Ballina Blog Faqe 9429

Sekuestrohen 300 bimë kanabis, 1 i arrestuar dhe 4 në kërkim

0

Janë sekuestruar 300 bimë kanabis nga Policia e Krujës dhe ka arrestuar në flagrancë një person, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Po procedohen penalisht n ë gjedje të lirë edhe tre persona të tjerë, njëri kryeplak i fshtait ndërsa tjetri është isnpektor mjedisi.

Pas një kontrolli në të ushtruar në anën jugore të kodrës së Verjonit, Nikël, Krujë, policia gjeti dy parcela me 300 bimë narkotike të llojit annabis Sattiva.

I arrestruari është Flamur Tufa 38 vjeç, banues në Krujë. Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit  P.T. 46 vjeç, banues në Kurcaj, Krujë, kushëri me shtetasin Flamur Tufa. Procedim penal në gjendje të lirë, në ngarkim të shtetasve S.T. 76 vjeç, banues në Bura, Krujë, për veprën penale ”Moskallëzim krimi”; kushëri me shtetasit Flamur Tufa dhe P. T. dhe H.B. 58 vjeç, banues në Bodull, Krujë; me detyrë Inspektor i pyjeve dhe Mjedisit pranë Bashkisë Krujë, për veprën penale”Shpërdorim detyre”; H.D. 71 vjeç, banues në Verjon, Krujë, kryeplak i fshatit Verjon, për veprën penale ”Shpërdorim detyre”.

https://www.youtube.com/watch?v=MTWNBtryJrY

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Lu takim me Ramën në kryeministri

0

Pas takimit me kreun e Kuvendit Meta, në zyrën e këtij të fundit, Rama po zhvillon një takim me ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë, Lu.

Takimi po zhvillohet në kryeministri dhe në fokus të tij është kriza politike në vend dhe dështimi i negociatave të mbrëmshme për zgjidhjen e krizës mes negociatorëve të Brukselit dhe klasës politike shqiptare.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Basha: Rama e blen shishen e verës sa 10 pensione, ndaj s’ka para për të varfrit

0

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar se shpenzimet qeveritare për luks, janë një ndër arsyet kryesore sepse shqiptarët janë më të varfër.

Në fjalën e tij Basha tha se Rama blen shishen e verës në shuma marramendëse, ku përmendi dhe palmat e autostradës, tashmë të thara.

 

Si ka mundësi që shteti shqiptar që mbledh më shumë para nga faturat e ujit, energjisë, që ka shtuar taksat, nuk arrin dot të paguajë një ndihmë ekonomike dinjitoze e të paktën të sigurojë mbijetesë, por ka hequr plot 40 mijë familje që janë detyruar të largohen në emigracion?!

Kjo është e mundur se kur blen palmën e autostradës nga 600-900 euro e nuk ke para për të varfrit; se kur e blen shishen e verës sa pensionet e dhjetë pensionistëve, ndodh.

Kjo është ajo që ndodh kur qeveris një kastë që ka humbur çdo lidhje me popullin e vet, që ka humbur çdo ndjenjë përgjegjshmërie dhe dhembshurie.

Kjo është zgjedhja e Edi Ramës që ta blejë palmën 600 euro dhe t’i lërë shqiptarët në kufijtë e ekzistencës.

Është zgjedhja e Edi Ramës që të harxhojë për “buzëkuqin” e Rindjes, 600 milionë euro në sheshe e fasada kur qytete e fshatra lëngojnë.

Është zgjedhja e Edi Ramës që të harxhojë 380 milionë euro të shqiptarëve për shpenzime administrative: zyra, dieta, udhëtime…”,-tha Basha.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Basha: Shqiptarët krahasohen vetëm me vendet e Afrikës ekuatoriale

0

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka folur sot nga çadra e protestës, për shqetësimet e qarkut të Lezhës, papunësinë dhe braktisjen nga shteti.

Basha tha se fuqia jonë blerëse është aq e ulët sa mund të krahasohet vetëm me vendet e Afrikës ekuatoriale.

Pjesë nga deklarata e Bashës:

Shteti kriminal në shumë raste u ka privuar dhe ndihmën ekonomike, totalisht e pamjaftueshme pë të paguar energjinë elektrike, jo më për të mabjtur fëmijët me bukë.

Kushdo që është në punë është në presionin e qeverisë, taksave.

Unë e kam parë revoltën e ligjshme të këtyre banorëve dhe për 3 vjet me radhë ne u përpoqëm të ishim avokatët tuaj.

Edi Rama dhe Rilindja e kriminalizuar e kanë shkatërruar ekonominë shqiptare me taksat e larta, me çmimin e lartë të energjisë dhe naftës  I kanë vënë kazmën biznesit, vendet e punës mbyllen me shpejtësi tragjike. Fuqia blerëse e shqiptarit është më e ulta në Ballkan dhe krahasohet me vendet e Afrikës ekuatoriale.

Përballë këtij mjerimi, kemi një ishull luksi të shfrenuar të një grushti pushtetarësh të koracuar nga një grusht banditësh, kriminelësh, përdhunuesish, trafikantësh, që Edi Rama sot i ka bërë deputetë, kryebashkiakë dhe drejtues institucionesh të vendit.

Sot e 68 ditë diçka e madhe ka ndryshuar. Shqiptarët që e kanë përjetuar këtë realitet dhe që kanë protestuar deri në dhimbje e vetëflijim janë bashkuar dhe do të qëndrojnë deri në fitoren e kauzës sonë të drejtë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ambasadorët e vendeve të BE-së, takim në zyrën e përfaqësisë në Tiranë

0

Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian në Shqipëri, janë mbledhur në një takim jashtë radhe me ambasadoren e BE-së në vend, Vlahutin në zyrat e përfaqësisë.

Arsyeja e kësaj mbledhjeje nuk dihet ende, por besohet se ka të bëjë me krizën politike që ka mbërthyer Shqipërinë prej më shumë se dy muajsh.

Normalisht ambasadorët takohen të mërkurën e parë të çdo muaji

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Aksident në rrugën Elbasan – Cërrik, humb jetën 40-vjeçari

0

Një person ka humbur jetën në një aksident, mbrëmjen e djeshme në rrugën Elbasan – Cërrik.

Sipas policisë, personi që ka humbur jetën është Spartak Çala, 40 vjeç dhe ka qenë duke drejtuar makinën kur ka dal nga rruga dhe është përplasur.

Çala nuk i mbijetoi dot aksidentit edhe pas ndihmës së dhënë nga kalimtarët.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes edhe pse nga hetimet paraprake dyshohet se viktima ka qenë me shpejtësi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Dështimi i negociatave, përfundon takimi Rama-Meta

0

Takimi mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kreut të Kuvendit Ilir Meta ka përfunduar.

Takimi ka zgjatur rreth 90 minuta, dhe është zhvilluar në zyrën e Metës.

Në takim kanë qenë përfaqësues nga PS-ja dhe LSI-ja.

Pas dështimit të negociatave të ndërkombëtarëve, Rama dhe Meta nuk kanë dhënë asnjë deklaratë publike.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rama dhe Meta takohen pas dështimit të negociatave

0

Janë takuar sot krerët e maxhorancës, Edi Rama dhe Ilir Meta.

Ky takim vjen menjëherë pas dështimit të negociatave nga zyrtarët ndërkombëtar.

Rama ka shkuar në zyrën e aleatit të tij rreth orës 09: 30.

Edhe pas ndërhyrjes së ndërkombëtarëve, përsëri nuk ia dolën të ulnin bashkë në një tryezë dialogu Ramën dhe Bashën.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

I afërmi i lë çelësat e shtëpisë, 59-vjeçari fsheh drogën

0

Hajri Dervishi, një 59-vjeçar nga Gjirokastra, kishte vendosur të fshihte 90 kilogramë kanabis sativa në banesën e një të afërmi të tij.
59 vjeçari jetonte në lagjen ‘Pllakë’, në qytetin e Gjirokastrës, në një banesë të lënë në mirëbesim nga i afërmi i tij.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankensat në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka marrë një informacion nga një burim anonim se në lagjen “Pllakë”, Gjirokastër, në banesën e shtetasit H.X., i cili prej dy muajsh jetonte familjarisht në shtetin Grek, kishte lëndë narkotike. Banesa e këtij shtetasi mirëmbahej nga një i afërmi i tij. Në bazë të këtij informacioni u krye kontroll në këtë banesë. Si rezultat i operacionit rezultoi se në një nga ambjentet (qilarin) e shtëpisë u gjet e ambalazhuar në 17 thasë një sasi prej 90 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe një arkë me fishekë.”

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

VIDEO/ “Audi” i Ervin Dalipaj i bërë shoshë nga plumbat u “testua” në Gjermani, rezultoi impresionues

0

Pak pas mesditës së 25 Prillit, në autostradën Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit të Sukthit, ish-shefi i Krimit Ekonomik në Tiranë, Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dauti u vranë në një atentat me armë zjarri, nga persona ende të paidentifikuar.

Makina me të cilën udhëtonin dy viktimat, ishte një Audi S8 me targë AA 111 OI, e bërë shoshë nga të paktën 50 plumba kallashnikovi.

Por referuar një video të publikuar në rrjetin social “Youtube” rezulton se pikërisht makina me të cilën udhëtonin viktimat, është testuar në Gjermani në shkurt të po këtij viti gjatë një eventi garash me makina.

Siç shihet edhe nga pamjet e videos që zgjat 05:22, makina “Audi” me targa AA 111 OI është testuar disa herë në pistë me makina të tjera si Mercedes Benz, BMW, etj., dhe ka rezultuar fituese në disa në gara shpejtësie.

Megjithatë, referuar komentit që shoqëron këtë video në “Youtube” sqarohet ndër të tjera se nga testet në pistë ka rezultuar se “Audi” S8 me 700 kuaj fuqi “nuk është makina ideale pêr gara shpejtësie por është mjaft impresionuese ta shohësh atë në veprim”.

Ndërkohë nga pamjet është e vështirë të dallohet se kush ka qenë në timonin e “Audit” me targë AA 111 OI gjatë këtyre garave të zhvilluara në Gjermani vetëm dy muaj para se kjo makinë dhe dy pasagjerët e saj të “sharroheshin” nga plumbat në autostradën Tiranë-Durrës.

A ka qenë vetë Ervin Dalipaj apo Juxhin Dauti që e kanë testuar forcën e kësaj makine në Gjermani para se të udhëtonin me të në rrugët e Shqipërisë? Apo ka qenë ndonjë mik që për llogari të tyre e ka bërë provën për ta apo qejfin e tij? Video e publikuar në “YouTube” nuk i jep dot këto përgjigje.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx