Presidenti Bujar Nishani i ka dhënë shtetësinë shqiptare ish-kryeministrit të Kosovës dhe liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj dhe bashkëshortes së tij, Anita Haradinaj.
Dekreti është firmosur sot nga kreu i shtetit shqiptar.
‘Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 7, e nenit 20 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, u jepet shtetësia shqiptare me kërkesë të tyre personave të Ramush Hilmi Haradinaj dhe Anita Mustafë Haradinaj’, – thuhet në dekretin e presidentit për shtetësinë e Haradinajt.
Ramush Haradinaj dhe bashëshortja e tij marrin shtetësinë shqiptare
Gjenden 800 kg kanabis të hedhura në det
Policia ka gjetur 800 kilogramë drogë të hedhur në det.
Droga është gjetur ndërmjet ishujve te Fanit dhe Otrantos.
Policia greke ka pikasur një mjetë lundrues të dyshimtë dhe e kanë ndjekur për disa orë.
Për t’i shpëtuar policisë trafikantët e kanë hedhur në det sasinë e kanabisit dhe janë largaur.
Këtë javë kjo është sasia më e madhe e drogës që tentoi të kalonte në shtetin grek por që është kapur nga policia/
https://www.dailymotion.com/video/x5ji87o_kapen-800-kg-droge-ne-det_news
Donald Lu takim me kryedemokratin Basha në selinë e PD-së
Pas protestës së opozitës ditën e sotme, ambasadori i SHBA-së në vendin tonë mësohet se është duke zhvilluar një takim me kryedemokratin Lulzim Basha në selinë e PD-së.
Opozita zhvilloi ditën e sotme një protestë paqësore për rreth një orë ku u bllokuan disa akse kryesore të vendit.
Edhe komisioneri Hahn kundër Ramës për bashkimin me Kosovën / Deklarata të tilla janë të papranueshme
Kritikat për Kryeministrin Edi Rama pas deklaratve për bashkim kombëtar nuk kan të ndalur.
Pas zyrtarëve të lartë të BE-së, dhe ambasadorit amrikan në vendin tonë dhe në Kosovë, të cilët i quajtën deklarata e Ramës si të papërgjeshme, ka reaguar dhe komisioneri Johannes Hahn.
Në një intervistë për Politico, Hahn ka deklaruar se deklaratat për ndryshim kufijsh janë të papranueshme jo produktive.
Nëse dikush mendon se mund të bëjë presion me deklarata të tilla, gabohet. Deklaratat për ndryshim të kufijve janë kundër produktive dhe të papranueshme”, deklaroi Hahn për “Politico”.
FOTO/ Protesta e opozitës, mediat e huaja: Shqiptarët i bashkohen lëvizjes
Protesta 1 orëshe e opozitës në Tiranë është duke gjetur pasqyrim të gjerë në mediat ndërkombëtare.
Që nga ato, italiane, greke dhe deri në SHBA kanë pasqyruar protestën e sotme 1 orëshe dhe paqësore të zhvilluar në Shqipëri.
Ajo që vihet re në shkrimet e medieve ndërkombëtare është fryma pozitive me të cilën shikohet protesta në Tiranë, ndërsa vend të veçantë ka zënë fakti se nuk kishte asnjë lloj incidenti.
360° Gradë -PATRULLA TË POLICISË GREKE JANË SULMUAR NË QENDËR TË ATHINËS
Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion
Patrulla të policisë greke janë sulmuar në qendër të Athinës, duke u gdhirë e diel.
Sipas njoftimit zyrtar, grupe të rinjsh që mendohet se u përkasin formacioneve anarkiste, kanë hedhur bomba molotov kundër policëve, që patrullonin në afërsi të sheshit ‘Omonia’.
Nuk ka patur të lënduar, në kohën që policia ka arrestuar dy persona të moshës 20 vjeç. Njeri prej të arrestuarve është shqiptar, ndërsa tjetri grek.
Të dy ata do të dërgohen të dielën në prokurori.
Një tjetër sulm ndaj policisë është shënuar gjatë natës edhe në Selanik.
Një grup të rinjsh me fytyra të maskuara hodhën dy bomba molotov kundër skuadër së policëve që bënin shërbim në ruajtje të Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë.
Pastaj ata u zhhdukën në rrugicat e ngushta përreth godinës së Konsullatës.
Nuk raportohen të dëmtuar, por as arrestime.///
360° Gradë -KATËR PERSONA U ARRESTUAN NGA POLICIA E TIRANËS
Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion
Katër persona u arrestuan nga policia e Tiranës pasi u kapen me 102 kilogram kanabis që po tentonin ta trafikonin në periferi të kryeqytetit. Droga ishte sjellë nga Mallakastra dhe ishte fshehur mes disa thasëve me ushqim për bagëtitë.Droga ishte futur në një fuoristradë tip “Mitsubishi” dhe ishte mbuluar me disa thasë me ushqim për bagëtitë. Një makine tjetër e shoqeronte atë. Arjan Mustafaj, 43 vjeç, Shpetim Sinaj, 40 vjeç, Erjon Zenelaj, 33 vjeç, të tre nga Mallakastra, si dhe Niko Dula, 41 vjeç nga Tepelena, u arrestuan në afërsi të Ndroqit.Kanabisi ishte ambalazhuar në 7 thasë plastikë dhe ishte vendosur poshtë disa thasëve të bardhë me himë.Lënda narkotike sipas burimeve të policisë ishte siguruar në zonën e Mallakastrës dhe Tepelenës.///
360° Gradë -RAMA TË NXJERRIM BASHKË SHEJTANIN NGA GJYKATAT, PO VANGJELI Ç’DO NË ÇADËR
Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion
Kryeministri Edi Rama sulmoi edhe sot sistemin e drejtësisë, duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve që me 18 qershor të nxjerrin sëbashku shenjtanin nga gjykatat.
Nga Finiqi ku shpërndau leje legalizimi për minoritetin grek të zonës, Rama tha se frika nga vettingu ka mbyllur opozitën në çadër, ndërsa kërkoi ndihmën e kishës për të sjellë Vangjel Dulen në rrugën e Zotit pasi sipas tij ja ka marrë mendjen shejtani.///
Punonjësit shqiptarë, ndër më të pamotivuarit në Europë
Punonjësit shqiptarë janë punëtorët më pesimistë në Europë, sipas një raporti të Komisionit Europian lidhur me perspektivën e avancimit në karrierë.
Vetëm 1/3 e të anketuarve kanë pranuar se kanë një perspektivë të mirë për të ecur në karrierë. 40% e tyre mendojnë se nuk kanë mundësi për të ecur para në punë.
Shqiptarët renditen ndër më të pamotivuarit së bashku me shtete të tjera si Greqia, Gjermania, Sllovakia, Serbia, Lituania dhe Italia, që renditet e fundit.
Në të gjithë Europën, diferencat sipas gjinive janë të vogla; megjithatë, më shumë meshkuj sesa femra pranojnë që puna e tyre ofron perspektivë të mirë në karrierë (40% kundrejt 36%).
Në të kundërt, më shumë femra sesa meshkuj janë pesimistë për ecjen përpara në karrierë: 42% krahasuar me 36%. Këto diferenca janë më të theksuara te punonjësit e vjetër, veçanërisht femra (51% a atyre mbi 50 vjeç).
Ka diferenca të mëdha mes sektorëve, ku shërbimet financiare janë më optimiste për avancimin në karrierë (55%), ndërsa transporti (33%) dhe bujqësia (29%) kanë më të ulëtin.
Administrata publike dhe shërbime të tjera janë mbi mesataren për sa i përket këtij treguesi (43% dhe 39% përkatësisht) por industria (37%) dhe tregtia e mikpritja (35%) janë nën mesataren.
Për sa i përket profesionit, shumica e menaxherëve bien dakord me deklaratën që puna e tyre ofron perspektivë të mirë për zhvillimin në karrierë. Gjithsesi, punonjësit e kategorisë së ulët dhe ata të krahut të makinerive nuk bien dakord.

Marrë nga Monitor.al/
Basha godet fort: Top Channel po mbron zhagen e drogës
Kreu i Partisë Demokratike, Basha, gjatë fjalës së tij te çadra e lirisë para kryeministrisë ka sulmuar sërish mediat pro qeverisë.
Në hyrje të fjalës së tij, kryedemokrati përmendi Top Channel, që po qarkullon lajmin e një ‘port-haleje’ evropiane për të trembur dhe frikësuar qytetarët.
Basha deklaroi se Top Channel nuk ka shkuar aq larg, por po përdor këtë ‘port-hale’ siç e cilëson ai ‘Eureporter’, për të kujtuar ’97-ën.
‘Top Channel sot riqarkullon lajmin e një port-haleje evropiane, nga një farë Martin Bengs, që unë e kritikoj se ka dhe media që janë fare pastaj, media tualet totale, me ato s’merrem fare une se s’janë media. Ato janë banjot, uturaku ku ulet kryeministri. Këta që i kritikoj, i kritikoj sepse mendoj që ka një shpresë, që mos t’i ulet prapanica kryeministrore, e kupton, se ato tjerat janë oturaku i kryeministrit.
Oturakët e kryeministrit na i kanë shpallur dhe portalin zyrtar të BE. Top Channel nuk ka shkuar aq larg, por na evidenton këtë dhe na e përdor këtë farë Martin Zhargen e port-hales së ‘Eureporter’ për të trembur shqiptarët dhe për të amplifikuar thirrjet e Edi Ramës dhe qehajave të tij për të frikësuar popullin e për të kujtuar ’97-ën’, tha Basha.
Sipas Bashës, Top Channel publikon vetëm lajmet që i shkojnë për shtat Raës, pasi nëse ka vendosur të publikojë çdo lajm, duhet të botojë edhe atë të revistës ‘Forbes’, ku shkruhet se kryeministri Edi Rama e ka kthyer Shqipërinë në qendër të trafikut të drogës.
‘Në qoftë se vendos të botosh çdo lajm, pse nuk boton ‘Forbes’, se Top Channel ka dhe ca njerëz që dinë anglisht, ndonjëri dhe ka jetuar në Angli, e di se kush është ‘Forbes’ apo jo. Çfarë thotë ‘Forbes’, ja t’ia themi, se ja thamë dje por nuk zë mend. ‘Edi Rama ndërtoi një ndërmarrje kriminale në vend, që e ka kthyer Shqipërinë në qendrën e trafikut të drogës’.
Mediat janë të kapura me republikën e vjetër. Asnjë taktikë e republikës së vjetër, që nis zhagen drejt Evropës, për të bërë propagandën e port-hales së madhe këtu, nuk e zmbraps një popull të bashkuar, që nuk është ngritur në këmbë. Këta që bëjnë këtë lloj propagande, që nuk e shohin drogën e krimit. Të gjithë këta janë ose të papërgjegjshëm ose të zhages.’ – theksoi Basha.





