Ballina Blog Faqe 9428

Kryeministri hungarez akuzon Soros-in: Je armiku i vlerave evropiane, ke zhvatur miliona njerëz

0

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, i ka cilësuar si të pabaza akuzat ndaj tij se kërkon të mbyllë një Universitet të financuar nga miliarderi amerikan, George Soros.

Reagimi i Orban vjen ndërkohë që Bashkimi Europian ka hapur një çështje ligjore ndaj Hungarisë lidhur me një ligj polemizues për arsimin e lartë.

Orban foli në Parlamentin Europian për t’iu përgjigjur kritikave se ligji i ri i qeverisë së tij, sjell vështirësi për institucionet e mbështetura financiarisht nga jashtë dhe ka si synim mbylljen e Universitetit Qendror Europian (CEU) në Budapest, që financohet nga Soros.

‘Këto akuza janë krejt të papabaza. Është njësoj sikur dikush të akuzohet dhe dënohet për vrasje, ndërkohë që viktima është ende gjallë dhe e akuzon për vrasjen e tij.’ –  tha Orban në PE.

Në fjalën e tij Orban e akuzoi CEU-n për mashtrim, pasi ka shpërndarë diploma që njihen në SHBA dhe Hungari njëkohësisht duke u dhënë një avantazh të padrejtë dhe përveç kësaj nuk ka kampus në Hungari, ndryshe nga sa ndodh në SHBA.

Orban kritikoi gjithashtu Soros-in dhe BE-në duke e cilësuar miliarderin amerikan si një spekulator financiar, kurse përsëriti se angazhimi i Hungarisë në BE është i padisktueshëm, por duhen reforma, pasi ‘status-quo’ ku ndodhej kontinenti është e papranueshme.

‘Për shkak të Soros-it, miliona persona kanë humbur paratë e tyre, vetëm që të përfitojë ai. Ai ka ndikuar negativisht edhe në krizën e emigrantëve duke ndërhyrë në lejimin e dyndjes së tyre drejt BE-së. Emri i tij është shembulli më i mirë, sesi dikush kërkon të dobësojë vendet e ndryshme europiane, duke mbështetur çdo gjë që ndryshon mënyrën europiane të të jetuarit’. – deklaroi Orban.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Haradinaj pas lirimit: Jam mirë e bukur, thjesht sa çuam dëm katër muaj

0

Ish-kryeministri dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, është liruar sot nga gjykata e Kolmarit në Francë.

Haradinaj ishte arrestuar pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia në aeroportin e Basel-Mulhouse.

Sipas Serbisë, ndaj Haradinajt kishte akuza shtesë lidhur me luftën në Kosovë në vitin 1999, por gjykata e ka lënë të lirë në seancën e sotme. Ndaj kreut të AAK-së janë zhvilluar disa seanca deri në vendimin e sotëm.

Kërkesa e autoriteteve serbe për ekstradimin e ish-komandantit të UÇK-së për zonën e Dukagjinit, i akuzuar për krime lufte nga Prokuroria e Serbisë, nuk u pranua nga ana e gjykatës së Kolmarit.

Haradinaj, mbahej në Francë në liri me kusht që prej janarit, ndërsa seanca u mbajt në masa të larta sigurie dhe gjykata ishte rrethuar me forca të shumta policore.

Pas lirimit të ish-kryeministrit të Kosovës, qeveria serbe ka mbajtur një takim urgjent dhe mediat serbe kanë reaguar menjëherë. Në mediat online serbe, lajmi për lirimin e kreut të AAK-së është i pari.

Pas lirimit Haradinaj ka deklaruar se kjo është një fitore e gjithë shqiptarëve.

Procedura u mbyll, është refuzuar kërkesa për ekstradim dhe që nga ky moment jam i lirë për t’u kthyer. Do shkoj të marrë pasaportën në Strasburg.  Shpresoj që sot të mbërrij në Kosovë. Janë humbur 4 muaj , koha është e çmueshme. Shqiptarët kanë fituar në këtë përballje. Faleminderit ju që jeni këtu. Faleminderit të gjithëve që më keni përkrahur.”

Ne 2015-ën, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ishte arrestuar edhe në Slloveni, arrestim ky i bazuar po në fletë arrestin e Interpolit, lëshuar nga policia e Serbisë në vitin 2006.

Haradinaj, asokohe po udhëtonte tranzit drejt Kosovës, nga Gjermania dhe u ndalua në aeroportin e Lubjanës.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kriza politike në vend, Meta thërret takim me të gjitha partitë parlamentare

0

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka kryer sot një akt të papritur në lidhje me krizën politike në vend.

Sipas kërkesës së Metës, krerët e partive parlamentare janë të thirrur për një takim në ora 19.00 në kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë.

Ky akt i Metës vjen një ditë pas dështimit të negociatave që u zhvilluan në Tiranë me dy të dërguarit e PE.

Takimi i thirrur nga Meta në Kuvend është lajmëruar se do të zhvillohet me dyer të mbyllura

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Shqipëria, vendi që shpenzon më pak për të varfrit

0

Asistenca sociale në Shqipëri është më e ulëta në rajon. Të dhënat e publikuara nga Banka Botërore, tregojnë se Bosnja është vendi me shpenzimet më të larta për asistencën sociale, duke u ndjekur nga Serbia, Mali i Zi, dhe Maqedonia. Në raport me prodhimin e brendshëm bruto,vendi ynë shpenzon në shifrën më të ulët, 10.1% të PBB-së.

Raporti pasqyron dhe shpenzimet për arsimin dhe shëndetësinë në raport me PBB-në, ku sërish vendi ynë për shkak të kapaciteteve të dobëta të grumbullimit të taksave është më pas se vendet e rajonit.

Qeveria shqiptare mbledh taksa sa 24.4 për qind e PBB-së, ndërsa Bosnja dhe Serbia përkatësisht me nga 38.1 dhe 37.8 për qind e PBB-së.

Shqipëria e ka treguesin zyrtar të varfërisë në  mbi 14 për qind,  të përqendruar kryesisht në zonat veriore të vendit dhe zonat. Pagesat e mbrojtjes sociale në vend janë shumë poshtë minimumit jetik  që sipas një vlerësimi që dha Avokati i Popullit vitin e kaluar duhet të jetë 16  mijë lekë në muaj. Mbi këtë shifër sipas avokatit duhet të jepen të gjitha pagesat për zërat e mbrojtës sociale.

Shpenzimet për asistencë sociale në % te PBB-së.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

McAllister: Kriza politike rrezikon zgjedhjet e qershorit

0

Negociatori për Shqipërinë, David McAllister, njëherazi Zv.Presidenti i PPE-së, ka reaguar lidhur me vizitën që mbajti në Tiranë.

Në faqen e tij zyrtare në Facebook, McAllister shkruan se kriza politike po rrezikon zgjedhjet në vend.

Statusi i plotë i David McAllister:

Kriza e vështirë politike që ka përfshirë Shqipërinë prej disa javësh rrezikon zgjedhjet e planifikuara të muajit qershor. Ditën e djeshme isha në Tiranë ku ndërmjetësova në takimin mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe atyre të opozitës. Në disa fusha pati zhvillime shpresëdhënëse, por në çështjet thelbësore siç janë koha e zgjedhjeve dhe qeveria teknike nuk ka ende konsensus. Tani e vetmja gjë që vlen është kapërcimi i bllokadës.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Përfundon takimi i ambasadorëve me Metën

0

Ka përfunduar takimi i ambasadorëve me kreun e Kuvendit, Ilir Meta.

Në takim ishin ambasadori amerikan, Donald Lu, ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin dhe amabasadori i OSBE-së Bernd Borchardt.

Ky takim ka zgjatur 60 minuta dhe është zhvilluar në kryesinë e Kuvendit.

Takimi është bërë në kuadër të ngërçit politik që ka përfshirë vendin.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ngërçi politik / Denar Biba shkon në Kryeministri

0

Kreu i KQZ-së, Denar Biba ka shkuar për një takim në Kryeministri ditën e sotme.

Ende nuk dihet me kë është takuar kreu i KQZ-së në Kryeministri por vizita e tij ishte disa minuta pas takimit të Ramës me Metën në selinë e Kuvendit.

Mbrëmë në përpjektje për zgjidhjen e krizës është përfolur emri i Denar Bibës.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, u shpreh sot se Rama është gati të dorëzojë ministrat e tij, kreun e KQZ-së, zyrtarë në polici, por nuk është gati të dorëzojë karrigen e tij.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kapen 400 kg kanabis në Lezhë, arrestohen dhe shpallen në kërkim disa persona

0

Policia ka sekuestruar 400 kg kanabis në qytetin e Lezhës.

Policia ka mundur të arrestojë disa persona dhe disa të tjerë janë shpallur në kërkim, por ende nuk janë bërë publik emrat e tyre.

Në këtë peracion janë përfshirë forca të shumta policie.

Edhe pse ka filluar operacioni që në mëngjes të ditës së sotme ende po punohet për asgjësimin e lëndës narkotike.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Takime intensive, ambasadorët në zyrën e Metës

0

Kryeministri-Kuvend është rruga më me ‘trafik’ ndërkombëtar sot.

Pas dështimit të negociatave, takime të shumta janë zhvilluar ditën e sotme.

Pas takimit me Kryeministrin Edi Rama, ambasadori amerikan Lu i shoqëruar nga ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, dhe ambasadori i OSBE-së, Bern Borchard, janë në zyrën e kryeparlamentarit Ilir Meta.

META PRET DONALD LU – Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, gjate nje takimi me Ambasadorin e ri Amerikan ne Tirane, Donald Lu, ku i ka uruar suksese ne detyren e tij te re ne Shqiperi./r/n/r/nMETA MEETS DONALD LU – Parliament Speaker Ilir Meta, during a meeting with American Ambassador in Tirana, Donald Lu, where he wished success in his new task in Albania.
META PRET DONALD LU – Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, gjate nje takimi me Ambasadorin e ri Amerikan ne Tirane, Donald Lu, ku i ka uruar suksese ne detyren e tij te re ne Shqiperi./r/n/r/nMETA MEETS DONALD LU – Parliament Speaker Ilir Meta, during a meeting with American Ambassador in Tirana, Donald Lu, where he wished success in his new task in Albania.
Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Replikat, Rama: Një zë i ngjirur bërtet… / Basha i përgjigjet: Zëri im shërohet, po mendjes tënde si do ia bësh

0

Pak çaste më parë, kryeministri Rama publikoi një status në Facebook. ku thumbonte kreun e PD-së, Basha, duke ironizuar me zërin e tij të ngjirur.

Një zë i ngjirur bërtet për t'u treguar përralla qorrave që s'duan të shohin shurdhëve që s'duan të dëgjojnë#VajmedetPDvajmedet kuku për ty🙈

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 26. April 2017

Basha i është përgjigjur Ramës duke i thënë se zëri i tij do shërohet, po Rama si do ia bëjë mendjes së tij.

foto

Link:

Zeri im sherohet prape po mendjes tende si do ja besh…

Gepostet von Lulzim Basha am Mittwoch, 26. April 2017

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx