Ballina Blog Faqe 9447

Vrasje me armë zjarri në Tiranë, viktima Artan Cuku, ish-zv.drejtor i policisë

0

Një vrasje me armë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë ndaj nje ish-zyrtari te larte te policise.

Viktime ka mbetur Artan Cuku, ish-zyrtar i larte i policise se shtetit.

Ngjarja ka ndodhur tek “rruga e Kosovarëve” në një zonë mes Gardës së Republikës dhe Liqenit Artificial në Tiranë.

Viktima Artan Cuku, ka qene ish-zyrtar i lartë i policisë së shtetit.

Autorët, pasi e qëlluan Cukun për vdekje mësohet se janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes në drejtim të paditur.

Artan Cuku e mbajti detyrën e Drejtorit të Policisë së Vlorës nga viti nga 2012 deri në 2013 -ën.

Cuku ka qenë gjithashtu Nëndrejtor i Policisë për Krimet e Rënda në Tiranë, nga viti 2009 deri në vitin 2011.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -RAMA IRONIZON QEVERIA, PO KUR THONË NUK ËSHTË ÇËSHTJE KARRIGESH

0

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u ndodh sot në Shkodër kuzhvilloi një takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë.Rama ironizoi disa qëndrime të partive që deklarojnë se kur flasin për ndryshim qeverie nuk e bëjnë për poste. Rama shtoi dozën e ironisë duke u shprehur se qeveria nuk është si ‘Hotel Rozafa’ që të ikin disa dhe të vijnë disa të tjerë.///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Shkundet Tirana, ndjehen lëkundje të forta tërmeti

0

Një tërmet i fuqishëm ka lëkundur Shqipërinë rreth orës 16:00 të kësaj të shtune, duke u ndjerë kryesisht në Tiranë.

Lëkundja ka patur një magnitudë 5.2 ballë dhe epiqendra e saj është lokalizuar 2 kilometra pranë Kurbneshit, në Lezhë.

Tërmeti është ndjerë edhe në qytete të tjera.

Për momentin nuk ka të dhëna për dëme materiale apo njerëzore, megjithatë dëshmitë e ardhura tregojnë se ai ishte mjaft i fuqishëm: Ishte i tmerrshëm.


Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gomonja me 1.4 ton drogë në Itali, policia: Ja kush janë tre skafistët e arrestuar

0

Policia e shtetit publikoi sot nje informacion shtesë në lidhje me Operacionin e përbashkët antitrafik ndërkombëtar.
Sipas policise, pesha e saktë e lëndës narkotike të sekuestruar është 1403 kg.

Lënda narkotike është rekuperuar në Kalabri në Itali, atje ku ata e kanë hedhur në det gjatë ndjekies nga policia.

Tre skafistët e arrestuar janë :

D. L, 27 vjeç. Fier.
K.S, 19 vjeç. Fier.
A. A, 36 vjeç.Vlorë.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me partnerët po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti si dhe për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

‘Konkurrenca’, tritol kabinës elektrike të gurores në Fushë Krujë

0

Kabina elektrike e një guroreje në Borizanë të Krujës është sulmuar me tritol orët e para të ditës së sotme.

Policia e Krujës tha se rreth orës 02:30, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse artizanale në transformatorin e kabinës elektrike që furnizon guroren e shtetasit R.Sh.

Për pasojë, janë shkaktuar dëme të vogla materiale në transformatorin e energjisë elektrike, ndërsa biznesi nuk ka pësuar dëme.

Shkak për vendosjen e tritolit në kabinën elektrike besohet të ketë qenë konkurrenca.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj të plotë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Grade -DIALOGU POLITIK, BASHA VETEM QEVERI TEKNIKE!

0

Nga çadra e protestës, kreu i PD Lulzim Basha bëri thirrje sërish për krijimin e qeverisë teknike.
Edhe njëherë Basha tha se jetike është largmi një orë më parë i Ramës nga karrigia e kryeministrit.///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Grade -RAMA JOSH DEMOKRATET SALIU U LA DY GISHTAT N GOJE, DO KUJDESEMI PER JU

0

Në kuadër të ‘Strategjisë Kombëtare Antikanabis’, një tjetër kryeplak në Shkodër është ndjekur penalisht dhe ka filluar ecuria disiplinore nga 4 punonjësve të policisë Ndiqen penalisht Kolë Marku 52 vjeç, kryeplak i fshatit ‘Rrenc’ dhe Pjerin Marku, administrator i njësisë administrative. 
Kryeplaku i fshatit dhe 4 punonësit e policisë nuk kanë raportuar për drogën e mbjellë në zonën e tyre. //

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Grade -BASHA I DELEGUARI YNE KA 36 ORE QE PRET PERGJIGJE

0

Në një prononcim për mediat, pas fjalimit tek protesta, Basha tha se, negociatori i opozitës ka 36 orë që pret për formatin e takimit. Por, kreu i opozitës theksoi se nuk dëshiron një dialog politik sa për shfaqje dhe se këtë do ia kursejë shqiptarëve.///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -SHKODËR, S’RAPORTOI DROGËN, NDIQET PENALISHT KRYEPLAKU I FSHATIT

0

Në kuadër të ‘Strategjisë Kombëtare Antikanabis’, një tjetër kryeplak në Shkodër është ndjekur penalisht dhe ka filluar ecuria disiplinore nga 4 punonjësve të policisë Ndiqen penalisht Kolë Marku 52 vjeç, kryeplak i fshatit ‘Rrenc’ dhe Pjerin Marku, administrator i njësisë administrative. 
Kryeplaku i fshatit dhe 4 punonësit e policisë nuk kanë raportuar për drogën e mbjellë në zonën e tyre. //

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Tmerr ne Suedi, nje kamion hyn mes turmes se njerezve

0

Një kamion ka hyrë në mes njerëzve në një rrugë në Stokholm të Suedisë, duke plagosur disa persona.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx