Ballina Blog Faqe 9402

Kolegji Zgjedhor shtyn seancën: Do presim të gjitha partitë të jenë të pranishme

0

Sot pritej vendimi nga Kolegji Zgjedhor  për ankimimin e bërë nga Partia Aleanca Popullore lidhur me pavlefshmërinë e listave të kandidatëve.

Kolegji Zgjedhor e ka shtyrë marrjen e vendimit për ankimimin e PAP-së.  Seanca e radhës do mbahet në 22 maj.

Shtyrja është bërë pasi duhet të jenë të pranishme të gjitha partitë që janë regjistruar në KQZ, është thënë në mbledhjen e mbajtur nga Kolegji sot në orën 10:00.

Manjani: U zgjidh problemi por jo kriza, ky është plani im me 11 pika

0

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar në Facebook lidhur me marrëveshjen që u arrit së fundmi mes Ramës dhe Bashës.

Manjani e sheh këtë marrëveshje si zgjidhjen e duhur pasi do të mundësojë mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare sepse zgjedhjet pa opozitën nuk mund të mbaheshin.

Megjithatë ish-ministri thekson se kjo zgjidhje është e përkohshme pasi vendi ka nevojë për ndryshim rrënjësor në politikë ndaj jep disa ide të përmbledhura në 11 pika se çfarë mund të bëhet në një situatë të tillë.

Statusi i plotë i Ylli Manjanit në Facebook

U zgjidh problemi por jo kriza.—————Marrëveshja e minutës së fundit për të mundësuar mbajtjen e zgjedhjeve…

Gepostet von Ylli Manjani am Donnerstag, 18. Mai 2017

Shpërthimet në shtyllat e tensionit në Krujë, policia shoqëron pesë persona

0

Policia e shtetit reagoi diten e sotme ne lidhje me shperthimet e ndodhura ne Fushe Kruje te cilat kane demtuar shtyllat e tensionit te larte. Burimet zyrtare thane se në date 17.05.2017, Policia u njoftua nga Shërbimet e OSHEE-së se në vendin e quajtur Kodër Thumanë, ishte konstatuar dëmtimi i dy këmbëve mbajtëse të një shtylle të tensionit të lartë.

Sipas policise, menjehere në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, të cilët kanë siguruar vendin e ngjarjes.

Shkarkohet trajneri i njohur i Premier Leagues

0

Trajneri i Watfordit, Walter Mazzari zyrtarisht i ka dhënë fund aventurës në Premier Leaguen angleze. Ky shkarkim per tranjerin ka ardhur nga ecuria e keqe e 5 ndeshieve te fundit nga te cilat  ka marr 0 pike.

Por fati i mire per ekipin e Watfordit eshte qe  mban vendin e 10 ne kampionat ku dhe ka  siguruar  mbijetesen per kete sezon.

Lajmi i shkarkimit është konfirmuar nga klubi britanik të cilët theksuan se tekniku italian do të drejtojë skuadrën edhe ndeshjen e fundit, shkruan “Daily Mail”

Mazzari u bë trajner i skuadrës angleze në fillim të sezonit, ndërsa më herët ishte pjesë e Interit dhe Napolit.

Përfundon pas 2 orësh takimi Basha-Lu

0

Ka përfunduar takimi mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe ambasadorit amerikan në vendin tonë Donald Lu.

Takimi mes tyre i zhvilluar në selinë e PD-së ka zgjatur për rreth 2 orë.

Takimi i Donald Lu me Bashën vjen pasi opozita ka pranuar paketën McAllister për zgjidhjen e krizës.

Berisha: Maska ra, Rama nuk e do Vetingun

0

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me refuzimin që kryeministri Edi Rama i bëri paketës McAllister duke thënë se kështu Rama nxori në pah të vërtetën e vetingut.

Sipas Berishës, tashmë Ramës i ra maska dhe duket qartë se është kundër vetingut.

Maska ra!Edi Rama kunder Vettingut!Fjalen duhet t'a marre Revolucioni!Te dashur miq, ne nje ndermjetesim dhe…

Gepostet von Sali Berisha am Mittwoch, 17. Mai 2017

Lu takim me Bashën në selinë e Partisë Demokratike

0

Ambasadori amerikan Lu ka vajtur në selinë blu ku po zhvillon një takim me kreun e Partisë Demokratike, Basha.

Takimi vjen një ditë pas negocitave të zyrtarit të lartë amerikan, Hoyt Yee me krerët politikë në vend.

Në fokus të takimit të Lu e Bashës pritet të jetë situata politike në vend në dalja nga kriza pas ndërmjetësimit të Yee

Skandali / Në këmbim të teserave të PS-së, nxënësve u jepen tezat e provimit

0

Ish-kryeministri Berisha ka denoncuar skandalin me tezat e provimeve të maturës në këmbim të anëtarësimit në Partinë Socialiste.

Edhe tezat e provimeve per blerjen e votave dhe triskave te Partise Siçiliste!

Ky eshte denoncimi i maturantit dixhital. sb

“I nderuar z.Sali!Kam nje shqetesim shume te madh si maturant i nje shkolle ne Kamez.(Ibrahim Rugova).Disa socialiste po vijne neper shkolle duke na kerkuar emrin mbiemrin numrat e telefonit per tu anetaresuar te PS-ja.Ne kembim te kesaj do na japin “tezat” e provimeve.Kam 10 nxenes ne klas te cilet lejn oren e mesimit,shkojne neper mbledhjet e PS-se.Nxenesit te cilet kane rene PRE e kesaj genjeshtre thone qe na kane thene qe po te vini te rregjistroheni do te merrni leke,dhe teza.Me vjen shume keq per keto nxenes.Shpernaje ju lutem..ANONIM se kam frike se po me perjashtojne prej shkolle..Respekte”

Arrestohet 32-vjeçari nga Tirana për t’u ekstraduar në Itali

0

Policia ka arrestuar një 32-vjeçar nga Tirana pasi akuzohet se është pjesë e një organizate kriminale të trafikut të drogës.

 

I kërkuari është Amarild Tolja, 32 vjeç, banues në Tiranë që kërkohej në Itali pasi Gjykata e Torinos ka lëshuar urdhërin për arrestimin e tij dhe dërgimin për në Itali.

Tolja akuzohet për veprat penale ‘Pjesmarrje në organizatat kriminale me objekt trafikimin e llojit kokainë’.

Tashmë pritet ekstradimi i tij për në Itali.