Ballina Blog Faqe 9420

PS- LSI, flet për herë të parë Vasili: Ja e ardhmja e koalicionit

0

Kreu i ri i LSI, Petrit Vasili në një deklaratë për mediat pohoi se ajo çka ka rëndësi madhore për vendin është stabiliteti politik dhe jo e ardhmja e koalicionit PS-LSI. Ai theksoi se së pari duhet të garantohen zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe më pas të mendohet për koalicionin.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

E fundit/ Grabitet një biznes në autostradën Durrës-Tiranë, autorët marrin 10 mln lekë

0

Një grabitje është raportuar në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës- Tiranë, në një firmë private. Mësohet se më datë 04.05.2017, rreth orës 05:45, në autostradën Durrës-Tiranë, tek një firmë private, nga pjesa e pasme e saj, duke mos u diktuar nga rojet e sigurisë, kanë hyrë dy shtetas të pa identifikuar, të cilët kanë hapur kasafortën dhe në brendësi të cilës kanë marrë rreth 1.000.000 Lekë, (10 milion leke te vjetra), si dhe sistemin e regjistrimit të kamerave të sigurisë.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre penale.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Dy kompani shfaqin interes për tre zona të lira të naftës e gazit

0

Pasi Albpetrol, kompania shtetërore që menaxhon burimet e naftës dhe gazit në vend, ka ftuar investitorët për të shprehur interesin për tre zona të lira të naftës dhe gazit, kanë ardhur dhe reagimet e para.

2 maji ishte afati i fundit i shprehjes së interesit për fushat naftë dhe gaz mbajtëse të Gorisht-Kocul; Cakran-Mollaj dhe zonat mbi det Adriatik 2, 3 dhe 4.

Burime nga Albpetrol pohuan se janë dy kompani që kanë shfaqur interes, por emrat e tyre nuk mund të bëhen ende publike, për shkak se ofertat janë në shqyrtim e sipër.

Vendburimet e naftës dhe gazit në Cakran-Mollaj dhe Gorisht-Kocul iu rikthyen në administrim qeverisë shqiptare, pasi në tetor të vitit të kaluar, Albpetrol, njoftoi koncesionarin ‘TransAtlantic Albania’ për mbylljen e njëanshme të marrëveshjeve hidrokarbure për këto vendburime të rëndësishme të nëntokës shqiptare.

Kjo për mospërmbushje të kontratës dhe moskryerje të investimeve (në të dy zonat realizimi faktik i investimeve nuk ishte më shumë se 10%). Albpetrol ka sekuestruar pajisjet dhe naftën e gjendur në depozita dhe ka rivënë në punë puset.

Ndërsa në mars të këtij viti. Albpetrol sh.a., nisi procedurën për prishjen e marrëveshjes hidrokarbure me Emanuelle Adriatic Energy Ltd, një kompani izraelite, e cila kishte të drejtën e kërkimit për naftë në tre blloqet në detin Adriatik, “Adriatik 2, 3 dhe 4”.

Shkaku i prishjes së marrëveshjes me kompaninë e regjistruar në offshore Qipro ishte moskryerja e asnjë veprimi apo investimi në tre vitet e fundit.

Krahas tre blloqeve të sipërpërmendur, për të cilët po kërkohen investitorë të rinj, në mars Albpetrol i hoqi kompanisë Phoenix Petroleum bllokun e naftës në Amonicë.

Ka nisur procedura për verifikimin e situatës në pesë blloqet e gazit natyror: Panaja, Frakull, Povelçë, Divjakë, Ballaj-Kryevidh. Nga verifikimet paraprake rezulton se të pestë këto vendburime nuk kanë prodhuar asnjë metër kub gaz dhe për pasojë pritet që marrëveshjet respektive të rishikohen.

Si rrjedhojë e përvojës së hidhur në të kaluarën, burimet e Albpetrol pohojnë se tashmë do të jenë shumë më të kujdesshëm në zgjedhjen e investitorëve të rinj.

Marrë nga Monitor.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Seanca e fundit plenare, shpërndahet parlamenti

0

Sot është seanca e fundit plenare për legjislaturën aktuale.

Kjo seancë do shënojë shpërndarjen e parlamentit dhe do t’i hapë rrugë zgjedhjeve parlamentare të 18-qershorit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gjendet tjetër sasi droge në det, në kërkim të dyshuarit

0

Policia ka gjetur dhe sekuestruar dje  74 pako me lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva, me peshë 115 kg e 900 gr.

Specialistët e Narkotikëve po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme për veprën penale”Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Ende nuk ka asnjë të arrestuar.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Basha thërret në takim ambasadorët e BE-së

0

Kreu i Partisë Demokratike, Basha, ka thirrur në takim ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian në Tiranë.

Takimi pritet të zhvillohet rreth orëes 13:30 ndërsa vjen rreth 1 orë e 30 minuta pas takimit të kryeministrit Rama me ambsadorin amerikan Lu.

Sot Kuvendi zhvillon seancën e fundit plenare për këtë legjislaturë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Blushi: Kjo është republika e Likes…

0

Kryetari i LIBRA-së, Ben Blushi, në seancën e fundit të kësaj legjislature, ka shpjeguar votën e tij kundër Ilir Metës si president.

Blushi ka nxjerrë një bluzë e cila lexonte”Don’t Like Republic”.

Blushi ka thënë se kjo është ‘Republika e Likes”, dhe ai nuk është dakord me këtë republikë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Aksidentohet një fëmijë, drejtuesi i mjetit ishte i dehur

0

Nga një aksident në Tiranë, dy persona kanë ngelur të palgosur dhe njëri prej tyre është një fëmijë i mitur me inicialet O. T.

Të plagosurit janë në spital dhe ngjarja ka ndodhur në zonën pranë fushës së aviacionit.

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit është një 59 – vjeçar me iniciale A. T. Ai është arrestuar pasi i jepte makinës në gjendje të dehur.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Berisha: Rama si Nastradini, u tërhoq nga premtimi i bërë…

0

Ish-kryeministri Berisha ka folur sot nga çadra para kryeministrisë duke akuzuar Ramën për situatën e vështirë politike dhe jo vetëm në të cilën ndodhet vendi.

Berisha theksoi se opozita proteston për të drejtën e shqiptarëve për zgjedhje të lira e të ndershme.

‘Rama është një mashtrues ordiner, një Nastradin. Para tre ditësh ai tha se do bënte çfarë të thoshte PPE-ja, ndërsa dje tha se u dorëhoq nga deklarata. Ti je një kryekriminel. Data 7 maj është një ditë historike në analet e demokracisë shqiptare.’

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -NUK JANË PAGUAR PËR PUNËN E BËRË, PROTESTOJNË PUNËTORËT PËRPARA POLICISË SË BERATIT

0

Një përfaqësi e rreth 150 punonjësve të një firme private të sigurimit kanë protestuar mesditën e sotme pranë organit blu në Berat, pasi nuk janë paguar për punën që kanë bërë si roje private. Punëtorët u mblodhën sot në shenjë proteste duke kërkuar zgjidhjen e problemit, pasi më herët kishin zhvilluar një takim në zyrën Kundër Krimit Ekonomik. Punonjësit deklaruan se do të përfundojnë në grevë urie nëse problemi i tyre nuk gjenë zgjidhje.

Banorë të zonave të ndryshme të Beratit punëtorët ankohen se ndonëse kanë punuar gjatë stinës së dimrit në kushte tepër të vështira duke qëndruar jashtë për të ruajtur mjetet e TAP nuk janë paguar për punën që kanë bërë. Duke mos parë asnjë zgjidhje në lidhje me këtë problem ata deklarojnë se në pamundësi për tju drejtuar gjykatës do të futen në grevë urie.  ///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx