Ballina Blog Faqe 9459

Izraeliti me pajisjen e dyshimtë: Më punësoi biznesmeni shqiptar, dyshon se e përgjojnë

0

Shtetasi izraelit Yoram Frig, i ndaluar ditën e premte në aeroportin e Rinasit pasi iu gjet një pajisje e dyshuar përgjimi është lënë i lirë paraditen e kësaj të shtune.

Behet me dije se 51-vjeçarit i është bllokuar pasaporta dhe nuk i lejohet të dalë jashtë Shqipërisë deri në përfundimin e hetimeve për këtë çështje.

Nga këqyrja paraprake e pajisjes grupi hetimor i ngritur nga policia dhe prokuroria dyshohen se ajo nuk mund të kryejë përgjim. Pajisja e quajtur “Omni Spectral Correlator” është e specializuar vetëm në zbulimin e përgjuesve.

Mësohet se Frig kishte mbërritur në Shqipëri me ftesë të një biznesmeni dhe ka punuar për të për disa ditë. Ka kryer bonifikimin e disa ambienteve në pronësi të tij si shtëpi,makina dhe biznese.

51-vjeçari është pyetur në drejtorinë e policisë së Tiranës dhe ka treguar se kishte ditë që ndodhej në Shqipëri dhe pajisja që ai zotëron nuk mund të përgjojë. Madje izraeliti ka dhënë dhe emrin e personit që e ka punësuar.

Yoram Frig në bazë të sistemit TIMS rezulton të ketë hyre gjithsej 4 here në vendin tone dhe ka qëndruar për disa dite. Kjo është një foto e shkrepur ne Tirane ne vitin 2014 nga Frig që gjendet ne profilin e tij në Facebook.

Prokuroria ka regjistruar një procedim penal kryesisht pas informacioneve të dala në media për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe përgjim të jashtëligjshëm të të dhënave kompjuterike.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Trafikimi i 8 ton kanabis nga Shqipëria në Itali, zbulohet skema ’’gjeniale’’

0

Policia italiane para një muaji kapi 8 ton kanabis sativa që kishte kaluar nëpër Shqipëri dhe do të përfundonte në Ankona.
Pas këtij raportimi, policia shqiptare deklaroi se droga nuk kishte kaluar nëpër Shqipëri.
Por një natë më parë policia italiane arrestoi 4 oficerë të policisë, ku u mësuar e vërteta e 8 ton kanabis.
Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda tregon se droga prej 8 tonësh kanabis është marrë nga Shqipëria dhe është kaluar me mushka a me mjete të ndryshme në Maqedoni. Më pas është tentuar që të kalohej me procedura transiti nëpër vendin tonë.
Kamioni i mbushur me kanabis ka qenë transit nga Maqedonia për në Itali. Atij i janë bërë procedurat e transitit në Qafë Thanë. Me rregulloren e doganave, në rast tranzitimi, kontrolli bëhet vetëm në pikën e hyrjes.
Kamioni ka qenë i vulosur me vulën e Qafë Thanës dhe për këtë arsye, nuk i bëhet më kontroll në dalje. Ky duket ka qenë dhe shkaku që kamioni nuk është kontrolluar në Durrës, por për tu kapur më pas në Ankona me 8 ton kanabis.
Policia italiane ndaloi shoferin maqedonas të kamionit i cili duket se ka zbuluar edhe skemën e trafikut.
Mbrëmjen e djeshme u vunë në pranga 4 oficerë policie:
Çlirim Pepa, përgjegjës turni
Ervin Kodra, kontrollor hyrje-dalje
Lirim Halili, kontrollor te kabina në hyrje
Syrja Terziu, kontrollor në hyrje

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zbardhen detajet/ Prokuroria: Kamioni me 8 ton drogë hyri në Qafë Thanë dhe s’u skanua në Durrës

0

Të tjera detaje janë zbuluar nga prokuroria e Krimeve të Rënda lidhur kamionin me 8 tonë marijuanë i cili më 8 shkurt 2017 u sekuestrua në territorin e Venecias. Mësohet se kamioni me rimorkio, kishte mbërritur pak orë para ndalimit me me tragetin e linjës Shqipëri- Itali.
Kamioni kishte hyrë në Shqipëri nga Maqedonia për të kaluar tranzit më pas në Itali dhe me drejtim final Belgjikën.
Dje me me vendim gjykata u arrestuan 4 punonjës të policisë të Pikës së Kalimit Kufitar të Qafë Thanës në Pogradec.
Kamioni hyri nga Qafe Thana- Prokuroria deklaron : Kamioni që drejtohej nga shtetasi maqedonas Z.S kishte hyrë në Shqipëri më 4 shkurt 2017 nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Qafë-Thanë, Pogradec dhe pasi pasi i është nënshtruar verifikimeve doganore të tij dhe dokumentacionit, është lënë i lirë për të udhëtuar tranzit në drejtim final të deklaruar, për në Belgjikë.
Kamionit s’iu be skaneri ne Durres- Prokuroria deklaron se kamioni nuk i është nënshtruar kontrollit të skanerit në portin e Durrësit dhe është lejuar të hipë në tragetin e linjës Durrës-Ankona.
“Po me datë 5 shkurt në orën 15:50, ky mjet me të njëjtin drejtues është paraqitur në dalje nga Shqipëria nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Portit Durrës, i cili pasi i është nënshtruar procedurave të kontrollit të dokumentacionit shoqërues të tij, pa u kontrolluar në skanër, është lejuar të vazhdojë udhëtimin duke u mbingarkuar në tragetin, i cili ka udhëtuar në linjën Durrës-Ankona (Itali).
Dyshimet e italianeve- Autoritetet Italiane duke qenë se kanë dyshuar se kamioni kishte të ngarkuar lëndë narkotike kanë filluar menjëhërë hetimet proaktive.
Gjatë transportimit të lëndës narkotike, shtetasi maqedonas Z.S. është munduar që ta shkëpusë karrocerinë e kamionit për ta lënë të parkuar atë tek një parking, por kanë ndërhyrë Autoritetet Italiane dhe kanë bërë arrestimin e shtetasit maqedonas, si edhe kanë sekuestruar kamionin së bashku me sasinë e lëndës narkotike prej tetë ton.
Vulosja ne Qafë Thanë – Nga veprimet e kryera nga autoritetet italiane, rezultoi se kamioni ka qenë në gjendje të rregullt, i plumbosur dhe i vulosur në gjendje të rregullt, siç kanë qenë të vendosura nga Autoritetet Doganore Shqiptare të Degës së Doganës Qafë Thanë, në kohën kur janë ndjekur procedurat doganore.
S’u regjistrua në sistemin TIMS- Nga verifikimet prokuroria deklaron se në Qafë Thanë kamionit i është bërë një kontroll sipërfaqësor
“Rezulton se shoferi, ka ndaluar në të paktën 2-3 raste në zonën e kontrollit kufitar, ka komunikuar me punonjës policie për pak sekonda dhe më tej është larguar për në brendësi të territorit shqiptar”
Nga këqyrja e sistemit TIMS, ka rezultuar se ky kamion nuk është i regjistruar nga punojësi i policisë në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Thanë. Ndërsa rezulton se është i regjistruar në dalje në Pikën e Kalimit Kufitar të Portit të Durrësit, me datë 05.02.2017, në orën 15:50, tranzit për në Itali”
“Nga këqyrja e librit të planizimit të shërbimit ka rezultuar se me datë 04.02.2017 në kohën kur ka hyrë në Shqipëri automjeti kamion, kanë qenë me shërbim në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë Pogradec disa punonjës policie, për të cilët Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, e cila është pranuar nga ana e Gjykatës” informon prokuroria e Krimeve të Rënda
Dje Efektivët e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) ekzekutuan arrestimin e punonjësve të Policisë, të dyshuar për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, si më poshtë:
Çlirim Pepa, me detyrë përgjegjës turni
Ervin Kodra me detyrë kontrollor hyrje dhe dalje
Lirim Halili me detyrë tek kabina në hyrje
Syrja Terziu si kontrollor në hyrje.
Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

E rëndë në Kavajë, nxirret një trupi i pajetë afër plazhit të ‘Gjeneralit’

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kavajë, ku një trup i pajetë i seksit mashkull është nxjerrë nga deti në afërsi të plazhit të ‘Gjeneralit’.
Burime nga policia thanë se trupi është pikasur në sipërfaqen e ujit në distancë 5-7 milje nga Kepi i Selitës, afër plazhit të “Gjeneralit”.
Ka qenë ekuipazhi i peshkarexhes “Klajdi-2” që e ka pikasur duke pluskuar mbi ujë. Ende nuk është identifikuar viktima, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Xhaka e Abrashi “arratisen”; mungojnë kundër Bosnjes

0

Kombëtarja shqiptare është kthyer në  vend pa Taulant Xhakën dhe Amir Abrashin që do të thotë se ata nuk do të jenë të pranishëm në miqësoren me Bosnjen.

Këta dy futbollistë ishin mungesa e madhe  e Kombëtares sonë në ndeshjen me Italinë, gjë që duket se nuk është pritur mirë sidomos nga Xhaka, i cili mendohet se është përfshirë në polemika me trajnerin De Biasi.

Përsa i përket Abrashit, ky i fundit duket se ka pasur vërtet probleme fizike dhe për këtë arsye, stafi teknik i Kombëtares ka preferuar të mos rrezikojë dhe ta lërë atë të lirë për t’u kthyer në klubin e tij dhe për të nisur procesin e riaftësimit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Aksident masiv në Palermo, shkatërrohen makinat e tifozëve shqiptarë

0

Një aksident “zinxhir” ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Santissima Mediatrice” në Palermo, ku janë përfshirë 8 makina ku udhëtonin rreth 30 tifozë shqiptarë, të cilët ishin duke shkuar në stadiumin “Renzo Barbera” për ndeshjen e mbrëmjes mes Italisë dhe Shqipërisë.

Dy nga tifozët janë lënduar lehtë dhe kanë marrë mjekime në vend nga skuadra e ndihmës së shpejtë, raportojnë mediat lokale, duke shtuar se 3 makinat janë dëmtuar rëndë. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca, ndërsa trafiku është paralizuar.

Policia, me anë të një autobusi po transporton në stadium tifozët shqiptarë, makinat e të cilëve janë dëmtuar.

Siç shkruajnë mediat italiane, ditën e sotme tifozët shqiptarë kanë ‘pushtuar’ Palermon.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kufoma ra në rrjetat e peshkatarëve, identifikohet viktima në Vlorë

0

Identifikohet personi qe u gjet i vdekur ne zonen e Sazanit ne Vlore. Disa orë pas ngjarjes është bërë i mundur identifikimi i viktimës nga vete familjarët.

Sipas policise, bëhet fjalë për  Numan Lazaj, 60 vjeç. Pas identifikimit te viktimes, policia po kryen hetime ne lidhje me vdekjen e 60-vjecarit.

Gjendet nje i vdekur ne Vlore

Policia njoftoi se një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në afërsi të ishullit të Sazanit.

Kufoma ka rene ne rrjeten e peshkimit te disa peshkatareve qe ndodheshin ne zonen ku ndodhi ngjarja.

Ekuipazhi i një anije peshkimi, pasi kishte terhequr rrjetat ka vënë re diçka të dyshimtë që pluskonte mbi ujë rreth 1 milje larg ishullit, dhe pasi janë afruar kanë konstatuar viktimën.

Dyshohet se trupi i pajetë ka disa ditë në ujë ndersa ne vendin e ngjarjes po behet nxjerrja e kufomes per t`ia nenshtruar me pas ekspertizes e cila do te percaktoje edhe shkaqet e vdekjes.

Ne zonen ku u gjet trupi i pa jete, pak dite me pare eshte konstatuar edhe nje motoskaf i mbytur.

Policia ka gthene se po heton per nje lidhje te mundshme te te dyja ngjarjeve.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Alarm në Rinas, lihet i lirë izraeliti i kapur me “pajisjen përgjuese”

0

Një shtetas izraelit, i cili udhëtonte përmes aeroportit “Nënë Tereza” ditën e enjte, ka alarmuar policinë për shkak të një pajisjeje të dyshimtë që mbante në valixhe.

Gjatë kontrollit të udhëtarëve, efektivët e policisë kufitare të komisariatit të Rinasit kanë konstatuar në valixhen e tij një pajisje në formën e laptopit dhe kanë dyshuar mos bëhej fjalë për një pajisje përgjuese.

Pas verifikimeve dhe marrjes në pyetje, ka rezultuar se bëhej fjalë vetëm për një kompjuter pune dhe shtetasi izraelit është lënë i lirë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Berisha i suspenduar ndaj Italisë, ka një befasi për Kombëtaren shqiptare!

0
Pavarësisht mungesës, portieri i lindur në Prishtinë nuk do ta kursejë mbështetjen për Kombëtaren Kuqezi.
Ai karton i kuq i marrë kundër Izraelit nuk kompromentoi vetëm sfidën e luajtur në “Elbasan Arena” për kuqezinjtë, por ishte ndoshta edhe një nga momentet më të vështira të karrierës së Etrit Berishës.

Portieri shqiptar që këtë sezon po shkëlqen me Atalantën ndoshta do të ishte një garanci më shumë për sfidën e Palermos por për numrin 1 është e pamundur që të sfidojë Kombëtaren e vendit ku po luan që prej disa sezonesh.

Berisha e pranon se ai moment ka qenë shumë i vështirë. Pavarësisht mungesës, gardiani i lindur në Prishtinë nuk do ta kursejë mbështetjen për Kombëtaren Kuqezi.

Ndoshta momente të caktuara nga fati. Cana mungoi në ndeshjen më të rëndësishme të karrierës së tij, atë në Marseille kundër Francës, ndërsa Berisha në Palermo.

Gjithsesi, porta shqiptare edhe pa të në kuadrat, mbetet e sigurt.

Kombëtarja shoqërohet përherë nga një numëri i madh tifozësh që e bëjnë skuadrën të ndihet si në shtëpi dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe as këtë herë. Berisha e ndjen mbështetjen e tyre edhe në Palermo.

Gjithsesi, në këndvështrimin e Berishës, Italia është një kundërshtar shumë i fortë dhe për të besuarit e De Biasit sonte në mbrëmje do të jetë një mision shumë i vështirë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Tahiri dhe një ministër sot në Prokurori, ja për çfarë do pyeten

0

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, pritet të paraqitet ditën e sotme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dhënë deklarime para dy prokurorëve që po hetojnë dosjen e Emiljano Shullazit.

Tahiri është thirrur për të dhënë shpjegime një javë pas marrjes në pyetje të drejtorit të Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj.

Zyrtarët e lartë po merren në pyetje nga Prokuroria në lidhje me ngjarjen e kërcënimit të rektorëve Mynyr Koni e Dhori Kule, në prill 2016.

Dyshohet se dy akademikët janë kërcënuar nga ana e Emiljano Shullazit dhe grupit të tij në kulmin e zgjedhjeve për në universitete. Ish-ministri i Brendshëm pritet të paraqitet te Krimet e Rënda ditën e premte, rreth orës 10:00.

Burimet nga hetimi kanë thënë se pas pyetjes së kreut të Policisë së Tiranës, grupi i hetimit vendosi marrjen në pyetje të Tahirit. Për këtë arsye, Prokuroria kontaktoi me ish-ministrin në telefon dy herë duke e ftuar të paraqitet në cilësinë e deklaruesit. Por Tahiri kërkoi që thirrja t’i bëhej me shkrim dhe për këtë arsye, organi i akuzës ia dërgoi me dokument fletëthirrjen ish-ministrit.

Ky i fundit ka vendosur që t’i përgjigjet thirrjes së Prokurorisë ditën e sotme. Pas dëshmisë së Tahirit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pritet të paraqitet rreth orës 10:30 edhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla. Nikolla, ashtu sikurse Tahiri, do të merret në pyetje në lidhje me kërcënimin e rektorëve Mynyr Koni e Dhori Kule.

Këta të fundit, mësohet se, pasi janë kërcënuar në mesin e muajit prill pranë rektoratit, dhe kanë njoftuar Policinë. Më pas me ta ka marrë kontakt drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj. Ky i fundit bashkë me dy rektorët kanë shkuar në zyrën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ku kanë shpjeguar ngjarjen që u kishte ndodhur. Tahiri u ka premtuar rektorëve angazhimin e Policisë për zbardhjen e ngjarjes.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila kishte marrë kontakt me rektorët duke mësuar prej tyre ngjarjen e ndodhur. Emiljano Shullazi u arrestua në mesin e muajit prill 2017, pasi ish-kryeministri Sali Berisha publikoi kërcënimin që u ishte bërë rektorëve Mynir Koni dhe Dhori Kule.

Pavarësisht se Berisha akuzoi Shullazin, në asnjë moment rektorët nuk e kanë identifikuar të dyshuarin si autor të ngjarjes. Pavarësisht kësaj, Shullazi u shoqërua në Policinë e Tiranës atë ditë, ndërsa në mbrëmje, Prokuroria e Krimeve të Rënda firmosi urdhërarrestin, shkruan 360 gradë.

Emiljano Shullazi u arrestua bashkë me Blerim Shullazin dhe Gilmando Danin me akuzën e katër rasteve të gjobëvënies ndaj biznesmenëve.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx