Ballina Blog Faqe 9446

Shperthimi i fuqishem trondit Egjiptin, te pakten 17 te vdekur

0

uqishëm ka tronditur sot Egjiptin.

Sipas medieve raportohet se shpërthimi ka ndodhur në një kishë në qytetin Tanta të Egjiptit.
Të paktën 17 persona kanë humbur jetën ndërsa 40 të tjerë raportohet se janë plagosur.

Dëshmitarët kanë publikuar pamjet e para të sulmit, të cilin e kanë cilësuar si terrorist.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kapja e magazines 11 ton droge ne Permet, dy te arrestuar, nje ne kerkim

0

Operacion antidrogë i koduar “PAGRI”

Operacioni nga Strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me SH.Ç.B.A.

Operacioni mbi bazën e një informacioni të marrë në rrugë operative nga SH.Ç.B.A.

Sekuestrohen në një nga tre ish depot e rezervave të shtetit në fshatin Pagri të Përmetit 11650 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Arrestohen në flagrancë dy prej administratorëve të këtyre depove, si dhe shpallet në kërkim personi i tretë që administronte këto depo.

Gjithashtu ndalohet edhe Kryeplaku i fshatit Pagri.

Më datë 07.04.2017, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankensat në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka marrë një informacion nga një burim anonim se në një nga ish depot e rezervave të shtetit mbi fshatin Pagri të rrethit Përmet kishte sasi të konsiderueshme lëndë narkotike.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankensat ka njoftuar mbrëmjen e datës 07.04.2017, Drejtorinë e Policisë së Shtetit dhe në lidhje me këtë u hartua menjëherë plani i veprimit për të ndërhyrë në këto ish depo të rezervave të shtetit.

Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Policisë së Shtetit, më datën 08.04.2017, Drejtoria Kundër Narkotikëve në Policinë e Shtetit , SH.Ç.B.A, Forca e Posaçme Operacionale, Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër dhe Policia Përmet, organizuan dhe zhvilluan operacionin e koduar “Pagri”.

Si rezultat i operacionit rezultoi se në njërën nga tre depot u gjet e ambalazhuar në thasë plasmasi një sasi prej 11650 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Pas konstatimit nga Policia dhe SH.Ç.B.A i lëndës narkotike në njërën prej ish depove, rreth orës 13.00 të datës 08.04.2017 është njoftuar Prokurori i Rrethit Përmet në lidhje me lëndën narkotike të gjetuar nga Policia dhe SH.Ç.B.A.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera në vendngjarje u bë ndalimi i shtetasëve:

Rustem Muçelli, 51 vjeç, banues në fshatin Pagri.

Eqerem Ali, 60 vjeç, banues në fshatin Pagri.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit:

Ismail Saliu, 61 vjeç, banues në fshatin Pagri – Përmet.

Ndalimi i këtyre shtetasve si dhe shpallja në kërkim e shtetasit tjetër u bë për arsye se këta shtetas nga provat e grumbulluara rezulton se i kishin në përdorim depot për të magazinuar ushqim për bagëtitë e tyre.

Gjithashtu në vijim të veprimeve është bërë ndalimi edhe i kryeplakut të fshatit Pagri , shtetasit: Koço Zaimaj , 58 vjeç, kryeplak i fshatit Pagri. Ndalimi këtij shtetasi u bë pasi ky shtetas është me detyrë kryetar i fshatit Pagri dhe nuk ka kryer detyrat funksionale në lidhje me ngjarjen e mësipërme.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për hetim të mëtejshëm në ngarkim të shtetasve Rustem Muçelli, Ismail Saliu dhe Eqerem Ali, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikeve”, e kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Si dhe në ngarkim të shtetasit Koço Zaimaj për veprat penale “Shpërdorimi i Detyrës ” dhe “Moskallëzimi i krimit” të parashikuara nga neni 248 dhe 300 i Kodit Penal

Po në lidhje me këtë ngjarje, Drejtoria e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit dhe SH.Ç.B.A, kanë nisur verifkimet për të parë nëse ka implikim apo shpërdorim detyre të punonjësve të policisë në lidhje me këtë ngjarje.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Vrasja e Çukut, Basha: Oficeri i karrierës u hodh padrejtësisht në rrugë

0

Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar lidhur me ekzekutimin me armë zjarri të ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Artan Çuku.
Në një reagim në fb, Basha thotë se ky është një lajm tronditës, ndërsa u shpreh ngushëllimet familjarëve.
“Vrasja e oficerit Artan Cuku poshte baneses se tij eshte nje lajm trondites. Artan Cuku ishte nje oficer karriere me rezultate te larta ne lufte ndaj krimit ne gjithe detyrat e tij te larta. Nje prind i shkelqyer, nje koleg i vecante. Me pikellim te ​madh ndaj kete moment dhe dua ti shpreh familjes se tij ngushellimet me te sinqerta”.
Nga ana tjetër, Basha shpreh revoltën e tij për largimin e padrejtë të Çukut nga radhët e policisë.
“Po gjithashtu, dua te shpreh dhe revolten per largimin e tij te padrejte nga policia, duke e hedhur keshtu ne rruge, pa motiv ligjor, nje oficer qe ka luftuar krimin per 15 vite. I bej thirrje prokurorise te zbardhe sa me shpejt ngjarjen e te vendose autoret para ligjit”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Vrasja e Artan Cukut, Mediu: Krimi është lidhur me shtetin

0

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu deklaroi sot se vrasja e komisar Artan Cukut tregon se krimi është i lidhur me shtetin.

Mediu ka folur në Asamblenë e Partisë Republikane për krimin e rëndë që tronditi dje Tiranën, duke theksuar se krimi i organizuar është kërcënim për të gjithë rajonin.

“Vrasja e Artan Cukut tregon se krimi nuk njeh kufi. Kjo ngjarje tregon se krimi është i lidhur me shtetin. Artan Cuku u largua padrejtësisht nga policia. Artan Cuku u largua nga policia për pikëpamje politike. Krimi i organizuar është kërcënim për të gjithë rajonin”, tha Mediu.

Ndërsa për situatën politike Mediu tha se opozita nuk do lejojë zgjedhje të kontrolluara nga krimi.
“Jemi i vetmi vend në NATO që nuk bën zgjedhje të lira. Strukturat kriminale kanë zotëruar territorin. Kërkuam qeveri teknike për garanci të zgjedhjeve. Nuk do lejojmë zgjedhje të kontrolluara nga krimi. Opozita nuk do të regjistrohet në zgjedhje”, tha ai.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kush gënjen? Rama citon eurodeputetin austriak: Shtyrje e zgjedhjeve e qeveria teknike, kthim pas…

0

Për herë të 11-të kryeministri Edi Rama ka pyetur sot “Kush gënjen?” duke postuar në “Facebook” deklaratën e eurodeputetit austriak Prof. Dr. Josef Weidenholzet.

Në garën e nisur me kreun e opozitës Lulzim Basha lidhur me rubrikën “Kush gënjen?”, kreu i qeverisë ka përdorur deklaratën e austriakut që është njëkohësisht Zv. President i Socialistëve e Demokratëve Europianë.

Prof. Dr. Josef Weidenholzet vlerëson rrugën e Shqipërisë drejt integrimit, për të cilën thotë se është drejt finisht dhe ndër të tjera thekson se të kërkosh sot dy muaj para zgjedhjeve, shtyrjen e tyre dhe qeveri teknike do të thotë të rikthehesh disa vite pas.

STATUSI I KRYEMINISTRIT EDI RAMA
KUSH GENJEN? (11)
“Shqipëria ndodhet në metrat e fundit drejt finishit në integrimin europian. Këto katër vite kanë qenë tejet të rëndësishme në përmbushjen e agjendave të saj europiane. Ne presim që kjo rrugë e nisur e cila s’ka qenë aspak e lehtë për të mbërritur deri këtu të vazhdojë, sepse frytet e saj i pret me padurim një popull i tërë që të ardhmen e tij e sheh vetëm në integrimin e plotë në familjen europiane.

Të kërkosh sot, dy muaj para zgjedhjeve që ato të shtyhen e akoma më shumë, nën preteksin e “zgjedhjeve të lira” të kërkosh një “qeveri teknike”, do të thotë të rikthehesh disa vite pas. Sepse Shqipëria, ka disa vite që ka treguar se është në gjendje të kryejë zgjedhje të lira dhe për këtë, nuk i ka munguar kurrë ndihma e ndërkombëtarëve.

Unë ju bëj thirrje forcave politike të mos vendosin në kandar të ardhmen e vendit por t’ia lënë në dorë popullit, në datën 18 qershor, ta vendosë se kush do e drejtojë në katër vitet e ardhshme”.
Prof. Dr. Josef Weidenholzet-Eurodeputet i Austrisë dhe Zv. President i Socialistëve e Demokratëve Europianë

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Aksion antidroge ne Permet, zbulohet magazina me 11.6 tone kanabis

0

Policia ka zhvilluar një aksion masiv anti-drogë në Përmet ku ka gjetur një magazinë në të cilën ishte fshehur një sasi e madhë kanabisi.

Efektivët e policisë kanë gjetur në fshatin Pagri një sasi rekord prej disa tonësh kanabis ta tharë të gatshme për t’u trafikuar.

Policia e ka përfunduar peshimin e lëndës narkotike dhe bëhet fjalë pr 11 tonë e 640 kilogramë kanabis. Kjo është sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në këtë rreth.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Meta: Zgjedhjet jane te shqiptareve, kompromis para se te jete vone

0

Kreu i LSI-së, Meta ka zhvilluar në takim me banorët e njësisë administrative numër 7 në Tiranë. Në fjalën e tij Meta tha se LSI do të jetë gjithmonë një forcë politike e cila do të gjendet përkrahë qytetarëve.

‘Ne orientojmë vendin drejt stabilitetit. Pa stabilitet nuk ka siguri, nuk ka qetësi, nuk ka mundësi, as për investime, as për shërbime më të mira. Zgjedhjet janë të shqiptarëve, dhe duhen zhvilluar në një mjedis normal, në një mjedis të qetë, në një mjedis demokratik, larg këtyre përplasjeve tërësisht jo normale’, – deklaroi Meta.

Ndërkohë kryeparlamentari bëri apel për kompromis, para se të jetë shumë vonë, teksa nënvizoi se çështjet që kanë të bëjnë me të rinjtë janë në fokusin e LSI-së, pasi janë shumë të rëndësishme.

‘Kur duhet një kompromis të gjithë duhet të lëshojnë nga pak, përpara se të jetë vonë dhe të ndodhi një përplasje apo një krizë edhe më e madhe ku do të jetë edhe më e vështirë për t’i qetësuar gjërat’, – tha ndër të tjera Meta.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Takimi i papritur, ish-deputeti i PS: Ja cfare diskutova me Lulzim Bashen

0

Kreu i lëvizjes Zgjidhja brenda PD, Koço Kokëdhima ka takuar kreun e PD, Lulzim Basha te shtunen.

Në përfundim të takimit, Kokëdhima sqaroi se u diskutua për krizën politike dhe për mënyrën e dialogut për të shmangur këtë krizë.

“Biseduam rreth situatës politike në vend, diskutuam për krizën, dhe për nevojën që kjo krizë të kapërcehet, për efektet negative të kësaj krizë nëse ajo vazhdon sepse pa dyshim që kjo krizë ka ndikim në ekonomi, duhet që përmes dialogut të kapërcehet. Palët duhet të diskutojnë për këtë çështje. Diskutuam për nevojën e standardeve të zgjedhjeve të lira, për reformën zgjedhore që duhet t’i japë një zgjidhje përfundimtare në Shqipëri. Reforma zgjedhore është e pashmangshme dhe duhet të bëjë të mundur që në Shqipëri nuk duhet të prodhohen më zgjedhje me standarde dyshimta, por zgjedhje të lira dhe të ndershme si të gjithë vendet e tjera. Kemi diskutuar edhe rreth nevojës së demokratizimit të partive politike, nevojës së instalimit të primareve me ligj që përfaqëuesit të zgjidhen nga populli dhe jo sic ndodh sot nga kryetarët e partive dhe nevojën që partitë politike të kapërcehen situatën e bashkësieve parapolitike në të cilën ndodhen sot dhe të kthehen në parti me stastandard larta sic është e mira e vendit dhe e demokracisë sot”, theksoi Kokedhima.
Ai tha se në këto momente janë me interes çështjet që preokupojnë qytetarët dhe jo çështjet e kaluara, duke iu referuar këto konfliktit që ai pati me PD, e cila i hoqi edhe mandatin.

“Unë përshëndes bashkëpunimin parimor të forcave politike në Shqipëri dhe inkurajoj këtë bashkëpunim parimor dhe diskutimin parimor mes forcave politike. Unë nuk mbështes kulturën e flirteve që ka ekzistuar në Shqipëri, kulturë pazaresh mes partive të mëdha politike si në 2008, dhe po në këtë pikëpamje unë i kam denoncuar edhe veprimet kur ka qenë rasti për goditjet politike ndaj mandatit tim. Unë nuk kam ngarkesa politike me askët, ajo është një çështje e kapërcyer, ne kemi interes të diskutojmë çështjet e zhvillimit që preokupojnë qytetarët”, ka pohuar ish-deputeti i PS.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Atentati ne Tirane, detaje te reja per vrasjen e Artan Cukut, te dhena për autorin

0

Artan Cuku, ish-zyrtar i larte i policise eshte vrare teksa ishte duke ecur ne rruge ne zonen prapa Gardes se Republikes ne Tirane.

Ai mesohet se eshte qelluar me disa plumba ne afersi te baneses se tij.

Autoret e krimit kane shfrytezuar erresiren per te qelluar me arme nga fare prane Artan Cukun, ish-zyrtar policie.

Dyshohet se autor i ngjarjes është një person rreth 1.70 i gjatë, i cili duke përfituar nga errësira ka arritur të largohet në rrugicat dytësore, të cilat lidhin me stadiumin Dinamo dhe sheshin Willson.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Vrasja, incidenti i rende qe i ndodhi Artan Cukut ne zyre kur ishte shef krimesh

0

Ne vitin 2005, kur Artan Cuku ishte shef krimesh tek komisariati nr.4 ne Tirane nje incident i rende ka ndodhur ne zyren e tij.

Shtetasi Agim Daka, i ka marre armen Artan Cukut dhe ka vrare veten brenda ne ambientet e policise.

Viktima ishte vetem 25 vjec ne kohen kur ndodhi ngjarja nderkohe qe vetevrasja e ndodhur ne zyren e Artan Cukut, pati krijuar pikepyetje te medha mbi kete personazh.

Familjaret e te riut qe pati vrare veten bene akuza te forta ndaj policise per dhune fizike e psikologjie ndaj shtetasit Agim Daka, qe mbeti i vrare brenda komisariatit.

Ai po merrej ne pyetje disa dite pasi ishte arrestuar ne zonen e Vores.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx