Ballina Blog Faqe 9431

360° Gradë -BASHA KËMBËNGUL PËR QEVERI TEKNIKE

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Kryetari I opozites, Lulzim Basha edhe sot ka riperseritur kerkesen e tij per zgjedhje te lira e te ndershme. Ndersa eshte shprehur I gatshem te ulet ne dialog , me ndermjetesimin e nderkombetareve, per ti dhene fund krizes politike ne vend, Basha tha se nuk kerkon marrjen e pushtetit ne tavoline, por sipas tij, do te jete vota e pupullit ajo qe do te vendosi se kush do e qeverisi vendin ne kater vitet e ardheshme.///

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -NJË DITË E NGJESHUR KJO E SOTMJA NË TIRANË

0

https://youtu.be/SBPuEwmS4y0 Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Një ditë e ngjeshur kjo e sotmja në Tiranë.  Dy eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe David McAllister  ndodhen në Tiranë në përpjekje për të zgjidhur krizën politike.Takimi në kryesinë e Kuvendit me Ramën dhe Metën ka zgjatur 60 minuta. Mbasidte te dy eurodeputete jane takuar me kreun e PD-se ne seline e kesaj partie.  Rreth orese 17.35 ka përfunduar takimi midis kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe dy negociatorëve të Partive Popullore Evropiane Knut Fleckenstein dhe David McAllister, të cilët ndodhen në Tiranë për të ndërmjetësuar për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.
Ata kanë zhvilluar takime edhe me liderët e dy partive të tjera të mëdha, kryeministrin Rama dhe kryetarin e LSI-së, Meta.
Takimi ka zgjatur rreth një orë e 120 minuta, ku nuk dihet se çfarë rezultati ka sjelle ky takimi. Reth ores 19.00 eurodeputeti Flekeshtein pritet te takohete me Ramen, Meten ne Pallatin e Kongreseve. Po ne te njejten ore I derguari I PPE, Mkallister do te ritakohet me Lulzim Bashen dhe shoqeruesit e tij. Duket se takimet e vecuara te dy negoziatoreve kane si qellim arritjen e uljes ne nje tryeze dialogu midis forcave politike.  ///

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Meta takim me të rinjtë: Na duhet mesazhi pozitiv i bashkëpunimit që jep LSI

0

Kreu i LSI-së, Meta, ka zhvilluar një takim paraditen e sotme me të rinjtë e kësaj force politike në njësinë nr.8 në kryeqytet.
Në fjalën e tij Meta theksoi se vendi i duhet mesazhi pozitiv dhe i bashkëpunimit që jep partia që drejton.
‘Na duhet më shumë paqe sociale në shoqërinë tonë, na duhet më shumë paqe sociale në familjet tona, prandaj na duhet mesazhi pozitiv dhe i bashkëpunimit që jep LSI-ja’, – deklaroi ndër të tjera Meta.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Policia çon për ndjekje penale Bashën dhe 12 deputetë të PD-së

0

Policia ka çuar për ndjekje penale kreun e PD-se, Basha dhe 12 deputetë të opozitës për protestën e djeshme ku për një orë u bllokuan akset rrugore në mbarë vendin.
Sipas njoftimit të policisë, për ndjekje penale janë çuar Lulëzim Basha, Arben Ristani, Oerd Bylykbashi, Gerti Bogdani, Flamur Noka, Eduart Halimi, Gent Strazimiri, Asllan Dogjani, Igli Cara, Kastriot Islami, Genc Pollo, Keltis Kruja dhe Edi Paloka.
Ata akuzohet se dje në orën 11:00, te sheshi ‘Shqiponja’ dhe në rrugën ‘Teodor Keko’, në Tiranë kanë organizuar dhe marrë pjesë në tubim të paligjshëm duke penguar qarkullimin e mjeteve.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Pogradec / Parandalohet atentati ndaj një biznesmeni, në pranga dy persona

0

Një atentat ndaj një biznesmeni në Pogradec është parandaluar ditën e sotme nga policia e Pogradecit.
Nga të dhënat paraprake, dy persona u arrestuan në flagrancë nga policia para se të kryenin krimin.
I arrestuar është Lorenc Kuqo, 35 vjeç banues në fshatin Rëmenj të Pogradecit si dhe N.M., i dyshuar si bashkëpunëtor.
Pre e atentatit ka qenë binznesmeni Luan Tollozhina dhe dy nipërit e tij me iniciale D.M dhe E.M, të cilët ishin në një lokal në Pogradec ku atentatorët po përgatiteshin të hynin dhe të vrisnin biznesmenin.
Policia e Pogradecit ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua një armë tip automatik kallashnikov, një automjet tip “Volkswagen Passat”, një kapuç maskë si edhe 5 telefona celularë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Valë shkarkimesh në Policinë e Shtetit, shkarkohet shefi i krimeve Ardian Çipa

0

Ditën e sotme mësohet se Drejtori i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit Ardian Çipa është shkarkuar nga detyra.
Çipa, u emërua në këtë detyrë para dy vitesh, ku më parë ishte Drejtor i Policisë së Tiranës.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka thirrur në një takim 30 minutësh ditën e djeshme Çipën ku dhe i ka komunikuar shkarkimin nga detyra.
Ndër të tjera, mësohet se “fshesa” e shkarkimeve nuk do ndalet vetëm me Çipën, pasi Haki Çako mësohet se ka dhënë urdhër për shkarkimin edhe të 12 drejtorëve të Policëve në Qarqe.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Berisha ironizon Ramën: Lungomarja jote si Rozafa

0

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar një status në Facebook ku flet për dështimet e qeverisjes së kryeministrit Rama.
Berisha shkruan se katër vite më parë u premtoi vlonjatëve disa rrugë por deri tani nuk ka çuar në fund asnjërën prej tyre.
Duke filluar që nga korridori Blu dhe ai Veri-Jug deri tek Lungomarja e famshme.

Statusi :
Lungomarja si Rozafa!
Bukvalet e reja te Nastradin Rames ne Vlore!
Te dashur miq, si kudo, edhe dje ne Vlore Nastradin Rama zevendeson mashtrimet e vjetra me genjeshtrat e reja!
Keshtu, 4 vjet me pare iu premtoi vlonjateve
– Korridorin Blu
-Korridorin Veri Jug
– Korridorin e Laberise
– By passin e Vlores
– Famozen Lungomare me 6 korsi
– Aeroportin e Akernise
Nga te gjitha keto premtime korridori Blu dhe ai Veri Jug dhe korridori i Laberise flejne ne kopeshtin e fantazise tij!
-By passi i Vlores, per te cilin ai gjeti te gatshem projektin dhe financimin e plote, beri tenderin por ai mbeti aty ku filloi, nuk eshte ndertuar as dhe nje kilometer paçka se ishte njoftuar perundimi i tij ne fund te vitit 2016
-Lungomarja famoze, qe burgosi Shpetim Gjiken sepse kishte bere projektin dhe nisur punimet e saj, hyri si shajaku ne uje.
-Nga 6 korsi dhe baçe me lule ne mes u katandis ne dy korsi dhe mballome betoni ne mes.
-Nastradini inauguroi fillimin e punimeve ne gusht te vitit 2014 me zotimin se do ta perfundonte ne nje kohe prej 14 muajve. Edvini inspektou punimet ne qershor te vitit 2015 dhe pas nje viti perseriti mashtrimin e nje viti me pare.
Dje, 34 muaj pas premtimit te pare dhe 22 muajve te premtim mashtrimit te dyte, Lungomarja eshte bere si Rozafa, nuk ka me date perfundimi.
Per korrektese po ju rikujtoj qytetareve se per 27 muaj ka perfunduar rruga Milot – Kalimash perfshi 11,8 km tunel kurse me 18 muaj ka perfunduar rruga Ibe-Elbasan, perfshi tunelin e Krrabes 5,6 km.
Sot iu tha une e di qe me shani por lungomarja nuk perfundoi se nuk votoi Berisha vettingun.
Kurse per aeroportin e Akernise, nje premtim tjeter mashtrim solemn i tij, Nastradini me moton “shume ju kemi genjyer por do ju genjejme perseri”, leshoi bukvalen e re se do ndertonte aeroport te madh nderkombetar per transport edhe te mallrave (Mashtrimeve).
Ne fund, per te embeltuar genjeshtrat e reja Rama beri nje zjafet me parate e bankes se tij familjare! sb

Lungomarja si Rozafa!Bukvalet e reja te Nastradin Rames ne Vlore! Te dashur miq, si kudo, edhe dje ne Vlore…

Gepostet von Sali Berisha am Dienstag, 25. April 2017

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Greqi / Kapen 87 kg drogë, në pranga 5 persona

0

Një tjetër sasi droge është kapur ditën e sotme nga policia greke në Selanik.
Mediat helene raportojnë se në pranga kanë rënë 5 persona, dy shqiptarë dhe tre grekë.
Ndërkohë, janë sekuestruar dhe 87 kg kamabis sativa, 265 euro dhe 4 telefona celularë.
Ndër të tjera në banesën e të arrestuarëve janë gjetur dhe 4380 euro, 7 telefona celularë, 3 automjete dhe disa doza kanabisi.
Dorga e sekuestruar është gjetur në dy makina të ndryshme.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Përfundon takimi i Bashës dhe negociatorëve evropianë

0

Ka përfunduar takimi midis liderit të opozitës Lulzim Basha dhe negociatorëve evropianë, Knut Fleckenstein dhe David McAllister në selinë e Partisë demokratike.
Takimi midis negociatorëve dhe Bashës ka zgjatur rreth 90 minuta ndërkohë nuk ka ende një prenoncim për mediat.
Kujtojmë se McAllister përfaqëson PPE-në, ndërkohë që Basha më herët është shprehur i vendosur për kërkesat e opozitës që të ketë një dialog të frytshëm, atë të qeverisë teknike.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Elbasan / Ujërat e zeza u rrezikojnë shëndetin, banorët kërcënojnë me bojkot të zgjedhjeve dhe protesta

0

Problemet me ujërat e zeza kanë bërë që dhjetra familje në lagjen “Shënkoll” të Elbasanit të kërcënojnë për bojkot të zgjedhjeve, nëse nuk do të zgjidhet problemi i tyre.
Banorët kanë treguar për Ora News se kjo situatë vazhdon prej vitesh duke u kthyer në një vatër sëmundjesh dhe infeksionesh, ku duhet thënë se më të rrezikuarit janë fëmijët.
Banorët të shqetësuar dhe irrituar thonë se ka 26 vjet që ekziston ky problem por ende nuk i është dhënë asnjë zgjidhje, ndërkohë që për politikanët ata thonë se vijnë aty vetëm në rast zgjedhjesh për të kërkuar votat.
Në ras se shteti bën shurdhin ata thonë se do të fillojnë protesta si dhe nuk do të marin pjesë në zgjedhje.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx