Nje pyetje per te "depolitizuarin" Çako!Sa autobuza, mikrobuza, automjete te tjera sollen dje nga rrethet pjesmarresit ne mitingun e Rames. Apo i ke sekret ato te PS?? sb

Gepostet von Sali Berisha am Freitag, 19. Mai 2017

Përfundon mbledhja e Bashës me strukturat e PD-së

0

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka mbajtur një takim me krerët e partisë së tij nëpër rrethe, takim ky që ka zgjatur rreth 60 minuta.

Basha ka dhënë porositë për fillimin e fushatës zgjedhore dhe mobilizimin e plotë të krerëve të rretheve për zgjedhjet.

Kërkesa e Bashës ka qenë që të sjellin sa më shpejt propozimet me emrta e kandidatëve për deputetë.

Pritet që PD-ja shumë shpejt të bëjë publike listën e kandidatëve për deputetë në të gjithë vendin.

Bozdo: 25 qershori festë zyrtare, nuk mund të ketë zgjedhje

0

Këshilltarja e PD-së, Reila Bozdo ka reaguar në Facebook lidhur me datën e zgjedhjeve.

Bozdo shkruan se 25 qershori përkon me festën e Bajramit të Madh, dhe për këtë arsye nuk mund të ketë zgjedhje.

Postimi i plotë i Bozdos në Facebook:

A eshte 25 Qershori 2017 feste fetare zyrtare?Nese po, ate dite nuk mund te kete angazhim zgjedhor.

Gepostet von Reila Bozdo am Freitag, 19. Mai 2017

Arrestohet 35-vjeçari për t’u ekstraduar në Itali, ishte dënuar me 14 vite burg

0

Policia e Fierit ka arrestuar një 35-vjeçar i cili kërkohej ndërkombëtarisht.

I arrestuari është Mikel (Enea) Hyka, 35 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori” Fier dhe ka qenë i dënuar nga Gjykata e Milanos, Itali, me 14 vjet e 6 muaj burg për veprat penale “Trafik i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”.

Hyka është arrestuar me qëllim akstradimin e tij në Itali.

Xhafaj në zyrën e Kryeministrit

0

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama.

Takimi po zhvillohet në Kryeministri.

Ky takim vjen një ditë pas arritjes së marrëveshjes mes pozitës dhe opozitës lidhur me zgjidhjen e krizës politike në vend.

Xhafaj është një nga ministrat që pritet të zëvendësohet nga arritja e kësaj marrëveshjeje.