Ballina Blog Faqe 9419

Ruçi: Do ketë marrëveshje, opozita nuk ka asnjë alternativë

0

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, ka folur sot nga një takim që kishte me simpatizantët e Ps-së në Fier.

Ai foli ndër të tjera edhe për negociatat mes Ramës dhe Bashës pas dështimit të bisedimeve.

Ruçi ka thënë se ka ende mundësi për marrëveshje duke thënë:

Ne shpresojmë ende se mund të ketë një marrëveshje. Shpresa vdes e fundit,” u shpreh ai.

Ruçi gjithashtu tha se për opozitën nuk ka asnjë alternativë tjetër dhe se duhet të pranojë kushtet e vendosura nga Rama duke përdorur të njëjtin krahasim si ai me shahun.

Politika është shah, duhet menduar si një shahist dhe kështu gjendet gjithnjë një zgjidhje. Për opozitën nuk ka asnjë alternativë,” tha Ruçi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Aksidentohen 5 automjete

0

Aksidentohen 5 automjete në të ashtuquajturën Autostrada Tirane Durres në Marikaj !!!!!

Një aksident zinxhir ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Në aksident janë përfshirë 5 automjete. Kjo ka bërë që autostrada të mbetet e bllokuar për disa minuta.

Fatmirësisht mësohet se deri më tani nuk të lënduar në njerëz, ndërsa raportohet se ka vetëm dëme materiale nga përplasja e automjeteve.

Forcat policore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për normalizimin e situatës.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

AUDIO-LAJM/ Berisha publikon bisedën ‘Legisi-Braho’. Sekretet e tyre…

0

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook një bisedë audio mes dy socialistëve, Ndre Legisi dhe Spartak Braho.

“Nje bisede midis dy bashkevuajtsve; Baba Takut dhe Ndre Legisit ne nje lokal misterioz. Degjojeni vet! Sb”, shkruan Berisha në Facebook.

Sikurse mund ta dëgjoni në audio, Braho dhe Legisi bisedojnë për krizën aktuale politike, grevën e urisë së PS kur ishte në opozitë dhe Ilir Metën.

Deputeti Spatak Braho dëgjohet teksa thotë “Ilirin e mbajta unë gjallë, ti e di, e ushqejsha me bajame”.

Nje bisede midis dy bashkevuajtsve; Baba Takut dhe Ndre Legisit ne nje lokal misterioz. Degjojeni vet! sb

Gepostet von Sali Berisha am Donnerstag, 4. Mai 2017

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -RAMA NE DO BËJMË ZGJEDHJE MË 18 QERSHOR PD KA AFAT DERI MË 7 MAJ

0

Partia Demokratike ka dhe një tjetër afat kohor për tu regjistruar në zgjedhje. 7 maji. Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje kryetarit të PD-së të pranojë ofertën e tij për të krijuar  mekanizmin e kontrollit të brendshëm të shtetit në zgjedhje.

Rama e quajti 7 majin afati i tejfundit dhe u shpreh i vendosur se zgjedhjet do të bëhen më 18 qershor.///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -KREU I RI I LSI VASILI KRIZA POLITIKE TË ZGJIDHET ME MATURI DHE LARGPAMËSI!

0

Në konferencën e parë për gazetarët si kryetar i Lëvizjes socialiste për integrim Petrit Vasili foli për situatën politike në vend për të cilën tha se, zgjidhja kërkon maturi dhe largpamësi. Ai gjithashtu ripërsëriti se LSI do bëjë çdo gjë për mundësimin e zgjedhje të lira dhe të ndershme.///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -MBYLLET LEGJISLATURA E VIII E KUVENDIT

0

Parlamenti ka mbyllur sot Legjislaturën e tetë duke i hapur rrugë zhvillimit të zgjedhjeve në 18 Qershor. Kreu i Kuvendit Meta ka falenderuar të gjithë deputetët për ligjet e rëndësishme që kanë miratuar dhe njëkohësisht është shprehur i keqardhur që kjo legjislaturë mbyllet pa praninë e opozitës.///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -DËNOHET ISH IMAMI I LESHNICËS, GJYKATA 15 VITE BURG PËR ALMIR DACIN

0

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar në mungesë më 15 vite burg ish-imamin e Leshnicës Almir Dacin, i akuzuar për rekrutim të luftëtarëve për në Siri. Vendimi u shpall pas 37 seancave gjyqësore, ndërkohë që familjarët pretendojnë se Almir Daci është vrarë.

Ndonese nga familjarët kosiderohet të vdekur, ish-imami i Leshnicës Almir Daci u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 15 vite burg në mungesë për rekrutim të luftëtarëve për në Siri.

Vendimi u shpall në Gjykatën e Krimeve të Rënda pas   37 seancash gjyqësore, ndërsa të pranishëm ne seancë nuk ishte asnjë prej familjarëve.  

Daci u vu nën akuzë për tre vepra penale: pjesëmarrje ne grupe terroriste në Siri, rekrutim e dërgimi të luftëtarëve për xhihad si dhe nxitjes së urrejtjes fetare.

Por avokati mbrojtës i të pandehurit, ka pretenduar gjatë mbrojtjes se Prokuroria nuk ka asnjë provë për të fajësuar Dacin.

Almir Daci u bë i famshëm gjatë një video të postuar në rrjetet sociale, ku i bënte thirrje besimtareve t’i bashkoheshin grupit terrorist ISIS.

Ish-imami i Leshnicës kishte marrë në Siri gruan e fëmijët ndërsa prej disa kohesh ka humbur kontaktin me te afërmit të cilët pretendojne se është vrarë.///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -BERISHA RAMA PRANO ZGJIDHJEN POLITIKE, NDRYSHE TË PRET ZGJIDHJA FATALE!

0

Ish Kryeministri Sali Berisha tha sot ne cadren e protestes se Kryeministri Rama nuk iu permbajt premtimit te dhene se do te pranoje ofertat e Partive Popullore europiane. Sipas Berishes , fundi politik I Rames do te jete fatal nese ai nuk reflekton ne kohe . Ndresa Kryedemokrati Basha tha se opozita nuk do te terhiqet nga kerkesat per zgjedhje te lira dhe te ndershme.///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Partitë e vogla nisin çregjistrimet për zgjedhjet: S’duam t’i prishim punë PS-së

0

Partitë e vogla aleate me PS-në kanë nisur të çregjistrohen nga zgjedhjet, pas përfundimit të afatit për koalicionet parazgjedhore. Nëse garojnë më vete, votat e tyre nuk shkojnë për PS-në, duke i djegur disa mandate. Për këtë arsye është tërhequr partia e Petro Koçit dje dhe sot ajo e avokat Idajet Beqirit.

 

Deklarata:

Partia e Unitetit Kombëtar, brenda afatit ligjor, rregjistroi në KQZ listën e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 18 Qershorit. Akti i paprecedent gjatë 26 vjetëve pluralizëm në Shqipëri i PD për bojkotimin e Kuvendit të Shqipërisë si dhe për t’u mos u regjistruar si subjekt elektoral në zgjedhjet e 18 qershorit, ka penalizuar padrejtësisht rëndë 42 forca politike, mes tyre edhe Partinë e Unitetit Kombëtar. Këto 42 parti politike, të mbledhura rreth një tryeze të rrumbullakët, për afro dy vjet me radhë, punuan, sensibilizuan opinionin publik shqiptar dhe atë ndërkombëtar, si dhe paraqitën në Kuvendin e Shqipërisë një paketë me ndryshime që duhet t’i bëheshin Kodit Zgjedhor, duke filluar me ndryshimin e sistemit zgjedhor nga rajonal, në kombëtar, me numërimin elektronikë të votave, me bërjen teknike të komisioneve zgjedhore dhe grupeve të numërimit etj. PD në vënd që t’a mbështeste këtë veprimtari, duke kërkuar votimin e Paketës në Kuvendin e Shqipërisë, për të garantuar keshtu zgjedhje të lira dhe të ndershme, bëri rolin e demagoges. Për të realizuar axhendën e saj antishqiptare dhe antiperëndimore, si dhe për të penguar me çdo çmim dhe mjet reformën në drejtësi, u mbyllën në një çadër krimi duke bërë “kauz” atë që e sabotuan me dashje, reformën në sistemin zgjedhor për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për të cilën ne 42 partit politike luftuam dy vjet me radhë. Ne rrethanat e krijuara prej PD pas pamundesise se rregjistrimit te koalicioneve parazgjedhore pjesemarrja e Partisë së Unitetit Kombëtar si dhe e partive të tjera aleate të së majtës socialiste në zgjedhjet e 18 qershorit, demton rezultatin elektoral të forcës së parë politke, PSSH, sepse votat që marrim ne, ikin dëm dhe nuk i shkojnë aleates sonë të madhe që po qeverisë me devotshmëri dhe përkushtim Shqipërinë e sotme.Ky sabotim keqbërës i PD, u hoqi partive të vogla jo vetëm të drejtën për të mos u penalizuar më nga sistemi zgjedhor i korrektimit rajonal, por n’a penalizoi në mënyrën më dramatike përmes bojkotit të saj sepse n’a hoqi të drejtën e krijimit të koalicioneve parazgjedhore, si e vetmja alternativë për të konvertuar votave marra së bashku në deputetë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ndryshojnë tarifat doganore, të njëjta me nivelet e vendeve të BE

0

Falë një projekti binjakëzimi, Shqipëria do të njehsojë tarifat doganore të import-eksportit me ato të Bashkimit Evropian.Në ceremoninë e nisjes së projektit, Zëvendësministri i Financave Ervin Mete dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave theksuan rëndësinë e projektit në harmonizimin e mëtejshëm të legjislacionit doganor shqiptar me legjislacionin e BE-së në përpara anëtarësimit të saj në Unionin Evropian., tha Ervin Mete.Projekti i Binjakëzimit i financuar nga BE në shumën prej 1.8 milion eurosh do të rrisë kapacitetet e administratës doganore shqiptare përgjatë dy viteve të ardhshme.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx