Ballina Blog Faqe 9412

Bie qeveria Mustafa, Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme

0

Kuvendi i Kosovës ka miratuar ditën e sotme mocionin e mosbesimit për Qeverin aktuale të Republikës së Kosovës.

Mocioni i opozitës arriti të mblidhte votat e nevosjme për rrëzimin e Qeverisë Mustafa ku sot Kuvendi miratoi me 78 vota pro dhe 34 vota kundër këtë mocion mosbesimi.

Më këtë vendim të marrë nga deputetet e Parlamentit të Kosovës vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.

Ndërkohë Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa gjatë fjalës së tij e quajti mocionin e mosbesimit si pamflet politik pa asnjë bazë argumentuese.

Zgjedhjet e parakohshme parashikohen të zhvillohen brenda 45 ditëve.

Duke filluar nga nesër, Presidenti Thaçi duhet të nisë konsultimet me partitë parlamentare për të përcaktuar datën e zhvillimit të zgjedhjeve.

Prokuroria urdhëron lirimin e Kastriot Myftaraj: Nuk ka vepër penale

0

Prokuroria e Tiranër ka dalë kundër Policisë për arrestimin e Kastriot Myftaraj dhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.

Sipas Prokurorisë shkrimi i bërë nga Myftaraj për ambasadoren e BE-së në vendin tonë nuk përbën vepër penale.

Myftaraj u ndalua pas mesnatës së djeshme nga Policia e Tiranës me akuzën “Thirrje për vepra të dhunshme”.

Vetëvritet punonjësja e policisë

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sukth të Durrësit, një punonjëse policie ka vrarë veten me armën e saj të shërbimit.

Nuk diht ende identiteti i punonjëses së policisë dhe shkaqet që mund ta kenë shtyrë drejt vetëvrasjes.

Opozita ankimon listat e 18 qershorit në Kolegjin Zgjedhor

0

Ashtu edhe siç edhe ishte paralajmëruar më parë nga kryedemokrati Lulzim Basha, opozita ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor listat e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 18 qershorit.

Ditën e sotme, Parita Agrare Ambientaliste ka ankimuar listat e kandidatëve me pretendimin se janë të pavlefshme pasi janë regjitruar jashtë afatit të përcaktuar me ligj, dhe sipas PAA-së afati i përcaktuar ishte data 28 prill deri në orë 24:00 dhe ji 29 prill në orën 24:00.

Ndërkohë më herët, kryetari i opozitës Lulzim Basha deklaroi sot në çadrën e opozitës se Kolegji Zgjedhor do të ballafaqohet me listat e paligjshme të 18 qershorit.

Dy rrugë ka, Kolegji Zgjedhor do të ballafaqohet së shpejti me kërkesën për të hedhur poshtë 18 Qershorin dhe listat e paligjshme, duke hedhur poshtë sipas ligjit të Republikës së vjetër do ti japë një shans Republikës së vjetër ta përfundojë misionin e saj ,përmes konsensusit dhe negociatave. Në qoftëse me presione apo zhage Kolegji zgjedhor vendos tu thotë shqiptarëve se 17 plus 31 plus 2 bëjnë 51dhe jo 50, atëherë  Kolegji zgjedhor, ligji zgjedhor dhe  Kushtetuta e Republikës së vjetër do të merren përpara nga bashkimi i shqiptarëve për  Republikën e Re”, tha Basha.

Përleshje me thika, humb jetën 27-vjeçari

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë në Fshatin Çekrezë pasi dy të rinj janë përleshur me thika dhe njëri prej tyre ka mbetur i vrarë.

Viktima është një i ri me inicialet Altin Kodra, 27 vjeç.

Sipas policisë, është arrestuar Vladimir Luli i dyshuar si autor i ngjarjes.

Grabitja në Rinas / Gjykata jep dënimin për 6 policët privatë

0

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për 6 policët privatë të cilët po transportonin shumën e madhe të parave që u grabitën rrugës për në Rinas.

Policët privatë akuzohen për shpërdorim detyre dhe kanë marrë dënimin me 2 vite shërbim prove.

Ky dënim i është dhënë, Fatmir Gabit, Gentjan Dedës, Xhelil Metajt, Endrit Daçit, P. Jougut dhe D. Ballës.

Basha: Zyrtarët e huaj janë të korruptuar

0

Kreu i PD-së, Lulzim Basha në fjalën e tij sot në çadrën e protestës së opozitës foli ashpër dhe sulmoi ata që sipas tij janë ‘zyrtarët e huaj të korruptuar në Tiranë’.

Basha tha ndër të tjera se në raportet e tyre, këta zyrtar nuk kanë raportuar drogën dhe kriminelët.

Zyrtarët e huaj të korruptuar në Tiranë nuk kanë raportuar drogën dhe kriminelët. Nuk dalin dot nga rrethi vicioz ku e kanë futur veten e tyre sepse kanë mohuar krimin dhe janë bërë njësh me Edi Ramën për xhepat e tyre”, tha Basha.

 

Ndër të tjera Basha tha se:

Një grusht kriminelësh e kthyen Shqipërinë në Kolumbinë e Europës. Kjo është vepra e rilindjes së krimit. Në planin e Edi Ramës, prishja e zgjedhjeve të ardhshme ka rëndësi jetike. Ndaj, gjithçka është bërë në funksion të kapjes së zgjedhjeve, duke diktuar një Parlament fasadë, mundësisht me ne si opozitë fasadë. Nëse ne nuk pranojmë fasadën, një Parlament monist”.

Shkrimi për Vlahutin, policia arreston Kastriot Myftarajn

0

Gazetari, Kastriot Myftaraj, është arrestuar mbrëmjen e djeshme pasi akuzohet se ka ofenduar ambasadoren e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin.

Ky arrestim vjen pas publikimit të një shkrimi të gjatë në profilin e tij në Facebook që Myftaraj ka bërë në lidhje me Roama Vlahutin.

Sipas policisë, Myftaraj u arretsua pasi në faqen e tij në Facebook bën thirrje për dhunë, fyerje dhe ofendime ndaj amabsadores Vlahutin.

Sipas nenit 223, thirrjet për dhunë që bëhen publikisht kundër rendit kushtetues dënohen me gjobë ose burg deri në tre vite.

Ja shkrimi i plotë i gazetarit në Facebook:

https://www.facebook.com/kastriotmyftaraj1966/posts/1411824552209678

Kokëdhima: Meta si President pa u zgjidhur kriza, i kontestueshëm

0

I ftuar në studion e emisionit “Opinion”, ish-deputeti socialist, tashmë kryetari i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, ka e ka quajtur zgjedhjen e Metës si President në kushtet e krizës politike si të kotestueshëm.

Ai ka thënë se e mbështet Metën si President, por zgjedhja e tij duhet të vinte pas zgjidhjes së krizës aktuale me opozitën e vendit.

Ai e vlerësoi figurën e Ilir Metës si një person me maturi të madhe.

UNIKALE : GRAMATIKA E MARTIN CAMAJT

0

Nga Aurel Plasari

Ndoshta e kanë thënë, ndoshta nuk e kanë thënë, por duhet pohuar pa asnjë mëdyshje: “Gramatika” e Martin Camajt është e vetmja gramatikë e gjuhës shqipe – pra e vetmja – që përmban dhe trajton të tria degëzimet e mëdha të shqipes, d.m.th. toskërishten, gegnishten dhe dialektin arbëresh. Është dëshmia më e qartë që i mërguari i madh, përpos se shkrimtar, ka qenë edhe gjuhëtar i nivelit më të lartë. Për të dalluar se sa rëndësi ka për një shkrimtar njohja shkencore e gjuhës kombëtare do të ishte bukur të kujtohej se si Proust-i e shprehte admirimin e tij për Flaubert-in duke e quajtur “gjeni gramatikal”: “génie grammatical”.

https://www.facebook.com/aurel.plasari.12/posts/2300131310212399