Ballina Blog Faqe 9425

Bulqizë / Kapet 105 kg marijuanë në kufi me Maqedoninë, trafikantët qëllojnë me armë

0

Një sasi prej 105 kg lëndë narkotike është sekuestruar nga policia kufitare në Bulqizë.

Policia ishte vënë në ndejekje të një motorri dhe një automjeti të cilët më pas u ndaluan dhe i janë gjetur dhe sekuestruar 4 thasë me lëndë narkotike e cilësuar marijuanë.

Nga operacioni kanë rënë në pranga Ridjan Miftari 26 vjeç banues në Bulqizë i cili ishte drejtuesi i automjetit ku po transportohej lënda narkotike, si dhe B.I. 17 vjeç banues në në ZLL-Strikçan, Zerqan i cili ishte pasagjer në automjet.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim e A.XH, dhe B.O.

Grupi hetimor sekuestroi 105 kg lëndë narkotike marijuanë, automjeti tip “Fiat”, si dhe dy telefona celularë.

Rreth orës 23.30 në zonën kufitare Viçisht (territor i Bulqizës-kufi me Maqedoninë), shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë patrullimit në  kufirin e gjelbër   kanë konstatuar një motor dhe një automjet që po lëviznin me shpejtësi  në drejtim të kufirit me Maqedoninë. Policia ka tentuar të ndalojë motorrin dhe më pas automjetin por nuk ka mundur pasi janë larguar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e  punonjësve të patrullës  së Policisë Gjatë momentit të largimit me shpejtësi, dyshohet se pasagjeri i motorit ka qëlluar me armë zjarri në ajër”, informon Policia e Shtetit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Pasi foli për çështjen e shqiptarëve të Iliridës deputetja Mesila Doda merr mesazhe kërcënuese

0

Me anë të një postimi në Facebook, deputetja Mesila Doda ka denoncuar disa mesazhe kërcënues që i kanë ardhur në adresën e saj në Facebook.

Në postimin e saj të shoqëruar me foto të mesazheve të cilat janë në gjuhën maqedonase dhe angleze, deputetja shkruan se pasi ka folur për cështjen e shqiptarëve të Iliridës ka marrë dhjetra mesazhe kërcënuese.

Pasi publikoi mesazhet kërvcënues, deputetja shkruan:

Kur keto guxojne te kercenojne nje deputete shqiptare qindra kilometra larg shtetit te tyre, mendoni se çfare presioni dhe dhune jane te detyruar te durojne shqiptaret e Ilirides atje nga kafshe mbushur me urrejtje dhe dhune.
Sa per dijenine tuaj shprehje te tilla dhune ekstreme nuk bejne asgje tjeter perveçse me bindin ne drejtesine e kauzes se shqiptareve te Ilirides.

https://www.facebook.com/mesila71/posts/10155189847620690

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Monika Kryemadhi pritet të zgjidhet zv/kryetare e LSI-së

0

Monika Kryemadhi synon që pas largimin të Ilir Metës nga kreu i LSI-së dhe vendosjes së Petrit Vasilit si kryetari i saj të bëhet zv/kryetare.

Javën e ardh pritet të mblidhet dhe Konventa Kombëtare e LSI-së ku do të zgjidhet dhe kryetari dhe zv/kryetarin e ri të kësaj partie.

Burime për Ora News bëjnë me dije se javën e ardhshme zgjidhet kryetari i ri i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Kryetari i derimëtanishëm i kësaj partie, Ilir Meta është zgjedhur President i Republikës të premten që lamë pas, ndërsa postin e merr zyrtarisht më 24 korrik.

Sipas Kushtetutës, Presidenti i Republikës nuk mund të mbajë asnjë post tjetër, ndërsa Meta ka deklaruar se do të dorëhiqet nga posti i kryetarit të Partisë, duke ia lënë drejtimin përkohësisht partisë, nënkryetarit Petrit Vasili.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -PRESIDENTI I ZGJEDHUR ILIR METAJ U TELEFONUA NGA TSIPRAS

0

https://youtu.be/4pyR_0eJ9VU

Presidenti i zgjedhur Ilir Metaj u telefonua sot paradite nga Kryeministri i Greqise Alexis Tsipras, i cili e përgezoi dhe e uroi për zgjedhjen në detyrë e lartë të Presidentit të Republikes.

Edhe Kryetari i Aleancës Progresiste të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian, z. Gianni Pittella e Anëtari i Parlamentit Evropian dhe Reporter për Shqipërinë në PE z. Knut Fleckenstein, i kanë dërguar një mesazh urimi.

Kryeministri Tsipras shprehu besimin se Presidenti, z. Meta, do të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe të cilat kanë një rëndësi të veçantë jo vetëm në nivelin dypalësh, por edhe në atë rajonal.

Te dy interlokutoret diskutuan për situatën në rajon dhe nënvizuan se mbetet shumë i rëndësishëm forcimi i stabilitetit dhe rritja e bashkëpunimit rajonal

Presidenti i zgjedhur, z. Ilir Meta, e siguroi Kryeministrit e Greqisë se do të vazhdojë të kontribuojë në forcimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe, në të mirë të dy vendeve, por edhe të rajonit tonë” 

Pittella në mesazhin e tij dha përgëzimet për Presidentin e zgjedhur z. Ilir Meta duke i uruar sukses dhe mbështetje në detyrën e re.

Ndërsa z. Fleckenstein e uroi z. Meta për detyrën e re duke shprehur besimin e tij në rolin e tij si President i Republikës së Shqipërisë” informon zyra e shtypit.//

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -META DREJTIMI I LSI I KALON PETRIT VASILIT

0

Nga nesër Ilir Meta nuk do të jetë më në drejtimin e LSI-së, por te gjitha funskionet do ia kalojë Petrit Vasilit, aktualisht nënkryetari i kësaj partie. Gjate nje conference per shtyp Meta paraditen e sotme ka bere te ditur dhe emrat e perzgjedhur per deputete.

I pyetur nese ai do ishte akoma I gatshem per nje takim me kreun e opozites Basha, Meta u shpreh se ai eshte gjithmone I gatshem per ta takuar ne cdo moment.

Meta nuk do te jete me kryetar I Lsi., pasi vetem nje dite me pare ai ishte emir I vetem I cili arrit te merrte 87 vota per tu zgjedhur president I republikes, post qe do ta marre ne date 24 korrik.

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -KQZ 29 PRILLI AFATA I FUNDIT PER REGJISTRIM

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar diten e sotme se, në bazë të nenit 67 të Kodit Zgjedhor, afati i regjistrimit të listave shumëemrore të kandidatëve të partive politike, të regjistruara si subjekte zgjedhore për zgjedhjet e datës 18 qershor 2017 është “jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve”. Bazuar në rregullimin e mësipërm ligjor dhe në praktikën shumëvjeçare të KQZ, afati 50 ditë përpara datës 18 qershor 2017 korrespondon me datën 29 prill 2017. Afati 50 ditor para ditës së zgjedhjeve referuar nenit 125 të Kodit Zgjedhor, llogaritet duke përjashtuar ditën e zgjedhjeve. Kjo mënyrë përllogaritje e afateve është tashmë një praktikë e ndjekur në të gjitha proceset zgjedhore të mëparshme dhe është zbatuar edhe në lidhje me përcaktimin e datës 10 prill 2017 si data e fundit për regjistrimin e subjekteve zgjedhore që do të marrin pjesë në zgjedhjet e datës 18 qershor 2017, apo të datë 19 prill, si data e fundit për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore. Data 29 prill, si data e fundit për regjistrimin e listave shumëemrore të kandidatëve të partive politike pjesmarrëse në zgjedhjet për Kuvendin 2017 është datë e deklaruar prej kohësh dhe e pranuar publikisht me veprime konkludente nga të gjitha forcat politike në vend, disa prej të cilave kanë edhe përfaqësues të përhershëm në mbledhjet e KQZ. Ndersa dy forcat e koalicionit qeverises Partia Socialiste dhe Levizja Socialiste per Integrim duket se I kane vendosur tashme emrat e kandidateve per deputete per legjislaturen e ardhshme, ende nuk ka asnje njoftim per emra konkrete nga partia Demokratike.

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -BERAT KAPEN 1.5TON KANABIS

0

 

Një operacion masiv antidrogë po kryhet në fshatin Përparim, të Njësisë Administrative Bogovë, si dhe në rrugën nacionale Poliçan-Bogovë, ku jane sekuestruar rreth 2 ton kanabis.

Policia informon se në tre banesa është sekuestruar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike.

Gjithashtu në rrugën nacionale Poliçan – Bogovë, si rezultat i zhvillimit të operacionit, është gjetur e braktisur një tjetër sasi e konsiderueshme lënde narkotike e futur në thasë.

 Në banesën e parë është gjetur një kamionçinë e ngarkuar  plot me thasë me lëndë narkotike.Në banesën e dytë janë gjetur rreth 50 thasë me lëndë narkotike.Në banesën e tretë rreth 15  kg lëndë narkotike.Në rrugën nacionale Skrapar-Bogove rreth 133 thasë me lëndë narkotike. Pesha në total mund të arrijë rreth 2 ton”, informon policia e shtetit.

Policia ka shoqëruar 6 persona, ndersa jane shpallur ne kerkim tre të tjerë. Operacioni vijon.///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

A gënjen KQZ-ja për afatet e regjistrimit të listave?

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur poshtë sot me një deklaratë për mediat, deklaratën e deputetit të PD-së, Oerd Bylykbashi se afati për të dorëzuar listat e kandidatëve për deputet ka skaduar.

KQZ-ja deklaroi:

Afati i regjistrimit të listave të regjistruara si subjekte zgjedhore është jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve. Afati korrespondon me 29 prill. Llogaritjet bëhen pa marrë si datë dita e zgjedhjeve, pra përjashtohet data e zgjedhjeve” deklaroi zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxha.

Një përllogaritje e thjeshtë kalendarike tregon se 50 ditë para zgjedhjeve pa marrë për bazë datën 18 qershor, data është 28 prill.

Nëse nga data 17 qershor zbresim në kalendar, afati i fundit është 28 prilli.

I këtij mendimi ka qenë vetë kreu i KQZ-së, Denar Biba i cili në një prononcim për Vizionplus në datën 9 prill ka thënë se partitë kanë dhe 19 ditë kohë. Pra data 28 prill.

Kronika e Vizionplus në 9 prill 2017:

Në këto kushte, 24 partitë opozitare, të drejtuara nga PD, kanë edhe 19 ditë kohë për tu bërë pjesë e garës elektorale të 18 Qershorit. Periudhë të cilën, në kulmin e debatit politik, mazhoranca dhe opozita mund ta shfrytëzojnë për gjetjen e zgjidhjes së krizës politike, çka do mundësonte dhe futjen e opozitës në zgjedhje,”-thuhet në këtë lajm.

 

Ndërsa sot, KQZ-ja e hedh poshtë këtë deklaratë me një tjetër përllogaritje.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Lista për deputetë të PS-së, cilët nuk do të kandidojnë dhe emrat e rinj

0

Sot kryesia e Partisë Socialiste do të mblidhet për t’u dhënë fund hamendësive rreth renditjes së kandidatëve në listat për zgjedhjet e 18 qershorit.

Në krye të listave qëndrojnë drejtuesit politikë të PS-së që kanë ndjekur nga afër organizimin elektoral të saj për këto zgjedhje.

Deputetët që mbetën jashtë

Valentina Leskaj

Besnik Bare

Ledi Shkreli

Luljeta Arapi

Bujar Çela

Namik Dokle

Tom Doshi

Mimoza Hafizi

Ben Blushi

Ilir Xhagolli

Vexhi Muçmata

Shkëlqim Cani

Artan Gaci

Esmeralda Shkjau

Klodiana Spahiu

Eduard Bejko

Alfred Peza

Ylli Ziçishti

Vladimir Kosta

Kandidatët për deputet që vijnë

Fadil Nasufi

Safet Gjici

Keti Bazhdari

Megi Ajtyresa

Alket Hyseni

Milva Ekonomi

Ardian Çela

Natasha Paço

Elisa Spiropali

Koli Bele

Ogerta Manastirliu

Elona Gjebrea

Sadri Vorpsi

Mirela Kumbaro

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Tsipras uron Metën: Meta do të forcojë marrëdhëniet dypalëshe

0

Paraditen e sotme, Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras ka zhvilluar një telefonatë urimi me Presidentin e zgjedhur Ilir Meta.

Nga biseda mes tyre mësohet se Tsipras ka shprehur besimin se Presidenti i zgjedhur do të kontribojë në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, që sipas tij kanë një rëndësi të veçantë si për dy vendet dhe për rajonin.

Ndërkohë, mësohet se Meta e ka siguruar Kryeministrin e Greqisë se do të vazhdojë në forcimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx