Ballina Blog Faqe 9448

Basha i përgjigjet Ramës: Negociatori i PD-së ka 36 orë që pret…

0

Kreu i PD-së, Basha i është përgjigjur kryeministrit Rama në lidhje me takimin e pritshëm.

Pak më parë, Rama shkruaji në Facebook se kishte 3 ditë që priste Bashën, ndërsa ky i fundit duke folur për gazetarët u shpreh se negociatori i PD-së ka 36 orë që pret përfaqësuesin e Edi Ramës.

‘Dialog për zgjidhjen përmes qeverisë teknike. Negociatori i PD është në funksion të zgjidhjes dhe ka 36 orë që negociatori i PD pret negociatorin e Ramës. Rama shprehu dëshirën të vijë në çadër, le ti lemë një shteg të hapur. Por Rama të vijë në çadër, por me dorëheqje të firmosur’, është shprehu Basha.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rama mesazh Bashës: Lulëzim sot 3 ditë që pres, mos ki frikë…

0

Kryeministri Rama ka publikuar një status në Facebook lidhur me kërkesën ndaj kreut të PD-së, Basha për t’u ulur në bisedime lidhur me zgjidhjen e krizës që ka mbërthyer vendin prej shumë javësh.

Lulëzim sot 3 ditë që pres vendin/orën për të nisur dialogun pa kushte! Gjejmë zgjidhje votojmë Vetingun shkojmë në zgjedhje. Mos ki frikë! – shkruan Rama

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Prokuroria pushon hetimet ndaj izraelitit të ndaluar në Rinas

0

Prokuroria ka pushuar hetimet ndaj izraelitetit Yoram Frig, pasi ka provuar se pajisja e tij nuk përdorej për të kryer përgjime.

Izraeliti u ndalua disa javë më parë teksa largohej nga Rinasi me një pajisje që u dyshua se përdorej për përgjime.

Sipas Frig, pajisje e tij vetëm identifikonte nëse në vende të caktuara ishin vendosur përgjues.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Skandal me videon e Ramës/ ‘Demokrati’ i Ramës, kultivuesi i hashashit në Cakran

0

Një qytetar e ka identifikuar sot fermerin me të cilin Kryeministri Edi Rama bënte humor në Cakran të Fierit, si trafikantin dhe kultivuesin më të madh të hashashit në zonë, një rast ky që përbën në vetvete një skandal, sepse vjen në kulmin e një proteste 49-ditore të opozitës ku dorëheqja e Kryeministrit kërkohet pikërisht për shkak të kanabizimit të vendit dhe rrezikut të blerjes së zgjedhjeve me paratë e drogës.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili e ka publikuar denoncimin e qytetarit, e ka komentuar shkurt me ironi: “Njesoj si Ramizi me vullnetarët e Enverit në ditët e fundit të regjimit, edhe Rama me vullnetarët e hashashit në ditët e fundit të Republikës së Vjetër.”

Ja mesazhi i qytetarit, publikuar nga Basha:

“Per dijeni tenden Kryetar, ai qytetari qe bisedonte ne Cakran me Ramen dhe qe bente? humor kinez, quhet Xhafo Shenaj dhe ka zaptuar token e pronareve te ligjshem.

Djali i ketij fshatarit Xhafo Shenaj qe bisedoi sot me Ramen ne Cakran, eshte trafikanti dhe kultivuesi me i madh i hashashit ne Cakran, qe nuk ben asnje pune dhe shetit me makine mbi 50 mije euro.

Prandaj dhe ky i bente elozhe Rames dhe ironi Bashes, sepse vete Rama e di qe ky Xhafo Shenaj ka parcela te mbjella ne bashkëpronesi me Armando Subashin.”

ERTV Live😀: Legalizimet FALAS për të bërë shtet me inventar dhe nxitur ekonominë familjare. Ata që sot janë ngujuar në Çadrën e Vetmisë këtu në Cakran bënë vetëm 3 legalizime✌️Sot përfundon procesi i mbi 1000 legalizimeve FALAS dhe nuk ka më asnjë shtëpi pa leje në Cakran😀Ata bënë 21 mijë legalizime me para mbi dorë e nën dorë në 8 vjet, kjo qeveri 130 mijë legalizime FALAS në 2 vjet e gjysëm👍Asnjë shtëpi s'do mbetet pa legalizuar FALAS në Shqipërinë që duam🇦🇱#PS#ShtetPunëMirëqenie🌹

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 7. April 2017

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zjarr në komisariatin e policisë së Kavajës, digjen dy makina

0

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Komisariatin e Policisë së Kavajës mbrëmjen e djeshme. Sipas policisë , rreth orës 23:37, në parkingun brënda Komisariatit të Policisë Kavajë, ka rënë zjarr në pjesën e pëparme, të automjetit tip “Citroën”.

Si pasojë e flakëve të këtij mjeti, që është në pronësi të punonjësit të policisë J. B, është dëmtuar në pjesën e përparme të derës dhe automjeti tip “Mercedes Benz”, i parkuar pranë automjetit tip “Citroën”, pasi ishte i bllokuar nga ana e Specialistëve të Komisaraitit si provë materiale.

Shërbimet zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e zjarrit dhe nga veprimet e kryera rezultoi se, shaku i zjarrit ka qënë aksidental, si pasojë e një masë elektrike, në pjesën e baterisë së automjetit tip “Citroën”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për vlerësim.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kapet ‘tmerri’ i vjedhjes së makinave në Durrës, bënte kërdinë i fiksuar pas “Benz”-ave

0

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një person që ishte kthyer në tmerrin e pronarëve dhe shoferëve të makinave “Mercedes Benz” në qytetin bregdetar.

Sipas informacioneve zyrtare, ai është kapur në kuadër të operacionit të koduar “Çelësi”, duke i dokumentuar 8 vjedhje por policia nuk jep as emrin dhe as moshën duke u justifikuar me faktin se hetimet vazhdojnë.

“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve të ndodhura në territorin e tyre, me qëllim vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, pas një pune hetimore disa mujore kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Çelësi”. Është vënë në pranga një shtetas, konkretisht shtetësi N.D.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në sajë të veprimeve hetimore të specializuara kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e 8 vjedhjeve automjetesh, kryesisht të markës “Mercedez Benz” të dyshuara të kryera nga shtetasi i mësipërm, në lagjet Nr. 14 dhe 17, Durrës”, deklaron policia, ecila ka dokumentuar edhe krimet e kryera nga i arrestuari:

VJEDHJET E DOKUMENTUARA
1. Më datë 09.10.2016, në lagjen Nr.17, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit R.K., 43 vjeç , të cilin e kishte parkuar. Në automjet kishte edhe një telefon celular “iPhone” dhe 90 000 lekë.

2. Më datë 18.10.2016, në lagjen Nr. 14, Shkozet, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit L.K., 57 vjeç, të cilin e kishte parkuar.

3. Më datë 13.12.2016, në lagjen Nr. 18, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit E.L., 39 vjeç, të cilin e kishte parkuar.

4. Më datë 07.01.2017, në lagjen Nr. 16, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip Benz në pronësi të shtetasit Ç.D., 53 vjeç, të cilin e kishte parkuar.

5. Më datë 28.02.2017, në lagjen Nr.14, Shkozet, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit E.T., 23 vjeç, të cilin e kishte parkuar.

6. Më datë 14.03.2017, në lagjen Nr.17, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit I.D., 32 vjeç , të cilin e kishte parkuar.

7. Më datë 28.03.2017, në lagjen Nr.17.1 Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit G.N., 54 vjeç, të cilin e kishte parkuar.

8. Më datë 29.03.2017, në lagjen Nr.17, Durrës, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip “Volswagen cady”, në pronësi të shtetasit A.B., të cilin e kishte parkuar.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhje” në bashkëpunim.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Firmos Trump, SHBA nisin sulmet ajrore ndaj Sirise

0

Zyrtarët amerikanë thanë se SHBA goditën me 50 raketa tomahok objekte të qeverisë siriane si kundërpërgjigje ndaj sulmit me armë kimike në Siri që la dhjetra të vrarë dhe qindra të plagosur.

Presidenti amerikan Donald Trump mbajti mbrëmë një fjalim të shkurtër përpara mediave në Florida, ku njoftoi se kishte dhënë urdhër për goditje ushtarake kundër një baze ajrore në Siri, nga e cila ishin ndërmarrë sulme me armë kimike. Ai tha se nuk ka diskutim që Siria përdori armë kimike, duke shkelur marrëveshjet ndërkombëtare.

Presidenti tha se “është në interesin jetik kombëtar të SHBA të parandalojnë dhe të frenojnë përhapjen dhe përdorimin e armëve kimike vdekjeprurëse.”

Bashar al-Assadi, tha zoti Trump, u mori jetën njerëzve të pashpresë.

Presidenti Trump tha se u bënte thirrje vendeve të qytetëruara të bashkoheshin në përpjekjet për të ndalur gjakderdhjen në Siri dhe për t’i dhënë fund grupit Shteti Islamik.

Sulmet amerikane u ndërmorën nga dy destrojerë të Marinës amerikane në Mesdheun lindor.

Kjo është goditja e parë e drejtpërdrejtë që SHBA ndërmarrin kundër qeverisë së Assadit që nga fillimi i luftës civile në Siri gjashtë vjet më parë.

Raketat goditën bazën ajore Shayrat dhe kishin si objektiv avionët luftarakë sirianë dhe objekte të infrastrukturës në këtë bazë. Sulmet u ndërmorën rreth orës 8:45 sipas kohës së Uashingtonit.

Sipas mediave që citonin një zyrtar të lartë ushtarak amerikan, përpara lëshimit të raketave tomahok Pentagoni kishte njoftuar zyrtarët ushtarakë rusë përmes kanaleve ekzistuese të çtensionimit.

Është e paqartë nëse sulmet kundër objektivave të Assadit do të vazhdojnë.

Përgatitjet në Pentagon

Një zyrtar i lartë ushtarak i SHBA tha të enjten se Pentagoni kishte paraqitur alternativa për një goditje në Siri, pas sulmit me armë kimike ku u vranë rreth 100 civilë dhe për të cilin është fajësuar presidenti Bashar al-Asad.

Zyrtari i tha Zërit të Amerikës se në Pentagon ishin zhvilluar takime me shefat e shtatmadhorisë lidhur me atë që ai e quajti synim verbal të Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë veprime në Siri.

Gjatë rrugës në avion për në Florida për takimin me presidentin kinez Xi Jinping, Presidenti Trump u tha gazetarëve se ajo që ndodhi në Siri ishte “një turp për njerëzimin,” dhe se me Asadin në komandë … diçka duhet të ndodhë.”

“Ajo që bëri Assadi është e tmerrshme. Unë mendoj se ajo që ndodhi në Siri është një nga krimet me të vërtetë skandaloze; kjo nuk duhet të kishte ndodhur dhe nuk duhet të lejohet të ndodhë,” tha ai.

Zoti Trump shtoi se “në një moment të caktuar” ai mund të flasë për Sirinë me aleatin e saj më të madh ushtarak, presidentin rus Vladimir Putin.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -BLUSHI NËSE PD LSI NUK HYJNË NË ZGJEDHJE, RAMA MERR 100 DEPUTETË

0

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, s’kurseu kritikat në adresë të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama nga foltorja e Kuvendit edhe gjatë seancës së kësaj të enjte.Ai tha se ka një lajm të mirë për shqiptarët, pasi Rilindja po bie, sepse kanabistët dhe krenaristët, dy shtyllat e saj e bënë vetë pjesën e funeralit.Blushi deklaroi gjithashtu se LIBRA do marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme kurdo që ato të zhvillohen, ndërsa paralajmëroi se nëse LSI i bojkoton ato, atëherë Edi Rama do marrë 100 deputetë. ///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -LULZIM BASHA MBLEDHË ME URGJENCË ALEATËT E KOALICIONIT TË DJATHTË

0

Ftesa e Edi Ramës për dialog e artikuluar qartë dy ditët e fundit, ka bërë që kryetari i PD, Lulzim Basha të mbledhë me urgjencë aleatët e koalicionit të djathtë në selinë blu. 
Në fokus të takimit ka qenë pikërisht situata politike në vend.
Mësohet se në mbledhje është diskutuar konkretisht për kushtin e vendosur tashmë nga opozita, qeveria teknike, ku edhe është projektuar figura e kryeministrit të këtij ekzekutivi të supozuar tranzitor, për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit. 
Burime pranë mbledhjes, bëjnë të ditur se Basha dhe aleatët kanë rënë dakord që kryeministri i qeverisë teknike të jetë një figurë me profil jo politik. Kjo pritet të parashtrohet edhe në tryezën e pritshme të dialogut mazhorancë-opozitë në ditët në vijim. 
Dialogu në nivel koalicioni, jo takim Rama-Basha
Gjithashtu, aleatët e djathtë kanë kanë shprehur dakordësi që dialogu me mazhorancën të zhvillohet në nivel koalicioni.
Po sipas të njëjtave burime, është hedhur poshtë si mundësi që në tryezën e dialogut të jenë vetëm Basha me Ramën. Formati i takimit do të jetë në dorë të të dy krahëve, me përfaqësues 3 me 3 ose 5 me 5. 
Qeveria teknike sipas PD
— Kryeministri, jo përfaqësues i politikës
— Tryeza e dialogut, gjithëpërfshirëse në nivel koalicioni.//

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -KOPLIKU META TRADHTOI VOTUESIT NË ZGJEDHJE TË DALIM PA LSI NË

0

Deputeti i Partisë Socialiste për Shkodrën, Namik Kopliku, komenton situatën politike në vend dhe koalicionin me LSI. Ai deklaroi se mbështet daljen e PS-së në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit pa LSI-në. Kopliku akuzon dhe Metën se tradhtoi votuesit e 2013-ës, të cilët i besuan qeverisjen koalicionit të PS-LSI. //

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx