Ballina Blog Faqe 9401

Kryemadhi: Pushteti jo më në dorën e një grushti, LSI-ja forcë e parë

0

Nënkryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar ditën e sotme me anë të një postimi në Facebook, lidhur me marrëveshjen që u arrit.

Kryemadhi shkruan se loja u bë më e bukur, dhe se LSI-ja do dalë forcë e parë.

Postimi i plotë i Kryemadhit:

Mirëmëngjes miq! ☀️Sot Shqipëria është më e qetë! 🙂🙂Tashmë loja do bëhet më e bukur sepse të gjithë lojtarët janë në…

Gepostet von Monika Kryemadhi am Donnerstag, 18. Mai 2017

Sekuestrohen 190 kg drogë në Lezhë, arrestohen 4 persona

0

Policia e Lezhës ka sekuestruar 190 kg marihuanë gjatë një operacioni antidroge.

Nga ky operacion janë vënë në pranga 4 persona dhe janë goditur dy raste të prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike.

Në Fushë – Mamurras u gjetën 153,5 kg drogë të fshehura brenda një makine dhe u arrestaun tre persona të dyshuar se zotëronin këtë lëndë narkotike.

Të arrestuarit janë; Agron Prelaj, 40 vjeç, banues në Tiranë, Albert Haxhia, 27 vjeç, banues në Tiranë dhe Lek Lari, 40 vjeç, banues në Krujë.

Ndërsa është shpallur në kërkim edhe personi me inicialet A. M., 42-vjeç, banues në Tiranë si i dyshuar se bashkëpunonte me të dyshuarit e tjerë që u arrestuan nga policia.

Gjithashtu, në Lezhë, në fshatin Mërqi, janë gjetur dhe sekuestruar 36, 5 kg drogë në banesën e Zef Lekajt, 57 vjeç, banues në Lezhë i cili u arrestua në flagrancë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Lezhës për vepren penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Kapen 2,2 tonë drogë në Itali, vinte nga Shqipëria

0

Janë sekuestruar 2,2 tonë marihuanë nga policia italiane.

Kjo sasi droge vinte nga Shqipëria dhe arrinte vlerën prej 20 milionë euro në treg.

Gomonia është gjetur e ngarkuar me thasë të mëdhenjë me drogë dhe ishte e braktisur mes shkëmbinjëve.

Në mjetin lundrues u gjet sasia e drogës e paketuar në 57 pako dhe me peshë totale prej 2,2 tonësh.

Po hetohet për identifikimin dhe kapjen e trafikantëve nga ana e Policisë italiane.

E FUNDIT: PUBLIKOHET MARREVESHJA E PLOTE RAMA-BASHA, ZBULOHET DATA E ZGJEDHJEVE

0

Publikohet e plote marreveshja e arritur mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit te PD, Lulzim Basha.

Pak ore pas negociatave te dites se sotme mes Rames e Bashes, eshte bere publik edhe dokumenti zyrtar.

MARRËVESHJE POLITIKE 18 MAJ 2017

Palët në këtë marrëveshje shprehin mirënjohjen dhe falenderimin për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian për kontributin e tyre në forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri si dhe në mënyrë të veçantë, për zgjidhjen e situatës politike për zgjedhjet e vitit 2017.

Palët konfirmojnë vullnetin e tyre për dialog të drejtpërdrejtë si shprehje e domosdoshmërisë për një nivel të ri të dialogut politik në vend. Në këtë kuadër, palët angazhohen për institucionalizimin e dialogut mes kryetarit të mazhorancës dhe kryetarit të opozitës.

Angazhimi i palëve për zgjedhje me standarte demokratike do të jetë pjesë thelbësore e kontributit të përbashkët dhe të vazhdueshëm të palëve në kuadër të çeljes së negociatave dhe perparimit të vendit në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.
A. ZGJEDHJET

1. Presidenti i Republikës dekreton datën e re të zgjedhjeve më 25 qershor 2017.
2. Regjistrimi i menjëhershem i partive politike të opozitës. Regjistrimi i listave shumemërore të partive politike të opozitës brenda datës 26 Maj 2017.
3. Listat e zgjedhësve
a. Përfshirja në listat e zgjedhësve e zgjedhësve të rinj që votojnë në datën e re të zgjedhjeve.
b. Dhënia e aksesit opozitës në informacionin e mbledhur nga projekti i Adresave dhe çështjet të tjera të lidhura me zgjedhësit, nëpërmjet auditeve të KQZ-së.
4. Mbështetje KQZ-së për përgatitjen e materialeve zgjedhore.
5. Plotësimi i komisioneve zgjedhore dhe grupeve të numërimit.
6. Zgjedhjet e pjesëshme për bashkinë e Kavajës, do të zhvillohen në të njëjtën ditë me zgjedhjet e përgjithëshme.
7. Pezullimi i çdo iniciative për kontrata të përkohëshme në nivel qëndror dhe vendor.
8. Mbështetje ndërkombëtare për forcimin e monitorimit te listës së zgjedhësve.
9. Mbështetje ndërkombëtare për KQZ- për ngritjen e linjave telefonike të ndihmës për vezhgimin dhe shqyrtimin e ankesave mbi ligjin e shërbimit civil dhe blerjen e votës.

B. QEVERIA

1. Zv.Kryeministër, teknik
2. Ministri i Brendshëm, teknik
3. Ministri i Arsimit, teknik
4. Ministri i Shëndetësisë, teknik
5. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, teknik
6. Ministri i Financave, teknik
7. Ministri i Drejtësisë, teknik
8. Drejtori i OSHEE
9. Drejtori i Përgjithshëm i Aluiznit
10. Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave
11. Drejtori i pergjithshem i Burgjeve
12. Drejtori i pergjithshem i Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural

Kandidaturat e mësipërme do të jenë propozim i opozitës.

C. PARLAMENTI

1. Votimi i organeve të vettingut.
2. Votimi i dekreteve për anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave.
3. Ndryshim i Kodit Penal për forcimin e politikës penale nëpermjet ashpërsimit të sanksioneve, krijimit të veprave të reja penale, kthimin e shitblerjes së votës në vepër korrupsioni.
4. Forcimi i kuadrit ligjor të financimit të partive politike nëpërmjet rregullimit dhe kufizimit të shpenzimeve zgjedhore, përfshirë ato materiale, kostove dhe transparencës në lidhje me to.
5. Përmirësimi i standardeve të pasqyrimit të fushatës elektorale në media.
6. Votimi i anëtareve të Këshillit të Ministrave, anëtareve të organeve të vettingut dhe i legjislacionit të parashikuar në këtë marrëveshje, do të kryhet në të njëjtën seancë të jashtëzakonshme të parlamentit.

D. ORGANET E PAVARURA

1. Kryetari i KQZ, propozim i opozitës.
2. Avokati i Popullit, propozim i opozitës.

E. REFORMAT

1. Reforma Kushtetuese (me fillimin e legjislaturës së re).
2. Reforma zgjedhore (me fillimin e legjislaturës së re).
3. Futja e teknologjive elektronike në procesin e identifikimit votimit dhe numërimit për zgjedhjet pasuese.
4. Reformim tërësor i sistemit të prokurimeve publike dhe auditimit të shpenzimeve publike.

F. MASA TE TJERA

1. Dekriminalizimi. Largimi dhe parandalimi i personave me rekorde kriminale nga mbajtja e posteve publike.
i. Partitë politike angazhohen publikisht për ekzaminimin e fortë mbi listat partiake.
ii. KQZ ekzaminon kandidatët nëpërmjet personelit shtesë me mbështetje ndërkombëtare (të plotësuar në përputhje me ligjin nr 138/2015 për garantimin e integritetit të funksionarëve publik ).
2. Administrata Publike. Marrja e masave për ndalimin e përdorimit në favor të subjekteve zgjedhore të mjeteve, pronave dhe të burimeve njerëzore të administratës publike si dhe kundër çdo forme presioni ndaj punonjësve të administratës publike në çdo nivel.
3. Narkotikët. Forcimi i luftës kundër narkotikëve, nëpërmjet pjesmarrjes së opozitës në Task forcën Kombëtare të luftës kundër narkotikeve.

Situata politike, Meta takon Berishën

0

Presidenti i ri, Ilir Meta po zhvillon një takim me ish-Kryeministrin Sali Berisha.

Ky takim vjen pas arritjes së marrëveshjes Rama-Basha.

McAllister: Zgjidhja e qëndrueshme, kur qeveria dhe opozita zhvillojnë dialog të drejtpërdrejtë

0

Deputeti gjerman i CDU-së, McAllister, emrin e të cilit mban edhe paketa për kapërcimin e krizës politike në vend, ka përshëndetur palët në Shqipëri për marrëveshjen e arritur.

‘Unë jam i kënaqur që përpjkjet për ndërmjetësim të BE-së dhe SHBA-së për t’i dhënë fund krizës politike në Shqipëri kanë qënë të sukseshme më në fund. Mesazhi kryesor është se zgjidhja e qëndrueshme mund të arrihet, kur qeveria dhe opozita zhvillojnë dialog të drejtpdrejtë me njeri-tjetrin.’

I gjejnë heroinë në banesë, arrestohet 41-vjeçari shqiptar

0

Policia greke ka arrestuar një shqiptar për trafik lëndësh narkotike.

I arrestuari është 41 vjeç dhe nuk bëhet i ditur identiteti i tij ndërsa është arrestuar sepse në banesë i është gjetur heroinë e paketuar në 43 paketa me peshë 1, 3 kg, 340 gr kanabis të ndarë në 32 paketa, 1.900 euro si dhe paund skocezë dhe dollarë amerikanë.

I kapet kanabis në makinë, ndalohet në Kakavijë 29-vjeçari nga Fieri

0

Policia e Kakavijës ka ndaluar një të ri nga Fieri, pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij u gjet një sasi prej 6 kilogramësh kanabis.

I ndaluari është 29-vjeçari, Klajdi Këllçiu, pasi gjatë kontrollit në mjetin tip ‘Mercedez-Benz’, me targa AA 953 GF, u gjetën 10 pako me kanabis me një peshë të përgjithshme prej 6 kilogramësh.

Ambasadori Lu: Bravo Rama dhe Basha për kurajon personale

0

Kanë nisur përshëndetjet  nga komuniteti ndërkombëtar pas arritjes së marrëveshjes mes palëve.

Në një postim të ambasadës amerikanë në Tiranë është publikuar një mesazh nga ambasadori Lu, i cili uron palët për marrëveshjen, duke përmendur në mënyrë të veçantë dy krerët politikë, Bashën dhe Ramën.

Postimi i plotë i ambasadës amerikane:

“Bravo to the Albanian people for their patience and their belief in the strength of Albania’s democracy. Bravo to Edi…

Gepostet von U.S. Embassy-Tirana am Donnerstag, 18. Mai 2017

Policia e ndalon për shkelje në rrugë, i gjejnë heroinë në makinë

0

Policia italiane ka arrestuar sot një shqiptar të cilit iu gjetën 2,3 kg heroinë.

Policia ka sekuestruar  drogën dhe ka arrestaur shqiptarin, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Shqiptari po lëvizte me makinë dhe policia e ka ndaluar sepse nuk respektoi rregullat e qarkullimit rrugor, për këtë arsye i është bërë edhe kontrolli ku rezultoi se kishte drogë të llojit heroinë në makinën e tij.