Ballina Blog Faqe 9453

Pogradec, hidhet në erë me eksploziv makina, policia tregon detajet

0

Një automjet është hedhur në erë sot nga shpërthimi i tritolit në Pogradec.

Lajmi është bërë me dije nga policia e cilatheksoi se shpërthimi ka sjellë vetëm dëme materiale.

Deklarata e policisë

Më datë 01.04.2017, rreth orës 03:45, jemi njoftuar se në lagjen nr 2 në Pogradec, është djegur automjeti veturë tip “Citroën” me targa PG 6433 B, në pronësi të shtetasit P.N, rreth 32 vjeç, banues në këtë lagje.

Nga të dhënat e para rezulton se mjeti ka qënë i parkuar dhe dyshohet se është djegur si pasojë e shpërthimit të një sasie lënde plasëse (eksploziv).

Si pasojë e shpërthimit janë thyer/dëmtuar edhe xhamat e disa pallateve në afërsi.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

E rëndë në Pogradec, makina hidhet në erë me një eksploziv

0

Një ngjarje e rëndë është raportuar mëngjesin e sotëm ne Pogradec, ku mësohet se një makinë është hedhur në erë me eksploziv. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.2 në Pogradec rreth orës 03: 45 minuta të 1 prillit 2017.
Shpërthimi i automjetit veturë tip “Citroen” me targa PG 6433 B është në pronësi të shtetasit P.N, rreth 32 vjeç, banues në këtë lagje dhe ka ndodhur
Policia e Korçës informon: “Nga të dhënat e para rezulton se mjeti ka qenë i parkuar dhe dyshohet se është djegur si pasojë e shpërthimit të një sasie lënde plasëse (eksploziv). Si pasojë e shpërthimit janë thyer/dëmtuar edhe xhamat e disa pallateve në afërsi.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Përplaset nga makina, në gjendje të rëndë kalimtari në Shkodër

0

Një aksident i rëndë është raportuar disa minuta më parë në Shkodër, ku një kalimtar është përplasur rëndë nga një makinë.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë vendit të njohur si “varrezat katolike”. Viktima është identifikuar si Nikolin Gjoni dhe në momentin e aksidentit po kalonte rrugën me biçikletë. Ndërkaq është shoqëruar shoferi që shkaktoi aksidentin.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Blushi shpall programin e Libra me 20 ide: Ulje e tatimit mbi pagat dhe çmimit të dritave

0

Ben Blushi ka shpallur dje 20 ide të reja të programit të Libra të cilat sipas tij në zgjedhjet e ardhshme nuk do të kotribuojnë per një qeveri të re, por per Republikë të re.

“Do vendosim nje Republike te Re kunder Republikes se vjeter te Krimit dhe Korrupsionit” u ka thënë Blushi 10 mijë anëtarëve të forcës së tij të re.

“Kemi nevoje per nje Republike te paster e cila behet me njerez te rinj, me gjyqtare te drejte dhe politikane te besueshem. Republika e Re kerkon natyrisht Ide te reja dhe njerez te rinj” tha Blushi i cili u zotua:

“Ne do ta ndryshojme Republiken tone me cdo kusht dhe me cdo cmim pasi kjo eshte taksa e nderit dhe e dinjitetit qe i kemi borxh femijeve tane.

Republika e Re do ngrihet nga njerez te rinj me ide te reja.

DIsa prej ketyre ideve kemi sjelle sot per ti prezantuar si nje pasuri intelektuale dhe morale e libres”.

Cfarë do LIBRA?

Ne duam te nxjerim shqiptaret nga varferia.Duam te percaktojme minimumin jetik si nje kusht per te nxjerre nga mjerimi gati 500 mije shqiptare.Ne duam qe askush te mos paguhet nen 170 mije leke te vjetra te domosdoshme per te mbijetuar sot. Republika e Re duhet ti garantoje qyteterave te vet dinjitet duke ndare pasuri te perbashketa te cilat jane aty dhe mjaftojne nese nuk vidhen dhe nuk perdoren sic duhet.

Ne duam te ndihmojme te rinjte e ketij vendi duke shtuar punesimin e tyre. Shqiperia sot po zbrazet nga te rinjte. Ne do stimulojme punesimin e tyre duke subvencionuar kompanite qe punesojne me shume te rinj dhe po ashtu do lehtesojme nga taksat bizneset inovative te te rinjve si dhe hapjen e tyre apo start up.

Ne duam te mbeshtesim shtresen e mesme te Shqiperise.

Ne do e taksojme me pak shtresen e mesme jo vetem mbi pagen por edhe mbi fitimet nga biznesi. Kompanite e mesme dhe te vogla do paguajne me pak taksa ne Republiken e Re qe propozon libra.

Ne do financojme dyfish me shume per arsimin duke e cuar buxhetin e tij ne 5 per qind pasi besojme se politika me e mire ekonomike e nje vendi eshte edukimi.

Ne do i japim mundesi gjithje e me shume te rinjve te shkojne ne shkolle te larte duke reduktuar ndjeshem tarifat universitare. Libra e konsideron arsimin nje detyrim ndaj vendit dhe jo nje deshire.

 

Ne do clirojme gati 90 per qind te shqiptareve nga tatimi 15 per qind mbi depozitat bankare qe eshte i padrejte ne nje shoqëri ku 1 per qind fitojne me shume se 99 per qind. Depozitat deri ne 2,5 ,milion leke nuk do tatohen mbi interesat cka do rrise kursimet e pjeses derrmuese te shqiptareve duke ndikuar direkt ne cilesine e jetes dhe konsumin e perditshem.

Ne do krijojme nje mundesi qe shume shqiptare ti perdorin kursimet e tyre per tu bere aksionere te ekonomise kombetare. Bankat e Shqiperise japin sot me pak se 1 per qind interes per kursimet dhe kredite qe marrin nga qytetaret. Keto para mund te investohen duke u riktyer me intersa me te larta per te blere kompani per te investuar ne infratskrure dhe ne kete menyre pasurite tona strategjike mund te jene nje prone e perbashket e administruar ne menyre publike permes Fondit Kombetar te Investimeve qe ne propozjme te ngrihet dhe i cili mund te investoje me shume se 500 milion euro ne vit pavaresisht buxhetit dhe taksave.

Libra do rishikoje koncesionet ne shendetesi dhe mjedis duke anuluar ato qe nuk kane asnje efekt dhe marrin taksa padrejtesisht.Kosto e shendetit ne Shqiperi eshte sot me e larta ne rajon dhe shnedetesia eshte kthyer ne nje nje gangrene qe ha perdite trupin e shqiptareve.

Libra kerkon nje Shqiperi pa mbetje te huaja dhe e ka ne Kushtetuten e vet detyrimin per te anulluar ligjin qe lejon importin e mbetjeve nga jashte. Ne do favorizojme bizneset e gjelberta dhe do anullojme te gjitha koncesionet qe demtojne ajrin, ujin, lumenjte dhe natyren tone qe eshte pasuria publike me e cmuar dhe me e madhe.

Libra do te ule me 20 per qind cmimin e energjise per gjithe familjet shqiptare duke e blere energjine ne burse dhe duke hequr monopolin per gazin bashke me akcizen qe e ka rritur me qind per qind cmimin e tij per me pak se nje muaj.

Libra mendon se Shqiperia nuk mund te behet pa Diasporen e saj dhe per kete shkak do te zbrese taksat per 2 vjet gjithe ata emigrante qe kthehen dhe investojne ne vendin e tyre.

Libra do te garantoje me cdo kusht votimin e tyre ne zgjedhje dhe per te perfaqesuar me dinjitet dhe ne menyre proporcionale diasporen propozon qe Republika e Re te kete nje parlament me te vogel me 100 deputete.10 prej te cileve te jene perfaqesues te Diaspores e cila perben sot 40 per qind te zgjedhesve te perjashtuar de fakto nga lista e zgjedhesve shqiptare cka eshte nje absurditet dhe nje deklasim i padrejte dhe i panevojshem.

Libra kerkon qe Republika e Re te ndryshoje rregullat e saj. Presidenti te zgjidhet nga Populli dhe referendumet per ceshtje strategjike te jene me te shpeshta. Demokracia direkte e drejtperdrejte eshte gjithnje me e kontrolluar dhe shume me transparente.

Populli duhet te vendose me shpesh dhe shume me mire dhe ne menyre konstante.

Këto janë idetë e LIBRA për atë që e quan “Republika e Re e viteve 2020”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Negociatori i darkës “së ngjalave” Rama-Meta, ja pse shkoi Nar Koka në polici

0

Policia shoqeron djalin e vëllait te ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.

Djali i Nar Kokes, është shoqëruar ditën e sotme në Policinë e Durrësit, per shkak se eshte ndaluar ne zonen e ish-Kenetes me shpejtesi tej normave te lejuara.

Shoqërimi i djalit te Leonard Kokës është bërë rreth orës 13:15.

Pas kesaj ngjarje, Leonard Koka u paraqit vetë në polici për të marrë informacion mbi këtë situatë dhe aktualisht ai është ende në polici dhe pritet një komunikim zyrtar nga blutë e Durrësit.

Kjo ngjarje po ndodh në 4-vjetorin e darkës së “ngjalave”, ku u arrit edhe marrëveshja mes Ilir Metës dhe Edi Ramës, në të cilën Nar Koka ishte ndërmjetësi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Komisionet e Vettingut, publikohen emrat e 84 kandidaturave të kualifikuara

0

Publikohen listat e kandidateve qe plotesojne kriteret formale dhe te kandidateve qe nuk plotesojne kriteret formale per institucionet e vleresimit kalimtar te gjyqtareve dhe prokuroreve ne Republiken e Shqiperise.

Fjala eshte per kandidatet qe do te jene pjese e Komisioneve te Vetingut.

Lista me kandidatet qe plotesojne kriteret .

Lista me kandidatet qe nuk plotesojne kriteret

Deklarata nga Avokati i Popullit:

Deklaratë e Avokatit të Popullit, z. Igli Totozani, pas përfundimit të procesit të vlerësimit të dokumentacionit të kandidatëve për institucionet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.
Sot në dt. 31 Mars 2017 ekspertët e institucionit të Avokatit të Popullit nën monitorimin e ekspertëve të ONM-së përfunduan punën për vlerësimin e dokumentacionit të dorëzuar për plotësimin e kritereve ligjore nga 103 kandidatë aplikantë, për institucionet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.
Ky proces u mbështet mbi bazë të Vendimit nr.18/2017 të Kuvendit të Shqipërisë, “Për kthimin e dosjeve të kandidatëve që kanë shprehur interesin për të kandiduar për institucionet e Rivlerësimit tek Avokati i Popullit për riplotësim të dokumentacionit”, si dhe në bazë të ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Listat e kandidatëve që i kanë plotësuar kriteret formale dhe të atyre kandidatëve që nuk i kanë plotësuar kriteret formale do t’i gjeni shumë shpejt në faqen tonë zyrtare: avokatipopullit.gov.al
Pas përfundimit të këtij procesi rezulton se numri i kandidatëve që kanë plotësuar kriteret formale ka shkuar në 84. Ndërsa 109 kandidatë aplikantë NUK i kanë përmbushur kriteret formale.
Dëshiroj të bëj edhe një sqarim teknik. Nëse në insitucion, gjatë këtyre ditëve, do të mbërrijnë zarfe me dokumenta kandidatësh, që mbajnë vulën e postës me datën e dorëzimit brenda 27 Marsit, (që është edhe afati ligjor i pranimit të tyre), këto dokumenta do të konsiderohen të vlefshme, si dhe do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit nga ana jonë, së bashku me ekspertët e ONM-së.
Aktualisht i kemi dorëzuar ONM-së: Listën me emrat e kandidatëve, të cilët i kanë plotësuar kriteret formale; Listën e kandidatëve, që NUK i kanë plotësuar kriteret formale sipas ligjit; Procesverbalin e dorëzimit të dosjeve; Letrën përcjellëse të dokumentacionit drejtuar znj. Genoveva Ruiz Calavera, kryetare e Bordit te ONM-së.
Sikundër edhe herën e parë, edhe në këtë fazë puna e ekspertëve të institucionit u realizua me korrektesë dhe përkushtim. Gjatë ditëve të pranimit të dokumentacionit ata kontaktuan me e-maile të personalizuar, si dhe në telefon me 164 aplikantët, që nuk plotësuan kriteret formale gjatë fazës së parë, duke i vënë në dijeni, në mënyrë të detajuar për dokumentacionin që u mungonte. Gjithashtu, kandidatët janë asistuar gjatë gjithë kohës, për dorëzimin e dokumentacionit të duhur.
Më lejoni të shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e veçantë dhe shumë të sinqertë për ndihmën dhe mbështetjen e ekspertëve të ONM-së, të cilët kanë punuar me profesionalizëm dhe korrektesë të jashtëzakonshme, duke përmbyllur me sukses të plotë, këtë punë voluminoze dhe tejet të rëndësishme për të gjithë ne.
Dëshiroj të falënderoj edhe kandidatët që garuan, duke u bërë pjesë e një procesi historik për vendin tonë, për të çuar deri në fund reformën më jetike për shqiptarët, Reformën në Drejtësi.
Një falënderim të veçantë dua t’u drejtoj të gjithë qytetarëve shqiptarë, të cilët besuan te Avokati i Popullit, në përmbushjen e detyrave që Kushtetuta dhe ligji i njohin në realizimin e Reformës në Drejtësi.
Po i lë në fund, pikërisht për nga rëndësia, ekspertët e institucionit të Avokatit të Popullit duke falënderuar secilin, për impenjimin e jashtëzakonshëm, lodhjen dhe orët e zgjatura në punë, por edhe për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar në procesin e vlerësimit të saktë dhe korrekt të dokumentacionit të çdo kandidati pjesëmarrës në këtë garë.
Suksese Vetingut!

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

I vendosin gjobë për rripin, kreu PD Lushnje, fshin videon ku fyen policin: Fundërrinë, halabak

0

Kryetari i degës së PD në Lushnje, Myslim Murrizi është gjobitur prej një punonjësi të policisë rrugore në Tiranë, i cili e ka ndaluar atë për shkak të mosvenies së rripit të sigurimit.

Në videon e publikuar nga vetë Murrizi në rrjetin social Facebook, duket qartë momenti i ndalimit dhe kontrollit të dokumenteve nga polici i rrugores.

Kryetari i PD, ka vendosur fshirjen e videos qe kishte publikuar ne faqen e tij zyrtare ne FB disa ore pas incidentit me policin.

Sic duket edhe ne kete foto, videoja nuk eshte me e disponueshme pasi eshte fshire nga Myslim Murrizi.

Reagimi i Murrizit ne FB:

Shihni surratin e vertete te funderrinave te HASHASHIT.

Pas denoncimeve te njepasnjeshme per grupin e SHARABAJKAVE te policise dhe pas denoncimit te mbrembeshem te nje krye LAVIREJE te kesaj tufe SHARABAJKASH qe mbushte hundet me droge ne zyre te shtetit, komandatet e droges dhe te lavireve kane filluar hakmarrjen.

Ky polic qe pranon se eshte bastard bile e quan si grade, me ndalon ne mes te trafikut tek ETC me urdher te komandatit te trafikut Taulant Gjokes.

Ne momentin e ndalimit tek ETC ky polic nuk me komunikon asjne shkelje por vetem urdherin politik te komandatit te trafikut te rilindjes.

Pastaj gjate rruges mer urdhera te tjera dhe me kerkon dokumenta shtese sepse komandanti i trafikut e lajmeron qe une jame ” armiku” se jam i PD dhe jo i hashashit.
Aq shume te interesuar jane sa ka ardhur ne kembe pas meje rreth 500 m deri tek hyrja e kuvendit.

Te ka pare shefi i trafikut thote qe je pa rrip.

Po pse nuk me ndaloi ai i them qe me paska pare??

Ku me ka pare qe jam pa rrip ne kafe??

I kujt trafiku se ju mereni me droge i them dh ai qe pohon me heshtje.

Trafikanti Taulant Gjoka urdheron me radio nje polic vemje te pa fytyre pa karakter nje mjeran sherbetore ne ekstrem te rilindjes Agron Vogo qe te me ndaloj pa asnje shkak.

I zene ngushte se nuk di çte bej rri si nje cope pleher dhe fillon te kerkoj dokumen pas dokumenti deri tek libreza e dritave.

Nje debil qe edhe pse ka ne dore lejen e qarkullimit dhe patenten nuk di te lexoj dhe te shkruaj as emrin ne proçesverbal.

Shiheni si rri si i menderosur sepse e di mire qe urdheri qe ka mare eshte arbitrare.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -PRESIONET NGA ANA E LSI SË, KËSHILLTARËT E MAJTË BRAKTISIN MBLEDHJEN

0

Presion të madh politik nga ana e LSI-së i ka cilësuar Partia Socialiste në Berat veprimet e fundit me heqjet nga puna, largimin e vëmendjes nga detyrat parësore të bashkisë, etj dhe për të gjitha këto këshilltarët e majtë janë larguar nga mbledhja e rradhës e këshillit bashkiak. 12 këshilltarët e majtë të bashkisë së Beratit refuzuan që të marrin pjesë në mbledhjen e këshillit, gjë e cila ka bërë që mbledhja të vijojë me prezencën e shtatë këshilltarëve të LSI-së, gjashtë këshilltarët e djathtë dhe disa këshilltarë të tjerë të partive të vogla. Pas refuzimit të këshilltarëve për të mar pjesë në mbledhje kryetarja e Partisë Socialiste Valbona Zylyftari doli në një deklaratë publike për mediat ku bëri me dije se nisur nga disa probleme të shfaqura në drejtimin e bashkisë nga kryetari Petrit Sinaj këshilltarët vendosën që të kushtëzojnë marrdhënien me këshillin.

Ne denoncojmë fort presionin e madh që po bëhet nga ana e LSI-së për të krijuar një klimë të keqe e jo bashkëpunuese në këtë fillim fushate. Nuk janë respektuar nivelet e drejtimit dhe përfaqësimit ndaj PS-së, tha Zylyftari. Jemi të shqetësuar për largimet nga puna të specialistëve në shkelje flagrante të ligjit të paargmentuara dhe vetëm me një qëllim atë politik.  

Zylyftari përmendi gjithashtu dhe largimin e vëmendjes nga detyrat parësore të bashkisë sic janë shërbimet dhe spostimi drejt fushatës.

Nuk ka se si të shpjegohet ndryshe bllokimi i një nga shërbimet më të qëndësishme për qytetarët si është ai i transportit të linjave ndërqytetase. Sjell në vëmendje këtu shërbimin në linjën e njësisë administrative Roshnik. Dje është konfirmuar që për shtatë ditë fëmijët në shkollën e Karkanjozit dhe Rabjak nuk kanë bërë mësim për shkak të mungesës së këtij shërbimi”, u shpreh Zylyftari.

Për të gjitha këto probleme këshilltarët e majtë mësohet se kishin kërkuarnjë takim me kryetarin e bashkisë Petrit Sinaj, por pasi nuk u pritën prej tij vendosën që të braktisin mbledhjen, ndërkohë që kryetarja Zylyftari konfirmoi se do të vihen sërishtë në negociata për të takuar me kryetin Sinaj. ///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -BERISHA EDI RAMA DORËZOHU, OSE DO TË FSHIJMË NGA FAQJA E DHEUT

0

 

Ndërkohë që në Kuvend po zhvillohet seanca parlamentare, opozita mban seancë paralele në çadrën e ngritur përballë kryeministrisë, në ditën e 41-të të protestës së opozitës.Ish-kryeministri Sali Berisha teksa ka marrë fjalen ka kërcënuar Edi Ramën që të dorëzohet para protestës së PD-së ose në të kundërt e pret fataliteti.///

 

 

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -AHMETAJ KJO MAZHORANCË RIKONFIRMOHET FUQISHËM MË 18 QERSHOR

0

inistri i Financave, Arben Ahmetaj tha nga selia e Parlamentit se mazhoranca aktuale do të rikonfirmohet fuqishëm më 18 qershor.///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx