Ballina Blog Faqe 9454

Plagosje me armë zjarri? Futbollisti i PSG-së përfunon në burg

0

Talenti i PSG-së, Odsonne Edouard ka përfunduar në paraburgim pas lojtari akuzohet se muaj më parë nga makina e tij është shkrepur një armë zjarri e cila ka plagosur një person të pafajshëm.

Në bazë të materialeve filmike gjithcka është e qartë pasi shkrepja e armës ka ndodhur nga makina e Edouard ndërsa plumbi rastësisht është shkrepur nga një shoku të tij që ishte në pjesën e përparme të veturës, shkruan tabloidi britanik “The SUN”,

Pasi është marrë në pyetje futbollisti i huazuar te Toulouse pritet të lirohet pasditen e sotme por do të paraqitet me detyrim për një afat të pacaktuar.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Dosja e Hejsek në gjykatë, ish-drejtori i CEZ akuzohet për mashtrim

0

Prokuroria e Tiranës ka çuar për gjykim dy ish-zyrtarë të lartë të kompanisë CEZ. Bëhet fjalë për, Ian Ivan dhe ish-drejtorin e CEZ, Jozef Hejsek, të cilët akuzohen për “Mashtrim me shuma të mëdha” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”.

Josef Hejsek, ka qenë kreu i bordit drejtues të CEZ-Shpërndarja në vitin 2012, kohë në të cilën Kastriot Ismailaj në rolin e administratorit të DIA-s ka lidhur kontratën me CEZ për mbledhjen e borxheve.

Sipas prokurorisë vjedhjen, Ismailaj, e ka kryer në bashkëpunim me ish-drejtuesin çek të CEZ, Josef Hejsek. Marrëveshja mes “CEZ Albania” dhe shtetit shqiptar, është miratuar në parlament nëpërmjet një ligji, dhe kjo marëveshje është bërë me ligj, dhe jo me ratifikim.

Prokuroria ka gjetur këtu kleçkën ligjore për ta çuar në gjykatë dosjen në ngarkim të Hejsek.

Nisur nga situatë,duke marrë hierakinë juridike të Shtetit Shqiptar, në këtë rast prevalon më tepër Kodi Penal se sa ligji që ka shërbyer për lidhjen e marrëveshjes mes “CEZ Albania” dhe shtetit. Nisur nga këto kushte sipas burimeve të prokurorisë, Josef Hejsek, nuk ka asnjë mburojë ligjore, dhe ai do gjykohet në mungesë.

“Pёr realizimin e qёllimit tё tij kriminal, i pandehuri Kastriot Ismailaj ka pasur si bashkёpunёtor personin nën hetim Josef Hejsek, me detyrë Kryetar i Bordit Drejtues  tё kёsaj shoqёrie. I pandehuri Kastriot Ismailaj, duke pёrdorur tё dhёna tё rreme dhe dokumenta fiktive nё bashkёpunim me shtetasin Josef Hejsek, ka pёrfituar nё mёnyrё tё kundraligjshme shumёn  512 004 420 lekë, duke i shkaktuar pasoja tё rёnda pёr shoqёrinё “CEZ Shpёrndarja”, si rrjedhojё edhe pёr shtetin shqiptar, i cili ka zorёruar 26% tё  aksioneve tё kёsaj shoqёrie. Paratё e pёrfituara nёpёrmjet mashtrimit (vjedhjes), i pandehuri Kastriot Ismailaj nuk i ka pёrdorur me  qёllim realizmin e  kontratёs,  por i ka rinvestuar, i ka transferuar  jashtё vendit apo i ka pёrdorur  pёr qёllime personale,” sqaron Prokuroria.

Hejsek ishte zgjedhur nga përfaqësuesit cek të CEZ SH.A pasi kjo kompani zotërohej nga çekët dhe aksioner ishte dhe shteti shqiptar.

Kontrata DIA-CEZ u rrëzua në vitin 2010, ndërsa në tetor të 2011 sipas prokurorisë, Ismailaj arriti ta lidhë atë dhe në bashkëpunim me Hejsek duke i paraqitur CEZ-it fatura dhe dokumentacione fiktive e false, arriti të marrë 512 milionë lekë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zyrtare, LSI bojkoton zgjedhjet në Kavajë, Luan Rama: S`na trajtuan si partner

0

LSI konfirmon se do të bojkotojë zgjedhjet lokale në Bashkinë e Kavajës.

Sekretari i Përgjithshëm Luan Rama ka thënë sot se LSI nuk është regjistruar sepse mënyra si është vepruar me zgjedhjen e kandidaturës në Kavajë, ka qenë e njëanshme.
“Nuk jemi trajtuar si partner, as tani dhe as më herët, ne kemi qenë kundër kandidaturës së zgjedhur atje për ato probleme që ju i dini”, tha Luan Rama.

Ai evidentoi se “ne nuk jemi pjesë e procesit në Kavajë”.

I pyetur nga mediat nëse LSI është ende partner në qeverisje me PS, Luan Rama tha se “partner do të thotë të pyesësh dhe të dëgjohesh”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ankona, bllokohet ngarkesa 2 ton drogë nga Shqipëria

0

Nje sasi prej 2 tonë kanabis sativa u sekustrua nga policia italiane në Ankona, në një kamion që vinte nga Shqipëria. Lajmin e raportojnë mediat e vendit fqinj.

Droga ishte fshehur në një kamion që tranportonte paleta me materiale ndërtimi. Ndonëse ka qenë e paketuar mirë, qeni i specializuar antidrogë i Guarda di Finanza ka nuhatur sasinë e konsiderueshme të hashashit që u zbulua pas një kontrolli të detajuar.

Për ngarkesën e drogës, policia italiane thotë se ka vënë në pranga 3 persona, njëri prej të cilëve është drejtuesi i mjetit; ndërkohë që hetimet vijojnë edhe për persona të tjerë të përfshirë në këtë trafik.

Sipas përllogaritjeve të policisë italiane, në rast se kjo sasi droge do të hidhej në treg, vlera e saj do të kapte shifrën e 20 milionë eurove.

Në bazë të statistikave, vetëm për këtë vit në Ankona janë kapur rreth 20 tonë kanabis me prejardhje nga Shqipëria. Shqëtësimin për rritjen e këtij trafiku e kanë shprehur ditët e fundit vetë zyrtarët e lartë të asgjencive ligjzbatuese italiane.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Parandalohet vrasja për pazaret e drogës në Shkodër

0

Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale. Policia e Shkodrës arreston një prej dy autorëve dhe shpall në kërkim tjetrin.
Sekuestrohet arma e krimit, një automatik model 56 dhe 15 fishekë.

Burimet zyrtare thane se sot rreth orës 10:40 nga Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policise Shkodër , pas informacioneve të marra dhe veprimeve të shpejta Policore është bërë e mundur të parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale ndaj një shtetasi.

Konkretisht shtetasi me iniciale F.G 30 vjeç banues në Shkodër, tashmë i identifikuar nga ana e Policisë dhe i shpallur në kërkim, në bashkëpunim me shtetasin Besmir Arrsi 21 vjeç, nga Shkodra, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin N. P 21 vjeç edhe ky banues në Shkodër.

Pas ngjarjes, gjatë tentativës për t’ju larguar shërbimeve të Policisë, është e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

* Besmir Arrsi 21 vjec , banues në Shkodër.

Ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi:

F. G, 30 vjeç, banues në Shkodër

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në vendngjarje, u gjet dhe u sekuestrua në cilesinë e provës materiale.

1 armë zjarri automatike dhe 1 krehër me 15 fishekë.

Konflikti mes shtetasve po hetohet dhe paraprakisht dyshohet se ka ardhur si pasojë e një konflikti për motive të dobëta. Më konkretisht dyshohet se konflikti ka lidhje me pazaret e drogës.
Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 76-22, 25 e 278 të Kodit Penal.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Policia malazeze kthen mbrapsht në kufi 100 shqiptarë

0

Rreth 100 shtetas shqiptarë që punojnë në Mal të Zi janë kthyer nga policia malazeze pasi u është kërkuar të jenë të pajisur me dokumente pune dhe të kenë me vete të holla minimalisht 50 euro.

Të kthyerit janë nga fshatrat e Shkodrës të cilët gjejnë punë ditorenë Mal të Zi. Një fakt i tillë pranohet dhe nga punonjësit e policisë kufitare.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Replika PS-LSI, Kavaja sinjali për thërrmimin e koalicionit

0

Pas vendimit që kryesia e LSI-së mori për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e Kavajës, reagimi i parë nga kampi socialist erdhi nga ish-ministri Saimir Tahiri, i cili deklaroi se LSI-ja nuk do të angazhohet në mbështetje të PS-së, pasi nuk ka kandidatin e saj. Tahiri shtoi se LSI-ja po i shkel syrin PD-së.

 LSI le të thotë më mirë që nuk dëshiron të merret me fushatën e Kavajës dhe kjo mund të jetë e mirëkuptueshme. Por kështu nuk shkon, sepse jo vetëm nuk vriten dy zogj me një gur në këtë rast, por po sulmohet PS duke i shkelur syrin PD!”-ka shkruar Tahiri.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të grupit parlamentar të LSI-së, Luan Rama.

Në një prononcim për mediat në hyrje të Kuvendit, Rama konfirmoi qëndrimin e prerë të LSI-së për të mos marrë pjesë në zgjedhje dhe për të mos mbështetur Partinë Socialiste në këtë proces.

  Nuk jemi regjistuar dhe nuk do marrim pjesë në këtë proces. LSI është e përgjegjshme dhe kërkon zgjedhje të ndershme dhe transparente dhe angazhimi është maksimal për dialogun politik dhe zgjidhjen e ngërçit. Nuk jemi trajtuar si partnere për zgjedhjet në Kavajës. Jemi në koalicion dhe jemi shumë korrekt dhe të përgjegjshëm lidhur me këtë çështje.

I pyetur nga mediat lidhur me marrëdhëniet në koalicion Luan Rama tha se nuk janë trajtuar si partner dhe në këtë proces LSI-së nuk i intereson fare kush është kandidati i PS-së në këto zgjedhje, pasi LSI-ja nuk ka qenë pro emrit të Elvis Roshit në zgjedhjet e kaluara.

Partnerë do të thotë të pyesësh të të pyesin, të bashkëpunosh dhe ne nuk jemi trajtuar si partnerë për zgjedhjet në Kavajë. Nuk na intereson kush kandidon në Kavajë.”

Luan Rama nuk hezitoi të jepte një përgjigje të drejtëpërdrejtë ish-ministrit Saimir Tahiri, duke thënë se e mira e pluralizmit është që të gjithë thonë atë që mendojnë.

E mira e pluralizmit është që të gjithë thonë atë që mendojnë. Ne nuk mendojmë as si PD-ja dhe as si Saimiri.

Para 6 muajsh Saimiri tha s’ka nevojë që ushtria të hyjë kundër kanabisit dhe dje qeveria reflektoi dhe e vlerësoi futjen e ushtrisë kundër kanabisit.”

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -UDHETIM NE ITALI PER TE PERKUJTUAR VIKTIMAT E OTRANTOS

0

Një delegacion nga Vlora është nisur drejt Italisë për të përkujtuar Tragjedinë e Otrantos. Ngjarje në të cilën humbën jetën 81 persona nga 115 imbarkuar në anijen “Katri Radës”.

Udhëtimi ishte konceptuar si memorial i tragjedisë më të madhe detare në 20 vitet e fundit. Inciativë kjo e Fate Velaj, këshilltarit të kryeministrit për diplomacinë kulturore dhe rilindjen europiane. Ndërsa delegacioni kryesohej nga kreu i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, familjarë të viktimave dhe të mbijetuar të tragjedisë.

Ceremonia vijoj në qytezën e Otrantos ku lule e homazhe u kryen edhe në mbetjet e “Katerit të Radës”, rënojat e anijes të kthyera në vepër monumentale qëndrojnë të vëndosura në sheshin e madh pranë portit të qytetit. Vepra është konceptuar si monument i emigracionit human për të na kujtuar se “tragjeditë detare” nuk flasin vetëm shqip.

otranto intervista te kateri rades

Në mbrëmje, ceremonia zhvillohet në “Castello Aragonese”, kështjellën e Otrantos, ku mikëpritësi është Luciano Cariddi kryetari i bashkisë së Otrantos. “NOS TOS , dialogu i detit të kthimeve”, është konferenca e cila uli në një panel tre kryebashkiak, atë të Vlorës, Otrantos dhe Lesvos, Ishullit grek i cili së fundmi është porta e parë e emigrantëve të Lindjes së largët.

 Në Otranto, 20 vjetori i tragjedisë së shqiptarëve ishte një apel për më shumë solidaritet mes komuniteteve.///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -VLORE HAKI CAKO TAKIM PER KANABISIN

0

Viti 2017 ,lufta kunder kultivimit te lendeve narkotike,strategji kombetare,prioritet per kete vit,si nje fenomen i trasheguar.Nga Vlora drejtori i policise Haki Cako e  ka  cilesuar problematike situaten rreth kultivimit te lendeve narkotike ,kanabis sativa,ndersa Vlora mbetet nje nga zonat me problematike. Ne nje takim sensbilizues  te organizuar me strukturat vendore ne Vlore dhe administratoret e pushtetit vendor,e kryetar te fshatrave,Cako ka kerkuar bashkpunimin e te gjitha struklturave  ne menyre institucionale per te luftuar pikerisht ndaj ketij fenomeni mjaft problemtik,kryesisht  ne zonen e Vlores dhe fshatrat e saj,zone e cila per nga karakteristikat  mbetet mjaft e preferuar nga kultivuesit. Pavarsisht angazhimit te strukturave vendore  dhe policise gjate vitit 2016 duhet thene se nuk u arrit qe  kultivimi i bimeve narkotike te zerohej ,duke e cilesuar nje problem madhor dhe kjo do te thote se synimi mbetet qe ky femonen ne baze te strategjise kombetare  te crrenjoset. Dua qe referuar ketij fenomeni duhet qe te kerkoj bashkpunimin dhe angazhimin e te gjitheve per te luftuar kete fenomen. Policia e shtetit ka  te  gjitha informacionet e nevojshme rreth zonave ku preferohet kultivimi,apo personave te perfshire,ndersa duhet kuptuar se toleranca do  te  jete zero

 

Sipas kreut te policise se Vlores Jaeld Cela fenomeni i kultivimit te bimeve narkotike mbetet nje fenomen shqetesues,nderkohe qe kreu i bashkise s Vlores ka kerkuar angazhimin e te gjitha straukturave. Periudha prill maj cilesohet si nje nga periudhat me problematike ne luften kunder kultivimit te lendeve narkotike,periudhe e cila edhe  nga trafikantet cilesohet e duhura per te kulktivuar kanabis sativa. ///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -LU DHE VLAHUTIN TAKIM ME BLUSHIN HAFIZI DIALOG PËR DALJEN NGA KRIZA

0


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu dhe e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin zhvilluan një takim me kreun e LIBRA-s, Ben Blushi.Takimi u zhvillua në selinë e partisë së krijuar nga ish-deputeti socialist.Në takim përveç Ben Blushit ka qenë edhe deputetja Mimoza Hafizi, ndërsa në qendër të diskutimit me ambasadorët ka qenë situata politike në vend.Pas takimeve, deputetja Hafizi në një komunikim me mediat deklaroi se diskutuan për daljen nga ngërçi politik dhe zhbllokimi i Vettingut

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx