Ballina Blog Faqe 9417

Mbledhje e opozitës, protestë masive në 13 maj

0

Gjatë mbledhjes së sotme që bëri kreu i PD-së, Lulzim Basha, me krerët e degëve të PD-së nëpër rrethe u vendos që opozita dë të zhvilloj tjetër protestë masive në Tiranë.

Protesta pritet të zhvillohet të shtunën e ardhshme, më 13 maj në orën 12:00.

Në këtë mbledhje kanë qenë të pranishëm edhe Edmond Spaho, Edi Paloka dhe Arben Ristani, ku u diskutua për orgazimin e protestës së 13 majit.

Protesta do të zhvillohet ps tërheqjes së kandidatit të PS-së nga Kavaja, ku ishte parashikuar protesta nëse maxhoranca do të zhvillonte e vetme zgjedhjet nesër.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Basha-protestuesve: Tërheqja e Ramës në Kavajë, rezultat i qëndresës suaj

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur nga çadra ditën e somte lidhur me tërheqjen e kandidatëve të PS-së në zgjedhjet e Kavajës.

Nuk kam ndërmend të zgjatem në këtë të vërtetë por dua të them se tërheqja e zgjedhjeve nga Edi Rama në Kavajë është vetëm rezultat i betejës dhe qëndresës suaj për të mos lejuar monizëm të diktuar nga droga dhe krimi. Asgjë tjetër nuk do të ndodhte përveç një gare fasadë. Pas presionit publik ata kandiduan përkëmbësin e Elvis Roshit. Bandat e krimit kishin bërë gjithçka gati për një masakër në Kavajë – tha Basha

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Shiste mallra kontrabandë, në pranga 44-vjeçari

0

Policia a Tiranës ka arrestuar një 44-vjeçar sepse u kap duke tregtuar mallra kontrabandë.

Sipas policisë, i arrestuari është Erand Shala, 44 vjeç, i cili ishte regjistruar me NIPT si shëtitës, me qëllim shmangien e tatimit mbi vlerën e shtuar, për produktet të cilat i importonte nga Kina.

Mallin kontrabandë e mbante në shqëpinë e tij në një magazinë të përshtatur.

Pas kontrollit policor iu gjetën tre vula të falsifikuara, 692 kg letra të lagura me logo të ndryshme, 23.600 prerëse për thonjtë, 21.400 termometra trupi, 4320 termometra ambienti, 1200 matësa tensioni, 9 mijë erashka plastike dhe druri, 30 mijë karfica, 36 mijë shishe me biberon për fëmijë, 7 mijë kuti domino dhe 1235 shishe 180 ml me ilaç për mushkonja.
Shala akuzohet për “Tregëtim dhe trasportim të mallrave që janë kontrabandë, falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve, fshehje të ardhurave, krijim të skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Një trup i pajetë gjendet në brigjet e Vlorës

0

Mes ishullit të Sazanit dhe gadishullit të Karaburunit është gjetur një person i pajetë, mëngjesin e sotëm.

Nuk dihet ende identiteti i trupit të pajetë që është parë fillimisht nga peshkatarët.

Policia po dyshon se bëhet fjalë për një nga personat e zhdukur së fundmi në Vlorë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Do të transportonte drogë në Itali, arrestohet trafikanti

0

Policia në Fier ka sekuestruar rreth 80 kg drogë mëngjesin e sotëm dhe një person është arrestuar.

I arrestuari është Fabian Tomorri, 30 vjeç, banues në fshatin Velmish, Roskovec.

Sipas policisë, Në dalje të qytetit të Roskovecit, në orën 04:00, mbi bazën e informacionit të marrë, u ndalua mjeti furgon i tipit “Fiat”, me targa AF 670 RB.

Nga kontrolli i ushtruar në mjet në pjesën e pasme u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi materiali bimor i dyshuar lëndë narkotike Cannabis Sattiva e ndarë në 73 pako të mbështjella me natriban me peshë rreth 78 kg.

Nga hetimet doli se lënda narkotike kishte për destinacion Italinë.

Policia sekuestroi  78 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, automjeti tip “Fiat” dhe 3 aparate telefoni celularë.

Po hetohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikim i lëndëve narkotike” i mbetur në tentativë dhe “Trafikim i mjeteve motorike”.

FierPolicia e Fierit finalizon me sukses operacionin antidrogë të koduar "Marinza".Sekuestrohen 78 Kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva.Arrestohet në flagrancë një shtetas.Në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative dhe punës së mirëorganizuar nga ana e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar ”MARINZA”.Në dalje të qytetit të Roskovecit, në orën 04:00, mbi bazën e informacionit të marë, u ndalua mjeti Furgon i tipit Fiat.Nga kontrolli i ushtruar në mjet në pjesën e pasme u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi materiali bimor i dyshuar lëndë narkotike Cannabis Sattiva e ndarë në 73 pako të mbështjella me natriban me peshë rreth 78 kg.Nga veprimet e para hetimore rezulton se lënda e dyshuar narkotike ishte e presuar në pako dhe e mbështjellë posaçërishtë me qëllim për t'u trafikuar më pas jashtë vendit me destinacion Italinë.Po kështu janë kryer verifikime edhe për automjetin Furgon të markës Fiat, ku nga verifikimet paraprake dyshohet se është i trafikuar në Shqipëri.Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u arrestua në flagrancë drejtuesi i mjetit, shtetasi:-F. T., 30 vjeç, banues në fshatin Velmish, Roskovecë. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 78 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, automjeti tip Fiat dhe 3 aparate telefoni celularë.Policia po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar.Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, "Trafikim i lëndëve narkotike” i mbetur në tentativë dhe “Trafikim i mjeteve motorike” parashikuar nga Nenet 283, 283/a e 22 dhe 141/a të Kodit Penal.

Gepostet von Policia e Shtetit am Freitag, 5. Mai 2017

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kush e kërkoi shkarkimin e Tahirit? Monika Kryemadhi befason me përgjigjen

0

Zëvendëskryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një intervistë për emisionin “Komiteti” ka folur për fillimet e saj në politikë, njohjen me Ilir Metën, por ka befasuar kur iu përgjigj një pyetje për shkarkimin e Saimir Tahirit si ministër i Brendshëm.

Duke folur për qëndrimin që është mbajtur zyrtarisht nga LSI, Monika ka theksuar se kjo forcë politike nuk ka pasur asnjë ndikim në shkarkimin Tahirit. “Janë disa gjëra që vijnë përtej Oqeanit”, theksoi ajo.

Megjithatë, me Fatmir Xhafën në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Kryemadhi, thotë se “diçka ka lëvizur”. Këtu, zonja Kryemadhi i referohet situatës së kanabisit në Shqipëri, mbi të cilën shpreh shqetësim për përmasat që ka marrë si fenomen.

“Kanabisi është shqetësim, janë kapur tonelata të tëra. Ka lëvizur diçka me ministrin e ri. Historia e ndërtimit të kanabisit ka qenë shumë e shëmtuar dhe e ka dëmtuar Shqipërinë. Sot Shqipëria përmendet për kanabisin dhe krijon një imazh të gabuar. Për Shqipërinë duhej folur për vajzat e bukura, për turizmin, për mikpritjen”,- u shpreh ajo ndër të tjera.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Nard Ndoka thumbon Ramën: Bravo për Kavajën. Po për 18 Qershorin?!

0

Aleati i Bashës dhe njëherësh kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka me anë të një statusi në “Facebook”, ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Edi Rama i cili ka tërhequr nga gara për zgjedhjet në Bashkisë se Kavajës kandidatin e tij. Ndoka në status shkruan: Bravo Rama për Kavajën! Po për 18 Qershorin?!

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Vendimi i Ramës, flet Salianji: Pse u frikësua dhe gjunjëzua kryeministri

0

Vijojnë reagimet nga kampi demokrat për vendimin e Ramës për anullimin e zgjedhjeve në Kavajë.

Përmes një statusi në rrjetin social ‘Facebook’ Sekretari për Aksionin Qytetar në Patinë Demokratike, Ervin Salianji shprehet se ishte forca e presionit qytetar ajo që gjunjëzoi dhe frikësoi Ramën duke tërhequr kandidatin e në Kavajë.
“Do duhej te kishte qene forca e argumentit, arsyeja dhe e drejta e kauzes ajo qe duhet te çonte Ramen ne tërheqje…nuk ndodhi kjo! Ishte forca e presionit qytetar ajo qe e gjunjezoi, frikesoi dhe e beri te terhiqej me pahir! Forca e sakrifices qyetare triumfoi!”, shkruan Salianji.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Vrau nusen e djalit me levë se nuk i bëri kafen, vjehrri shokon në gjykatë

0

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë caktoi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Noc Totën, 75-vjeçarin nga Kurbini që dy ditë më parë vrau nusen e djalit, duke e goditur me levë.

Tota i akuzuar për vrasje në rrethana familjare, ditën e sotme është shfaqur i penduar para trupit gjykues, duke deklaruar: “U nxitova që qëllova”.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mëngjesin e 3 majit 2017 në fshatin Zheje. 41-vjeçarja Vera Tota, nënë e dy fëmijëve 15 dhe 10 vjeç, u vra nga vjehrri i saj pasi akuzohej se nuk u shërbente.

Viktima u qëllua godit në oborrin e banesës teksa ikte për në punë. Në momentin e ngjarjes së rëndë, dy fëmijët kanë qenë në gjumë, ndërsa bashkëshorti në punë ku punonte si roje nate.

Vera Tota ka pasur fillimisht një sherr verbal, pasi dy prindërit e bashkëshortit e akuzonin se nuk u shërbente, dhe më pas grindja ka degjeneruar me dhunë, ku vjehrri 75 vjeç Ndoc Tota, pasi e ka ndjekur për disa metra në oborr, ka marrë një levë dhe e ka goditur disa herë.

Gruaja ka humbur jetën në vendngjarje, kurse autori i dyshuar ka tentuar të largohet, por është kapur menjëherë nga policia, që ishte njoftuar për krimin nga fqinjët e viktimës.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë VLORE STARTON KAMPIOMNATI BOTEROR I AREONAUTIKES

0

Starton ne Vlore kampiomnati boteror i areonautikes,ndersa per 10 dite me rardhe qyteti bregdetar do te jete epiqendra e flutirimeve te lira  nga pjesmarres nga vende te ndryshme te botes. Prej 5-14 maj ne Vlore per here te pare kampionati boteror i fluturimeve te lira me precizion. Aeronautika ka zgjedhur  Vloren edhe per vete natyren qe ofron,ndersa nje kampionat i te tilla permasave vjen per here te pare ne Shqiperi. Jane pjesmarres ne kete aktivitet 150 parashutiste nga rreth 28 vende te ndryshme te botes,ndersa ka ekipe pjesmarrese qe madfje per here te pare jane bere pjese e nje aktiviteti boteror si Kolumbia apo ndonje shtet tjeter.Ceremonia e nisjes s ketij eventi te jashtezakonshme eshte zhvilluar en sheshin e lungom,ares,ndersa te pranishem ministrat Gjiknuri dhe Kumbaro,kryetari i bashkise Vlore Dritan Leli,por edhe peraqesues te federates nderkombeatre te areonautikes qe kane vleresuar Vloren deh Shqiperine per natyren qe ofron ne mbarevajtje e ketij aktiviteti

 

Garimet do te vijojne per gati 10 dite ,per e ardhur ne diten e fundit,ku do et shpallen edhe fituesit. Nderkohe pjesmarresit prej disa ditesh kane nisur provat ne Vlore,ndersa duke mnisur nga adat 5 maj,starton kampionati boteror per te perfunduar ne 14 maj,me shpelljen e fituesve. Kampionati boteror vjene dhe ne kuader te aktiviteve te organizuar per celjen e sezonit turistik nje jave me vone ne Vlore.///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx