Ballina Blog Faqe 9449

360° Gradë -RAMA 800 BANORË TË KATUNDIT POLITIK E MEDIATIK BËJNË ZHURMË

0

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot gjatë inaugurimit të shkollës “Luigj Gurakuqi” në kryeqytet, se “zhurma politike në vend bëhet nga një katund me 800 banorë”, duke iu referuar çadrës së protestuesve të opozitë. Kreu i qeverisë komentoi situatën politike në vend, duke theksuar ata që protestojnë përpara zyrës së tij në Bulevard, janë pakicë. Rama theksoi gjithashtu se Shqipëria nuk mund të bëhet nga njëra palë, duke ftuar kështu indirekt opozitën që t’i bashkohet kontributit për zhvillimin e vendit. ///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -RAMA TË PAGUAR E SPONSORIZUAR KUSH THOTË S’KA ZGJEDHJE PA PD

0

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë një përgjigje direkte sot partnerëve të koalicionit, LSI dhe PDIU, lidhur me qëndrimet se zgjedhjet pa opozitën nuk mund të zhvillohen.Nga podiumi i Parlamentit, Rama çdo përpjekje që shton besimin se zgjedhjet pa opozitën nuk mund të bëhen, e konsideron të paguar, të sponsorizuar apo dhe peshqesh.Rama tha se një pretendim i tillë në thelb është qesharak, pasi opozita është e lirë të zgjedhë rrugën e vet.//

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kapet banda e “prostitutave taksi” në Durrës, procedohen 12 persona të dyshuar

0

Specialistët e Seksionit kundër Trafiqeve kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Pagesa e fundit”.

Policia tha se ka proceduar penalisht 12 shtetas, jane sekuestruar 3 automjete, aparate celularë, kartmonedha dhe sende që i përkasin veprës penale.

Burimet zyrtare shtuan se specialistët e Seksionit kundër Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës pas një pune hetimore 3-mujore me metoda speciale, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar”Pagesa e fundit ”.

Janë proceduar penalisht 12 shtetas, konkretisht:

1• Fillor Muçellari 66 vjeç, banues në Durrës, i arrestuar;
2• Fatjona Gjoka 28 vjeçe, banuese në Durrës, e arrestuar;
3• Alma Hoxha 41 vjeçe ,banuese në Durrës, e arrestuar;
4• Lutfije Çota 47 vjeçe, banuese në Durrës, e arrestuar;

5• Liko Torra 60 vjeç, banues në Durrës, i ndaluar, taksist;

6• R.S. 27 vjeç, banues në Mamurras, proceduar në gjendje të lirë;
7• Sh.K. 73 vjeç, banues në Durrës , proceduar në gjendje të lirë, taksist;
8• K.M. 60 vjeç, banues në Durrës , proceduar në gjendje të lirë;
9• G.H. 67 vjeç, banues në Durrës, proceduar në gjendje të lirë;
10• P.L. 30 vjeç, banues në Durrës, proceduar në gjendje të lirë;
11•Sh.A. 27 vjeç, banues në Durrës, proceduar në gjendje të lirë;
12• K.Sh. 50 vjeç, banues në Durrës, proceduar në gjendje të lirë.

Policia ka bere me dije edhe mekanizmin e ngjarjes:

Shtetasit e arrestuar, në rolin e ndërmjetësve gjenin klientet, të cilët më pas nëpërmjet dy taksistëve, shtetasve Liko Torra dhe Sh.K. u’a dërgonin në hotele të ndryshme të qytetit të Durrësit, në vendin e quajtur ”Shkembi i Kavjaës” si edhe në banesat private të personave të mësipërm, kundrejt pagesës 50-100 €.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:

• 3 automjete;
•kartmonedha;
•aparate celularë;
• sende që i përkasin veprës penale.

Operacioni vijon për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:

• “Shfrytëzim prostitucioni’dhe”Mbajtje të lokaleve për prostitucion” parashikuar në nenet 114 dhe 115 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Fillor Muçellari;

• “Prostitucion” parashikuar në nenin 113 të Kodit Penal në ngarkim të shtetaseve Fatjona Gjoka, Lutfije Çota , R.S. , K.M., G.H. , P.L. , Sh.A. dhe K.Sh.

• “Prostitucion” dhe ”Shfrytëzim prostitucioni”parashikuar në nenet 113 dhe 114 të Kodit Penal në ngarkim të shtetases Alma Hoxha;

• “Moskallëzim krimi” parashikuar në nenin 300 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Liko Torra dhe Sh.K.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Takim Meta-Basha? Shihni çfarë ndodhi pranë Parlamentit

0

Makinat e kreut të Kuvendit, njëherësh kryetari i LSI-së Ilir Metës dhe kryedemokratit, Lulzim Basha janë parë të parkuara ngjitur me njëra-tjetrën, në një restorant pranë Parlamentit.

Ajo që nuk dihet është fakti nëse dy zyrtarët po mbajnë një takim sëbashku, apo është thjesht një rastësi. Deri më tani nuk është dhënë asnjë njoftim nga zyrat e shtypit për ndonjë takim të mundshëm mes Metës dhe Bashës.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi dje një takim me aleatin e tij, Ilir Meta, për të diskutuar në lidhje me koalicionin PS-LSI.

Ky i fundit pak ditë më parë propozoi krijimin e qeverisë së ‘besimit’, ndërsa theksoi se ‘nuk ka zgjedhje pa opozitën’, ku kjo e fundit ka ‘kërcënuar’ se nuk do të futet në zgjedhje nëse nuk krijohet më parë qeveria teknike.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -HARITO LIGJI GARANTON MOSPËRFSHIRJEN E ADMINISTRATËS NË ZGJEDHJE

0

Nuk ka asnjë nevojë për të garantuar mospërfshirjen e administratës shtetërore në zgjedhje, pasi vetë ligji i nënpunësit civil i miratuar me konsensus nuk lejon përfshirjen e administratës’. Kështu i është përgjigjur Ministrja e Administratës Publike, Milena Harito, kërkesës së kryetarit të LSI-së, Ilir Meta, për të mos lejuar përfshirjen e administratës në zgjedhje.

Kërkesës së kryetarit të LSI-së, Ilir Meta, për të garanci të mospërfshirjes së administratës publike në zgjedhje i është përgjigjur Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito.

Në një prononcim për mediat, Ministrja tha se nuk ka vend për të kërkuar garanci pasi kjo e fundit është përcaktuar në ligjin e miratuar me konsensus.

Kryetari i LSI-së Meta pas mbledhjes së Kryesisë së partisë një ditë më parë parashtoi një serë kushtesh për mbarëvatjen e zgjedhjeve të 18 qershorit, mes të cilave edhe atë për garancinë që administrata e shtetit nuk do të përfshihet në zgjedhje.///

 

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -KATËR PERSONA JANË ARRESTUAR NGA POLICIA E TIRANËS

0

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës si dhe një vajzë është shpallur në kërkim. Ky grup ishte kthyer në tmerrin e qytetarëve në zonën e Unazës së Re dhe në Vorë.
Kjo për faktin se të arrestuarit dhunonin kalimtarët dhe më pas u merrnin telefonin dhe sendet me vlerë.Policia ka vënë në pranga Fatjon Bushgjokaj 26-vjeç, Ndue Bushgjokaj 24 vjeç, Elton Lekën 19 vjeç, 17 vjeçarin A.B si dhe është shpallur në kërkim një vajzë me inicialet R.L. Por cila ishte skema që përdorte ky grup?

Fillimishte ishte vajza me inicialet R.L e cila ndalonte qytetarët në rrugë duke u kërkuar celularin për të bërë një telefonatë.Më pas Fatjon Bushgjokaj, Ndue Bushgjokaj, Elton Leka, dhe 17-vjeçari A.B. ushtronin dhunë ndaj qytetarëve i vidhnin sendet me vlerë si telefon, varëse, ora dhe vlerat monetare dhe largoheshin me një automjet të tipit “Fiat”, të marrë me qira.//

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -VLORE DEMTOHEN 10 BIZNESE GJATE SHPERTHIMIT TE PALLATIT

0

Vitrinat e më shumë se dhjetë bizneseve u copëtuan gjatë shpërthimit, bëhet fjalë për bizneset përkrah pallatit i cili u hodh në erë këtë të shtunë në Vlorë me shpërthim të telekomanduar.Ngado të sheh syri copëza xhami, shkëputur nga vitrinat dhe fasadat e xhamit të dyqaneve, kryesisht të veshjeve luksoze.

Vec mbylljes së bizneseve të tyre për disa ditë rradhazi ,teksa xhenierët përgatisnin shpërthimin, pronarët e bizneseve të vogla përgjatë bulevardit Vlorë -Skelë, duhet të përballen edhe me faturën e majme të rindërtimit të fasadave të xhamit në dyqanet e tyre.

Pavaresisht se paguajnë cdo takse e detyrim , biznesmenët , shtojnë se askush nuk i ka vizituar për tu njohur me problematikën e tyre, aq më pak për tju përgjigjur ekonomikisht demit të shkaktuar . Ata mbeten ende në pritje , teksa nga Bashkia nuk ka asnjë reagim zyrtar mbi këtë cështje.///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -META RAMA E BASHA TË HEQIN DORË NGA QËNDRIMET KONFLIKTUALE

0

Kryetari i LSI, njëherësh edhe kreu i Kuvendit i bëri thirrje kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Basha që të dialogojnë për të arritur në një zgjidhje. Ai tha se situata politike është e tensionuar, duke vlerësuar se Rama e Basha duhet të heqin dorë nga qëndrimet konfliktuale.///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -BASHA ILIR META NËSE ISHE I SINQERTË MBRËMË,MIRËSEVJEN!

0

Kryetari i PD, Lulzim Basha në fjalën e tij të zakonshme nga çadra e protestës e mirëpriti deklaratën e Metës për zgjidhjen e krizës përmes një qeverie besimi dhe i duke bere nje interpretim të fjales së kreut të LSI, e ftoi t’i bashkohet kauzës së PD. Kurse lidhur me kryeministrin Rama, Basha ka një apel të vetë, atë të krijimit të qeverisë teknike.///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -VELIAJ ATA QË SOT KËRKOJNË PUSHTET NË TAVOLINË, S’BËNË ASGJË PËR TIRANËN

0

Teksa ka inspektuar punimet në një tjetër shkollë të re në kryeqytet e cila pritet të hapë dyert për nxënësit vitin e ri shkollot, kryebashkiaku Veliaj ka komentuar edhe zhvillimet politike në vend.

Sipas tij, investimet që po bëhen në Tiranë janë përgjigja më e mirë ndaj çdo përpjekje që me anë të debateve politike tentojnë të ndalojnë ritmin e punës.

 Veliaj theksoi se shkolla e re vjen me një trefishim të kapaciteteve të saj, duke synuar të ndikojë ndjeshëm në uljen e numrit të shkollave që japin mësim me dy turne.

 Shkolla e re do të ketë 4 kate me të gjitha ambientet e domosdoshme mësimore, si laboratorë dhe palestra me standarde. Gjithashtu, shkolla do të ketë edhe një terren sportiv të jashtëm.///

 

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx