Ballina Blog Faqe 9436

Masakra e Vlores, policis publikon emrat e tre te plagosurve

0

Policia beri publik emrat e personave te plagosur mbreme ne Masakren e vlores.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal pranë Ujit të Ftohtë, 50 metra larg shëtitores, ku një person i paidentifikuar, ka qëlluar me armë në drejtim të palës tjetër.

Një person ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa tre të tjerë janë dërguar në spital, ku raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Viktima është shtetasi Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç, banues në Vlorë, ndërsa të plagosur janë, Florian Hilaj (28 vjeç), Arsonel Llanaj (32 vjeç) dhe Arta Luka (26 vjeçe).

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kush eshte Ergys Gjioveshaj, 33 vjeçari vrarë në Vlorë, i dënuar më parë për vrasje

0

Policia e Vlorës ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë që u shënua mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar .
Sipas bluve, rreth orës 23:20, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, në ambientet e një lokali pas një konflikti të çastit, një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të palës tjetër.
Për pasojë ka mbetur i vdekur shtetasi Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç banues ne Vlorë.
Si dhe janë plagosur 3 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Vlorë për ndihmë mjekësore:
Florian Hila, 28 vjeç. 2. Arta Luka, 26 vjeçe. 3. Arsonel Llanaj, 32 vjeç.
Të tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Kush është Ergys Gjioveshaj
Në qershor të vitit 2011 Ergys Gjioveshaj ishte arrestuar në Vjenë dhe u ekstradua në Shqipëri, pasi ne vitin 2010, ishte dënuar me 12 vjet heqje lirie për vrasjen e një personi në qytetin e Vlorës.
Më 20 nëntor të vitit 2010 Egysh Gjioveshaj, në atë kohë i mitur, udhëtonte me makinë Mercedez Benz 240 së bashku me Florian Mecen. Ata janë përfshirë në një konflikt me fjalë me një person Muharrem A, i cili ndodhej në një makinë Suarrel përballë shkollës “Qemal Ataturk”. Në vendngjarje ka qenë edhe Laert Alushi, i cili rreth 45 minuta më pas është takuar në Vlorë me Florian Mecen duke kerkuar prej tij sqarime lidhur me fyerjen e bere.
“Së bashku do ta zgjidhim ndryshe“ ishin fjalët e Florianit të cilat u konkretizuan në mbrëmje kur edhe qëlluan Laert Alushin i cili udhëtonte me makinën e tij. Të dy janë zënë me fjalë me njëri-tjetrin, ndërsa Ergys Gjioveshaj ka marrë armën që ndodhej në makinën e Florianit, një automatik. Duke qene jashte automjetit, me armen ne dore, te drejtuar nga viktima, ai i eshte drejtuar shokut te tij, Florian, duke i thene “ Lere Lani, lere, hapu”.
Floriani, mbas thirjes te shokut te tij, duke e larguar viktimen nga vetja e ka shtyre ate me force ne drejtim te armes, qe Ergysi mbante ne gjendje sulmi, duke i thene: “Na bjeri“.
Duke qene ne keto kushte, Ergys Gjioveshaj ka qelluar me bresheri ne drejtim te viktimes, duke e demtuar ate fillimisht ne kembe dhe me pas ne trup.
Të dy u akuzuan për për kryerjen e veprave penale të mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe vrasjes me paramendim, në bashkëpunim.
Mbi këto akuza, Ergys Gjioveshaj u dënua me me 12 vjet burgim kurse Florian Meçe me 22 vjet burgim
Këtë të enjte, në moshën 33-vjecare, Ergysi u qëllua për vdekje me armë në një lokal në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Nuk dihet nëse ngjarjet kanë lidhje me njëra tjetrën, pra nëse kemi të bëjmë me hakmarrje për krimin e vitit 2000, por policia paraprakisht thotë se e gjitha ka lindur gjatë një konflikti të castit në ambjentet e lokalit më muzikë live “Fiks Fare” që ndodhet në zonën e Ujit të Ftohtë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Perplasje me armë në Vlorë, identifikohet i vrari, plagosen dy djem e nje vajze

0

Policia tha se një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak para mesnatës së të enjtes në qytetin e Vlorës.

Deklarata e policise Vlorë:

Rreth orës 23:20, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, në ambientet e një lokali pas një konflikti të çastit, një person ende i paidentifikuar nga ana jonë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të palës tjetër.

Për pasojë ka mbetur i vdekur shtetasi Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç banues ne Vlorë.

Si dhe janë plagosur 3 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Vlorë për ndihmë mjekësore:
1. F.H., 28 vjeç.
2. A.L., 26 vjeçe.
3. A.Ll., 32 vjeç.
Të tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave.

Deri në këto momente janë shoqëruar 3 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Jane ngritur pika kontrolli, si dhe forca të shumta policore po krehin zonën përreth vendngjarjes për kapjen e autorit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gjermani, shqiptari hedh nga dritarja të dashurën rumune

0

Një vajzë 24 vjeçare është hedhur të hënën nga kati i dytë i një pallati ku jetonte dhe dyshohet se aktin e ka kryer i dashuri i saj, një 39 vjeçar shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Rethelstraße” në qarkun Düsseltal tp Gjermanisë. Sipas hetimeve, vajza është hedhur nga dritarja me një lartë prej shtatë metrash. Vajza rumunu u hodh rreth orës 7 e 50 minuta.

Autori i ngjarjes u arrestua pa rezistencë të martën, ndërsa të mërkurën ka dalë përpara gjykatës për tentativë vrasje.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka gjetur drogë. Shqiptari i arrestuar nuk ka dhënë sqarime.

Sipas gjermane “Bild”, vajza i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zjarr Televizion – SHtypi i Dites 20 Prill 2017

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Protesta të dhunshme kundër Presidentit, tre viktima në Venezuelë

0

Një protestë e dhunshme është zhvilluar në Venezuelë kundër presidentit, kanë përfudnuar në tragjedi, ku kanë mbetur të vdekur tre persona, ndërsa dhjetra të tjerë janë plagosur. Demonstruesit qëlluan me gurë dhe sende të forta në drejtim të forcave të sigurisë, ndërkohë që këta të fundit u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës dhe mjete të tjera. Presidenti Maduro fajësoi opozitën për viktimat, ndërsa paralajmëroi edhe arrestime nga rradhët e liderëve opozitarë.
Mijëra qytetarë në Venezuelë kanë protestuar ashpër kundër Presidentit, Nicolas Maduro, ndërsa gjatë demonstratave janë regjistruar të paktën tre viktima dhe dhjetëra të plagosur.
Në rradhët e viktimave përfshihen dy studentë që kishin dalë për të protestuar, si dhe një anëtar i gardës kombëtare.
Përplasjet kanë qenë mjaft të dhunshme. Demonstruesit kanë qëlluar me gurë dhe sende të tjera të forta në drejtim të forcave të sigurisë, ndërkohë që numërohen dëme të konsiderueshme si pasojë e zjarrvënieve dhe shkatërrimit të objekteve të ndryshme.
Nga ana tjetër, edhe autoritetet kanë reaguar për të shpërndarë protestën ndërsa përdorën gazin lotsjellës dhe mjete të tjera.
Në demonstrata ishte i pranishëm edhe vetë lideri i opozitës, Henrike Kapriles, i cili gjithashtu nuk i shpëtoi efektit të gazit lotsjellës, sikurse duket edhe në këto pamje të filmuara me kamera amatore.
Nga ana tjetër, Presidenti Maduro mbajti një takim me mbështetësit e tij.
Kreu i qeverisë fajësoi opozitën për viktimat, ndërsa tha se do të kërkonte arrestimin e liderëve opozitarë.
Megjithatë, duket se fjala e Presidentit nuk ka ndikuar në vendosmërinë e protestuesve. Këta të fundit kanë njoftuar se do të mblidhen sërish gjatë orëve në vijim për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë.
Ndonëse një vend me resurse të shumta, Venezuela ka shënuar një rënie katastrofike në ekonomi.
FMN ka parashikuar që inflacioni të arrijë në nivelin rekord 700%, ndërkohë që në vend ka mungesë furnizimi edhe për ushqimet bazike.
Probleme të tjera madhore mbeten shkalla e lartë e kriminalitetit dhe korrupsioni.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Prokuroria sekuestron mbi 41 mijë m2 tokë turistike në Theth të ish- zyrtarëve, dyshohet se kanë falsifikuar dokumentet

0

Gjykata me kërkesë të Prokurorisë së Shkodrës, ka vendosur sekuestro preventive për rreth 41.500 m2 tokë në zonën turistike të Thethit, e dyshuar si e regjistruar në emër të disa shtetasve të ndryshëm, në bazë të dokumenteve të falsifikuar, të përpiluar nga ish-kryetari i Komunës Shalë (Theth), Dedë Tonaj, në bashkëpunim me ish-vartësit e tij, Tom Shyti dhe Gjovalin Lokthi.

Prokuroria e Shkodrës është në përfundim të hetimit për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” për tre ish-zyrtarët, ndërkohë që ka marrë lejen nga gjykata për caktimin e masës së sekuestros për pronat e shpërndara prej tyre, në bazë të procedurave fiktive dhe jo-ligjore.
HETIMI
Në bazë të një hetimi të mëparshëm të Prokurorisë së Shkodrës, lidhur me veprimtarinë e ish-drejtuesve të Hipotekës së qytetit, kanë rezultuar të dhëna të tjera mbi veprime të dyshuara si të paligjshme të kryera nga ana e ish-zyrtarëve të Komunës Shalë (Theth). Në vitin 2008, ish-Kryetari i Komunës Shalë, Dedë Tonaj, ka udhëruar nëpunësin e komunës, shtetasin Tomë Shyti, me detyrë inspektori i taksave pranë komunës dhe kryeplakun Gjovalin Lokthin, të plotësojnë formularë të Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP) për banorët e fshatit Theth, në një kohë që nuk është ngritur komision për ndarjen e tokës në fshat ku këta te kenë qenë anëtare dhe nuk është ndjekur asnjë procedurë ligjore për ndarjen e tokës për banorët e fshatit Theth.
AMTP janë plotësuar nga shtetasi Tomë Shyti, i cili në rubrikën “Për komisionin e tokë në fshat……Kryetari” ka vënë emrin e tij dhe ka nënshkruar në këtë cilësi pa e patur atë. AMTP janë vulosur nga kryetari i Komunës Shalë Tomë Shyti dhe nga kryeplaku në atë periudhë kohe shtetasi Gjovalin Lokthi, duke i dhënë këtyre akteve vlerën e dokumentave zyrtarë. Nga te dhënat e pasqyruara në AMTP-të, si dhe nga te dhënat e tjera hetimore, përvec faktit se AMTP janë lëshuar nga autoriteti jo kompetent ligjor krahas te tjerave rezulton se me to u është dhënë pronësia për tokat ne fshatin Theth edhe personave/familjeve që nuk janë banorë të këtij fshati ose që janë banore në fshatra të tjerë te Shkodrës ose në qyetete te tjera apo fshatra të tyre (rreth 67 te tilla) dhe personave, të cilët kanë lindur shumë vite pas dt.01.08.1991, që janë te dtl.1995, 2000….2007 (në bazë të ligjit 7501/1991 përfitonin tokë anëtarët e familjeve bujqësore në vitin 1991).
Ish-kryetari i Komunës Dedë Tonaj, në bashkëpunim me shtetasin Tomë Shyti, me detyrë inspektori i taksave pranë komunës dhe kryeplakun Gjovalin Lokthin, ndër të tjera, ka lëshuar AMTP në kundërshtim me kriteret e përfitimit te tokës edhe në favor të fëmijëve të tij, shtetasve A. Tonaj (dtl. 1998) dhe A Tonaj (dtl. 2001). Në bazë të veprimeve hetimore, rezulton se, në bazë të këtyre akteve joligjore, janë regjistruar në Hipotekën e Shkodrës pronat në një sipërfaqe totale prej rreth 41.500 m2 në zonën e Thethit, ndërsa pjesa tjetër e pronave janë në proces regjistrimi. Për këtë arsye, Prokuroria e Shkodrës ka urdhëruar sekuestrimin e pronave të regjistruara në Hipotekë në emër të 5 shtetasve të ndryshëm, me qëllim që të shmanget tjetërsimi i mëtejshëm i tyre. Ndërsa për tokat e përfituara në mënyrë të paligjshme, por që vijojnë të jenë në proces regjistrimi në Hipotekë, Prokuroria e Shkodrës njofton Avokaturën e Shtetit, për të vijuar procedurat e mëtejshme për të rikthyer në ligjshmëri procesin e ndarjes së tokave në ish-komunën Shalë (Theth).

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Aksident i rëndë në Lezhë, mjeti del nga rruga, humb jetën 32 vjeçari

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Lezhës, ku si pasojë ka humbur jetën një 32-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Sipas njoftimit, ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tale të Lezhës, dhe viktima ka humbur kontrollin e makinës duke përfunduar në një kanal. Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -SINDIKATAT KËRKOJNË NGRITJEN E PAGAVE MINIMALE

0

Sindikatat e punetoreve nuk pranojne propozimin e ministrise se financave per rritjen e pages minimale ne sektorin privat me 2 mije leke te rinj. Sipas tyre , nese do te respektohej nje perllogaritje korrekte ekonomike, paga minimale ne Shqiperi per te punesuarit ne sektorin privat, nuk do te ishte me pak se 28 mije leke te rinj.///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -RRESHJET E SHIUIT RIKTHEJNE PROBLEMATIKEN E PERMBYTJEVE NE QYTETIN E VLORES

0

Rreshjet e shiuit rikthejne problematiken e permbytjeve ne qytetin e Vlores. Rreshjet prej oreve te para te mengjesit   ka qene me intesitet,duke sjelle probleme ne shume rruge te Vlores,por edhe ne disa blloqe banimi. Me problematike,situata ka qene prane rruges se portit,i pari segment rrugor qe permbytet ne dite me rreshje,por edhe prane lagjes 28 nentori,neRrugen Kosova ,ne lagjen Pavaresia dhe disa blloqe banimi,te cilat jane permbytur thuajse krejtesisht.Levizja e automjeve eshte kryer me  mjaft veshtiresi,madje ne momente te caktuara ka patur edhe bllokim te rruges per shkak te ujit,nderkohe qe veshtiresi ka patur edhe tek qytetaret e shumte . Nderkohe rreshjet nuk kane sjelle problematika te medha sa i perket shkarrjes se dherave,apo permbytje ne banesa,sie dhe ka ndodhur ne raste te tjera,nderkohe qe edhe nje here tjeter Vlora ka  rishfaqur me rershjet e shiut problematikat e saj ne shume lagje dhe rruge te qytetit.///

 

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx