Ballina Blog Faqe 9424

Basha i përgjigjet Ramës: PD ka zgjedhur rrugën e saj…ja cfarë fshihet në listat e kandidatëve të PS

0

Kryedemokrati Lulzim Basha iu pergjigj “shenimit” qe kryeministri Edi Rama publikoi ne faqen e tij ne FB diten e sotme ne vend te “Komunikimit Javor”.

Basha shkruan se “e gjithë karriera e Edi Ramës është ngritur mbi blerjen e të gjithëve dhe çdo gjëje, të partisë, të aleatëve, të partnerëve, të bizneseve, të mediave, të shoqërisë civile. Me zhagen e lejeve të ndërtimit, të koncesioneve, të favoreve, të parave publike, Edi Rama ka blerë rrugën e tij deri në majën e pushtetit”.

Sipas Bashes, e vetmja që nuk ka blerë dot ndonjëherë Edi Rama ka qenë Partia Demokratike.

“Dje pasi mbylli edhe pazaret e fundit me ata që shiten dhe blihen, pasi bëri një listë kandidatësh me deputetë pasuria e të cilëvë e kalon edhe prodhimin kombëtar të Shqipërisë, Edi Rama kuptoi se prapë nuk mund të blejë dot pluralizmin dhe demokracinë, sepse demokratët e vërtetë nuk u shitën. Ndaj me dinakërinë e tij të zakonshme sot u shtir sikur ka hallin e Partisë Demokratike”, thekson Basha.

Sipas tij, Partia Demokratike ka zgjedhur lirinë, pluralizmin dhe demokracinë e vërtetë. “Kjo është kauza e drejtë, ky është shërbimi më i madh për popullin dhe për të ardhmen e Europiane të Shqipërisë. Partia Demokratike do të dalë më e fortë nga kjo betejë, ndërsa Shqipëria do të ketë Republikën e Re, të vërtetë dhe perëndimore”, thekson Basha.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rama nuk publikon “Komunikimin Javor”, në vend të tij ka këtë mesazh për PD-në dhe Bashën

0

Në ndryshim nga javët e tjera, kësaj here kryeministri Edi Rama nuk ka publikuar videon e zakonshme të “Komunikimit Javor” por një shënim të tijin në faqen zyrtare.

Në këtë shënim, Rama fajeson Lulzim Bashen se ka bere keq gjithcka ka prekur me dore, ndersa shton se 48 oret qe vijne jane afati i fundit para se PD te bjere ne humneren e veteshkaterrimit.

Ja cfare shkruan Rama:

SHËNIMI I DITËS
(në vend të Komunikimit të Javës)
Mbrëmë kemi regjistruar skuadrën e re përfaqësuese të Partisë Socialiste. Jemi plotësisht gati të nisim finalen e madhe të këtij mandati dhe hapim një kapitull të ri për Shqipërinë që duam. Me forca të ripërtërira. Me më shumë eksperiencë. Më shumë gjak të ri. Me vendosmëri ende më të madhe se katër vjet më parë.

Por ndryshe nga katër vjet më parë, kemi përballë jo një qeveri të diskredituar, po një opozitë të konsumuar. Të njëjtët njerëz që e çuan Shqipërinë në rrugën e rrënimit, po e çojnë Partinë Demokratike në rrugën e asgjesimit.

Unë vazhdoj ta kem thuajse bindje se Partia Demokratike do të ndalet mu në buzë të humnerës dhe do të kthehet për të hyrë në zgjedhje. Kudo ku ka marrë një gjë në dorë, Lulëzim Basha ka bërë një dëm të madh dhe kjo është e vetmja arsye që ma bën bindjen të paplotë.

Sot do të doja ta shpjegoja këtë gjatë Komunikimit Javor, por vendosa të mos e bëj. Dua ta lë Lulëzim Bashën të qetë në këto 48 orë të fundit, të cilat vendosin nëse Partia Demokratike do të marrë kthesën e shpëtimit apo do të tretet në humnerën e vetëshkatërrimit.

Mbetem natyrisht i gatshëm ta pres kryetarin e PD-së në çdo moment, për të negociuar rikthimin e partisë së tij në fushën e betejës demokratike të 18 qershorit. Përndryshe Partia Demokratike kështu siç e njohim, do të jetë më shpejt se vonë një kujtim i së kaluarës.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -ITALI ROMA HUMB DERBIN, MILANI MERR VETEM NJE PIKE

0

Dita e djele sjel dhe nje nga kampionet me te ndjekur ate Italian. Kamiponati eshte hapur me ndeshjen Atalanta- Juventus ku bardhezinjte qe kryesonin deri ne minute e 87-te nuk arriten te mbanin avantazhin duke e mbyllur ndeshjen ne barazim 2-2. Ndoshta pasi juventinet ne mesjave do te kene ndeshjen e Champion League me Monaco. Mesditen e sotme derbi roman ka sjelle humbjen e Romes, e cila eshte mundur nga rivalet e qytetit Lacio me rezultatin 1-3. Strakosha ishte nje pike e forte e ekipit bardh e blu ne fitoren e sotme. Milani I Montelles eshte ndalur ne trasferten e krotones me rezultatin 1-1, duke sjelle keshtu humbjen e vendit te gjashte nje vend shume I rendesishem per te marre pjese ne kupat e Europes. Kuq e zinjte ne tre javet e fundit nuk kane arritur ne te marrin ne asnje ndeshje piket e plota. Ndrekohe ne takimet e tjera Bologna fiton 4-0 me udinezen, Cagliari merr tre pike me Pescaren, Empoli rrihet ne shtepi nga Sasuolo 3-1, Chievo rreh Genovan ne shtepi 2-1, e Palermo dhe pse ne fund te tabeles merr tre pike duke mundur Fiorentinen ne shtepi 2-0.. Ne darke zikalterit e Interit kane nje takim shume delikat kunder Napolit ku per te dy skuadrat tre piket jane shume te rendesishme.

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -META ANGAZHIMI IM TAKIM ME BASHEN

0

Petrit Vasili do të mbajë postin e kryetarit të Lëvizjes socialiste për integrim. Kjo u bë e ditur nga Ilir Meta kryetar i kuvendit në detyrë, I cili le kete post pasi u zgjodh per te patur rolin e presidentit ne 5 vitet e ardhshme, vetem dy dite me pare.

Ne komunikim me gazetaret Meta u shpreh se synimi I tij eshte takimi me kreun e opozites Lulzim Basha per te arritur zgjidhjen e ngercit politik ne vend.

Ilir Meta prej viti 2004 qe kur krijoi Partine Levizja Socialiste per Integrim ka qene jo shpesh here personi I cili ka arritur te sheshoje ngercin politik ne momente te caktuara te politikes shqiptare, duke u bere protagonist kryesor ne zhvillimet me te rendesishme.

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -FINALIZOHET ME SUKSES OPERACIONI MASIV ANTIDROGË I KODUAR BOGOVA

0

Arrestohet në flagrancë 1 nga autorët e dyshuar si dhe  shpallen në kërkim 3 autorë të tjerë.

Në vijim të informacionit për operacionin masiv antidrogë të koduar “BOGOVA” , në bazë të një pune të mirëfilltë hetimore informojmë se:Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se në disa banesa në fshatin Përparim kishte lëndë narkotike, është organizuar dhe finalizuar operacioni masiv antidrogë “Bogova”.

Si rezultat i operacionit,  n ë fshatin Përparim në banesën e parë në pronësi të shtetasit Islam Zylyftari është gjetur një kamion i ngarkuar me bimë narkotike marijuanë ku pesha e lëndës  ishte rreth 820 kg.

Në banesën e dytë në pronësi të shtetasit V.Z (i shpallur në kërkim) janë gjetur 50 thasë me bimë narkotike marijuanë me peshë rreth 485 kg.Në banesën e tretë në pronësi të shtetasit M.Z (i shpallur në kërkim) është gjetur një sasi prej 5 kg.Po në vijim të operacionit janë gjetur të braktisura në rrugën nacionale Poliçan-Bogovë, në vendin e quajtur “Lëmi” 133 qese transparente (vakumi) me lëndë narkotike e dyshuar marijuanë me peshë rreth 576 kg.Sasia e lëndës narkotike e sekuestuar në total është 1888 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë.Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar gjithashtu 3 armë zjarri dhe 40 fishekë.

Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar në flagrancë shtetasi:

Islam Zylyftari 56 vjeç banues në Skrapar.

Si dhe janë shpallur në kërkim 3 shtetas të tjerë, konkretisht:

F.B 50 vjeç, banues në Përmet, ( pronari i kamionit)

M.Z 80 vjeç, banues në Durrës;

V.Z 62 vjeç, banues në Durrës;

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 283 dhe 278 të Kodit Penal.///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -BERAT GAZETARI ARSHIN XHEZO,NDEROHET PAS VDEKJES ME TITULLIN “NDERI I QYTETIT”

0

Gazetari,publicisti,redaktori dhe mësuesi beratas Arshin Xhezo është vlerësuar sot,pas vdekjes,me titullin e lartë “Nderi i Qytetit” të Beratit,qytetit ku ai u lind dhe u rrit. Pikërisht sot,pasi ka kaluar më shumë se 1-vit nga ndekja e tij,në ditën që do të përkonte me 70-vjetorin e lindjes së tij,familjarët e gazetarit marrin në duar këtë titull. Arshin Xheza është një nga emrat më të spikatur të gazetarisë shqiptare para viteve ’90. Kryebashkiaku i Beratit,Petrit Sinaj,duke vlerësuar veprën e gazetarit Arshin Xhezo,është shprehur se, si ai ka shumë figura të tjera nga qyteti i Beratit që nuk janë vlerësuar ende dhe ngelet detyra e insitucioneve përgjegjëse që ti prezantojnë dhe ti promovojmë

Pas dhënies së titullit me motivacionin:- ”Gazetarit të talentuar që ka spikatur në 3 dekada,duke shkuar pa u lodhur dhe pa llustër për pasqyrimin e të vërtetës jetësore,redaktorit elitar që j’u besuan vepra dhe krijime të autorëe më në zë shqiptar,mësuesit pasionant që frymëzoi dhe zgjoi tek shumë nxënës magjinë e të shkruarit dhe kjijimtarisë artistike”,bashkëshortja e tij, Lindita Xhezo,pasi ka falenderuar bashkinë,është shprehur se,Arshini e ka dashur shumë qytetin e tij te lindjes Beratin.

lerësime për gazetarin Arshin Xhezo ka përcjellë edhe profesori Shaban Sinani. Ai tha se,Arshini kishte një zotësi që shumë pak njerëz e kanë,kishte zotësinë për të rimenduar dhe në këtë mënyrë,me qortime dhe përmirësime, ai rishikonte,rivlerësonte dhe kontestonte edhe shkrimet e botimet e tij.

 

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Operacion antidrogë në Berat e Skrapar, kapen 1.9 tonë kanabis

0

Në Berat dhe Skrapar është zhvilluar një operacion masiv anti-drogë.

Sipas burimeve nga policia gjatë operacionit janë zhvilluar rreth 1.9 tonë kanabis dhe janë sekuestruar edhe 3 armë zjarri.

Një nga autorët e dyshuar si pronar të sasisë së kanabisit është arrestuar kurse 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.

I prangosuri është Islam Zylyftari kurse kanabisi është gjetur i fshehur në 3 banesa.

Njoftimi i policisë

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se në disa banesa në fshatin Përparim kishte lëndë narkotike, është organizuar dhe finalizuar operacioni masiv antidrogë ‘Bogova’.

Si rezultat i operacionit, në fshatin Përparim në banesën e parë në pronësi të Islam Zylyftarit është gjetur një kamion i ngarkuar me bimë narkotike marijuanë ku pesha e lëndës ishte rreth 820 kg.

Në banesën e dytë në pronësi të V.Z (i shpallur në kërkim) janë gjetur 50 thasë me bimë narkotike marijuanë me peshë rreth 485 kg.

Në banesën e tretë në pronësi të M.Z (i shpallur në kërkim) është gjetur një sasi prej 5 kg.

Po në vijim të operacionit janë gjetur të braktisura në rrugën nacionale Poliçan-Bogovë, në vendin e quajtur ‘Lëmi’ 133 qese transparente (vakumi) me lëndë narkotike e dyshuar marijuanë me peshë rreth 576 kg.

Sasia e lëndës narkotike e sekuestuar në total është 1888 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë.

Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar gjithashtu 3 armë zjarri dhe 40 fishekë.

Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar në flagrancë shtetasi:

I.Z 56 vjeç banues në Skrapar.

Si dhe janë shpallur në kërkim 3 shtetas të tjerë, konkretisht:

F.B 50 vjeç, banues në Përmet, ( pronari i kamionit)

M.Z 80 vjeç, banues në Durrës;

V.Z 62 vjeç, banues në Durrës;

 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Pinjollët e Rilindjes do na sjellin ‘erë’ Maqedonie

0

Politologu Denion Mejdani ka bërë një analizë lidhur me zgjedhjet e qershorit të këtij viti krahasuar me ato të katër viteve më parë.

Sipas tij, krahasuar me ato të katër viteve më parë ku në zgjedhje morën pjesë 66 parti, në këto aktuale janë regjistruar shumë më pak dhe prej tyre asnjë nuk vjen nga opozita.

‘U mbyll regjistrimi i listave te partive per zgjedhjet e 18 Qershorit. Ne 2013 konkuruan 66 parti. Per 2017 jane regjistruar vetem 12 parti. Mesa duket, sipas origjines, as dhe nje parti e vetme nuk vjen nga opozita. Mes te regjistruarave edhe Partia Komuniste qe, me perjashtim te disa viteve pas fillimit te tranzicionit politik, nuk mungon prej gjysem shekulli, Socialdemokratet e Gjinushit por tanime dhe te Doshit, Camet e Dodes dhe besnik te Qifes, LSI qe sot e tutje do te mbaje formalisht emrin e Vasilit, Socialistet me “internet” te Blushit, Bojaxhiu me Sfiden e dyte dhe MEGA me mbeshtetjen e atyre qarqeve qe i duhet gjithmone nje alternative ne loje, sigurisht pa harruar Topin e te tjere, qe ende nuk kuptohet nese iu bashkengjiten abstenimit apo ata qe nuk mblodhen dot firmat per tu regjistruar.’ shkruan Mejdani.

Më tej në analizën e tij, Mejdani shkruan se Partia Socialiste mbetet e njëjtë me Partinë e Punës dhe se pinjollët e saj po sjellin erë Maqedonie edhe në Shqipëri.

‘Ne kongresin e transformimit te PP-se ne PS, Dritëro Agolli, iu tha te gjithe atyre ne rreshtat e dyte se dhe ata nuk ndryshonin prej atyre te reshtit te pare apo te podiumit e mbeteshin te pareformueshem. Edhe tani, ne listen e fundit jane te perfaqesuar shume nga pinjollet e atyre rreshtave te atij kongresi, sipas nje Katovice alla Rilindje.A mund te jene keto zgjedhje model? Madje, sa dhe te ngulet kembe qe dhe te mbahen me cdo kusht ne 18 Qershor! A do te njiheshin ato, keshtu sic rodhen ngjarjet, nga OSBE-ODHIR e nderkombetaret? Era demokraci ka filluar te mos fryje me ne politike e media, se ajo ne shtet ka kohe qe nuk ndihet fare. Sot, çuditerisht, fati i Maqedonise, edhe mbas ngjarjeve te shemtuara ne parlamentin maqedonas, mund te duket me i mire, ne keto momente, po te krahasohet me ate qe na pret ne ditet, javet e muajt ne vijim ketu ne Shqiperine drejt politikes njengjyreshe, me Shqiperine pa perfaqesim te me shume se gjysmes se popullsise ne kuvend.’

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ish-ministri i Drejtësisë: Në zgjedhje duhet opozita, debati për listat i kotë

0

Ish-ministri i Drejtësisë, Manjani ka publikuar një status në ‘Twitter’ ku shkruan se debati për listat është i kotë, nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhje.

Sipas Manjanit votuesit nuk zgjedhin, por votojnë partinë, prandaj që të mos votohet vetëm me një parti duhet opozita.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zbulohet garazhi në Vlorë ku kanabisi rritej me energji elektrike

0

Policia e Vlorës ka zbuluar një mjedis që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet llampave elektrike.

Pas një pune hetimore disa ditore, Policia e Vlorës pas kontrollit të ushtruar në garazhin e një pallati 5-katësh të pabanuar në lagjen ‘1 Maji’ pranë zonës së quajtur ‘Plazhi i Vjetër’, ka gjetur brenda në këtë garazh një sistem elektrik të posaçëm me llampa që ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.

Shërbimet kanë gjetur kova të mbushura me pleh si dhe sasi të vogla mbetjesh me lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sattiva.

Gjithashtu, po në këtë ambient është gjetur dhe sekuestruar një mjet lundrues gomone me gjatësi 8.2 m, me dy motora të markës ‘Mercury’ me fuqi 250 CC secili si dhe një mjet tip ‘Fuoristradë’ i cili u gjet i lidhur me gomonen.

Në afërsi të mjeteve janë gjetur dhe sekuestruar 30 bidona plastikë të mbushur me karburant “benzinë” (në total rreth 800 litra).

Për këtë ngjarje, Policia ka shoqëruar 5 persona me të cilët po punon për zbardhjen e ngjarjes. Ndërkohë vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë për kapjen dhe arrestimin e autorëve si dhe të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal duke përfshirë firmën ndërtuese apo punonjës të OSHEE-së, përgjegjës për furnizimin e këtij objekti me energji elektrike.

https://www.youtube.com/watch?v=YwGV_D3z7-c

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx