Finalizohet operacioni “Rrjeta” vihen në pranga tre punonjës të Policisë Bashkiake ne Tirane.
Policia njoftoi se më datë 21.04.2017, specialistët e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit “Rrjeta”, operacion ky që ka çuar në arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– Erjon Beca, 37 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës grupi pranë Policisë Bashkiake Tiranë për kontrollin e territorit.
– B. M, 25 vjeçe, banuese në Tiranë me detyrë punonjëse patrullës së policisë Bashkiake Tiranë
-Astrit Breshani, 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë patrull shërbimi në patrullën e Policisë Bashkiake Tiranë,
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi më datë 21.04.2017, rreth orës 16:00, në rrugën “Panorama” pranë ZVRPP, punonjësit e policisë bashkiake me automjetin e punës dyshohet ti kanë marrë shtetasit J,M një shumë prej 200 mijë lekësh të vjetra, për lejimin e një tende (rrjetë mbrojtëse dielli) në një pikë lavazhi në qytetin e Tiranës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua:
-4 kartmonedha, konkretisht 4 kartmonedha me prerje 5.000 lekë të reja
-5 Telefona celularë të markave të ndryshme.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 259 e 25 i Kodit Penal.
Tiranë, arrestohen tre policë bashkiakë, ja për cfarë akuzohen
test
360° Gradë -ZJARR NË KONVIKTIN E SHKOLLËS SË MESME PROFESIONALE “KRISTO ISAK” NË BERAT
Një zjarr i papritur ka rënë mbërmjen e sotme në konviktin e shkollës së mesme profesionale “Kristo Isak” në qytetin e Beratit. Zjarri është konstatuar rreth orës 18:45 minuta nga vetë nxënësit dhe kujdestarët. Fatmirësisht në momentin e rënies së zjarrit,konviktorët (djem e vajza),kanë qënë të shpërndarë në mensë e oborr dhe nuk kanë qënë në dhomat e tyre. Pasi kanë parë flakët e zjarrit në katin e tretë të godinës,ku ndodheshin dhomat e djemeve,është njoftuar menjëherë zjarrëfikja e cila ka mundur të lokalizojë flakët dhe të shuajë zjarrin brenda rreth 30-minutave,duke mos lejuar që flakët të përpinin edhe katin e dytë ku ndodheshin dhomat e vajzave.Burimet e para në vendngjarje bëjnë me dije se,zjarri ka filluar në një nga dhomat e katit të tretë dhe më pas i gjithë kati është përfshirë nga tymi. Dhoma ku ka filluar zjarri është shkrumbuar totalisht,ndërkohë që dëme material si pasojë e djegies ka pasur edhe në 5-dhoma të tjera të këtij kati. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe ekspertë të policisë,të cilët po punojnë për të zbuluar shkaqet e rënies së zjarrit,që paraprakisht mendohet të jetë shkaktuar nga një karikues që ka qënë në prizë. Vetë nxënësit tregojnë momentet e para të përhapjes së flakëve e tymit si dhe frikën që i pushtoi.
Kryebashkiaku i Beratit,Petrit Sinaj,ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe pasi ka parë nga afër situatën e krijuar në konvikt,ka deklaruar se,zjarri nuk ka pasur të lënduar dhe shumë shpejt gjithçka do ti kthehet normalitetit në dhomat e djeguara të konviktit.
Në konviktin e shkollës së mesme profesionale “Kristo Isak” në Berat,janë të akomoduar rreth 150 nxënës (djem e vajza) që vijnë nga zona të ndryshme të qarkut të Beratit por edhe nga qytete të tjera.///
Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion
360° Gradë -TOPI FRD KËRKON LIGJI TË RI ELEKTORAL, PËR ZGJEDHJE TË LIRA DHE TË NDERSHME
Partia Fryma e Re Demokratike ka kërkuar hartimin e një ligji të ri elektoral, për të mundësuar mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe shmangur kalvarin e kundërshtimeve. Kjo është bërë e ditur pas mbledhjes së kryesisë, nga kreu i partisë, ish presidenti Bamir Topi. Ai tha se shkak i krizës politike janë ndryshimet kushtetuese në vitin 2008.///
Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion
Identifikohet autori i krimit në Vlorë, arrestohet një 19- vjeçar, në kërkim dy të tjerë
Policia e Vlorës ka bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes së rëndë të ndodhur një natë më parë në një lokal në lagjen “Ujë i Ftohtë”, ku humbi jetën një person dhe mbetën të plagosur tre të tjerë. Policia njofton se ka vënë në pranga shtetasin Gani Tozaj, 19 vjeç, banues në fshatin Sevaster, Vlorë , dhe ka shpallur në kërkim shtetasit me iniciale:
1- A.K., 37 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.
2- E.S., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzim Krimi”.
(Ngjarja)
Më datë 20.04.2017, rreth orës 23:20, pas një konflikti të çastit, në ambientet e lokalit “Fiks Fare” në lagjen “Ujë i ftohtë”, është qëlluar me armë zjarri tip Pistoletë dhe ka humbur jetën shtetasi Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç, banues në Vlorë.
Gjithashtu, kanë mbetur të plagosur edhe 3 shtetas të tjerë:
1- F.H., 28 vjeç, ndodhet në Spitalin e Vlorës (punonte si muzikant).
2- A.L., 26 vjeçe, ndodhet në Spitalin e Vlorës (kliente në lokal).
3- A.Ll., 33 vjeç, ndodhet në Spitalin e Tiranës (punonte si kamarier në lokal).
Të tre, në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se konflikti ka nisur ndërmjet viktimës dhe autorëve për motive të dobëta.
Gjtihashtu, njoftohet se në vendngjarje, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 1 armë zjarri Pistoletë të llojit “Revolver-Magnum”,
– 15 gëzhoja fishekësh.
Vazhdojnë hetimet me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve të shpallur në kërkim.
Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
E fundit/ Aksidentohet rëndë motoçiklisti pranë Bashkisë së Tiranës
Një aksident i rëndë është raportuar pak minuta më parë pranë Bashkise së Tiranës, farë pranë qendrës së kryeqytetit. Sipas të dhënave, një motoçikletë është përplasur teksa drejtuesi i saj ka marrë disa plagë në trup. Ende nuk dihet gjendja e tij , ndërsa dihet që ambulanca ka ardhur për ta transportuar në spital.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Vendimi surprizë i gjykatës së Tiranës: Mark Frroku i pafajshëm për vrasjen në Belgjikë
Gjykata e Tiranës dënon me 7 vjet e 6 muaj burg ish-deputetin Mark Frroku. Vendimi është dhënë nga gjykata e Tiranës diten e sotme, dy seanca pas pretencës së prokurorisë.
Në vendimin e gjykatës thuhet se Mark Frroku është i pafajshëm për vrasjen e Aleksandër Kurtit në Belgjikë, por dënohet për veprat penale të kryera në Shqipëri në lidhje me pasurinë e tij të pajustifikuar ku akuzohet për fshehje të pasurisë dhe pastrim të produkteve të veprës penale dhe ndërtim pa leje.
Prokuroria e ka akuzuar Mark Frrokun për mosdeklarim të pasurisë së tij në kohën kur ka qenë deputet dhe ka kërkuar në gjykatë dënimin e të pandehurit me 25 vjet burg.
Prokuroria ka deklaruar se Frroku zotëronte rreth 2 milionë euro pasuri të pa justifikuara dhe ë pa deklaruara.
Duket se drejtësia shqiptare nuk e ka vlerësuar dosjen e ardhur nga Belgjika në lidhje me akuzat që i janë bërë Mark Frrokut për vrasjen me thikë të Mark Frrokut në një stacion treni në vitin 1999.
E fundit: Tiranë, përfshihet nga flakët një fabrikë këpucësh në Kombinat
Një fabrikë këpucësh në zonën e Kombinatit është përfshirë nga një zjarr i përmasave të mëdha. Raportohet se flakët kanë vënë nën kontroll dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm deme materiale.
Ne vendin e ngjarjes kanë shkuar 4 zjarrfikëset dhe forca policie.
Nuk dihen ende arsyet e rënies së zjarrit.
Cfarë po ndodh?…Rusia dërgon armatime të rënda në kufi me Korenë!
Rusia ka transportuar pajisje të rënda ushtarake në drejtim të kufirit të saj me Korenë e Veriut, vendim që vjen si rezultat i rritjes së tensioneve midis Phenianit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi programin bërthamor.

Një video e pastruar tregon tre trena të ngarkuar me pajisje ushtarake që lëvizin në drejtim të kufirit me Korenë e Veriut, ndërsa një video tjetër nxjerr në pah lëvizjet e helikopterëve ushtarakë dhe manovra ushtarake të mjeteve luftarake përgjatë terrenit të ashpër.
Raporte të tjera sugjerojnë se përveç lëvizjes së tankeve dhe pajisjeve në hekurudhë, ka pasur edhe lëvizje ushtarake nëpërmjet rrjetit rrugor.
Zyrtarët kanë thënë se “rreziku i konfliktit serioz” në zonë është rritur ndjeshëm.
Shtimi i aktiviteteve ushtarake në Lindjen e Largët nga ana e Rusisë erdhi pas Këshilli i Sigurimit i OKB-së, dënoi me forcë provën e fundit të raketave të Koresë së Veriut dhe kërcënimin për vendosjen e sanksioneve kundër Phenianit për “sjelljet e saj shumë destabilizuese”.
Sulmi terrorist në Paris, Qeveria franceze: Ky është bilanci i viktimave
Autoritetet thanë se një polic u vra dhe një tjetër u plagos në një incident me të shtëna në Paris, tha një burim i policisë.
Sipas Reuters edhe sulmuesi i policisë është vrarë.
Person qëlloi mbi policinë në bulevardit ‘Champs-Elysées’, kjo ndodhi vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve presidenciale në Francës.
Sipas burimit brenda policisë franceze, i cili i tha medias në fjalë, se ka pasur dy sulmues, këtë e kishe parë një dëshmitar, i cili tha se njëri doli nga një makina filloi të shtënat me mitraloz.
Autoritetet policore franceze kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin këtë zonë e cila edhe është mbyllur.
Franca ka qenë nën gjendje të jashtëzakonshme që nga viti 2015 dhe ka pësuar një valë të sulmeve terroriste që lanë kanë vrarë më shumë se 230 persona në dy vitet e fundit.
A police officer has died and others are wounded following a shooting incident in central Paris, according to a police source. One assailant was also killed, the Interior Ministry says. Watch live video from the scene on #facebooklive.
Gepostet von Reuters am Donnerstag, 20. April 2017
Flet qeveria franceze:
Ministria e Punëve të Brendshme e Francës ka konfirmuar raportimet në media për sulmin në Paris, sonte në mbrëmje.
Zëdhënësi i Ministrisë, Pierre-Henry Brandet, ka thënë se një polic është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë. “Sulmuesi është vrarë nga policia dhe zona mbetet e rrethuar”; ka thënë Brandet.
Një veturë është ndalur afër një automjeti të policisë para sulmit dhe është gjetur e braktisur. Dyshohet se sulmuesi e ka përdorur atë për të arritur tek skena e sulmit.
Brandet ka thënë se një plaçkitje mund të ketë ndodhur në zonë në të njëjtën kohë me sulmin. Nuk dihet nëse ekziston ndonjë lidhje ndërmjet dy incidenteve.












