Është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar për plagosjen me armë zjarri të kampionit të boksit, Nelson Hysa, një ditë më parë në Shkodër.
Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, 21-vjeçarit me inicialet V. K., banues në Shkodër.
Në vendin e ngjarjes është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një gëzhojë model 54 e kalibrit 7.62 mm.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur ditën e sotme, ku ka diskutuar për situatën e krijuar pas tërheqjes së kandidatëve nga zgjedhjet në Kavajë. KQZ-ja ka vendosur që të informojë Presidentin Nishani dhe më pas do marrë një vendim lidhur me këtë çështje.
Makina e kryetarit të PS-së në Lezhë, Andi Marku është gjetur e djegur mëngjesin e sotëm pranë prefekturës së Lezhës.
Ndërsa policia është duke vazhduar hetimet, Andi Marku, shef komisariati nëpër disa qytete të Shqipërisë është shprehur për median, se mjetin e kishte në përdorim, ndërsa ka shprehur dhe dyshimet e para se pse mund të ketë ndodhur djegia.
‘Automjetin e kisha në përdorim. Prej disa ditësh kishte shfaqur probleme dhe e kisha lënë aty. Dyshoj në një shkëndijë elektrike. Nuk kam asnjë konflikt me askënd’, është shprehur Marku.
Një trup i pajetë është konstatuar mëngjesin e sotëm në ujërat e Ishullit të Sazanit. Sipas Rojes Bregdetare të Marinës në Vlorë, trupi i pajetë është konstatuar në pjesën veriore të Ishullit të Sazanit, rreth 5-6 m larg nga bregu i detit.
Dyshohet se trupi i pajetë i përket njërit prej 2 skafistëve të zhdukur të gomones me drogë që u gjet më 11 mars 2017 me 1.2 ton hashash në bord.
Pushtetarë vendor, deputetë dhe drejtues politik bashkohen në Berat në ditën kushtuar dëshmorëve.
Është përkujtuar edhe në Berat dita kushtuar dëshmorëve, 5 Maji. Pushtetaë lokal të të gjitha niveleve, deputetë, drejtues të partive lokale si dhe drejtues institucionesh janë bashkuar sot në këtë qytet në këtë 5 maj. Ceremonitë e kësaj dite kanë nisur në orën 10:00 në Varrezat e dëshmorëve, ku të pranishmit kanë nderuar të rënët. Ndërsa, në fjalën e tij kryetari i bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj, tha se kjo ditë duhet të na shërbejë të gjithëve për të qënë më bashkëpunes.
Qyteti i Beratit prej disa javësh funizohet për herë të parë me 24-orë ujë të pijshëm nga Ujësjellësi i Bogovës. Kjo falë përfundimit të investimit të rëndësishëm për rehabilitimin dhe zëvendësimin e plotë të rrjetit të ujësjellësit. Faza e parë e këtij investimi që përfundoi në vitin 2013 mundësoi furnizimin me ujë të pijshëm nga Bogova të qytetit të Kuçovës dhe faza e dytë që përfundoi në Mars të këtij viti mundësoi furnizimin me ujë 24-orë pa ndërprerje të qyteteve Berat e Kuçovë. E vetmja zonë që ende nuk furnizohet me ujë 24-orë është lagjia “Çelepias” e cila,për shkak të amortizimit të rrjetit të kanalizimeve të ujërave të përdorura,furnizohet nga 8-16 orë me ujë të pijshëm.
Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i sh.a.Ujësjellës-Kanalizimeve Berat-Kuçovë,Refat Harizi,i cili ka theksuar se,ardhja e sezonit të verës që sjell edhe fluks turistësh në Berat,nuk do të jetë më shqetësuese për furnizimin me ujë në lagjet muzeale “Mangalen” e “Kala” të cilat tashmë kanë furnizim me ujë 24-orë pa ndërprerje,ndërkohë që kufizime do të ketë vetëm lagjia muzeale “Gorocë” që do të furnizohet nga 8-16 orë si pjesë e zonës së “Çelepiasit dhe pjesë e investimit të fazës së tretë. Sipas Harizit,përfundimi i investimit që furnizon tashmë me ujë 24-orë Beratin do ti nxjerri totalisht të panevojshme edhe depozitat në çatitë e shtëpive të lagjeve muzeale,duke përmbushur kështu edhe kërkesat e UNESCO-s për heqjen e tyre.Drejtori i Ujësjellësit Berat-Kuçovë,është ndalur edhe në normën e arkëtimit të faturave të ujit të pijshëm,duke theksuar se 18% e abonentëve ende nuk i paguajën faturat e ujit,nga këta 8% janë në pamundësi ekonomike për të paguar,përfshi këtu komunitetet Rome dhe Egjiptiane. Edhe pse deri tani-tha Harizi-janë grumbulluar rreth 2 milion lekë (të reja) detyrime të prapambetura,synimi për vitin 2017 është të arrihet në 85% të normës së arkëtimit të faturave të ujit pasi kjo ka qënë edhe një kërkesë e partnerëve ndërkombëtarë që po investojnë në rrjetin e ujësjellësit të Beratit. Sipas Harizit,me 82% të arkëtimeve drejtoria mbulon vetëm koston operative vjetore por duhet të përballojmë edhe 2 këste kredie prej 450 mijë Euro në vit,kredi që ka filluar prej 2-vjetësh.Ai deklaron se,ndaj të gjithë debitorëve të kësaj ndërmarrjeje,që do të vazhdojnë të mos paguajnë faturat e ujit të pijshëm,do të ndërmerren saksione ligjore që do të zbatohen nga zyrat e përmbarimit.
31 artistë të rinj, student të Akademisë së Arteve sëbashku me nxënës të shkollës arstike në Berat janë bashkuar në një ekspozitë të përbashkët titulluar “Hapësirë 2017”.
Artistët e rinj u prezantuan mbrëmë për publikun e këtij qyteti me 75 vepra në gjini të ndryshme si skulpturë, vaj, grafikë, rapodograf, akuarel dhe pastel. Artistët e rinj nga mosha 18 deri në 26 vjeç kanë sjell hapësirën e tyre nëpërmjet veprave të tyre të gjuhës së lapsit, të formës, vizatimit, grafikës, etj.
Organizimi i kësaj ekspozite synon të gjallërojë jetën artistike të qytetit, interesin e ardashësve për të njohur përvoja të reja artistike bashkohore dhe kulturore.
Kuratori i ekspozitës dhe drejtori i galerisë Jani Kumati, u shpreh se Berati vazhdon të sjell talente në artet pamore dhe këtë e tregon dhe fakti se çdo vit të rinjtë nga ky qytet dalin fitues në garat ndërkombëtare.
Kjo ekspozitë synon të kthehet në një edicion të përvitshëm me një hapësië të rëndësishme për të rinjtë e talentuar, të kenë hapësirën e tyre nëpërmjet punimeve, të komunikojnë sëbashku duke marr emocionet në botën e artit. ///
Policia ka arrestuar sot një person në Shkodër sepse ka zbuluar 46 bimë narkotike kanabis në një parcelë në fshatin Karmë të Vaut të Dejës.
Ndërsa po hetohen në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit dhe inspektori i pyjeve.
I arrestuari është Prek Mhilli, 51 vjeç, banues në fshatin Naraç, i cili dyshohet për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
Po ndiqe në gjendje të lirë Alfred Ndrekaj, 29 vjeç, me detyrë Kryeplak i fshatit Karmë, edhe Paulin Mark Pylla, 38 vjeç, me detyrë Inspektor i Shërbimit Pyjor, në Bashkinë Vau i Dejës, për veprën penale të “Moskallëzim i krimit”.