Ballina Blog Faqe 9432

VIDEO/ Çudit Rama, bën thirrje të votohet kundër PS-së

0

Ndoshta nuk e kishit menduar që Kryeministri Edi Rama do të dilte ndonjëherë kundër partisë së vet, por ja që ndodhi.

Tre ditë më parë, gjatë vizitës në Kukës, Edi Rama u bëri thirrje qytetarëve që përmes votës të largojnë nga pushteti përdhunuesit dhe dhunuesit e grave e nënave.

Por, Kryeministri duhet të dijë se përdhunuesit janë pikërisht brenda Partisë Socialiste. Ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi, është prekur nga ligji i Dekriminalizimit për shkak të këtyre veprave penale.

Në vitet ’90, Elvis Rroshi është akuzuar në Itali për përdhunim në grup, ndërsa pas rikthimit në Shqipëri u anëtarësua në Partinë Socialiste dhe u kandidua për kryetar Bashkie të Kavajës, ku dhe fitoi.

Dhe në këtë pikë, Kryeministri Rama ka të drejtë. Përdhunuesit e grave nuk duhet të mbajnë poste zyrtare. Qytetarëve u takon që përmes votës mos t’i pranojnë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Laboratorët jepen me koncesion. Kompania me zero shitje merr kontratën 100 mln euro

0

Vetëm një muaj para përfundimit të mandatit, qeveria ka zyrtarizuar pa zhurmë konçesionin e shumëpërfolur me vlerë 100 milionë euro, që kalon laboratorët spitalor publik në administrim privat. Ministria e Shëndetësisë shpalli zyrtarisht fitues në tender, një konsorcium të përbërë nga tre shoqëri; shqiptarja Labopharma, kompania franceze Exalab dhe ajo hollandeze AB Laboratory Solutions.

Zyrtarisht objekti i koncesionit është financimi, projektimi, rinovimi, pajisja, riorganizimi dhe funksionimi i Koncesionit/Partneritetit Publik Privat për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale, dhe atyre bashkiake të Sarandës e Lushnjës. Por praktikisht ai i jep privatit monopolin 10 vjeçar të laboratorëve në spitalet publike të vendit, madje me infrastrukturë të gatshme.

Me zyrtarizimin e këtij koncesioni qeveria kompleton një tjetër akt në çmontimin dhe privatizimin total të shërbimit shëndetësor në vend.

Nuk fiton çmimi më i ulët

Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimeve, në tenderin për dhënien me koncesion të laboratorëve kanë marrë pjesë 9 shoqëri ose bashkime shoqërish. Por 5 prej tyre nuk kanë paraqitur asnjë ofertë financiare dhe rrjedhimisht janë shpallur të pavlefshme.

Si rezultat në garë kanë qene vetëm katër oferta të vlefshme. Oferta më e favorshme financiare është dhënë nga një kompani shqiptare e quajtur Genius sh.p.k. Kjo kompani ka ofruar t’i kryejë analizat për pacientët me një kosto 15 % më të ulët nga çmimi i listës së testeve.

Por kjo ofertë është skualifikuar nga Ministria e Shëndetësisë, pasi sipas saj kompania ka pasur mangësi në dokumentacion. Si rezultat, fituese është përzgjedhur oferta e dytë më e ulët. Ajo e Labopharma Sh.p.k & Exalab France & AB Laboratory Solutions, të cilat kanë ofruar një çmim 10.7 për qind më të ulët se sa çmimet e listës së testeve.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë për kryerjen e këtij shërbimi qeveria do t’i paguajë kësaj kompanie 13 miliardë lekë ose 100 milionë euro në 10 vitet e ardhshme përmes buxhetit.

Dy ofertat e tjera kanë qenë të Acibadem Saglik & Acibadem Labmed si dhe Intermedica Center Sh.p.k & Bioiatriki Greqi, të cilat kanë ofruar respektivisht çmime 4.8 dhe 5.7 për qind më të ulëta nga limiti.


Kush është Labopharma?

Labopharma është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e themeluar në vitin 2007 nga një qytetar grek me emrin Janis Koraras dhe një shqiptar i quajtur Janis Karathano. Shoqëria ka një kapital themeltar prej 100 mijë lekësh, ndërsa sipas ekstraktit të QKR objekti i saj është import-eksporti i produkteve farmaceutike.

Në vitin 2015 kompania është vënë nën sekuestro nga Tatimet për shkak të mospagimit të detyrimeve tatimore. Madje nga Janari deri në Gusht të vitit 2015 kjo kompani ka qenë me status pasiv, të pezulluar.

Dy vitet e fundit kompania Labopharma, nuk ka raportuar asnjë të ardhur nga aktiviteti. Në bilancet e dorëzuara në QKR kompania ka raportuar zero shitje si për 2014-ën ashtu dhe për vitin 2015. Por duket se fati i saj ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore, pasi nga një kompania me shitje zero, tashmë Labopharma është aksioneria më e madhe në një koncesion me vlerë 100 milionë euro.

marre nga Syri.Net

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Bllokimi i rrugëve, ja ç’bënte PS më 2010

0

Bllokimi i rrugëve, ja ç'bënte PS më 2010

Bllokimi i rrugëve, ja ç'bënte PS më 2010

Gepostet von SYRI.net am Montag, 24. April 2017

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Protesta e opozitës, ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha

0

“Sukses i shkelqyer!

Revolucioni demokratik paralizon plotesisht per 1 ore per voten e lire Narkorepubliken e Norieges ne Ballkan!

Revolucioni drejt fitores!”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në faqen e tij në Facebook.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Pas protestës 1 orëshe, ja çfarë tha Basha në ‘çadrën e lirisë’

0

Në këmbë nga ‘Sheshi Shqiponja’ tek ‘çadra e lirisë’. Kreu i PD-së, Lulzim Basha i shoqëruar nga protestuesit ka shkuar në bulevard. Ai aty ka mbajtur edhe një fjalë përshëndetëse për të gjithë shqiptarët.

“Tw dashur miq, falënderime më të përzemërta dhe bekimin e gjithë qytetarëve shqiptarë që u bashkuan sot në këtë përshkallëzim të protestës për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Një falënderim nga zemra për çdo shqiptare dhe shqiptar që ngrihet për fatet e Republikës së re që janë fatet e çdo shqiptari të ndershëm. Bashkë do fitojmë. Bashkë fiton gjithë Shqipëria me ne.

Zoti ju bekoftë ju, Zoti bekoftë Shqipërinë!”, tha gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së Lulzim Basha.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Degradojnë mediat e Ramës: Shikoni si gënjejnë dhe ngjallin panik

0

Degradojnë mediat e Ramës: Shikoni si gënjejnë dhe ngjallin panik

Degradojnë mediat e Ramës: Shikoni si gënjejnë dhe ngjallin panik

Gepostet von SYRI.net am Montag, 24. April 2017

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Grabitje dhe përleshje në Tiranë, identifikohet një nga autorët

0

Një qytetar është përleshur me grabitësin, i cili tentoi të hynte me dhunë në banesën e tij.

Ngjarja ka ndodhur sot në Tiranë, në rrugën “Kastriotët”. Grabitësi tentoi të grabiste shtëpinë e 60-vjeçari A. V.

Pas përleshjes me grabitësin, qytetari me inicialet A. V., është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë ku ndodhet nën kujdesin mjekësor dhe jashtë rrezikut për jetën

Policia thotë se ka bërë të mundur identifikimi i njërit prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje i cili është shpallur në kërkim. Ai është 26-vjeçari me inicialet R. M.

I riu në bashkëpunim dhe me një person tjetër ende të paidentifikuar kanë tentuar te hynë me dhunë në banesën e shtetasit A. V., dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, pasi ishin përleshur me pronarin e shtëpisë.

Po punohet për kapjen e tij, dhe identifikimin e autorit tjetër. Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Tragjedi në Poliçan, bie zjarr në azil, vdesin dy të moshuar

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Poliçanit, ku ka rënë një zjarr në shtëpinë e të moshuarve.

Për fat të keq, dy të moshuar kanë humbur jetën.

Mësohet se dy të moshuarit janë asfiksuar nga tymi. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm.

Viktimat janë dy të moshuar 80-vjeçar.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Protesta paqësore e opozitës (Fotot në brendësi të shkrimit)

0

Sot në mbarë vendin u zhvillua protesta e paralajmëriar e opozitës, ku për rreth një orë u bllokuan rrugët kryesore në Tiranë dhe qytete të tjera.
Protesta ishte paqësore dhe gjatë zhvillimit të saj nuk u shënua asnjë incident.
Kreu i PD-së, Basha zgjodhi t’u bashkohej protestuesve tek ‘Sheshi Shqiponja’, siç e tregojnë edhe fotot e mëposhtme.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Policia ndalon fermerin që bllokoi rrugën me bagëti

0

Policia ka shoqëruar në komisariatin e Vaut të Dejës një fermer i cili ditën e sotme bllokoi për pak minuta aksin rrugor Shkdër-Tiranë.
Lush Ndoci nxorri bagëtitë në rrugë duke bllokuar qarkullimin për disa minuta dhe pas përfundimit të protestës është shoqëruar në polici ku po merret në pyetje.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx