Ballina Blog Faqe 9423

Prokuroria jep pretencën për të akuzuarit e Grabitjes në Rinas

0

Është dhënë sot pretenca nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, për personat lidhur me grabitjen në Rinas në shkurt të këtij viti

Prokuroria kërkon shërbim prove për rojet e “Jaguar Security” që kishin për detyrë të mbronin makinat e blinduara që transportonin paratë e një banke të nivelit të dytë në vend.

Për drejtuesin teknik të kompanisë së sigurimit, Fatmir Gapin, është kërkuar dy vite burg

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Manjani: Teza që rusët mbështesin opozitën, na hapi barkun! Kulmi…

0

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në Twitter lidhur me tezat që qarkullojnë në media se ka një ndikim rus mbi opozitën për të destabilizuar vendin.

Manjani shkruan se kjo është një tezë që tashmë ‘na ka hapur barkun’.

Postimi i plotë i Manjanit në Twitter:

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

PD-ja mbledh urgjentisht grupin parlamentar, pjesëmarrja e detyrueshme

0

Sot në orën 18:30 Partia Demokratike, do mbledhë grupin parlamentar në një mbledhje urgjente.

Mësohet se pjesëmarrja është e detyrueshme.  Pas kritikave të Bregut, Selamit dhe Topallit, Basha ka vendosur të mbledhë grupin.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Prokuroria kërkon sekuestrimin e super-pasurisë së Fatmir Kajollit

0

Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar konfiskimin edhe të tre shoqërive tregtare, të regjistruara po në emër të familjarëve të ngushtë të Fatmir Kajolli.

Ai akuzohet se i ka siguruar këto pasuri në bazë të të ardhurave të siguruara nga aktiviteti i tij i paligjshëm në Itali, ku rezulton se është dënuar 2 herë për veprat penale të  pjesëmarrjes në “Shoqatë kriminale, trafikim, prodhim dhe posedim të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe shkelje e ligjit për lëndët narkotike”.

Në bazë të aktit të ekspertimit, vlera e aseteve në pronësi, kryesisht të ish-bashkëshortes së Kajollit, Majlinda Çuko, arrin në vlerën e rreth 1.1 miliardë lekëve të reja.

Në bazë të hetimit pasuror, rezulton se vetëm një pjesë e vogël e pasurisë së familjarëve Kajolli, është përfituar në bazë të një kontrate shit-blerje. Konkretisht, rezulton se Majlinda Çuko ka blerë nga bashkëshorti i saj, Fatmir Kajolli, truallin me sipërfaqe 4500 m2 dhe ndërtesën me sipërfaqe 1686 m2, në vlerën 900.000 lekë.

Kjo vlerë shitjeje është shumë herë më e ulët se sa ka rezultuar nga një vlerësim i saj, i bërë nga vetë familjarët Kajolli, gjatë procesit për marrjen e një kredie. Sipas vlerësimit të realizuar nga ekspertë të zgjedhur prej familjarëve Kajolli, vlera e truallit dhe ndërtesës ishte 450.000 euro.

Po ashtu, Majlinda Çuko rezulton se ka blerë edhe pasurinë pyll, me sipërfaqe 580.000 m2, me vlerë 60.000.000 lekë.

Ndërsa, e gjithë pjesa tjetër e pasurisë, e cila llogaritet në rreth 1.5 milionë m2 katrorë pyje e tokë arë, rezulton se është e fituar nga Majlinda Çuko (Kajolli) në bazë të akteve të dhurimit.

Prokuroria për Krime të Rënda ka arritur të sigurojë provat e mjaftueshme se kontratat e dhurimit janë të gjithë të kryera në mënyrë fiktive. Këto prona, fillimisht janë përfituar nëpërmjet akteve të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nga një person, Q.D.

Ky person, në veprimet e tij me Agjencinë, është përfaqësuar ligjërisht nga ana e Fatmir KajolliT. Pasi ka regjistruar pronat në emrin e tij, Q.D. ka kryer veprime shit-blerje me disa persona të tjerë për pjesën më të madhe të pasurisë.

Më tej, si Q.D., ashtu edhe blerësit e rinj të këtyre pronave, ia kanë dhuruar të gjithë trojet, pyllin dhe tokën arë, Majlinda Çukos (Kajolli). Të gjithë veprimet nga vendimet e Agjencisë së Kthimit të Pronave dhe deri tek aktet e dhurimit në favor të Majlinda Çukos, janë kryer në një afat të shkurtër, disa-mujor, në vitin 2010.

Nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda ka rezultuar se, edhe për pronat e siguruara në bazë të kontratës së shit-blerjes, familjarët Kajolli nuk kanë pasur të ardhura të ligjshme, të cilat mund të justifikonin blerjen e aseteve. Kompanitë private, të regjistruara në emër të familjarëve Kajolli, kanë siguruar fitime minimale, të cilat nuk plotësojnë vlerën e aseteve të blera.

Në përfundim të hetimit pasuror, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga gjykata konfiskimin e pasurive, të renditura në mënyrë të detajuar, si më poshtë:

Pasuri të paluajtshme

Truall me sipërfaqe 4500 m2, ndërtesë 1686 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), blerë 900.000 lekë

Pjesa e pasurise qe i perket Majlinda Cuko, (Majlinda Cuko nga kjo pasuri zoteron 364.000 m2), blerë 60 milionë lekë

Pyll me sipërfaqe 221.670 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.

Pyll me sipërfaqe 30.000 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.

Pyll me sipërfaqe 16.000 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.

Tokë pa frut me sipërfaqe 8600 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli) dhuruar.

Tokë pa frut me sipërfaqe 24.000 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.

Tokë pa frut me sipërfaqe 14.000 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.

Tokë pa frut me sipërfaqe 24.000 m2, në emër të Majlinda Çuko (Kajolli), dhuruar.

Tokë pa frut me sipërfaqe 89.000 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.

Tokë pa frut me sipërfaqe 12.500 m2, në emër të Majlinda Cuko(Kajolli), dhuruar.

Tokë arë me sipërfaqe 9000 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.

Tokë pa frut me sipërfaqe 4500 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.

Pyll me sipërfaqe 207.700 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.

Arë me sipërfaqe 72.200 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.

Arë me sipërfaqe 54.200 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.

Tokë arë me sipërfaqe 3.000 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.

Tokë pyll me sipërfaqe 90.000 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.

Tokë pyll me sipërfaqe 11.440 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.

Tokë pa frut me sipërfaqe 11.440 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.

Tokë pa frut me sipërfaqe 1.000 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.

Tokë inproduktive me sipërfaqe 840.000 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.

Toke pa frut me siperfaqe 67000 m2 ne pronesi te Majlinda Minella Cuko (Kajolli), dhuruar.

Pasuri të luajtshme

Shoqeria “Citadella” sh.p.k, me NIPT K42611404J, e rregjistruar ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane me nr.30975 vendimi, dat 10.02.2004, kapitali 100.000.

Shoqeria “ABA 2011” sh.p.k, me NIPT L12526403C, e rregjistruar ne QKR, kapital 100.000.

Pjesen qe i takon shtetasit Florim Kajolli ne shoqerine “INTERNATIONAL PARKING 2011” sh.pk, me NIPT L13222401F, e rregjistruar ne QKR.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

‘Përçarje’ në LSI. Kryemadhi: Duhet të tërhiqesh i dashur Luan…

0

Kanë nisur ‘përçarjet’ e para brenda grupit parlamentar të LSI-së.

Pas gjobës që KQZ-ja vendosi për LSI-në për shkak të mosrespektimit të kuotave gjinore, Luan Rama deklaroi se do LSI-ja do e paguante këtë gjobë.

Por Monika Kryemadhi, nuk ndan me të njëjtin mendim.

Në një postim në Facebook, Kryemadhi i bëri thirrje Ramës të tërhiqet dhe të ankimojë këtë gjobë.

Postimi i plotë i Monika Kryemadhit:

Unë mendoj dhe besoj se LSI nuk është parti kuotash dhe as vasale e asnjë institucioni shtetëror.

E them këtë me bindje, sidomos pasi u njoha me deklaratën e Luan Ramës, i cili u shpreh i gatshëm të paguajë gjobën që KQZ ka vënë për shkak se 3 emrat e parë në listën e kandidatëve për deputetë të LSI janë gra dhe vajza.

Ndjej keqardhje dhe revoltë kur shoh që edhe një drejtues i lartë i partisë ku unë bëj pjesë mendon se përfaqësimi i grave në parlament është çështje kuotash.


Jo i dashur Luan, LSI është parti vlerash dhe nuk i ndan ato në bazë të gjinisë, por të kontributeve.

Gjoba që je treguar i gatshem të paguash në KQZ duhet ankimuar dhe denoncuar si një akt diskriminimi për punën dhe angazhimin që këto gra e vajza kanë dhënë per LSI, gjë që ti dhe unë e dimë më mirë se çdo KQZ apo institucion tjetër.

Ndaj si mike dhe bashkëpunëtore, të kërkoj të tërhiqesh nga ky vendim dhe të bashkohesh me qëndrimin tim dhe të të gjithë grave dhe vajzave të LSI që kanë punuar dhe punojnë me zell dhe devotshmeri për një Shqipëri më të mirë.

Sepse jane pjesë e asaj liste jo vetëm sepse e meritojnë, por edhe sepse me kontributin e tyre do të jenë aktive për tē ndërtuar një jetë më të mirë për të gjithë ne.
Mikja dhe bashkepuntorja jote,
Monika Kryemadhi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Deputetja e LSI-së: Nuk jemi të lumtur me vendimin e Metës

0

Duke folur për kryetarin e përkohshëm të LSI-së i cili mendohet se do të jetë edhe kryetari i ri i LSI-së, Petrit Vasili, Mehmetaj ka folur me superlativa, ku tha se ai do të jetë një kryeministër shumë i mirë. Mehmetaj shtoi se LSI-ja do të jetë forcë e parë pas zgjedhjeve të 18 qershorit.

Këtë herë jemi më të bindur dhe e thatë nëse ka një gjë që krahas besimit që na është dhënë ja sigurojmë jo vetëm kryetarit Meta si propozues kryesor i emrave tanë, por edhe LSI-së që e besoi dhe e miratoi listën ku të gjithë ne jemi përfaqësues, është që fal përkushtimit, por mbi të gjitha dashurisë që ne e bëjmë këtë punë, është e sigurt që LSI-ja do të jetë forcë e parë politike më 18 qershor dhe jam e sigurt që edhe Petrit Vasili do të jetë një kryeministër shumë i mirë”- deklaroi Mehmetaj.

Po ashtu ajo ka folur edhe për opozitën ku tha se shqetësimet e saj për përdorim të parave të drogës në blerjen e zgjedhjeve qëndron dhe se qeveria duhet të bëjë gjithçka për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.

Opozita ka të drejtë në një pjesë të gjërave që ajo kërkon siç është rasti i përdorimit të parave të krimit në zgjedhje, siç është rasti i kanabisit, që nga dita në ditë dhe me sekuestrimet që bën policie në mënyrë të përditshme tashmë e kuptojmë që kanë pasur të drejtë me ato që janë thënë, sepse diku janë mbjellë pa sekuestrohen gjithë ato ton kanabis që sekuestrohen çdo ditë.

Duhet të jetë qeveria, sidomos kjo mazhorancë me kaq shumë vota në Parlament që duhet të sigurojë standardin e zgjedhjeve. Kjo është detyrë e kësaj qeverie. Ne nuk duhet t’i largohemi përgjegjësive tona, por duhet të jemi aty për të hapur, për të gjetur marrëveshje”, – tha deputetja e LSI-së gjatë intervistës.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

E rëndë në Durrës, vdes një tjetër foshnje 15 muajshe, akuzohen mjekët e Pediatrisë

0

Një tjetër foshnje 15 muajsh ka mbetur i vdekur në Durrës, ku familjarët akuzojnë mjekët e Pediatrisë. Mësohet se familja Cuka i akuzon ata për vdekjen e foshnjës 15 muajshe më 28 mars, në harkun kohor të 20 ditëve me rastin tjetër të bërë publik në media.

Gjyshi i foshnjës, Anastas Cuka i akuzon mjekët e Pediatrisë së Durrësit për neglizhencë. Sipas tij foshnja kishte probleme urinare, ndërkohë që ka marrë mjekim për virozë stine.
“E kemi çuar tre ditë rresht në spital, tre ditë mjekët nuk kryen vizita të imtësishme, vetëm sipërfaqësore. Mjekët na thanë se nuk ka gjë, mbajmë përgjegjësi ne për gjithçka, por djali vdiq në duart e tyre”,- tregon gjyshi.
vijon

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kriza përçan KQZ-në, tre anëtarë: Regjistrimi i kandidatëve pas 28 prillit është nul

0

Kriza poltike përçan KQZ-ne. Tre anëtarë të KQZ-së, Hysen Osmanaj Klement Zguri, Vera Shtjefni deklarojnë se afati i fundit i rregjistrimit të listave ishte 28 prilli në mesnatë dhe jo 29 prilli.
“Rrjedhimisht, çdo rregjistrim për lista të paraqitura nga subjektet tej këtij afati është nul, i paligjshëm dhe i pavlefshëm” argumentojnë ata.
Me anë te një deklarate për shtyp të shpërndarë në media mëngjesin e së hënës 1 maj 2017 ata akuzojnë kryetarin e institucionit të administrimit të zgjedhjeve, Denar Biba se ka tejkaluar kompetencat.
Në njoftimet për shtyp që KQZ bëri më 29 prill dhe 30 prill është bërë një interpretim subjektiv i nenit 67 të Kodit Zgjedhor dhe se nuk përfaqësojnë asnjë vendimarrje të KQZ
Tre anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), informojnë opinionin publik se deklaratat e KQZ të ditëve të fundit (datat 29 dhe 30 prill 2017) nuk përfaqësojnë asnjë vendimarrje të KQZ. Ato janë qëndrime personale në kundërshtim më misionin e KQZ-së, si organi më i lartë shtetëror, i ngarkuar nga ligji zgjedhor për administrimin e zgjedhjeve, si edhe jane tejkalim flagrant i kompetencave të kryetarit të këtij organi.
Fatkeqësisht në deklaratën e datës 29 Prill 2017, jashtë mbledhjes së KQZ dhe në tejkalim të çdo kompetence ligjore, në emër të KQZ, është bërë një interpretim subjektiv i nenit 67 të Kodit Zgjedhor, duke vendosur që “afati i regjistrimit të listave shumemërore të kandidatëve të partive politike, të regjistruara si subjekte zgjedhore për zgjedhjet e datës 18 qershor 2017 […] korrespondon me datën 29 prill 2017”, pavarsisht se në çdo perllogaritje kjo datë duhej të ishte 28 prill 2017, në mesnatë. Rrjedhimisht, çdo rregjistrim për lista të paraqitura nga subjektet tej këtij afati është nul, i paligjshëm dhe i pavlefshëm” thuhet në deklaratën për shtyp

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Horror në Itali, shqiptari gjendet i varur në pemë…!

0

Mediat kane perdorur togfjalëshin “tragjedi e tmerrshme” për te përshkruar ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme në komunën italiane “Macerata Campania”.

Në fshatin mes Curti e Macerata Campania, në afërsi të rrugës “Starzolella”, është gjetur trupi i pajetë i një 57-vjeçari shqiptar, i varur në një pemë.

Zbulimin tragjik e ka bërë një fermer i cili ishte duke shkuar në tokën e tij për të punuar, kur është hasur me skenën horror.

Ai telefonoi menjëherë ekipin e shpëtimit, por rezultoi e kotë. Karabinierët kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Kufoma është dërguar në spitalin e Caserta-s, ku do të kryhet autopsia. Megjithatë, raportimet e para flasin për një vetëvrasje.

Përveç moshës, nuk raportohet më shumë për identitetin e shqiptarit. Sipas mediave lokale, ai nuk ishte i njohur në zonën ku u gjet i vdekur.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

KQZ: Në zgjedhjet e 18 qershorit u regjistruan 17 parti. Nis verifikimi i kandidatëve

0

Në zgjedhjet e 18 qershorit zyrtarisht janë regjistruar 17 parti politike, të cilat edhe kanë depozituar listat shumemërore të kandidatëve për deputetë.
Në një dalje për mediat zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj tha se ka filluar verifikimi i dosjes së çdo kandidati.
KQZ tha se miratimi ose refuzimit i listave shumemërore për kandidatët për deputetë, do të përfundojë brenda datës 9 maj.
Njoftimi i KQZ:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbështetje të nenit 73 të Kodit Zgjedhor, është duke përpunuar dhe verifikuar dokumentacionin e kandidimit për të gjitha partitë politike që kanë depozituar lista shumemërore. Njëkohësisht, KQZ në zbatim të ligjit 138/2015, ligjit të dekriminalizimit, ka nisur edhe verifikimin e formularëve të vetëdeklarimit për kandidatët për deputetë.
Listat shumemërore të partive politike të cilat janë në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor do të miratohen nga KQZ jo më vonë se data 5 maj 2017. Ndërkohë, për listat shumemërore të partive politike tek cilat do të konstatohen parregullësi në dokumentacionin e kanidimit, do të kthehen për plotësim jo më vonë se data 4 maj.
I gjithë procesi i miratimit ose refuzimit nga KQZ, i listave shumemërore për kandidatët për deputetë, do të përfundojë brenda datës 9 maj.
KQZ pasi të miratojë listat shumemërore e kandidatëve për deputetë do t’i publikojë ato në faqen zyrtare, së bashku me formularët e dekriminalizimit dhe jetëshkrimet (CV).
KQZ, e ndërgjegjshme për situatën politike në të cilën ndodhet vendi, por edhe e përgjegjshme për detyrën që i është ngarkuar, iu tërheq vemendjen të gjithë faktorëve dhe aktorëve politike se, nëse ende synohen manovra gjithëpërfshirëse, prej datës 3 maj 2017 jo vetëm ligjërisht, po edhe teknikisht shkelim kufirin e pamundësisë së çdo zgjerimi të pjesëmarrjes.
Konkretisht, kanë depozituar lista shumëemërore:
Partia Komuniste e Shqipërisë
Sfida për Shqipërinë
Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen
Partia Lista e Barabartë
Partia Uniteti Kombëtar
Aleanca Popullore për Drejtësi
Partia Demokracia Sociale
Partia Aleanca Demokratike
Partia Kristian Demokrate
Levizja Socialiste për Integrim
Partia Aleanca Arbnore Kombëtare
Partia për Drejtesi Integrim Unitet
Partia Social Demokrate
Partia Socialiste e Moderuar
Partia Socialiste
Fryma e re Demokratike
Partia Aleanca Demokristiane

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx