Ballina Blog Faqe 9403

360° Gradë -ADOLESHENTJA VDES GJATË OPERACIONIT DHE E VËRTETA E MJEKUT ANESTEZIST

0

Një 16-vjeçare humbi jetën  gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale në gju në një spital privat në Tiranë.

Familjarët e Blerta Pepës tregojnë se vajza do kryente një nderhyrje kirurgjikale për meniskun dhe ligamentin.

Operacioni i planifikuar për tu kryer “në orën 10:00 të mëngjesit (15 maj 2017) ishte bërë në orën 19.30 të darkës duke qene se doktori i huaj që bëri nderhyrjen duhej të ikte sot në Greqi ku gjithashtu punon tregon daja e vajzës.  

Përmes një postimi në facebook daja, Liro Likaj,  thotë se Blerta ndërroi jetë mëngjesin e sotëm. Policia informon se ngjarja është shënuar rreth orës 01:00

E verteta e mjekut anestezit 

Në njoftimin e policisë që u shpërnda mëngjesin e sotëm thuhej se “Mjeku anastezist T. Zh., 53 vjeç, banues në Tiranë, ka tentuar të kryeje vetvrasje (duke injektuar në trup prepart lëndë anastezie). Ai ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore duke u mbajtur nen kujdes mjekesor”. 

Por familjarët e mjekut anestezist por dhe drejtori i spitalit, ku ndodhet i shtruar, e kanë hedhur poshtë. Ata kanë deklaruar se 53 vjeçari ka pësuar infarkt nga tronditja.   

Demtimi ne shkolle

Vajza kishte pësuar një dëmtim në meniskun e këmbës, gjatë një aktiviteti fizik në orën e fizkulturës në shkollë. Pas kësaj prindërit e kanë dërguar vajzën në spitalin privat ku është vendosur ndërhyrja.

Policia në njoftimin e saj thotë se grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar kartela mjekesor e 15 vjeçares.///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

360° Gradë -AHMETAJ CADRA NUK E NDIHMON EKONOMINE E VENDIT

0

Ekonomia shqiptare vazhdone te kete rritje sipas ministrit te financace Arben Ahmetaj. Gjate nje komunikimi me mediat dhe pse ne nje vit electoral ekonomia nuk ka patur ulje dhe gjate fjales se tij Ahmetaj theksoi se cadra eshte nje rrisk per ekonomine shqiptare.

Ahmetaj gjate fjales se tij u shpreh se nese socialistet do te jene ende ne pushtet pas zhvillimit te zgjdhjeve do te kete nje ndryshim ne taksen progresive. Sipas tij progresiviteti I te ardhurave te ulta dhe te mesme do te vazhdoje te konsolidohet. Kreu I financave theksoi se si rezultat I reformave te sukseshme te qeverise ekonomia ka njohur zhvillim.

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

360° Gradë -SPITALI I SHKODRES SHTOHEN SHERBIMET PER QYTETARET

0

5 milion dollare jane investuar gjate tre viteve te fundit ne spitalin e Shkodre, duke bere keshtu te mundur ofrimin e nje sherbimi cilesor per qytetaret e shkodran. Spitali I Shkodre per sherbimet qe ofron mund te konsiderohet nje nga cilesoret ne vend pasi eshte rritur numri I sherbimeve per pacientet. Gjate vizites se kryeministri Edi Rama ne kete spital mjeket dhe personeli kane falenderuar kreun e qeverise per kete investim kaq te dobishem per popullin shkodran.

Kreu I qeverise gjate vizites ne qarkun e Shkodres ka vizutuar dhe piken turistike te Razmes nje nga pikat me te bukura ne vend e cila I eshte nenshtruar rikontruksionit.

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

360° Gradë -KORRIKU PRITET TE JETE MUAJI I ZHVILLIMIT TE ZGJDHJEVE PARLAMENTARE

0

Mazhoranca dhe opozita pritet qe diten e sotme te arrijne nje marreveshje politike per zgjidhjen e ngercit politik. Duket se pas vizites se diplomatit amerikan dhe deklaratave te tij ku si zgjidhje per ngercin politik paketa Mcallister ishte mjaft positive palet duken se do te arrijne dakordesine . Në pritje të një përgjigje për paketën “McAllister”, kryetari i Partisë Demokratike, Basha takoi dy herë aleatët dhe po dy herë ish liderin democrat Sali Berisha. Mësohet se gjatë takimit të dytë të Lulzim Bashës me aleatët e djathtë, i mbajtur këtë të martë në selinë e PD, ai ka njohur aleatët me propozimet e zyrtarit amerikan Hoyt Brian Yee për zgjidhjen e krizës politike. Ndërkohë me heret ambasadori Lu është takuar me Kryeministrin Edi Rama, ku nuk behet e ditur tema e diskutimit dhe pse kuptohet qe focus I takimita ka qene situate politike ne vend. Paketa e McAllister përmbanete 5 pika.Shtyrje të procesit zgjedhor mundësisht për në 16 korrik Zëvendësim të katër ministrave të qeverisë Rama me persona teknikë të propozuar nga kryeministri dhe të pranuar nga opozita Zgjidhjen me konsensus të Presidentit të Republikës dhe të Avokatit të PopullitKreu i KQZ të ishte i opozitës, me kushtin që shumica t’i lihej mazhorancësTryezë e rrumbullakët të OSBE për pjesëmarrjen e OJQ –ve në monitorimin e procesit. Nje dite me pare per zgjidhjen e ngercit politik ne vend ka ardhur dhe zevendes ndihmes sekretari amerikan I shteti Yee I cili pasi I dha mesazhe te qarta politikes shqiptare la te kuptohet se tashme zgjidhja eshte ne tryeze mungon vetem vullneti dhe deshira e paleve politike per te arritur konsensusin per zgjidhjen e ngercit dhe cuarjen e vendit ne zgjedhje normale.

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

360° Gradë -SHKOLLA PROFESIONALE “KRISTO ISAK” HAP DYERTË NË NJË AKTIVITET PROMOVUES

0

Është kthyer tashmë në një traditë promovuese aktiviteti i dyerve të hapura në mjediset e shkollës së Mesme Profesionale “Kristo Isak” në qytetin e Beratit. Zhvillimi nëpërmjet fushës së turizmit po hap më shumë vende pune në këtë sektor, i cili vazhdon të mbetet prioritar, ndaj shkolla profesionale jep më shumë mundësi shkollimi dhe punësimi. Për të ofruar më shumë informacion rreth kësaj shkolle, sot të gjitha mjediset janë vënë në dispozicion të nxënësve të shkollave nëntë vjeçare të qytetit, të cilët në muajin shtator do të bëjnë zgjedhjen e tyre për arsimin e mëtejshëm. Drejtori i shkollës Ferik Koçi bëri me dije se investimet e fundit, hapja e degëve të reja, projektet në bashkëpunim me bizneset, etj e bëjnë këtë shkollë mjaft të rëndësishme në arsimin profesional. 300 nxënës janë aktualisht duke ndjekur proçesin mësimor pranë kësaj shkolle, e cila nëpërmjet ndërmjetësimit mundëson kryerjen e proçesit të praktikave dhe punësimin në biznese të ndryshme të qytetit.

Vetë nxënësit shprehen mjaft optimist për të ardhmen e tyre në punësim dhe kjo fal mundësive që ofron shkolla profesionale. 

 Degët Ekonomi, hoteleri turizëm, teknologji ushqimore ofrohen aktualisht në këtë shkollë, e cila për vitin e ri shkollor synon të vij me risi përsa i përketë degëve të reja.

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Holanda vendos ekstradimin në Shqipëri të Arben Frrokut

0

Gjykata e Holandës ka vendosur ekstradimin në Shqipëri për Arben Frrokun i cili është i dënuar nga Gjykata shqiptare me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisar Dritan Lamaj në shkurt të vitit 2013.

Arben Frroku u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Krimive të Rënda në prill të vitit 2015 dhe menjëherë ai u largua nga Shqipëria.

Ndërkohë, Gjykata e Apelit rrëzoi dënimin e Shkallës së parë dhe e dënoi Arben Frrokun me burgim të përjetshëm.

Disa muaj më vonë, Frroku u arrestua nga policia holandeze me pasaportë false, ku tashmë pritet që të ekstradohet në Shqipëri ku dhe do të shlyej dënimin e dhënë nga Gjykata e Apelit në Krimet e Rënda.

Spitali privat shpjegon arsyen pse adoleshentja humbi jetën

0

Spitali privat në Tiranë ku humbi jetën adoleshentja Blerta Pepa gjatë një operacioni në një deklaratë për mediat ka shpjeguar dhe arsyen që shkaktoi vdekjen e saj.

Në reagimin e spitali, thuhet se komplikacioni që çoi në humbjen e jetës së pacientes është Hipertermia Maligna, e cila është një nga komplikacionet më të rënda dhe shumë të rralla që ndodh gjatë anestezisë.

 

Reagimi i plotë i spitalit:

Duke marrë shkas nga ngjarja e djeshme e ndodhur në Spitalin Continental, ku një paciente humbi jetën gjatë një interventi kirurgjikal si dhe nga nevoja për të informuar opinionin publik, duke i shprehur së pari ngushellimet tona më të thella dhe njerëzore familjes Pepa për humbjen e njeriut të saj të dashur, ju informojmë se:

Dje me datë 15.05.2017 rreth orës 24:00 pas një beteje të gjatë me një nga komplikacionet më të rënda, shumë të rralla dhe me vdekshmëri të lartë, humbi jetën në Spitalin Continental pacientja, Blerta Pepa. Ju bëjmë me dije se? bazuar në vlerësimin e ekspertëve tanë të anestezi – reanimacionit të cilët punojnë në Spitalin Continental si dhe të bashkëpunëtorëve të tyre arritëm në përfundimin se komplikacioni që çoi në humbjen e jetës së pacientes sonë është HIPERTEMIA MALIGNA.

Hipertermia Maligna përfaqëson një nga komplikacionet më të rënda dhe shumë të rralla që ndodh gjatë anestezisë. Ajo vjen si pasojë e një defekti genetik dhe që është e pamundur të zbulohet me anë të ekzaminimeve standarte apo të posaçme të kryera para operacionit. Hipertermia maligna vjen nga çlirimi masiv i energjive termike nga muskujt, si pasojë e aplikimit të substancave anestetike. Dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik se protokollet e anestezisë së aplikuara në Spitalin Continental në kët rast janë të njëjta me ato të vendeve të BE-­së.

Gjithashtu sigurojmë se niveli professional i anestezistëve të spitalit tonë është tejet i lartë dhe veçanërish i mjekut që u përball me këtë komplikacion të rrallë, i cili e ka trajtuar atë me profesionalizëm të lartë dhe devotshmëri në një afat kohor prej disa orësh. Spitali Continental garanton familjen e të ndjerës dhe gjithë opinionin publik se është i hapur për të bashkëpunuar me të gjitha organet që bëjnë ekspertizën në këtë fushë si dhe ato ligj­zbatuese për t’i shkuar deri në fund kësaj çështje me qëllim heqjen e çdo mundësie për të abuzuar më të vërtetën, siç kemi vërejtur gjatë orëve të fundit nga shumë media, apo individë të caktuar.

Jemi thellësisht të keqardhur për dizinformimin e përhapur i cili në jo pak raste duket që është i qëllimshëm. Është e pafalshme të luhet me ndjenjat e njerëzve apo më keq akoma të krijohen kopertuar në kurriz të së vërtetës.

Mustafaj: Kriza është drejt zgjidhjes, prania e amerikanëve jep garanci

0

I ftuar në News24, ish-ministri i jashtëm në qeverinë Berisha, Besnik Mustafaj, deklaroi se kriza politike është drejt zgjidhjes që sipas tij, prania e amerikanëve jep më shumë garanci.

Eksperienca tregon se me kaq informacioni që po filtron në opinionin publik do të thotë se marrëveshje do të arrihet. Kjo marrëveshje merr garanci nga prania e amerikanëve. Propozimet që kam unë tregon se propozimet e McAllister është një platformë ndërsa tani po negociohet për ti dhënë marrëveshjes formë përfundimtare. Angazhimet e Bashës dhe të aleatëve tregon se duhet me qenë optimist”,u shpreh Mustafaj.

Ndër të tjera, Mustafa tha se ndër të tjera po negociohet dhe shtyrja e datës së zgjedhjeve e cila është kërkuar nga opozita.

Opozita ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve për hir të implementimit të marrëveshjes. Sepse duhet përcaktuar statusi që do të kenë 4 ministrat teknikë, se cila do të jetë detyra e tyre dhe kujt do ti raportojnë ata”, shtoi Mustafaj.

Greqi / Arrestohet një 42-vjeçar shqiptar, i gjenden 207 kg drogë në kamion

0

Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në Janinë ku i është gjetur një sasi prej 207 kg drogë në kamionin që ai drejtonte.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 196 pako të futur në 8 çanta udhëtimi.

Shqiptari i arrestuar emri i të cilit nuk bëhet i ditur do të dalë para prokurisë në Janinë ku pritet të marrë dhe dënimin.

Ndër të tjera, policia ka sekuestruar dhe 2 telefona celularë si dhe 280 euro.

Itali / Maskohej si kasap, shqiptari fitonte 50 mijë euro në javë nga tregtimi i kokainës

0

Një shqiptar 28 vjeç është arrestuar nga policia italiane për trafik droge.

Nga hetimet e bëra për rreth 2 muaj policia italiane finalizoi aksionin për kapjen e shqiptarit Erald Dedej 28 vjeç dhe një vajzë italiane 25 vjeç.

Shqiptari punonte si kasap në një supermarket ndërsa vajza italiane si shitëse ndërkohë që kryenin dhe aktivitetin kriminal të trafikut të kokainës nga i cili fitonin rreth 50 mijë euro në javë ku dhe fitimet i ndanin së bashku.

 

Kokaina trafikohej në Savona dhe në Imperia. Nga operacioni policia ka konfiskuar më shumë se 4 qese me peshë të ndryshme kokaine, rreth 10 mijë euro, para të fituara nga trafiku i drogës si dhe një makinë tip BMW.