Ballina Blog Faqe 9426

Operacion masiv antidrogë në Berat, sekuestrohen 1.5 ton lëndë narkotike

0

Drejtori e Policisë së Beratit ka zhvilluar ditën e sotme një operacion masiv antidrogë.

Nga kontrolli i ushtruar në fshatin Përparim si dhe në rrugën nacionale Poliçan-Bogovë janë sekuestruar deri më tani rreth 1.5 ton drogë.

Ndërkohë, për drogën e sekuestruar janë shoqëruar në komisariaton e Beratit 6 persona si dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Në rrugën nacionale Poliçan-Bogovë, si rezultat i zhvillimit të operacionit, është gjetur e braktisur një  sasi e konsiderueshme lënde narkotike e futur në thasë, si dhe pjesa tjetër është gjetur nga kontrolli i ushtruar në 3 banesa.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Manjani refuzon të jetë pjesë e listës së kandidatëve të LSI-së

0

Me anë të një statusi në Twitter, Ylli Manjani ka refuzuar të jetë pjesë e listës së kandidatëve për LSI-në për zgjedhjet e 18 qershorit.

Në postimin e tij Manjani shkruan se është në listë por jo për deputet.

“Jam propozuar për listë e jo për deputet! LSI vijoj t’i jem mirënjohës, por politika bëhet edhe si qytetar i lirë! Këtë kam bërë gjithmonë!”, shkruan Ylli Manjani.

 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Lista e deputetëve të LSI-së në Tiranë

0

Kryetari aktual i LSI-së, Ilir Meta në një dalje për mediat ka publikuar dhe listën e deputetëve të LSI-së në Tiranë.

Emrat e tjerë do të bëhen publikë më vonë në një deklaratë të plotë të LSI-së.

Emrat e LSI-së për Tiranën:

Klajda Gjosha

Kejdi Mehmetaj

Floida Kërpaçi

Endrit Brahimllari

Luan Rama

Klevi Pojana

Ardit Çela

Erjona Xhixha

Ylli Shehu

Edmond Rrushi

Ralf Gjoni

Rea Toptani

Adela Karapici

Petrit Vargu

Fjona Dani

Fatos Kaja

Kristi Xherahu

Nga 36 emra të kandidatëve, 19 prej tyre janë nga  LRI.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Presidenti i Malit të Zi uron Metën: Zgjedhja juaj në të mirë të Shqipërisë dhe stabilitetit në rajon

0

Presidenti i zgjedhur Ilir Meta, vazhdon të marrë urime për detyrën e tij të re.

Ditën e sotme, Presidenti i Mailit të Zi, Filip Vujanovic ka uruar Metën duke u shtuar se zgjedhja e tij si President forcon stabilitetin dhe bashkëpunimin në rajon.

Jam I bindur se zgjedhja juaj ne interesin me te mire te Shqipërisë, dhe forcimit të stabilitetit dhe bashkëpunimit ne rajon. Shfrytëzoj rastin te shprehe respektin për marrëdhëniet përmbajtjesore te Malit te Zi dhe Shqipërisë. Bashkëpunimi jone, gjithmonë ne rritje, bazohet në miqësinë tradicionale dhe interesin e përbashkët për përparimin e shteteve tona dhe arritjen e prosperitetit te qytetareve. Ne këtë fryme, deshiroje te njoftoje gatishmërinë personale përkushtimit te forcimit te lidhjeve ne mes te shteteve tona, bashkëpunimit në kuadër te NATO-s dhe përshpejtimin e integrimeve Evropian”, është shprehur Vujanovic.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Mediu në SHBA / Senatori Mike Lee: Zgjedhjet pa opozitën janë të papranueshme dhe kthim prapa

0

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu po zhvillon një vizitë disa ditore në Washington DC ku ka zhvilluar takime në Senat dhe në Kongres si dhe do ketë takime me përfaqësues të Shtëpisë së Bardhë dhe Departmentit Amerikan të Shtetit.

Në ditën e parë të vizitës Mediu takoi Senatorin Mike Lee, i cili premtoi se ata do të ndjekin me vëmendje situatën në Shqipëri dhe çështjet zgjedhore, dhe situatën e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Departamentin e Shtetit, theksoi ai dhe do të këmbëngulim së bashku që Shqipëria të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe një qeverisje që garanton besimin e qytetarëve shqiptarë për zgjedhje të lira. Zgjedhjet pa opozitën do të jenë të papranueshme dhe një kthim prapa”, tha senatori Lee.

Ndërkohë, Mediu zhvilloi dhe një takim me Kongresmenin Steve King, i cili do të vizitojë Shqipërinë së shpejti, King theksoi se jo vetëm qe zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe të ndershme, por besimi i qytetarëve në to përbën themelin e demokracisë.

Po ashtu, në vazhdën e takimeve Mediu zhvilloi një mëngjes pune në Kongres me kongresmenët Jeff Forrtbery, John Moolinar dhe Robert Aderholt, të cilët theksuan se mbështetja që iu dha Shqipërisë nga SHBA për t’u bërë vend anëtar i NATO-s, u bazua mbi një shtet që duhet të funksionojë në mënyrë demokratike, një vend dhe qeveri që respekton vullnetin e qytetarëve për zgjedhje të lira, dhe lufton krimin dhe korrupsionin.

Zhvillimet në drejtim të kundërt të Shqipërisë janë të papranueshme dhe përpara kësaj situate të rënduar politike kërkohet dialog me opozitën dhe të ndertohen kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Takimet vazhdojne në Kongres dhe në Departmanetin e Shtetit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Aleati i Ramës: LSI-ja doli jashtë loje

0

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi, në një intervistë në News24, deklaroi se pas zgjedhjes së Ilir Metës president, PS nuk ka më nevojë të qeverisë me LSI-në.

Në fjalën e tij, Gjinushi u shpreh se zgjedhja e Metës si President ishte një skenar i përfolur dhe më parë, por jo për tani.

Më tej, Gjinushi shtoi se gjithashtu PD mbeti jashtë loje për zgjedhjet, dhe tashmë PS nuk ka më nevojë për LSI-në.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Forcat Shqiponja shpëtojnë 80-vjeçarin që tentoi të mbytej në Liqenin artificial (video)

0

Një ngjarje e pazakontë ka shoqëruar ditën e sotme qytetarët në parkun e Tiranës, ku një 80-vjecar ka tentuar të mbytej në Liqenin Artificial.

Pas raportimin të bërë në polici, forcat Shqiponja kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes duke i ardhë në ndihmë shtetasit M.Bona me mjete rrethanore, dhe duke e nxjerrë atë nga uji.

Autoritet thonë se ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet që e kanë çuar 80-vjeçarin të ndërmarrë këtë hap. Ndërkohë ato po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Monika Kryemadhi: Metës i uroj kthjelltësi, do të pëlqeja Vasilin apo Daden për President

0

Në prononcimin e saj të parë si “Zonja e Parë” e Shqipërisë, ajo ka thënë se e votoi të shoqin si deputete e thjeshtë dhe se termi “Zonja e Parë” në Kushtetutë nuk ekziston.

Ajo ka shkuar më tej ku thotë që nuk e ka uruar ende Metën dhe se do të pëlqente më shumë Petrit Vasilin apo Arta Daden si President. Për të shoqin ajo tha se i uron “kthjelltësi, mençuri që pozicionin të cilin ai e mori ta bëjë ashtu siç duhet bërë”.

Akoma se kam uruar se nuk jam e kthjellët për çfarë ndodhi. Mendoj se vendi ka nevojë për stabilitet dhe garanci për të mos u bërë Shqipëria dhe Maqedonia. Dhe ju nuk do të ishit të kënaqur që gazetarët të ngelin në parlamentin shqiptar herë pas herë si në parlamentin maqedonas. Unë do ti uroj që ti japë Zoti kthjelltësi, mençuri që pozicionin të cilin ai e mori ta bëjë ashtu siç duhet bërë. Shqipëria ka nevojë për shumë stabilitet dhe zhvillim të fuqishëm ekonomik. Ka nevojë për një stabilitet politik. Mua do të më pëlqente Petrit Vasili dhe Arta Dade, por nganjëherë pakica i nënshtrohet shumicës”, – tha Monika

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Skandal / AKU gënjeu që i kishte bërë analizat e mishit brazilian

0

Emisioni investigativ “BOOM” ka denoncuar mbrëmjen e sotme se AKU-ja, nuk ka bërë asnjë analizë për mishin e viçit dhe fileton e pulës që vjen nga Brazili, ndonëse 3 ditë pas skandalit ajo doli në një deklaratë për shtyp ku tha se produktet e ardhura nga Brazili janë brenda standardeve.

Sipas BOOM, AKU-ja ka bërë analizat vetëm për pulat, fileton dhe bërxollën e gicit, por në kohën kur ajo doli në deklaratë nuk kishte dalë ende asnjë përgjigje të analizave. Po ashtu duhet thënë se deri më sot për produktet në fjalë ende skanë dalë të gjitha përgjigjet e analizave.

Monstrat po analizohen për patogjenet Escherichia coli dhe Salmonella spp. Ju vëmë në dijeni se ndërkohë ka mbaruar analiza për Escherichia colin ku 15 njësi të analizuara kanë rezultuar brenda normave të lejuara, ndërsa janë në proçes analizimi për patogjenin Salmonella spp. Plotësimi i raportit të monstrës kryhet në përfundim të treguesve të kërkuar për këtë analizim”, – ka deklaruar AKU-ja për gazetarët e interesuar.

Për më shumë ndiqni denoncimin me video:

Emisioni "BOOM", (pjesa e parë, 28 prill 2017)

BOOM: AKU s’bëri analiza për fileton e pulës dhe mishin e viçit nga Brazili (pjesa e parë, 28 prill 2017)A do të drejtojë Meta fushatën e LSI? “Më 23 korrik dorëzoj teserën”http://www.oranews.tv/vendi/a-do-te-drejtoje-meta-fushaten-e-lsi-me-23-korrik-dorezoj-teseren/

Gepostet von Ora News am Freitag, 28. April 2017

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Djali i kryeministrit Rama mbështet Metën si President. Ky është komenti i tij

0

Komenteve ndaj zgjedhjes së kryetarit të LSI-së, Ilir Meta, si Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë, u është bashkuar edhe djali i kryeministrit Rama, Grigori.

Me anë të një poasimi në rrjetet sociale, Grigor Rama shprehet se Meta do të jetë një President i pëqyer nga të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit.

Ky është postimi i tij:

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx