Ballina Blog Faqe 9430

NUK NDALEN / Ortaku i Vilma Nushit fiton koncesionin e laboratorëve

0

Koncesioni i laboratorëve është fituar nga kompania ‘Labopharma’. Kjo kompani sipas ekstraktit të saj në QKB është krijuar në vitin 2007 dhe pronari i saj me 100% të aksioneve është shtetasi Janis Karathano.
I njëjti shtetas, Janis Karathano, është pronar me 100% të aksioneve edhe i kompanisë ‘Pegasus’ shpk.
Sipas një hulumtimi të Hashtag.al katër ditë më parë, kompania‘Pegasus’ shpk, rezulton e lidhur me Drejtoreshën e Farmaceutikës në Ministrinë e Shëndetësisë, zonjën Shpresa Bello dhe ka përfituar miliarda nga koncensionet dhe prokurimet dhëna nga ministria në 4 vitet e fundit.
Në dokumentin e siguruar tregohet se në të kaluarën kjo kompani (Pegasus shpk) ka pasur një drejtuese të rëndësishme të quajtur, Nazife Bello, e cila është e ëma e drejtoreshës së Farmaceutikës në Ministri, zonjës Shpresa Bello.
Kompania ‘Pegasus’ shpk, rezulton e lidhur dhe me koncensionin e rëndësishëm të ‘Check-Up’-it, të fituar nga biznesmenia Vilma Nushi.
Sipas një raporti auditimi të ‘Deloitte&Touche’ për koncensionin e ‘Check-Up’-it, është zbuluar se kompania ‘Pegasus’ shpk i ka dhuruar zonjës Nushi paisjet laboratorike për ‘Check-Up’-in, ndërsa Nushi në këmbim ka detyrimin që të blejë tek firma ‘Pegasus’ të gjithë reagentët që i duhen.
Granti i deklaruar mes dy kompanive është rreth 320 mijë dollarë. Një tjetër përfitim i rëndësishëm i firmës ‘Pegasus’ është koncensioni 2-vjeçar 2016-2018, për transfuzionin e gjakut, një biznes i cili kap shifrën e 1.3 milionë dollarëve.
Kompania ‘Labopharma’ që ka fituar koncesionin e laboratorëve ka si aktivitet tregtinë e produkteve farmaceutike, pajisjeve të laboratorëve etj. Në vitin 2015 qarkullimi ë saj vjetor është rreth 137 mijë euro, ndërsa humbja është rreth 160 mijë euro po për atë vit.
Shoqëria ka qenë e pezulluar deri në gusht 2015 dhe më pas është bërë sërish aktive. Periudhën më të mirë e ka pasur në vitin 2009, kur deklaroi rreth 730 mijë euro xhiro dhe fitime prej 240 mijë euro, por më pas aktiviteti i saj ka ardhur në rënie.

e Plote e marre nga hashtag.al

Një kompani e lidhur me Drejtoreshën e Farmaceutikës në Ministrinë e Shëndetësisë, zonjën Shpresa Bello, ka përfituar miliarda nga koncensionet dhe prokurimet dhëna nga ministria në 4 vitet e fundit.
Bëhet fjalë për kompaninë ‘Pegasus’ shpk, e cila pritet që pas pak ditësh të shpallet dhe fituese e koncensionit të laboratorëve.
Kompania ‘Pegasus shpk’ rezulton në letra si 100% në pronësi të shtetasit Janis Karathano.
Por një dokument i siguruar nga Hashtag.al tregon se në të kaluarën kjo kompani ka pasur një drejtuese të rëndësishme të quajtur Nazife Bello.

Madje, në dhjetor të vitit 2013, kompania ‘Pegasus’ e ka shpërblyer me një bonus prej 114 mijë eurosh zonjën Nazife Bello, e cila është e ëma e drejtoreshës së Farmaceutikës në Ministri, zonjës Shpresa Bello.
Kompania ‘Pegasus’ rezulton e lidhur dhe me koncensionin e rëndësishëm të ‘Check-Up’-it, të fituar nga biznesmenia Vilma Nushi.


Një raport auditimi i ‘Deloitte&Touche’ për koncensionin e ‘Check-Up’-it, ka zbuluar se kompania ‘Pegasus’ i ka dhuruar zonjës Nushi paisjet laboratorike për ‘Check-Up’-in, ndërsa Nushi në këmbim ka detyrimin që të blejë tek firma ‘Pegasus’ të gjithë reagentët që i duhen. Granti i deklaruar mes dy kompanive është rreth 320 mijë dollarë.
Një tjetër përfitim i rëndësishëm i firmës ‘Pegasus’ është koncensioni 2-vjeçar 2016-2018, për transfuzionin e gjakut, një biznes i cili kap shifrën e 1.3 milionë dollarëve.

Ndonëse Qendra e Transfuzionit të Gjakut e ka paraqitur këtë kontratë si një prokurim, përtej kundërshtive të ekspertëve rezulton se marrëveshja në fakt është një kontratë ekskluzive koncensionare 2- vjeçare.
Nga ana tjetër, shqyrtimi prokurimeve publike në vitet 2013-2016, tregon se kompania ‘Pegasus’, e lidhur me drejtoreshën Bello, ka përfituar tendera në vlerën e 3.5 milionë dollarëve nga disa institucione spitalore. / Hashtag.al
Shumatorja e tenderave të fituar nga ‘Pegasus shpk’ në vitet 2013-2016:

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Të dashur socialistë, kështu i bllokonit dhe ju rrugët 6 vite më parë

0

Protesta e Partisë Demokratike, është përshkallëzuar ditën e sotme duke bllokuar disa nga akset rrugore më të rëndësishme në vend. Protesta ka kaluar pa asnjë incident, dhe pa konfrontime me policinë.
Qeveria nga ana e saj e ka quajtur të paligjshme këtë protestë. Ndërsa simpatizantë të rilindjes, kanë shprehur bezdinë e tyre në rrjetet sociale për situatën e krijuar nga protesta e dirigjuar prej Bashës.
Përtej bezdisë rilindëse, rezulton se protesta e sotme e Partisë Demokratike, nuk është gjë tjetër përveçse një skemë e aplikuar nga socialistët në vitin 2011, pas zgjedhjeve lokale.
Socialistët bllokuan asokohe 8 akse rrugore kombëtare, por nuk u mjaftuan vetëm me tubimin, por në disa prej akseve u dogjën dhe goma automjetesh dhe u krijua kaos.
Fotot dhe videoja në vijim, janë dëshmi e protestës së socialistëve 6 vite më parë.

https://www.youtube.com/watch?v=MrKD8m6x9i8

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Koncesioni i laboratorëve / Kokëdhima: 100 milionë dollarë në xhepat e mikut të Ramës

0

Koço Kokëdhima, kryetari i lëvizjes ZGJIDHJA, ka reaguar lidhur me vendimin e marrë nga Ministria e Shëndetësisë për tenderin e koncesionit për laboratorët, ku fituese doli kompania ‘Labopharma’.
Më herët u paralajmërua se ky tender do fitohej nga ortaku i Vilma Nushit, Janis Karathanos.
Kokëdhima ka thënë se kjo është një maskaradë dhe një veprim antiligjor i marrë drejtëpërdrejtë nga Rama.
Rama, pa pikën e turpit dhe në mënyrë antiligjore u dhuron miqve të tij një koncesion 100 milionë dollarë për analizat mjekësore të njerëzve më të varfër të këtij vendi.
Unë e denoncoj me rreptësinë më të madhe këtë maskaradë që konsiston të nxjerrësh dhjamë nga shtresat më në nevojë që s’kanë se ku t’i bëjnë analizat veçse në shtet. Edhe në spitale tona shtetërore, aty ku laboratorët e analizave që do mbyllen punësojnë personel mjekësor në shërbim të popullit, kryeministri gjeti mënyrën më të keqe për të bërë para për grupet private të biznesit.
Nuk janë vetëm 100 milionë dollarë të popullit që fluturojnë, por janë po ashtu dhe me dhjetëra e qindra gra e burra që punojnë në këta laboratorë publikë që do hidhen në rrugë. Jetët e tyre vlejnë shumë më shumë se fitimet e miqve të Edi Ramës”,- ka thënë Kokëdhima.
Duke e quajtur kryeministrin “mercenar të interesave private”, Kokëdhima thotë:
Kjo nuk është e majta për të cilën duam të luftojmë dhe për të cilën unë militoj prej vitesh.
Kjo nuk është Partia Socialiste që e ndihmova me gjithë forcën e idealeve të mia që të vinte në pushtet në 2013 për t’u vënë në shërbim të njerëzve dhe jo të organizatave fitimprurëse. Kjo është plaçkitje e vendit.
Kokëdhima shton:
I gjithë buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë nuk i kalon 30 milionë dollarë. Dhe Rama me një të rënë të lapsit i jep mbi trefishin e kësaj shumë vetëm një kompanie private që e ka kapitalin 100 mijë lekë.
Në katër vjet mandat, vetëm në fushën e shëndetësisë ky është koncesioni i katërt shumë milionë dollarësh pas atyre të “check up”-it, të hemodializës dhe sterilizimit të pajisjeve mjekësore.
Tani Edi Ramës i ka mbetur që të japë me koncesion vetëm komisionet e qendrave të votimit. Këto koncesione po i pijnë gjakun këtij vendi!
Këta laboratorë do të duhej t’i merrnin ato 100 milionë dollarë që kryeministri do t’ua japë miqve të tij. Me këto para duhej të modernizoheshin dhe mirëadministroheshin laboratorët e shtetit. Por kjo qeveri e mbushur me tutkunë nuk është në gjendje dhe nuk di të zhvillojë dhe menaxhojë pronën publike” ,-mbyll reagimin e tij Kokëdhima.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ekzekutohet Ervin Dalipaj, ish-komisari i policisë akuzohej për vrasjen e Gaz Çollakut

0

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në afërsi të Sukthit, në autostradën Tiranë-Durrës.
Në atentatin e tipit mafioz kanë humbur jetën dy të rinj, njëri prej të cilëve është ish-komisari i policisë, Ervin Dalipaj, kurse tjetri është Xhino Dautaj.
Sipas dëshmitarëve makina tip ‘Audi’ me të cilë po udhëtonin Ervin Dalipaj dhe Xhino Dautaj, është qëlluar në ecje nga një mjet tjetër.
Ky i fundit ishte në arrati, pasi kërkohej nga policia, që e akuzonte se së bashku me Denis Shtrazën, në muajin janar 2016, rrëmbyen dhe ekzekutuan Gazmend Çollakun.
Sipas prokurorisë, Ervin Dalipaj dhe Deniz Shtraza në bashkëpunim midis tyre dhe në bashkëpunim dhe me dy persona të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë rrëmbyer Laert (Gazmend) Çollakun, e kanë lidhur në këmbë dhe duar me fasheta të zeza, e kanë transportuar si fillim me një mjet tip ‘Audi’, për në fshatin Murqin të Krujës dhe e kanë vrarë me armë zjarri.
37 vjeçari, banues në Tiranë ka mbajtur disa poste të rëndësishme në polici.
Dalipaj ka qenë oficer policie në Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm dhe shef i Seksionit Kundër Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Ai është përjashtuar nga radhët e uniformave blu në 1 dhjetor 2013, me motivacionin për “dekonspirim të operacionit për lojërat e fatit”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kriza politike, vjen një deklaratë e negociatorëve nga BE: Ja çfarë ofruam

0

Negociatorët e BE-së të cilët kanë mbërritur në Tiranë, kanë bërë një deklaratë për median të shpërndarë nga zyra e Delegacionit të BE-së në Tiranë. Në deklaratën e shpërndarë ne emër të David McAllister dhe Knut Fleckenstein shpjegohet se çfarë është diskutuar deri më tani.

Sipas deklaratës është diskutuar për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve, për dekriminalizimin, për luftën ndaj drogës, masa teknike për përmirësimin e zgjedhjeve dhe të komunikimit politik.

Gjithashtu është diskutuar edhe për ndryshime teknike në qeveri.

“Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian David McAllister dhe raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenstein u takuan me mazhorancën dhe opozitën dhe patën një diskutim të mirë. Dy deputetët paraqitën propozime që përfshinte pika mbi dekriminalizimin, luftën kundër drogës dhe masat për përmirësimin e zgjedhjeve.

Eurodeputetët propozuan gjithashtu një datë tjetër për zgjedhjet dhe ndryshime të mundshme parazgjedhore teknike në kabinetin qeveritar. Nga mazhoranca kishte marrëveshje mbi pikat e parashikuara për sa kohë që të votohet vettingu. Partia Demokratike mbajti qëndrim për emërimin e një Kryeministri teknik dhe për miratimin e një sistemi elektronik votimi për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, thuhet në deklaratën e delegacionit të BE për takimet e dy zyrtarëve McAllister-Fleckenstein.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rama mashtron në emër të McAllister: Drafti i ambasadorëve në Tiranë

0

Në takimin me kreun e PD-së, Lulzim Basha negociatori nga PPE-ja David McAllister i ka thënë kreut të opozitës se ka disa pika të propozuara nga ambasadorët e akredituar në Tiranë.

Pika që Basha dhe PD-ja e kishin propozuar që në Majin e vitit të kaluar, por që Rama i kishte refuzuar.

Ndërkohë kreu i mazhorancës Edi Rama nëpërmjet Top Channel, këto propozime të ambasadorëve të akredituar në Tiranë, i ka paraqitur si propozime të McAllister.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rama pranon shtyrjen e zgjedhjeve në 16 korrik, por nuk pranon kushtin e opozitës, Basha largohet

0

Kanë rezultuar të pasuksesshme takimet e dyta në Pallatin e Kongreseve ku të pranishëm ishin kreu i PD-së, Lulzim Basha me negociatorin David McAllister nga njëra anë dhe nga ana tjetër Knut Flekenshtejn me kreun e PS-së Edi Rama dhe kreun e LSI-së, Ilir Meta.

Mësohet se ka qenë mazhoranca fillimisht që ka propozuar kërkesat e saj. Kreu i PS-së dhe i qeverisë, Edi Rama mësohet se ka pranuar të shtyjë datën e zgjedhjeve që të bëheshin në datën 16 korrik, por që qeverinë ta udhëheqë ai.

Pra, argumenti i tij i deritanishëm se nuk ma lejon Kushtetuta për shtyrjen e zgjedhjeve paska qene e gjitha një farsë.

Por pas marrjes së propozimeve, kreu i PD-së ka qëndruar tek kërkesa e qeverisë teknike me mandat të qartë vetëm për organizimin e zgjedhjeve.

Kjo kërkesë nuk është pranuar nga Edi Rama. Në këto kushte, kreu i PD-së është larguar dhe siç edhe deklaroi ai për gazetarët se, ‘mbarova punë”.

“Nuk kanë nisur ende negociatat. Nuk ka teknicienë. Erdha këtu për të vazhduar procesin e bisedimeve. U largova se mbarova punë”, u shpreh Basha.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Basha paralajmëron Edi Ramën: Tani do të nisim mosbindjen civile

0

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka paralajmëruar përshkallëzim të protestave pas dështimit të negociatave me ndërmjetësim të dy eurodeputetëve David McAllister dhe Knut Fleckenstein.

Duke folur nga Çadra e Lirisë mbrëmjen e sotme, Basha tha se nga java e ardhshme do të nisë mosbindja civile.

“Javën e ardhshme do nisim përshkallëzimin e mosbindjes civile anembanëë Shqipërisë për t’i treguar Edi Ramës se koha kur në Shqipëri bëheshin votime por jo zgjedhje ka marrë fund. Nuk do ketë më kurrë votime dhe jo zgjedhje”, theksoi Lulzim Basha.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -ISH PUNONJËSIT E UZINËS MEKANIKE NË POLIÇAN PROTESTOJNË NË QENDËR TË QYTETIT

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Ish/punonjësit e Uzinës Mekanike të Poliçanit kanë protestuar sot në qendër të qytetit. Janë rreth 120 punëtorë,të cilët janë hequr nga puna nga Uzina Mekanike në Poliçan në vitin 2014,duke ju premtuar se do të dilnin në Reformë të Parakohshme. Por,që prej vitit 2014,kur janë larguar nga puna pas asnjë motivacion, ata nuk kanë përfituar asnjë pagesë mujore apo pension (të pjeshmëm apo të plotë),edhe pse kanë punuar prej 25-vjetësh në prodhim dhe demontim municionesh,duke rrezikuar edhe shëndetin e tyre. Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Uzinës Mekanike në Poliçan,z.Abedin Çela,duke i bërë thirrje për mbështetje kryeministrit dhe Ministrit të Financave shprehet se,kanë 3-vjet që kërkojnë miratimin e projektiligjit për “trajtim të veçantë”,projektigj që është firmosur nga 4 Ministri dhe ka ngecur pa firmosur në Ministrinë e Financave. Sekretari i Sindikatës,Haxhi Kondi shprehet se,ata kanë dalë sot për të protestuar duke kërkuar të drejtën e tyre për të përfituar pension të parakohshëm,pasi-sipas tij-shumica e punëtorëve të uzinës janë me sëmundje profesionale nga efektet e helmeve gjatë punës. Këta punëtorë-tha ai-punuan në këto ndërmarrje ushtarake në kushte që për nga vështirësitë janë të njëta me minatorët,metalurgët dhe naftëtarët.

Vetë punëtorët e hequr nga puna shprehen se,punuar 25-vjet në këtë uzinë mekanike dhe pasi u hoqën nga puna pa asnjë shpjegim,nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim. Punëotorët i kanë kërkuar kryeministrit të vendit ta shikojë me seriozitet çështjen e “trajtimit të veçantë” të punonjëve të Uzninës Mekanike në Poliçan pasi ata kanë punuar për vite me radhë me lëndë kimike dhe me kalimin e viteve 80% e tyre janë me sëmundje profesionale,si rezultat i kontaktit të përditshëm me lëndën helmuese “Cianur”. Ata kanë kërkuar rishikimin e Ligjit 9179,dt.29.01.2014, “Për trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”,sigurimin e statusit të punonjësit civil të ushtrisë,në mënyrë që të dalin në Reformë dhe të mund të ushqejnë familjet e tyre.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -DORIS PACK QEVERIA E TIRANËS E LIDHUR ME KRIMIN

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Presidentja e Forumit te Grave te PPE Doris Pack shprehu shqetësim për qeverisjen e lidhur me krimin në Shqipëri, siç tha ajo, dhe qortoi heshtjen e diplomatëve të huaj. Pack kritikoi qëndrimin e Ministrit të Jashtëm të Gjermanisë gjatë vizitës së tij në Tiranë.
“Ajo çfarë po ndodh në Shqipëri aktualisht është një çmenduri. Vendi  i mbushur  i gjithi me drogë, një rrezik jo vetëm për kthimin e Shqipërisë në vend kryesor për prodhim dhe eksport droge, por për mjedisin ku rriten fëmijët shqiptarë,” u shpreh Doris Pack.
“Në Parlament dhe administratë mbahen me dhjetra persona me rekorde kriminale se kanë paguar për pushtetin e Ramës, ndërkohë profesionistët hiqen nga puna për bindje politike”, deklaroi Pack.
Ajo përgëzoi lidershipin e PD-së për manifestimet paqësore dhe shprehu bindjen se në kushtet aktuale ku ndodhet Shqipëria, krijimi i Qeverisë Teknike që do të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, mbetet zgjidhja e vetme.
Pack pershendeti kërkesën për zgjidhjen e situatës me ndihmën e Partisë Popullore Europiane dhe shprehu besimin e plotë se Zv Presidenti i Parlamentit Europian McAllister si ndërmjetësi i duhur për zgjidhjen e krizës në Shqipëri.
Deklaratat u bënë në takimin e Bordit Drejtues të Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane që u mbajt ë në Bruksel nën kujdesin e Presidentes Doris Pack, ku ishte e pranishme edhe deputetja dhe Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, Albana Vokshi.////

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx