Ballina Blog Faqe 9413

360° Gradë -SHQIPERIA SOT NE EUROSONG

0

Në Kiev të Ukrainës ku do të mbahet nata e parë gjysëmfinale e Festivalit Europian të Këngës, Eurosong 2017. Shqipëria përfaqësohet me këngëtaren Lindita Halimi me këngën “Botë”, me të cilën ajo u shpall fituese e Festivalit të 55 të këngës në RTSH. Krijuesit e saj janë muzikantët Klodian Qafoku dhe Big Basta.

Sipas shortit këngëtarja shqiptare do të këndojë e katërta në natën e parë, në këtë sfidë të parë në karrierën e saj artistike në një aktivitet të këtyre përmasave.
Organizatorët shqiptarë të kësaj ngjarjeje ju bëjnë thirrje të gjithë shqiptarëve që ndodhen në shtetet pjesëmarrëse të natës së parë si: Suedi, Gjerogji, Australi, Belgjikë, Mal i Zi, Finlandë, Azerbaixhan, Portugali, Greqi, Poloni, Moldavi, Islandë, Republikë Çeke, Armeni, Qipro, Slloveni e Letoni, të votojnë këngën shqiptare performuar nga Lindita Halimi në kodin me numër 4.

Me thirrjen për të mbështetur Shqipërinë dhe Lindita Halimin, është bashkuar sot nëpërmjet Fejsbukut edhe kryeministri Edi Rama, duke postuar edhe këngën e saj
Ky ështe edicioni i dytë i Eurosongut që organizohet në Ukrainë, pas atij të vitit 2004. Ka qënë pikërisht ky vit kur Shqipëria shënoi pjesëmarrjen e parë në Festivalin më të madh të muzikës së lehtë në Europë me këngëtaren Anjeza Shahin dhe këngën “Imazhi yt”, një krijim i kompozitorit Edmond Zhulali dhe poetit Agim Doçi.

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

360° Gradë -“ZBARKON” OSBE ODIHR ME SYTË NGA ZGJEDHJET NUK KOMENTOJNË KRIZËN

0

Misioni i OSBE për të vëzhguar zgjedhjet e 18 qershorit ka zbarkuar në Shqipëri. Duke njohur klimën e vështirë politike, kreu i këtij misioni, Peter Tejler tha se ekspertët do të punojnë me paanësi dhe pavarësi dhe rezultati i këtyre zgjedhjeve nuk i intereson aspak këtij misioni. Në Shqipëri do të ketë 300 vëzhgues afatshkurtër, 26 afatgjatë dhe 13 ekspertë zgjedhorë, që do të publikojnë 3 raporte në të gjitha fazat e procesit zgjedhor.

Të vetëdijshëm për situatën politike në Shqipëri dhe vështirësinë për monitorimin e zgjedhjeve, kreu i misionit të OSBE-ODIHR, suedezi  Peter Tejler nuk i intereson aspak rezultati i zgjedhjeve për sa kohë detyra do të kryhet me përpikmëri. Tejler nuk komentoi bojkotin e opozitës dhe siguroi se ky mision do të jetë i paanshëm dhe i pavarur.

Tejler: Ju lutem, mbani në vëmendje se paanësia dhe pavarësia janë vlera thelbësore për ne. Dua ta përsëris, është e rëndësishme të kuptohet se roli ynë të vëzhgojmë procesin elektoral dhe të raportojmë, jo të ndërhyjmë. Ne do të vëzhgojmë këto zgjedhje dhe nuk do t’i krahasojmë me zgjedhjet e mëparshme këtu apo në çdo vend tjetër. Ne nuk jemi politikanë por profesionistë. Mund t’ju duket e habitshme por nuk jemi të interesuar për rezultatin e zgjedhjeve. Nuk jemi këtu për të komentuar situatën politike dhe as zhvillimet e saj.

Misioni do të ketë një raport për fushatën që publikohet përpara zgjedhjeve, një për ditën e zgjedhjeve dhe një përfundimtar për gjithë procesin zgjedhor.

Tejler:  Misioni do të hartojë një raport një ditë përpara ditës së zgjedhjeve dhe do të mbajë një konferencë për shtyp një ditë pas zgjedhjeve, ku do të publikohen gjetjet paraprake. Do të ketë një raport përfundimtar që do të publikohet rreth 8 javë pas përfundimit të procesit zgjedhor.

Misioni i OSBE do të sjellë në Shqipëri 300 vëzhgues afatshkurtër, 13 ekspertë dhe 26 vëzhgues afatgjatë  të cilët do të vendose në të gjithë vendin për një peridhë 2 vjeçare.//

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

360° Gradë -SHPËRTHIM EKSPLOZIVI NË SPITALLË

0

Sulmohet me lëndë plasëse lokali dhe shtepia e Fetah Metaj, ish-dënuar për disa vepra penale, ndërkohë që ishte ish-punonjës i Bashkisë Durrës në Parkun e Autobuzeve.

Shpërthimi ka ndodhur në lokalin, mbi të cilin ngrihet edhe shtëpia e Fetah Metaj në lagjen 15 të qytetit bregdetar e njohur ndryshe si zona e Porto Romanos. Si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale, kryesisht është dëmtuar vetrata e përparme e lokalit që ishte në rikonstruksion e sipër. Shpërthimi është regjistruar pak pas mesnates së 8 majit 2017, ndërkohë që familja Meta – Fetahu bashkëshortja dhe dy djemtë e tij ndodheshin në katin e sipërm të objektit trekatësh.

Në vendin e ngjarjes mbërriti policia e Durrësit e cila nisi hetimet për të mësuar shkaqet e ngjarjes dhe motivin e shpërthimit. Nga hetimet paraprake, bazuar edhe nga e kaluara e Fetah Mataj, dyshohet se kemi të bëjmë me hakmarrje, pasi Mataj ka pasur disa incidente në të kaluarën me persona të ndryshëm në qytetin e Durrësit.

Kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu-Feta (Fetah) Mataj, ish-punonjës i Bashkisë në Parkun e Autobuzeve kishte vetëm pak kohë që kishte dale nga burgu. Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, më datë 28 shtator 2012, e ka dënuar me 5 vjet burg dhe 1,5 milionë lekë gjobë në mungesë, për shtrëngim me anë të kanosjes për të përfituar.

Vendoste gjoba ndaj bizneseve-Feta Metaj  u ndalua më 26 qershor 2011 për tre gjoba të vendosura ndaj punonjësit të një kompanie private në Shkozet, ndërsa i bënte presion për gjobën e katërt 750 mijë lekë. Ish kryekontrollori i Parkut të Autobusëve në Durrës, akuzohej se kishte detyruar një 24­vjeçar t’i jepte 750 mijë lekë.

Mataj, i lindur në Tepelenë dhe banues në Lagjen Nr. 15 të qytetit të Durrësit, ishte denoncuar nga shtetasi A.D., i cili kishte deklaruar para forcave të rendit se ishte kërcënuar me jetë nga 29 vjeçari Mataj (në vitin 2011 Mataj ishte 29 vjeç) nëse nuk i jepte shumën e kërkuar.

Ish-punonjësi i bashkisë i përfshirë në protestën e 21-janarit-Feta Mataj njihet si person me precedent penalë të mëparshëm. Në vitin 2009 është arrestuar si sekser në një çështje korrupsioni me funksionarë të Bashkisë së Durrësit. Më pas, në protestat e 21 janarit, Mataj rezultoi si një ndër personat që kundërshtuan me dhunë forcat e policisë. Ai u arrestua më 30 janar, por u la për t’u hetuar pozicioni i tij në ngjarjet e 21 janarit në gjendje të lirë.//

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Romeo Gurakuqi kujton rrëzimin e bustit te Enver Hoxhës ne Shkoder

0

Nga Romeo Gurakuqi

Te dashur

Bashkeqytetare te Shkodres dhe krahines se saj qe jetoni ne emigracion,

Sot,27 vite pasi djemte dhe vajzat e Labiatise rrezuan bustin e Diktatorit Stalin dhe nxoren jashte nga selia e PPSh ne Shkoder, mbetjet e fundit te tentakules lokale te ish Bllokut, ne perfitim te rrethanave te mungeses suaj ne Shkoder dhe Shqiperi, vendi juaj riskon te shohe serish instaluar nje qeveri dhe perfaqesi te njejte me ate qe rrezuan Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka, Nazmi Kryeziu, Rin Monajka e mijera pasues te tyre te qytetit e krahines.

Jo vetem kaq, por Edi Rama dhe nukli i PPSH ne prapaskene te PSSH, synojne me e lane jashte perfaqesimit ne Parlament, ne Institucione, nd Administrate, ne Diplomaci, gjysmen e Shqipnise, Shqipnine e pa lidhur kurre me Komunizmin, veriun e shtypur per dekada nen thundren e reparteve policore te Batalioneve te Sigurise se Nenshtrimit.

Uzurpimi i institutit te zgjedhjeve te lira, shkaterrimi i kushteve te barazise zgjedhore, i shperndarjes se barabarte te njesive zgjedhore ne territor, shmangia nga votimi e votuesve te Shqiperise Veriore te boshatisur nga mosfinancimi sistematik prej popullsise, zhbalancimi i kolegjeve elektorale dhe bashkive sipas ndarjes se re administrative, krijimi i nje regjistrimi ilegal te dhenash qe shkelin privacy, etj., te gjitha keto perfshihen ne teresine e metodave te procesit te uzurpimit te pushtetit, qe jane perdorur per te ndertuar skemen e sotme instaluese. Kjo skeme po perkryhet ne keto ore, permes nje mekanizmi te pilotimit te perfaqesise, qe nuk e kemi pare qe nga koha e kongreseve te diktatoreve Hoxha dhe Alia.

Por uzurpimi, vellezer e motra, eshte vetem njera ane: shoqeria jone, nen thundren e nje sistemi te heshtur diskrimimi selektiv dhe te studiuar, po vuan edhe nga nje akomodim, nje pajtim shumefaqesh dhe i pershkallezuar me uzurpatorin e institucioneve shteterore dhe nje proces bashkepunimi me ate, qe segmente te caktuara te shoqerise, te blere nga paraje ilegale, afiniteti ideologjik, po ua ofrojne kastes pushtetmbajtese te paketes financiare te vendit.

Shkodra juaj, nje qytet dhe krahine e urryer per Kasten e Nomenklatures se Larte, asht ne prag te nenshtrimit te skenari te ngjashem ne thelbin rezultativ me ate, qe dikur ia hoqi rolin primar ne Shqipni, duke i shkaterruar Eliten ne Murin pas Varrezave te Rrmajit.

Sot ata nuk mund te bejne te njejten gje, por munden me e lane pa za, pa peshe, pa ekonomi, pa nje rol kryesor ne institucione dhe ne arsim e dije. ata si gjithmone po gjejne menyra me ia vu makiazhin “pluralist,” qe dojne Shkodres dhe Veriut te Shqipnise. Mos harroni ditet kur ne muajin nentor dhe dhjetor 1990 therrisnin nje nga nje kryetaret e familjeve shkodrane ne komitetin e partise, per t’u perfshi ne pluralizmin e pilotuar, qe iu refuzua nga eterit tane. Sot kjo gje fatkeqesisht nuk po ndodh, ndaj kerkohet ndihma juaj per te abstenuar demonstrativisht ne procesin ne makiazhin e pluralizmit te organizates narkomane, te njeriut te deformuar ne shpirt, zemer dhe mendje.

Mbyllur ne bunkerin e Surreit, per ate ekziston vec femija i tij dhe vec pak prej femijve te rrethit te tij. Femijet e Rilindjes jane vec pjese e dekorit te pushtetit per t’u perdorur per strukturat e AgjitProp-it, te drejtuar nga nxenes te Gebelseve se Tiranes.

E na jena mesue ne Shkoder, me e dashte lirine, e shqiptarin njelloj. Diviza jone ka qene pergere”Gegë e Toskë, Malsi jallia, janë nji komb m’u da s’duron, fund e maje nji a Shqipnija, e një gjuhë t’gjithë na bashkon”.

Por per fat te keq, kjo divize e shqiptarit atdhetar, nuk ka qene kurre pjese e sundimtareve te kuq dhe mavi te Tiranes.

Sot, pasuesit e nomenklatures ndodhen ne fazen e fundit te nxjerrjes jashte edhe te pjeses se mbetun te asaj bote shqiptare qe mendon me krijue nje Shqipni per te gjithe, ne paqe, ne harmoni dhe per me e ba vend te kthyeshem per ju bashkeqytetaret tane qe jetoni me mendje ne Shqipni dhe ne Shkodren tone te dashtun, qe e kane vu ne targetimin e shkaterrimit.

Une nuk mendoj se asht e ndershme qe te pranohet dhe te lejohet qe pas sa e sa brezash te lane pa shkolla para nesh, pas mijera familjesh shkodrane te internueme, te bashkemoshatareve tane te vrame barbarisht ne kufi, sundimtaret pas EDI Rames te krijojne ne Shkoder, makiazhin e perfaqesimit parlamentar te Shkodres ne Shqipni.

Vullneti jone, i juaji qe jeni ne USA, UK, Germany, Itali, Greqi, Zvicer, Austri etj., dhe jetoni me mendje ketu, dhjetra mijera shkodraneve te detyruem me ike prej qytetit te tyre te zemres, nuk duhet te shkelet dhe dhunohet ne kete menyre.

Ne nuk duhet ta lejojme kete. Ne kerkojme ndihmen tuaj ne ShBA per te nderhyre fuqimisht dhe mencurisht prane State Department and White House, per te ndale cmendurine e perfaqesuesit te Nomenklatures se Re te te Njejteve lyer me kanabis.

Dhe kete nuk e bejme per te ricikluar askend, por per te ndertuar nje te ardhme te ndershme, te drejte dhe ne paqe.

Keto dite po shfletoja nje kerkese per ndihme te dhjetorit 1944:Dy oficerë britanike te SOE u takuan aso kohe dhe folën me qytetarë shkodranë: një piktor, një shegert dyqani, një murgeshë, punëtorë, një tregtar tekstilesh, një drejtor shkolle, një pronar hoteli, një librashitës, një rrobaqepës” dhe të gjithë i thanë: “Ne nuk mund të vazhdojmë më kështu, pse britanikët nuk vijnë këtu?”. Dhe ky mesazh u transmetua në Londer me 11 janar 1945. Koha trathtisht na u perserit pas 70 vitesh:

Sot ne Vellezer e Motra: Jemi duke ju pritur ju qe te na ndihmoni. JU BASHKEQYTETARET SHKODRANE NE USA! VETEM SYRI I KTHYER DREJTEPERDREJTE I QEVERISE SE SHBA MBI KREUN E KASTES SE KUQE TE TIRANES, MUND TE NDALE CMENDURINE QE PO ORVATEN TE IMPLEMENTOJNE.

Zgjedhjet ne Shqiperi duhet te zhvillohen, por ato zgjedhje nuk mund te garantohen nga instaluesit e zhbalancimit, percarjes dhe trafikimit.

Ju nuk duhet ta leshoni popullin e mbetur ne vendin tuaj pa perkahje, ne duart e brumatrices se nje njeriu te pashpirt qe gezohet kur dhunon.

360° Gradë -BASHA RAMA SHKON NË KONGRES ME NJË BILANC ZERO TË PREMTIMEVE TË MBAJTUARA

0

Kryetari I Partise Demokratike Lulzim Basha ftoi sot qytetaret e cdo lloj bindje politike ti bashkohen protestes se thirrur nga opozita ne 13 maj ne Tirane. Basha tha se ka rendesi jetike per vendin garantimi I zgjedhjeve te lira , te kercenuara sipas tij nga krimi I veshur me pushtet.

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Kishin 90 kg hashash në banesë, arrstohet greku dhe shqiptarja në Selanik

0

Policia greke ka arrestuar një grek dhe një shqiptare në Selanik me 90 kg hashash dhe të tjera lëndë narkotike.

Shqiptarja 31 vjeçe nuk kishte leje qëndrimi në në Greqi.

Pas një kontrolli nga policia në shtëpinë ku jetonte 39-vjeçari nga Greqia u gjet lënda narkotike e paketuar dhe e përpnuar.
Të arrestuarit kanë pasur në shtëpi edhe gjysmë kg kokainë dhe rreth 400 gramë të një lënde narkotike ende të panjohur, që përdorej për përzierjen me kokainën.

Polica ka konfiskuar gjithashtu edhe një pistoletë, 70 fishekë, një makineri prese, 2 peshore elektronike, telefonë celularë, një makinë dhe 3.500 euro.

Shefi i OSBE-së: Nuk kam ardhur të komentoj situatën politike

0

Shefi i OSBE-së, Peter Tejlor mbajti një konferencë me mediat, ku foli për rolin e OSBE-së në zgjedhje.

Tejlor ka thënë se OSBE do ketë vetëm rol monitorues. Ai shtoi se vëzhgues do të ketë dhe para zgjedhjeve.

Tejlor nuk preferoi të komentonte situatën politike, pasi tha se ka ardhur për monitorim.

Nuk jemi këtu për të komentuar situatën politike por për të parë nëse procesi është transparent apo do të respektohen standardet europiane”, tha Tejlor. 

Një 65-vjeçar humb jetën në bulevard

0

Mbrëmjen e djeshme, në bulevardin kryesor në Tiranë ka humbur jetën një 65-vjeçar me inicialet S. LL.

Kjo ngjarje ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:20. Edhe pse i moshuari u dërgua në spital nuk mundi të mbijetonte.

Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrore.

INSTAT: 30% e të rinjve në Shqipëri, as në punë dhe as në shkollë

0

Në vitin 2016, të rinjtë e moshës 15-29 vjeç as në punësim e as duke ndjekur shkollën apo ndonjë formim profesional përbëjnë 30,0% të të rinjve gjithsej, raportoi INSTAT në një studim të plotë që i bëri zhvillimeve në tregun e punës për vitin 2016.

Në këtë grup, 39,2% e të rinjve janë të papunë. Pjesa tjetër janë jashtë tregut të punës për arsye se janë të dekurajuar (13,1 %), ose duke përmbushur detyra dhe përgjegjësi familjare (20,0%), ose për arsye të tjera (27,7%).

Duke krahasuar të rinjtë që janë as të punësuar, as në shkollë apo trajnim profesional sipas gjinisë dhe statusit të tyre në tregun e punës, vihet re se meshkujt janë më aktivë në treg sesa femrat (50,6% e meshkujve janë në kërkim të një pune dhe të gatshëm për të punuar, ndërsa te femrat kjo përqindje është 28,4%).

Sipas të dhënave të INSTAT, forca e punës në grupmoshën 15-29 vjeç përbëhet nga 651 mijë persona. Nga të cilët, mbi 31 mijë persona janë vetëm me arsim fillor, 259 mijë me arsim 8-9-vjeçar, 237.2 mijë me arsim të mesëm dhe 124 mijë me arsim të lartë.

Shkalla e papunësie në këtë grupmoshë ra në 28,9%  nga 33,2% që ishte me 2015. Rënia vjen për shkak të reduktimit të forcës së punës për këtë grupmoshë me rreth 40 mijë persona në krahasim me vitin 2015.

Shifrat tregojnë se në grupmoshën 15-29 vjeç, rreth 26 mijë persona janë të dekurajuar, për t’u integruar në tregun e punës.

Shkalla e punësimit në këtë grupmoshë është 32%. Qarqet me punësimin më të lartë të rinjve në vitin 2016 ishin Berati, Elbasani dhe Gjirokastra. Ndërsa qytetet e Lezhës, Kukësit ofruan mundësitë më të paktë për të punësuar të rinjtë e moshës 15-30 vjeç.

Marrë nga Monitor.al

Makina me 5 persona bie në liqenin e Shkopetit, një person në gjendje të rëndë

0

Një makinë ra në liqenin e Shkopetit pasi doli nga rruga dhe Policia ka arritur ta nxjerrë makinën me 5 persona.

Policia raporton se brenda në makinë ndodheshin 5 persona të së njëjtës familje, ndërsa njëri prej tyre është në gjendje të rëndë dhe po dërgohet me urgjencë drejtë spitalit.

Të aksidentuarit janë anëtarë të familjes Shehu nga Bulqiza.