Shërbimet inteligjente gjermane (BND) e kanë përgjuar Interpol-in që prej vitit 2000.
Sipas një artikulli të publikuar nga revista gjermane ‘Spiegel’, inteligjenca gjermane i ka përgjuar zyrat qendrore të Interpol-it në Lion të Francës si dhe zyrat e shpërndara në Austri, Danimarkë, Belgjikë, Greqi, Spanjë, Itali dhe SHBA.
Shërbimi inteligjent ka kontrolluar e-mailet, telefonat si dhe fax-et e këtij institucioni. Interpol përfshin 190 vende anëtare dhe është një institucion që ka si detyrë kërkimin ndërkombëtar për kriminelë lufte, terroristë, trafikantë, vrasës si dhe persona që merren më pastrim parash.
Inteligjenca gjermane përgjon Interpol-in që prej vitit 2000
Turqia kërcënon BE-në: Na liberalizoni vizat ose hapim kufijtë për emigrantët
Tensionet mes Turqisë dhe Brukselit vijojnë të mbeten të larta. Para pak javësh zyrtarë të rëndësishëm të qeverisë turke u ndaluan të hyjnë në vendet e BE-së dhe presidenti Erdogan kërcënoi se ato do e paguanin shtrenjtë turpërimin që u kishin vërë turqve.
Ndërkaq situata e vendeve të Bashkimit Europian lidhur me emigrantët që kërkojnë të hyjnë në kontinent nuk është apak e mirë. Vendet e BE-së nuk e kanë zgjidhur ende statusin e qindra mijëra emigrantëve që janë tashmë në kampe dhe Turqia ka kërcënuar se do i lejojë emigrantët që janë në territorin e saj të dynden drejt Europës në rast se Brukseli nuk miraton skemën e liberalizimit të vizave ku do përfshihet edhe Ankaraja zyrtare.
Sipas ministrit turk për Çështjet Europiane, Omer Celik, Turqia i ka përmbushur detyrimet e saj përkundrejt Brukselit dhe tashmë pret atë që i është premtuar.
‘Nëse BE e pranon propozimin tonë, atëherë marrëveshja e emigrantëve do përmbushet në mënyrën më të mirë të mundshme, në të kundërt Turqia do tërhiqet nga detyrimet e parashikuara në marrëveshjen e nënshkruar vitin e shkuar.’
Në marrëveshjen mes palëve ishte përcaktuar që Turqia të pranonte kthimin e azilantëve nga Greqia dhe moslejimin e rifutjes së tyre në BE, në këmbim të liberalizimit të vizave për qytetarët turq si dhe me përfitimin e një shume prej 3.3 miliardë eurosh.
360° Gradë -SKEMA E RE E NDIHMËS EKONOMIKE MINISTRIA XHAXHKA NË BERAT
Skema e re e përfitimit të ndihmës ekonimike që synon të ofrojë mbrojtje, riintegrim dhe mirëqënie për çdo qytetar në nevojë, është diskutuar sot në Berat nga Ministria e Mirëqënies Sociale, Olta Xhaxhka, e cila mori pjesë dhe në panairin “Ustai i qytetit tim” organizuar nga Dhoma Kombëtare e Zejtarisë. Familjarë që përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike, të punësuar nga projekti integrues i Zyrës së Punës në bashkëpunim me bizneset fasone, drejtues të bashkisë dhe njësive vendore ishin prezent në një takim të hapur zhvilluar në pedonalen e qytetit, ku ministria Xhaxhka foli rreth projektit “Në mbrojtje, rintegrim dhe mirëqënie”.
Një panair i artizanëve të Beratit me pjesëmarrjen e shkollave të mesme profesionale të ardhur nga Lushnja dhe Fieri u zhvillua më pas përgjatë pedonales së qytetit. Panairi bashkoi punimet e artizanëve të njohur të qytetit me krijimet e nxënësve të shkollave profesionale, të cilave po i jepet mjaft prioritet veçanërisht në qytetin e mbrojtur nga UNESCO.
Në fjalën e saj në këtë panair ministria Xhaxhka, u shpreh rreth rëndësisë së punimeve që dalin nga duart e mjeshtrave dhe që tërheqin çdo ditë e më tepër vëmendjen e vizitorëve.
Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion
360° Gradë -BASHA SULMON PORTALIN EU REPORTER TË BRUKSELIT PORT’HALE
Frika e dhunës përpara vizitës së delegacionit europian në Tiranë. Është ky titulli i analizës së publikuar në Eureporter, portali i pavarur online që mbulon Bashkimin Europian.Në shkrimi nënvizohet se frika mbetet e lartë pasi vizita e delegacionit europian, mund të rastisë në një kohë dhune në rrugët e Tiranës. Kjo frikë sipas artikullit është nxitur nga komentet e fundit drejtuar mbështetësve të tij, nga kryetari i opozitës Basha, vijon artikulli, që sjell edhe deklaratën e kryetarit të partisë demokratike: Nëse kërkoni luftë, luftë do të keni!Në shkrim theksohet se diplomatët më të lartë të Brukselit i kanë bërë thirrje partisë demokratike në opozitë, të ndërpresë bojkotin e Parlamentit dhe të angazhohet në procesin legjislativ. Sipas artikullit Kërkesa e bërë nga përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, vjen në një kohë kur tensionet po rriten në prag të vizitës në Shqipëri të një delegacioni të nivelit të lartë, i programuar për të hënënSiç shkruhet në artikull, zonja Mogherini i bën thirrje opozitës të veprojë me përgjegjshmëri. Kryetari i PD, Lulzim Basha në fjalimin e zakonshëm të paradites nga çadra e protestës u ndal dhe tek artikulli i portalit te Brukselit.
Basha sulmoi portalin ‘Eu reporter’ ku në një artikull theksohej se BE bindet çdo ditë e më shumë se zgjedhjet pa opozitën do të ishin të vështira, por jo të pamenaxhueshme.
Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion
360° Gradë -PROKURORIA KA SEKUESTRUAR PAMJET E KAMERAVE TË SIGURISË NË PORTIN E DURRËSIT
Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion
Prokuroria ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në Portin e Durrësit ku në dy raste kaluan 10,2 tonëve kanabis me kamion. Në dosjen hetimore ndodhen pamjet e datave 5 shkurt dhe 24 mars, ditë kur kanë kaluar ngarkesat me drogë.Nga këqyrja e këtyre pamjeve, por edhe e regjistrave të shërbimit në Portin e Durrësit
grihen dyshime se 19 të arrestuarit kanë bashkëpunuar me trafikantët.
Sipas hetuesve në të dy rastet kur ka kaluar droga në turn kanë qenë të njëjtët persona si në rastin e 5 shkurtit kur u trafikun 8 ton kanabis, ashtu edhe ne 24 mars ku nga porti dolën 2,2 ton.Për prokurorinë punonjësit e policisë dhe ata të doganave nuk kanë kryer kontrollet e duhura duke lejuar kalimin e kamionëve me lëndë narkotike.Punonjësit e policisë dhe të doganave kontrollonin vetëm pasaportat dhe dokumentacionin e kamionëve si dhe këqyrjen nga jashtë. Pavarësisht se në rastin e kalimit të 8 tonëve kamionit i ishte ndryshuar destinacioni dalës.Në këtë rast sipas ligjit doganor mjeti duhet të kishte kaluar në skanerë, gjë e cila nuk është bërë.
360° Gradë -HEROINA E KAPUR DITËN E PREMTE NGA POLICIA TIRANËS GJATË NJË AKSIONI ANTIDROGË
Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion
Heroina e kapur ditën e premte nga policia Tiranës gjatë një aksioni antidrogë dyshohet se është trafikuar nga Turqia. Gjatë aksionit ku u sekuestrua 1 kilogram heroinë u arrestuan 5 persona nga të cilët njeri prej tyre ka qenë i arrestuar në Turqi dhe ka vuajtur disa vite burg atje.
Pikërisht Nikolin Merko është prangosur në shtetin turk me 9 kilogram heroinë dhe është dënuar me 5 vite burg. Gjithashtu edhe të arrestuarit e tjerë rezultojnë që të kenë precedent penal ne trafikun e lëndëve narkotike.Avdyl Musagaja rezulton i dënuar me burg në Itali. Gjithashtu edhe Fatjon Bahiti është dënuar me 3 vite burg për trafik të kanabisit. Dyshohet se droga kishte mbërritur nga Turqia dhe destinacioni i saj ishte tregu me pakicë i Tiranës.
5 persona u arrestuan nga policia e kryeqytetit në bazë të operacionit të koduar “BBM”. Kjo pasi komunikon me këtë aplikacion të telefonit Blackberry për të shmangur përgjimet. Agjentët e antidrogës u detyruan të qëllojnë katër herë në ajër për të neutralizuar dhe arrestuar poseduesit e drogës. Gjatë kontrollit në biznesin minimarket të Nikolin Merkos policia gjeti dhe 2 kilogram e 160 gramë Çokollatë Cannabis Sattiva.///
Arrestimet tek “Myslym Shyri”, si e shmangin trafikantët e heroinës përgjimin nga policia
Heroina e kapur ditën e premte nga policia Tiranës gjatë një aksioni antidrogë dyshohet se është trafikuar nga Turqia.
Gjatë aksionit ku u sekuestrua 1 kilogram heroinë u arrestuan 5 persona nga të cilët njeri prej tyre ka qenë i arrestuar në Turqi dhe ka vuajtur disa vite burg atje.
Pikërisht Nikolin Merko është prangosur në shtetin turk me 9 kilogram heroinë dhe është dënuar me 5 vite burg. Gjithashtu edhe të arrestuarit e tjerë rezultojnë që të kenë precedent penal ne trafikun e lëndëve narkotike.
Avdyl Musagaja rezulton i dënuar me burg në Itali. Gjithashtu edhe Fatjon Bahiti është dënuar me 3 vite burg për trafik të kanabisit. Dyshohet se droga kishte mbërritur nga Turqia dhe destinacioni i saj ishte tregu me pakicë i Tiranës.
Pese persona u arrestuan nga policia e kryeqytetit në bazë të operacionit të koduar “BBM”. Kjo pasi komunikon me këtë aplikacion të telefonit Blackberry për të shmangur përgjimet.
Agjentët e antidrogës u detyruan të qëllojnë katër herë në ajër për të neutralizuar dhe arrestuar poseduesit e drogës. Gjatë kontrollit në biznesin minimarket të Nikolin Merkos policia gjeti dhe 2 kilogram e 160 gramë Çokollatë Cannabis Sattiva.
Aksident mes katër makinave, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës
Policia njofton bllokimin e autostrades Tirane-Durres per shkak te nje aksidenti.
Burimet zyrtare thane se në autostradën Tiranë – Durrës, në afërsi të “Opel Noshi”, janë përfshirë në përplasje të njëpasnjëshme 4 automjete ku për pasojë ka sjellë trafik në këtë aks rrugor.
Nga kjo përplasje automjetesh nuk ka të dëmtuar në njerëz vetëm dëme materiale. Shërbimet e Qarkullimit Rrugor po punojnë për normalizimin e fluksit të lëvizjes.
Basha: Opozita nuk pranon asnjë pazar me postin e Presidentit
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi diten e sotme se opozita nuk pranon asnjë pazar politik në kurriz të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme me postin e Presidentit.
“Kanë nxjerrë në tregun e gjësë së gjallë postin e Presidentit të Republikës sikur të ishte viç dhe jo institucioni që duhet të përfaqësojë unitetin e popullit.
E kanë nxjerrë në pazar për të joshur dhe mëkuar politikën opozitare… Dje e ka marrë përgjigjen, opozita as nuk kërkon dhe as nuk pranon pazar politik në kurriz të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme me postin e Presidentit të Republikës.
Presidenti i Republikës në konceptin e republikës së re së dhe jo të pazarit të republikës së vjetër i takon popullit dhe do të zgjidhet nga populli me votë direkt.”
Protesta, bllokohet për dy orë superstrada Lezhë-Shkodër
Për rreth dy orë banoret e Torovicës kanë bllokuar aksin Lezhe – Shkodër duke protestuar për mungesën e infrastrukturës në rrugë.
Gjate kësaj kohe mjetet devijuan trafikun nga rruga e vjetër në të cilën nuk është nderhyrë prej vitesh. Në proteste morën pjese edhe Prefekti i Lezhës dhe kryetari i bashkisë Fran Frrokaj.
Protestuesit kërkojnë investimin në rrugën e vjetër e cila lidh rreth 6 000 banorë të Torovicës me superstradën Lezhë – Shkodër. Kjo është dita e dytë e protestës së banoreve të Torovicës.
