Ballina Blog Faqe 9421

360° Gradë -VLORE IKMT HEDH PALLATIN ME TRITOL

0

Realizohet me shperthim te kontrolluar shembja e nje objekti kater katesh ne Vlore,ndersa prane tije dhe nje tjeter objekt banimi dy katesh. Sasia e tritolit  eshte vendosur vetem ne objektin kater katesh,ndersa objekti i dyte eshte rerzuar me nderhyrjen e IKMT pa shperthim. Mesohet se per realizimin e shperthimit  jane hapur rreth 500 vrima,ndersa sasia e tritolit te perdorur shkon ne 15 kg,teksa  shembja e objektiteve ne fjale ka ardhur  per te vijuar projektin qe lidh unazen e re te qytetit me lungomaren dhe rrugen Dhimiter Konomi ne zonen e ujit te ftohte. Nderkohe kreu i IKMT Dallendyshe Bici,pas realizimit te shperthimit ka konfirmuar se ne total ne kete zone jane 9 objekte,duke persfhire edhe objektin e rrezuar gjate kesaj te merkure,ndersa do te shihet ne baze te  eksperteve,nese do te kete te tjere objekte qe do te shemben me shperthim te kontrolluar,apo do te rezzohen me mjetet e IKMT

Per rrezimin me shperthim te kontrolluar gjate kesaj te merkure,IKMT dhe xhenieret e ministrise se mbrojtjes kane punuar per gati nje jave per te realizuar shpimet e vrimave dhe vendosjen e lendes shperthyese,nderkohe qe deme e shkaktuara ne zone kane qene minimale pas rrezimit te objektit.  Rruga qe do te lidh unazen e re te qytetit me lungomaren,pritet ti jape nje permiresim te ndjeshem qarkullimit ne qytet,kryesisht gjate sezonit turistik. ///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Përfundon takimi i Ramës me ambasadorët

0

Ka përfunduar takimi i Ramës me ambasadorët i cili zgjati për rreth 60 minuta.

Në një dalje për mediat pas takimit, Rama u shpreh se në takimin me Bashën ai ka propozuar një monitorim të struktuarve të shtetit, dhe një rregullore për të shmangur asetet shtetërore në fushatë.

Ndër të të tjerat Rama tha se data e zgjedhjeve nuk u shtrua fare për diskutim në takimin me Bashën.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ambasada e Britanisë: Partitë politike të sigurojnë pjesëmarrje të plotë në zgjedhje

0

Në një njoftim për mediat, ambasada e Britanisë në vendin tonë i ka bërë thirrje partive politike të sigurojnë pjesëmarrje të plotë në zgjedhjet e ardhshme.

Do të ishte për të ardhur keq nëse partitë zgjedhin të mos marrin pjesë. Votuesit shqiptarë meritojnë të kenë një proces zgjedhor që t’i garantojë mundësi sa më të gjerë zgjedhjeje.

Mbretëria e Bashkuar iu bën thirrje të gjitha partive politike të garantojnë shmangien e dhunës gjatë periudhës parazgjedhore dhe gjatë vetë ditës së zgjedhjeve.”, thuhet në deklaratën e ambasadës së Britanisë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Meidani-Ramës: Do e negociosh datën e zgjedhjeve si Çeçua

0

Me anë të një postimi në Facebook, Denion Meidani i drejtohet Ramës të ndalojë me arrogancën që ai ka, pasi sipas tij është thjesht frikë.

Më tej, Mediani shkruan se Rama do ta negociojë datën e zgjedhjeve si Çeçua, që sipas tij edhe në mendjen e Ramës data 18 Qershor ka rënë me kohë.

Postimi i plotë i Denion Meidanit:

Për të tu pergjigjur me një shprehje që ti e ke qef:

“Po! Data 18 Qershor ka rënë me kohë, madje dhe në mëndjen tënde! Po! Ti do e negociosh datën e re të zgjedhjeve si Çeço!”

Boll më me arrogancën tënde që jam i bindur në fund të ditës është thjesht frikë, frikë e pamasë, frikë e kamufluar!
Boll dëme i ke shkaktuar Shqipërisë e shqipëtarve!

https://www.facebook.com/DenionMeidaniOfficial/posts/1283541901694948

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Konventa e LSI-së / Meta kujton koalicionin e 2009-ës me PD-në dhe kushtin për tu bashkuar me Ramën

0

Në fjalën e tij të mbajtur në Konvetën e LSI-së, Presidenti i zgjedhur Ilir Meta ndër të tjera ka kujtuar dhe dhe kolaicionin me PD-në në vitin 2009, po ashtu dhe kushtin që i ka vendosur Ramës, për tu bashkuar sëbashku, duke i kërkuar miratimin e tre ligjeve të integrimit.

Jo pak prej jush nuk u pajtuan me atë vendim të vështirë të koalicionit të LSI me PD, por ajo ishte e vetmja zgjidhje për t’i shpërbyer stabilitetit dhe degradimit. LSI ka një rol kyç në liberalizimin e vizave dhe ishte koha e duhur për të fituar qytetarët shqiptarë. Ashtu sikurse ju e mbani mend vendimin tonë të drejtë pas përfundimit të marrvëshjes me PD për të kaluar në opozitë duke i bërë shërbim demokracisë duke garantuar një rotacion paqësor të pushtetit. Por ju ndoshta keni harruar një fakt të rëndësishëm që i vetmi kusht që LSI i vendosi Ramës për tu shkëputur nga PD ishte votimi i tre ligjeve që kishin të bënin me integrimin e vendit dhe marrjen e statusit më von.

Duhet të kujtojmë se koalicioni me PD nuk ka qenë i lehtë, por ne jemi krenarë që i qëndruam marrëveshjes. Kur ka qenë në pikëpyetja marrëdhënia e Shqipërisë me NATO, LSI ka vendosur kushtet e saj për të vendosur marrëveshjen euroatlantike të Shqipërisë”, u shpreh Meta.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Basha: Rama u tërhoq nga propozimi i javës së kaluar

0

Kryedemokrati Lulzim Basha foli nga çadra e opozitës në lidhje me negociatat e zhvilluara me kryeministrin Rama në Presidencë.

Në fjalën e tij Basha tha se u ul në tryezën me Ramën me zotimin e PPE-së dhe të ndërkombëtarëve, po ashtu dhe me vullnet të pa lëkundur në lidhje me zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Më tej, Basha shtoi se zgjedhjet e ardhshme janë nën kërcënimin e drogës dhe krimit.

Sot përfaqësuesit e republikës së vjetër u ulën në tavolinën e presidentit për të gjetur një dialog për krizën që është produkt i 4 viteve të qeverisjes së Ramës. Unë shkova në tryezë me vullnetin për të mos përfituar nga qëllimet e mija personale, por për zgjedhje të lira dhe të ndershme, por për votën e lirë. Shkova me zotimin e ndërkombëtarëve dhe të PPE se nuk lëmë asnjë kompromis që garanton zgjidhje të lira dhe të ndershme. Dy janë kollanët e vullnetit politik pa të cilat politika nuk funksionon. As ndryshimet në kodin zgjedhor apo ndryshime të tjera. Dje kambanat e Evropës kanë rënë edhe për Edi Ramën . Shqipëria është në krizë politike. Droga dhe krimi janë kërcënimet kryesore për zgjedhjet e ardhshme. Pa zgjidhje të vërtetë nuk do ketë zgjedhje në Shqipëri. Nuk do ketë as bojkot.

Kemi ofruar sot në tavolinë gjithçka që PD mund të ofrojmë. Pala tjetër është tërhequr edhe nga propozimet e javës së kaluar që vet i loboi. Sot Edi Rama vuloi faktin të njohur se ai jo vetëm është pengesa e vetme, por se nuk ka asnjë argument për t’i hapur rrugën zgjidhjes. Tani që ballafaqimi i argumenteve tregoi se kush do zgjidhje për shqiptarët, Edi Ramës nuk i ka mbetur gjë tjetër vecse argumenti i forcës”, tha Basha.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Vijon takimi Rama-Basha, Meta me të rinjtë e LRI-së

0

Ndërkohë që në Presidencë po zhvillohet takimi mes Lulzim Bashës dhe Kryeminstrit Edi Rama, Ilir Meta ka zgjedhur t’a kalojë paraditen në një takim me të rinjtë e LRI-së.

Meta tha se shpresat për të ardhmen janë tek të rinjtë, prandaj të rinjtë e Shqipërisë duhet të jenë të parët për të përfaqësuar ëndrrat dhe për të mundësuar shanset për rininë.

Ka ardhur momenti që në zgjedhjet e ardhshme që ju të votoni për të gjithë ata që përfaqësojnë të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë, shpresat tuaja dhe ëndrrat tuaja për një Shqipëri që u jep shanse të rinjve dhe të rejave që të jetojnë këtu me dinjitet, ti gëzojnë familjet e tyre dhe të ndërtojnë familje të shëndetshme”, – u shpreh Meta.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Greqi, ekstradohet 41 vjeçari i dënuar për trafik droge

0

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Athinën ka realizuar ekstradimin drejt vendit tonë, të një dënuari për trafik droge.

Gentjan Ruli, 41-vjeç është dënuar me 7 vite burg nga Gjykata e Sarandës, për veprën penale ‘Trafikim i lëndëve narkotike’.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Vëllezërit plagosin me armë zjarri 26-vjeçarin pas një konflikti për pronën

0

Pas një konflikti pronësie të dy vëllezërve dhe një tjetër banor të fshatit të tyre, një 26-vjeçar është plagosur me armë zjarri.

Kjo ngjarje ka ndodhur në fshatin Krenzë, ku vëllezrit Luan Tershalla dhe S.Tershalla, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive pronësie kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin A.T, i cili ka mbetur i plagosur.

I plagosuri ndodhet në spital e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën.

Në pranga ka rënë Luan Tershalla, ndërsa vëllai i tij është në kërkim.

Një gëzhojë, mod. 54, është gjetur në vendngjarje dhe është sekuestruar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Kukësit, në ngarkim të shtetasve të lartë përmendur, për veprat penale ”Vrasja me dashje, mbetur në tentative, kryer në bashkëpunim”, dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -MINISTRJA IKONOMI E PRANISHME NE ISHULLIN E SAZANIT

0

Sazani,ishulli misterioz per turistet vendas dhe te huaj,tashme nje nga destinacionet me shume te lakmuara turistike.  Afatet per ta kthyer sazanin ne nje atraksion  turistik dhe te aksesuesehm do te realizohet  dhe ne baze te projekteve. Duke nisur nga data 1 maj,ishulli I sazanit tashme  do te jete I vizitueshem,ndersa per kete vit  hapja e ishullit eshte realizuar edhe me nje marreveshje me ministrine e mbrojtjes,duke patur ne konsiderate edhe faktin se Sazani vijon te mbetet nje zone e mbrojtur ushtarake,ndersa do te shihen  pjeset qe pritet te viztohen gjate ketij sezoni turistik ne kete ishull,per vete faktin qe edhe vete vizitoret  te jene te mbrojtur. Ministrja e ekonomise Milva Ekonomi  ka konfirmuar nderkohe se Sazani do te jete I menaxhueshem nga bashkia Vlore,duke patur ne konsiderate  faktin se I perket vijes bregdetare te Vlores,ndersa eshte nje  risi per kete sezon turistik

Ishulli I Sazanit ne kete sezon turistik pritet te jete nga nga atraksionet turistike me shume te vizitueshme,ndersa per here te pare turistet venda dhe te huaj pritet te mesojne me shume rreth ishullit ,qe per vite me rradhe ka qene thuajse nje molle e ndaluar. Nderkohe menaxhimi per ishullin do te kryhet nga vete bashkia e Vlores,ndersa ishulli do te jete I hapur  duke nisur  nga muaji maj deri ne shtator.///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx