Ballina Blog Faqe 9422

360° Gradë -PAS DEKLARATËS SË AMBASADORIT AMERIKAN NË TIRANË, DONALD LU

0

Pas deklaratës së ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, se zgjedhjet e 18 qershorit janë legjitime edhe pa pjesëmarrjen e opozitës, një qëndrim i fortë kundër PD ka ardhur edhe nga Gjermania.
Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schütz u shpreh sot se saj do t’i njohë zgjedhjet e 18 qershorit edhe nëse në to nuk do të marrë pjesë Partia Demokratike, siç përsëriti edhe sot kryetari i PD, Lulzim Basha.“Zgjedhjet duhet të zhvillohen në datën e caktuar. Nëse PD nuk hyn në zgjedhje është vendim i trishtë. Edhe nëse PD nuk hyn në zgjedhje ne do t’i njohim”, ka deklaruar Susanne Schütz.
Opozita ndodhet përpara një momenti kyç për fatet e saj, në një kohë kur është braktisur tashmë edhe nga partnerët e saj të Partisë Popullore Europiane.///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -RAMA DËMSHPËRBLIM I PLOTË PËR TË DËNUARIT POLITIKË

0

Kryeministri Edi Rama,garantoi se do te marrin demsheprblimin e plote per vitete e burgut,te gjithe ish te denuarit.Ai njoftoi se qeveria ka vendosur nje shtyrje te afateve ligjore,duke u dhene mundesi te plotesojne dokumentacionin e nevojshem.///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -SEJKO KRIZA POLITIKE CËNON RRITJEN EKONOMIKE

0

Kriza politike ne vend ka shqetesuar Banken e Shqiperise per pasojat qe mund te prodhoje mbi ecurine ekonomike. Ne nje dalje per mediat, guvernatori I bankes se shqiperise Gent Sejko deklaroi se situata aktuale politike e cila u tejzgjat do te cenoje rritjen ekonomike te vendit. Ndonese nuk deklaroi shifra konkrete, Sejko tha se banka qendrore eshte duke e monitoruar situaten dhe pritshmerite flasin per nje korigjim ne ulje te rritjes ekonomike.///

 

 

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -TRE KILOMETRA KANAL PËR VADITJE I VJEN NË NDIHMË 400 FERMERËVE

0

Rreth tre kilometra kana është duke u hapur nga mjetet dhe punonjësit e Ndërmarrjes së Bujqësisë në një zonë mjaft prodhuese të Beratit, pjesë e bashkisë së madhe. Fshati Veterik, në njësinë administrative Velabisht është mjaft i njohur për prodhimet e tij kryesisht në frutikulturë. Por, në vite fermerët e kësaj zone përpalleshin me problemin e vaditjes, gjë e cila i pengonte në shërbimet ndaj prodhimeve të tyre. Prej disa ditësh mjetet dhe punonjësit Ndërarjes së Bujqësisë sëbashku me specialistët e bashkisë që kanë hartuar projektin në terren kanë nisur nga puna me hapjen e një kanali vaditës, duke shfrytëzuar ujin e lumit Osum që kalon në krah të fshatit. Kryetari i bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj, u shpreh sot pas inspektimit të punimeve se brenda muajit maj do të ketë ujë në këtë zonë.

“Për herë të parë kemi realizuar punën për hapjen e këtij kanali dhe kjo zonë mjaft e mirë bujqësore tashmë do të ketë mundësi që të vadisin tokat e tyre”

Nga ana tjetër drejtori i Ndërmarjes së Bujqësisë pranë Bashkisë së Beratit, Fitim Rrapaj shprehet se tashmë çdo parcelë do të vaditet dhe me bërjen e këtij investimi fermerët do të shtojnë investimet e tyre jo vetëm në pemtari, por dhe në serra.

 

Veç problemit të vaditjes hapja e këtij kanali krijon dhe mundësinë e rregullimit të rrugës mes parcelave të fermerëve e cila deri më sot kryej me mjaftë vështirësi.  ////

 

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -BASHA PD SË PO I OFROHEN PAZARE TË PISTA

1

Shqetesimi i Selamit, Bregut dhe Topallit per te ardhshmen e PD-se ne rast mohyrje ne zgjedhjet, eshte percjelle pa komente nga Kryetari I demokrateve Lulzim Basha.Nje dite me pare, pa pranine e mediave Basha tha se PD eshte e hapur per mendime kritike,ndersa sot ne cadren e protestes ai foli per tentativa percarje, por sipas tij te pasukseshme.  ///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

I vranë vajzën në Greqi, babai premton live: Dua të gjej dhëndrin…ta vras me duart e mia!

0

Një krim makabër siç ishte vrasja e 19-vjeçares Esmerina Llupo, ndodhur në shtetin fqinj, Greqinë që iu mbajt i fshehur familjes së saj, tregohet sot nga babai në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur”, në News 24, aty ku Gjergji Lllupo akuzoi drejtpërdrejt dhëndrin dhe paralajmëroi të bënte vetëgjyqësi, në rast se institucionet shqiptare nuk reagojnë.

Ndërsa kërkoi rihapjen e çështjes dhe ndëshkimin e autorit të krimit, Llupo i lodhur dhe e rraskapitur nga mungesa e drejtësisë siç thotë, paralajmëron se do të vrasë vetë dhëndrin në rast se autoritetet nuk e arrestojnë.

Si ua kanë treguar historinë, çfarë bëri drejtësia shqiptare? Ju thanë që vdiq nga shkaqe natyrale?
Babai: Po. Pas 45 ditësh mësuam se ishte vrasje

Çfarë bëtë më pas?
Babai: Ne u morëm me ardhjen e trupit të vajzës. Krushqinë e kam përzënë, iu kam thënë jashtë! Pastaj u përpoqëm të gjenim të vërtetën. Ata nuk hapeshin, thoshin që çupa ka vrarë veten, thjesht është gjetur e varur. Na thanë na fëlliqi, ishte e papritur.

Po ngjarjen e sqaroi drejtësia helene?
Babai: Janë të dyshimta gjërat, policia ka dorë në mbulimin e fakteve, policia greke.
Ngjarja ka ndodhur në 18 tetor 2008 në një serë lulesh, ishte vrasje e pastër. Unë kam bindje të plotë se është vrasje e pastër. E ka nxjerrë edhe ekspertiza mjeko-ligjore në Greqi, por i kanë mbuluar faktet.

Pse u bë riinspektimi në vitin 2012?
Babai: Po e kërkuam ne, por as drejtësia shqiptare nuk hetoi siç duhet

Çfarë dini ju për vrasjen, si ka ndodhur?
Babai: Na është thënë se ka qenë ora 11:00, po punonte në serë, pastaj vajza ka ikur në shtëpi, duke qenë se ka ikur në shtëpi, burri e ka ndjekur nga pas dhe e ka gjetur të varur. Por s’është kështu e vërteta, ka qenë familja e burrit që e ka vrarë, kanë dashur ta fusin në shtetin italian. Kjo thënie është e shkruar në policinë greke. Është thënë edhe në policinë shqiptare, edhe në gjykatë. E ka thënë ish-dhëndri, ai ka thënë “po” e vrava. Donim të vinim në Itali kjo nuk erdhi. Kjo është thënë, por është e paprotokolluar.

A e kanë shfrytëzuar vajzën edhe si prostitutë?
Babai: Po në ato kushte ku jetonin ata, nëpër magazina, pas asnjë vend të sigurt…

Është i përfshirë edhe një shtetas grek?
Babai: Po, pronari grek e di ngjarjen por ka frikë se duke qenë se familja ishte pa dokumente nuk ka dashur t’i hapë probleme me drejtësinë

Çfarë bëhet me ish dhëndrin tuaj aktualisht?
Babai: Është i lirë dhe i qetë

Pse e keni hapur çështjen tani në 2017?
Babai: Se dua drejtësi. Të na dëgjojë ministri i Drejtësisë, ai i Brendshëm në të kundërt do veproj vetë, çupa do lahet me gjak. Jam i detyruar

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Basha: Ta dëgjojnë mirë dhe të huajt, nuk bëj pazare për stabilitet pa demokraci…

0

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka ashpërsuar tonet gjatë fjalës së tij në çadrën e protestës.

Basha ka thënë se nuk do tërhiqet nga kushtet e tij.

Basha tha se nuk do pranojë asnjë të huaj apo shqiptarë që do t’i kërkojë të tërhiqet për hir të stabilitetit pa demokraci.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Mediu: Kush do të mirën e vendit gjen kohë për dialog

0

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, bëri një takim pak më parë me ambasadorin amerikan, Donald Lu.

Ky takim nisi në orën 10: 30 dhe përfundoi rreth orës 11:45, pra ka zgjatur më shumë se 100 minuta dhe është zhvilluar tek qendra tregtare ‘Coin’.

Pas këtij takimi, Fatmir Mediu, aleati më i afërt i kreut të PD-së, Lulzim Basha, ka folur për mediat.

Të vazhdojmë dialogun për të mirën e vendit. Rruga më e arsyeshme është të gjejmë rrugët e dialogut.

Gjithmonë ka mundësi për dialog nëse do të mendojmë për vendim dhe jo për interesat e pushtetit”, ka thënë Mediu para mediave.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Nishani për Metën: Ka maturi dhe eksperiencë politike, do ketë sukses

0

Presidenti ende në detyrë, Bujar Nishani, ka folur në një intervistë për emisionin ‘Fol me Mua’ lidhur me presidentin e sapozgjedhur, Ilir Meta, i cili do ta zëvendësoj Nishanin në 24 korrik.

Nishani, në përgjigje të pyetjes së gazetarit Enkel Demi, tha se Presidenti i sapozgjedhur i Republikës së Shqipërisë, do të ketë sukses në drejtimin e Presidencës sepse ka eksperiencë dhe maturi në politikë.

 Unë mendoj se z. Meta, për shkak të eksperiencës së gjatë politike që ka, për shkak të maturisë që ka, por edhe falë eksperiencës në politikë, mendoj se do t’i ketë të gjitha shanset për të pasur një presidencë të suksesshme”,- theksoi Nishani.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gjenden 152 kg drogë në brigjet e Adriatikut, trafikantët në kërkim

0

Në vijën bregdetare të detiti Adriatik Policia e Shtetit ka konstatuar pesë pako  të mbështjella me natriban, rreth 4,9 milje detare në afërsi të vendit të njohur si Kepi i Selitës.

Brenda pakove janë gjetur 152,7 kg drogë e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva, e cila është sekuestruar nga policia.

Ende nuk dihen detaje të tjera dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, per veprën penale të “Trafikimi i narkotikeve”.

 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx