Ballina Blog Faqe 9418

360° Gradë DAMIAN GJIKNURI KANDIDATET PER DEPUTET NE RRETHE

0

Jane prezantuar perpara elektoratit te vlores kandidatet per depuet ne rrethin e Vlores dhe te Selenices.  Takimi ka nisur rreth ores 19 :00 ne ambjnetet e pallatit te kultures Laberia.Prezantimi ka zgjatur 30 min , me dyer te mbyllura pa prezencen e kamerave. Ne perfudim te takimit kordinatori per qarkun e Vlores Damian Gjiknuri eshte shprehur per mediat se kemi nje liste mjaft perfaqeuse dhe te lidhur me Vloren dhe keta kandidate jane ata qe do ndryshojnw Vloren. 

Sipas Gjinkurit me keta kandidate do ta bejme Vloren qytetin e dyte me te rendesishem ne Shqiperi se bashku me kryemnistrin Rama qe eshte pjese e ketij ekipi.Sipas Gjiknurit preism qe opozita te pranoje kompromisin e ofruar , nje komprois qe asnje e opozite e Botes nuk e ka patur , jo me ne Shqiperi kur ka qwnw qeverisa e Sali bershies Pwr ne wshtw e panegociesuhme qeveria ka percaktuar kur do tw zhvillohen zgjedhjet, por mund te kete pak tolerance per pak dite, por ajo cka eshte me e rendesishme eshte qe shqiptaret te shkojne ne zgjedhje  dhe opozita te mari ato gjera aq sa i takojne.

Ky ishte takimi i pare realizuar nga Gjiknuri me kandidatet per deputet te PS-se ne qarkun e Vlores. ///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë BASHA ZGJEDHJE PA OPOZITËN NUK KA

0

Kryeopozitari Lulzim Basha ka deklaruar se zgjedhje pa opoziten nuk do te kete. Ne diten e 77-te te protestes Basha rikujtoi se marshimi paqesor i opozites do te nise te dielen nga Kavaja per te rrezuar Republiken e vjeter.///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Lavdi deshmoreve

0

Lavdi deshmoreve pooooor….
Lavdi edhe te VERTETES!
Teodor Kareco – vetem 3500 partizane te vrare…
dokumenta te arkivit te shtetit

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Tërheqja e Ramës nga Kavaja, ja çfarë shkruan Sali Berisha

0

“Fitoi Kavaja! Fitoi Shqiperia!

Kavaja mposhti Noriegen, qe per karrigen e tij mbi drogen dhe krimin do te asgjesoje voten e lire dhe pluralizmin politik.

Rrofte Kavaja! Rrofte Shqiperia!

Rrofte Çadra e Lirise dhe revolucioni demokratik! Fitore!”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në profilin e tij në Facebook.

Fitoi Kavaja! Fitoi Shqiperia!Kavaja mposhti Noriegen, qe per karrigen e tij mbi drogen dhe krimin do te asgjesoje…

Gepostet von Sali Berisha am Freitag, 5. Mai 2017

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Nënkryetari për Tiranën, Ardit Çela: Do dalim forcë e parë, zgjidhjet e mëdha i jep vetëm LSI

0

Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Tiranës, Ardit Çela, vlerëson mentalitetin e kësaj force politike për të afruar dhe promovuar të rinjtë në politikë.

cela
Ardit Çela, nënkryetar i LSI-së së Tiranës

Një nga drejtuesit e listës së Tiranës, Çela shprehet se të rinjtë nuk janë numra në LSI, por janë emra dhe kontribute reale, janë drejtues që kanë marrë përgjegjësi mbi vete. Ai e sheh LSI-në forcë të parë në zgjedhjet e 18 qershorit, nisur nga karakteri i kësaj partie, që, sipas tij, ka krijuar stabilitet e ka dhënë zgjidhje të konflikteve dhe problemeve në politikën e vendit.

Si e vlerësoni kandidimin tuaj në listën për deputet të LSI për qarkun e Tiranës, çfarë do të thotë kjo për ju?

Unë jam i nderuar dhe mirënjohës në të njëjtën kohë që Kryesia e LSI propozoi dhe miratoi emrin tim për të qenë pjesë e listës që do të përfaqësojë LSI në Parlamentin e ardhshëm. Jam një prej themeluesve të LSI dhe prej 6 shtatorit të 2004-s e deri më sot, aktiviteti im politik nuk është shkëputur një sekondë të vetme.

Kam aderuar si një anëtar i thjeshtë i LRI dhe LSI, atëherë një gjimnazist i shkollës “Myslym Keta” në Kombinat, për të vazhduar më pas si Sekretar i Përgjithshëm dhe Nënkryetar i LRI për 7 vite me radhë. Për rreth 9 vjet kam qenë anëtar i Kryesisë së LSI dhe shumë vite edhe Sekretar i Marrëdhënieve me Publikun në këtë forcë politike. Aktualisht drejtoj LSI-në e Njësisë 6 në Tiranë, si edhe në procesin e fundit zgjedhor jam zgjedhur Nënkryetar i LSI-së së kryeqytetit.

Në të njëjtën kohë, kandidimi në Tiranë është një përgjegjësi më shumë jo vetëm në raport me besimin e dhënë nga forca ime politike, por mbi të gjitha në raport me besimin dhe marrëdhënien e përditshme që kam me qytetarët e Tiranës.

Çela gjatë një takimi në zonën e Kombinatit
Çela gjatë një takimi në zonën e Kombinatit

Prej dy vitesh, së bashku me kolegët e tjerë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, jemi përpjekur të bëjmë maksimumin për të qëndruar sa më afër zgjidhjes së problemeve të qytetarëve të Tiranës.

Tashmë shpresojmë dhe besojmë se në Parlamentin e ardhshëm do të mundemi të hartojmë dhe drejtojmë politika zhvillimore në rang kombëtar. LSI është një forcë politike konstruktive dhe është e fokusuar drejt politikave që sjellin zhvillim e nxisin punësimin.

Në listat e LSI kësaj radhe ka shumë të rinj. Mundet të rinjtë të sjellin aq vota sa i duhen LSI në këto zgjedhje?

Është shumë e vërtetë që në LSI hapësirat për të rinjtë janë të jashtëzakonshme. Kjo e dallon më së shumti LSI nga forcat e tjera politike. Dhe kjo, në fakt, vjen natyrshëm. LSI lindi si një forcë e re, dhe këtu e kam mbi të gjitha fjalën për mentalitetin dhe për parimet mbi të cilët qëndron në këmbë. Në LSI të rinjtë janë emra dhe jo thjesht numra. Në LSI të rinjtë janë drejtues. Përfaqësimi i të rinjve është real dhe jo fiktiv.

Në Këshillin Bashkiak të Tiranës 10 nga 13 përfaqësues janë të rinj dhe të reja, të cilët përditë e ngrenë zërin dhe luftojnë për të zgjidhur problemet e sidomos të bashkëmoshatarëve të tyre.

E mbi të gjitha, mund të them se përfaqësimi është shumë i merituar, dhe kjo jo vetëm sepse votuesit e LSI janë kryesisht të rinj, por edhe sepse Klajda, Kejdi, Floida, Endriti, Erisa, Klevi etj. janë të reja e të rinj me integritet të lartë, energjikë dhe shumë të përgatitur, të cilët do t’i bëjnë nder Parlamentit të ardhshëm.

Vazhdimisht është thënë që LSI pretendon të dalë forcë e parë. Është e mundur diçka e tillë dhe si mund të arrihet?

Pretendimi është legjitim dhe shumë i arsyeshëm. E ka një bazë logjike dhe sigurisht që ka argument të fortë lidhur me këtë çështje. LSI është e vetmja forcë politike në vend me rritje progresive, që nga themelimi e deri më sot. LSI është një forcë politike që ka luajtur një rol të rëndësishëm, shumë pozitiv, konstruktiv për zhvillimet në vend. Realiteti politik ka qenë shumë i ashpër ndaj LSI dhe shpeshherë i pandershëm, dhe ia kemi arritur jo vetëm të mbijetojmë, por të qëndrojmë fort dhe vetëm të rritemi.

Arsyet e rritjes së LSI janë pa diskutim mesazhi pozitiv që ajo përcjell, mesazhi i shpresës dhe i zhvillimit. Janë qindra dhe mijëra të rinj e të reja në të gjithë Shqipërinë që i bashkohen LSI çdo ditë. Janë qëndrimet parimore të LSI dhe zgjidhjet e mëdha që ajo ka sjellë sa herë është dashur. Është sjellja e saj tepër korrekte dhe e sinqertë me qytetarin, larg arrogancës. Është vetë koha që e kërkon LSI forcë të parë politike.

Janë vetë njerëzit. Unë mendoj që njerëzit janë të lodhur me konfliktet e vazhdueshme. Njerëzit duan zgjidhje dhe jo lojëra. Zgjidhjet i ofron LSI. Zgjidhjet e mëdha do t’i japë LSI. Për ne rrugë tjetër nuk ka. Nuk kemi alternativë tjetër. Do të dalim forcë e parë politike në vend. Do t’i fitojmë zgjedhjet.

Dhe këtë do ta bëjmë duke hapur zemrat, duke u folur shqiptarëve të vërtetën, duke komunikuar me ta sikurse kemi bërë çdo ditë të këtyre 13 viteve prezencë në politikën shqiptare, në mënyrë të sinqertë, duke ofruar zgjidhje.

Së bashku me ndihmën dhe me energjinë e qindra dhe mijëra familjeve të thjeshta që kërkojnë një mundësi më shumë për të ndërtuar jetën këtu, në Shqipëri, e pa u detyruar të ikin në emigrim. Së bashku me qindra e mijëra të reja e të rinj që duan një arsim më cilësor e më shumë punësim, ne do ta arrijmë objektivin tonë.

Petrit Vasili është zgjedhur kryetar i LSI. Mendoni se mungesa e Metës do të ndikojë në rezultat?

Petrit Vasili është një personalitet i padiskutueshëm brenda LSI. Nismëtar, themelues, Sekretar i Përgjithshëm dhe Zv.Kryetar, bashkëmarrës i të gjitha vendimeve politike të LSI, e bashkëjetues me të gjitha proceset dhe etapat që ka kaluar LSI në të gjitha këto vite. Jam i bindur se do të jetë garant i një vazhdimësie në rritje dhe i arritjes së të gjitha objektivave që ne i kemi vendosur vetes. Por mbi të gjitha, LSI ka një ekip drejtues për t’u marrë shembull. Petriti, Monika, Endriti, Klajda dhe Kejdi, Floida, Klevi dhe Erklenti, si edhe të gjithë ata drejtues të LSI në Tiranë e në të gjithë Shqipërinë, do të funksionojnë si një trup, mendje e zemër e vetme, e do ta drejtojnë LSI drejt fitores. Dhe për t’i dhënë një përgjigje të plotë pyetjes suaj, Ilir Meta President, është një arsye më shumë se pse shqiptarët duhet ta votojnë LSI. LSI ofron dhe eksporton stabilitet e zgjidhje. Është kjo filozofi që ne na veçon, është kjo filozofi që do të na nxjerrë fitues.

Si e shikoni pozicionin e LSI pas zgjedhjeve të 18 qershorit?

LSI do të jetë forcë fituese dhe rrjedhimisht drejtuese. Ne jemi gati të drejtojmë vendin. Koha dhe njerëzit kërkojnë që filozofia e LSI të drejtojë vendin, dhe ne nuk mundemi kurrsesi të bëjmë gjë tjetër vetëm se t’i bindemi këtij vullneti e të punojmë fort ta arrijmë këtë objektiv.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Plasari publikon dokumentin: Si u miratuan zgjedhjet e 1945-ës pa opozitë

0

Studiuesi Aurel Plasari ka publikuar një tjetër dokument , për të faktuar sesi ndërkombëtarët, legjitimuan dhe miratuan zgjedhjet e 1945-ës të cilat u zhvilluan pa opozitë, dhe sollën në Shqipëri instalimin e diktaturës komuniste.

Postimi i plotë i Plasarit:

MIRATIMI NDËRKOMBËTAR I ZGJEDHJEVE TË 1945-s PA OPOZITË

Mbasi kam publikuar dokumentin sesi diplomatët, së toku me “vëzhguesit”, i trajtuan si “legjitime” votimet e vitit 1945 për “Asamblenë Kushtetuese”, e cila më 16 mars 1946 do të vendoste të kthehej në “Kuvend Popullor” duke i përcaktuar Shqipërisë instalimin e diktaturës, një mik më shkruan që – së paku – në ato zgjedhje kishte opozitë.

Jo, në zgjedhjet e 1945-s nuk merrte pjesë asnjë farë opozite. Kutitë që quheshin “të opozitës”, ato të marifetit me gogla dhe zhurmën e goglave, ishin vendosur në mënyrë provokative nga organizuesit e zgjedhjeve. Ja ku mund ta lexoni qartë në informacionin për Departamentin e Shtetit e vetë kreut të misionit ushtarak të ShBA në Tiranë, Jacobs, të datës 12 dhjetor 1945, i cili edhe e ka miratuar farsën.

Burimi: Archives of the United States in Washington, 59/6865/875.00/12-1145.

fb a.p.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ambasadori Lu tjetër takim me Ramën

0

Ambasadori amerikan Donald Lu, po zhvillon një takim me Kryeministrin Edi Rama.

Takimi vjen pas dështimit të negociatave të djeshme mes dy palëve, të cilat u zhvilluan me ndërmjetësimin e Lu.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Reagon Spartak Braho: Nuk kuptoj cila është vlera e asaj bisede

0

Pas publikimit të një audio-përgjimi nga ish-Kryeministri Sali Berisha, ka ardhur reagimi i parë nga deputeti socialist i përfshirë në bisedë, Spartak Braho.

Braho ka thënë se ajo bisedë është një bisedë normale midis dy miqve të vjetër, dhe se Berisha po heq vëmendjen nga problemet reale që PD-ja i ka shkaktuar vendit.

Nuk e kuptoj se ku ishte ‘vlera’ e asaj bisede të përgjuar në një vend misterioz. Një muhabet normal shokësh që dy forcat e vjetra politike i detyruan të futen në grevë urie në vitin 2008 por si paranojak përgjimesh ai nuk e ka harruar zanatin e vjetër të informatorit dhe hedh në pazarin mediatik manipulime bisedash për të tërhequr vëmendjen nga kriza ku e ka futur PD rrangalla politike vazhdon ashtu siç thotë populli fjalën e urtë me qen dhe qime”, është shprehur Braho.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Mbi 20 të arrestuar nga një operacion në Greqi, mes tyre edhe një shqiptar

0

Sipas mediave greke, pas një operacioni ndër më të mëdhenjtë e viteve të fundit që u zhvillua mbrëmë në Atikë janë arrestuar më shumë se 20 persona.

Të arrestuarit janë në shumicë nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik ndër të cilët është arrestuar edhe një shqiptar.

Nuk janë bërë publik emrat e të arrestuarëve, raportojnë mediat greke.

“Hajdutët e kasafortave” janë përgjegjës për dhjetëra sulme në objektet e korporatave në Atikë dhe në prefekturat fqinje. Ata godisnin të paktën një herë në javë, lidhnin rojet dhe vidhnin kasafortat.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Basha: Asgjë nuk është si më parë, në 7 maj do rrëzojmë Republikën e Vjetër

0

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në një bashkëbisedim nga çadra e protestës, deklaroi se data 7 maj do jetë dita kur do rrëzohet Republika e Vjetër.

Basha shtoi se fasadat janë shembur, dhe gjithë bota e di tashmë të vërtetën e qeverisjes në Shqipëri.

Pjesë nga deklarata e Bashës:

Nga honet e errëta të dëshpërimit të induktuar nga krimi, droga dhe arroganca qeveritare, nisi marshimi dhe bashkimi ynë i madh i 18 shkurtit. U mblodhën qindra mijë shqiptarë në këtë shesh, në këtë agorë, deri tek sheshi ‘Skënderbej’, për të marrë një vendim të madh, që koha dhe vuajtjet dhe shpresat e shqiptarëve e thirrën në shesh, vendimin për të mos ulur më kokën para arrogancës.

Për të mos u trembur më nga krimi në pushtet, vendimin për t’i thënë jo republikës Pazar, për të refuzuar komplotin ekonomik e politik që luhet prej 4 vjetësh në kurriz të shqiptarëve, vendimin për të mos zhvilluar zgjedhje fasadë dhe për të mos u bërë alibi e republikës së vjetër dhe për të marshuar drejt një republike të re të qytetarëve shqiptarë të lirë dhe të vendosur në fatin e tyre europian.

Asgjë nuk është më si më parë. U shembën fasadat e vjetra. Bota mbarë i njohu vuajtjet e një kombi të tërë. Sot në takime si ky që sapo mbarova dhe në ato të tjera që kam pasur, ajo që nuk pranohej si e mirëqenë sot është e certifikuar falë këtij bashkimi.

Zëri juaj i bashkuar e vërteta juaj e bashkuar është sot e vetmja e vërtetë që njeh Europa dhe mbarë bota.

E gjithë bota e di siç e dimë ne të gjithë këtu se zgjedhje të lira ku qytetarët mund të shprehin vullnetin e tyre nuk mund të ketë. E gjithë bota e di se krimi dhe droga janë përgjegjësi e qeverisë dhe kryeministrit të fasadës.

E gjithë bota dhe çdo shqiptar e di se zgjidhje mund të vijë vetëm duke marrë në dorë fatin e zgjedhjeve me një qeveri teknike që do të luftojë krimin e drogën dhe mundësojë votën e lirë të qytetarëve shqiptarë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx