Ballina Blog Faqe 9460

Tragjike, 200 emigrantë dyshohet se janë mbytur në Detin Mesdhe

0

Sipas një organizate spanjolle të ndihmës së parë, më shumë se 200 emigrantë besohet se janë mbytur në një anije që u fundos në brigjet e Libisë.

“Proactiva Open Arms” tha se kishte gjetur pesë trupa mbi det në afërsi të dy varkave të përmbytura, të cilat mund të mbajnë m shumë se 100 njerëz.

Laura Lanuza, një anëtare e organizatës tha se 5 nga trupat që kishin nxjerrë nga Mesdheu ishin djem të rinj të cilët mesa duket ishin mbytur.

Reuters raporton se rojet bregdetare në Itali, kanë konfirmuar 5 të vdekur.

Lanuza tha se të paktën 240 emigrantë mund të kenë vdekur dhe anijet ishin shpesh plot me kontrabandistë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Pas sulmit te Parlamenti, një shpërthim i fuqishëm trondit Londrën

0

Sipas raporteve te fundit, një shpërthim është dëgjuar në Westminster, në Londër, mbrëmjen e sotme, pasi u gjet një paketë e dyshimtë u gjet më pak së një milje larg vendit ku ndodhi sulmi i mbrëmshëm.

Një pako e dyshimtë u gjet më pak 1.5 km larg vendit ku ndodhi sulmi i mbrëmshëm. Sipas “The Independet” policia ka kryer shpërthimin e kontrolluar të një pakoje të dyshimtë.

“Daily Mail” tha se sipas dëshmitarëve okularë shpërthimi ndodhi rreth orës 08:30 të mbrëmjes së sotme, ndërsa policia konfirmoi se kishte gjetur një pako pranë Pallatit të Bukingamit.

Në afërsi të vendit ku është dëgjuar shpërthimi ndodhet si Pallati Mbretëror i Britanisë së Madhe, ashtu edhe rruga ku ndodhet shtëpia e kryeministres, Theresa May.

Rreth 1.5 km nga vendi ku u dëgjua shpërthimi dje ndodhi një sulm që la të vdekur tre persona, përfshirë një polic, si dhe vetë agresorin.

Një zëdhënës i policisë britanike tha se “policia po merret me një paketë të dyshimtë në zonën Birdcage Walk. Policët mbeten në vendngjarje.

Zëdhënësi i policisë nuk konfirmoi nëse kishte ndodhur një shpërthim i kontrolluar apo jo

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Banda e grabitësve ‘Shqiponjat e zeza’ përfiton ulje dënimi. Kush ‘është’ koka e grupit

0

Plot 53 vite burg për bandën e shqiptarëve ‘Shqiponjat e zeza’, të cilët akuzohen për një sërë grabitjesh me armë. ‘Corriere’ shkruan sot se grupi kriminal me 7 anëtarë ishte dënuar me 62 vite e gjysmë, por përfitoi një zbritje dënimi nga gjykata e Apelit në Venecia me rreth 9 vite heqje lirie. Ata akuzohen për një sërë krimesh, siç ishin grabitjet me kallashnikov të disa diskotekave, por për një sërë veprash të tjera.

Emanuel Demaj duke festuar ditëlindjen në burg në ItaliEmanuel Demaj duke festuar ditëlindjen në burg në Itali
Kjo bandë drejtohej nga ‘bosi’ shqiptar, Emanuel Demaj, i cili u bë i njohur për mediat italiane, pasi qëlloi me armë në rrugë një shtetas rumun, por dhe për jetën e tij brenda qelive. Demaj u dënua me 6 vjet burg për ngjarjen e 8 janarit 2013. Ai kishte një skedë të pasur penale. Në vitin 2011 i riu kishte mbetur i plagosur me dy plumba në këmbë e në gjoks gjatë një kurthi që ishte ngritur enkas për të.

Po ashtu, në vitin 2012 kishte marrë pjesë në tre grabitje me armë në klube nate e diskoteka. Ai u arrestua nga xhandarmëria franceze afër Lionit në vitin 2014. Në makinë iu kapën dy kilogramë flori dhe disa xhevahire. Fotoja e Emanuelit me dy kallashnikovë ne duar e publikuar nga policia kishte bërë xhiron e mediave italiane, përcjell ‘BalkanWeb’. Por ky nuk ka qenë i vetmi rast. Kjo pasi një tjetër episod u përsërit, kësaj here brenda qelive.

Emanuel Demaj me kallashnikov, foto që bëri bujë në mediat italianeEmanuel Demaj me kallashnikov, foto që bëri bujë në mediat italiane
Ndonëse ishte në burg, shqiptari kishte arritur të siguronte një celular brenda këtyre ambienteve dhe kjo u zbulua falë një fotoje që ai publikoi në rrjetin social ‘Facebook’. Emanuel Demajt kishte ftuar gjithë të dënuarit në ditëlindje, ndërsa pas aksionit të policisë u zbulua dhe celulari, citon balkanweb. Nga ulja e dënimit sot përfituan dhe Bektash Qerimi, Edmond Arra dhe Xhemal Boni. Ndërkohë, dënimi për katër anëtarët e tjerë nuk ndryshoi, përkatësisht për Ermir Mashkullin, Abano Terme, Eglantina Kandarxhi dhe Lorenzo Zanandrean.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Isco ka filluar kontaktet me Barcelonën

0

Isco është prioriteti kryesor i Barcelonës për afatin kalimtar veror.

Ditëve të fundit është raportuar për disa marrëveshje në mes të dy palëve, gjë të cilën në njëfarë mënyre e pohon edhe agjenti i FIFA-s, Jota Jordi, transmeton e përditshmja spanjolle AS.

Sipas këtij të fundit, drejtuesit e klubit të Barcelonës tashmë kanë kontaktuar me Iscon duke i shprehur gadishmërin për ta transferuar atë tek klubi katalunas, në të njejtën kohë edhe Isco e ka shprehur admirimin për një transferim të tillë.

“Barca ka biseduar me Iscon duke i thënë se e duan transferimin e tij tek klubi katalunas, edhe Isco është pajtuar me këtë, tashmë mbetet vetëm marrveshja ndërmjet dy klubeve”, përfundoi Jordi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zbulohet 1 ton kanabis në Berat, policia lokale dekonspiroi aksionin

0

Është zbuluar 1 ton lëndë narkotike e llojit kanabis sativa në fshatin Lapan të Beratit.

Droga u zbulua në një magazinë ndërsa operacioni policor erdhi si rezultat i hetimeve disa mujore të prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Prokuroria nisi hetimet pas informacioneve të marra në rrugë operative. Operacioni me efektivë të policisë nga Tirana vazhdon ende.

Njoftohet se operacioni eshte kryer nga efektiva te mberritur nga Tirana dhe nga prokuroria e Krimeve te Renda, pasi ka pasur te dhena per dekonspirim te aksionit nga ana e policise lokale ne Berat.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Shkarkimi i Elvis Rroshit, zbardhet vendimi i Gjykatës, zgjedhje të reja në Kavajë

0

Gjykata Kushtetuesi i ka hapur rrugë Presidentit për të dekretuar zgjedhjet për kryetarin e ri të Bashkisë së Kavajës, pas shkarkimit të Elvis Roshit.Duke bërë zbardhjen vendimit, Kushtetuesja thotë se shkarkimi i Roshit ka qenë kushtetuese, dhe për këtë arsye votimi ka qenë 8:0 kundër tij.
Pas këtij vendim, Presidenti Bujar Nishani ka 48 orë për të dekretuar zgjedhjet në këtë bashki.
Vendimi
1-
Kërkuesi është zgjedhur kryetar i Bashkisë Kavajë në zgjedhjet vendore të mbajtura në qershor të vitit 2015.
2.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), me vendimin nr.174, datë 29.12.2016 (174/2016) “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik, z. Elvis Roshi, Kryetar i Bashkisë Kavajë, në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, ka vendosur: “Të shpallë të pavlefshëm dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të Kryetarit të Bashkisë Kavajë, z.Elvis Roshi. Ky vendim i njoftohet menjëherë Kryeministrit për të vijuar me procedurat e parashikuara nga neni 115 i Kushtetutës.”.
3.
Këshilli i Ministrave (KM) në datën 29.12.2016 miratoi vendimin nr.952, datë 29.12.2016 (952/2016) “Për shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Bashkisë Kavajë, zoti Elvis Roshi”, me të cilin vendosi: “Shkarkimin nga detyra për shkak të shkeljeve të rënda të ligjit të Kryetarit të Bashkisë Kavajë, zoti Elvis Roshi.”.
4.
Në datën 09.06.2016 Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr.4810 ndaj shtetasit Elvis Roshi për veprën penale të falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve, parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal (KP). Hetimet vazhdojnë ende.
II
5.
Kërkuesi i është drejtuar me kërkesë Gjykatës Kushtetuese (Gjykata) sipas objektit të saj, ku ka disa kërkime, të përmbledhura si më poshtë:
5.1. Në lidhje me shfuqizimin e vendimit të KM-së, kërkuesi pretendon se:
5.1.1. Vendimi i KM-së për shkarkimin e kërkuesit nuk përmban shkaqe ligjore konkrete, por i referohet vendimit të KQZ-së, ndërkohë që ky i fundit i referohet shkresës së Prokurorisë së Përgjithshme (PP). Sipas kësaj të fundit, mandati i kërkuesit duhet të ndërpritet për shkak të ligjit nr.138/2015, sipas të cilit çdo lloj krimi apo kundërvajtje penale passjell ndalim të ushtrimit të funksionit publik përjetë. Pra, akti i shkarkimit nga ana e KM-së dhe e KQZ-së mbështetet në një ligj antikushtetues, pasi nuk respekton asnjë standard kombëtar dhe ndërkombëtar për kufizimin e të drejtave themelore.
5.1.2. Vendimi i KM-së ka marrë të mirëqenë ekzistencën e akteve të përmendura në shkresën e PP-së (masa e sigurimit personal dhe dëbimit), duke u dhënë atyre fuqi të plotë provuese. Ndërkohë, as masa e sigurimit personal, as ajo e dëbimit nuk mund të barazohen me fajësinë, e kundërta do të thotë cenim të parimit të prezumimit të pafajësisë. Po kështu edhe procedimi penal për falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve nuk ka përfunduar në ndonjë vendim fajësie apo rezultat tjetër që shkon në favor të vërtetimit të shkeljes së ligjit nga kërkuesi. Edhe ky veprim cenon parimin e prezumimit të pafajësisë.
5.2. Në lidhje me shfuqizimin e vendimit të KQZ-së, kërkuesi pretendon se:
5.2.1. Vendimi i marrë nga KQZ-ja është tejet i ashpër, për shkak të ashpërsisë së ligjit nr.138/2015 ku ai bazohet, duke e shndërruar pasojën që sjell në një dënim penal, gjë që nuk është në pajtim me përmbajtjen e vetë ligjit nr.138/2015 dhe të Kushtetutës. Dënimi penal parashikohet vetëm në K P për vepra të përfshira në të.
5.2.2. Vendimi i KQZ-së është antikushtetues, pasi nuk është shoqëruar as me vendimin penal të dhënë nga gjykatat italiane, siç pretendohet nga shkresa e PP-së, as me dekretin e dëbimit të kërkuesit nga autoritetet italiane. Madje këto akte nuk i janë vënë asnjëherë në dijeni kërkuesit. Mosadministrimi në dosje i vendimit penal dhe aktit të dëbimit është shkelje flagrante e ligjit dhe e Kushtetutës, që e bën aktin e shkarkimit të pavlefshëm. E njëjta gjë vlen edhe për masën e ndalimit personal dhe urdhrin e kërkimit ndërkombëtar.
5.2.3. Vendimi i KQZ-së ka marrë të mirëqenë ekzistencën e akteve, duke u dhënë atyre fuqi të plotë provuese. Ndërkohë, as masa e sigurimit personal, as ajo e dëbimit nuk mund të barazohen me fajësinë, e kundërta do të thotë cenim të parimit të prezumimit të pafajësisë.
5.3. Në lidhje me shfuqizimin e ligjit nr.138/2015, kërkuesi pretendon se:
5.3.1. Ligji i kundërshtuar cenon parimin e sigurisë juridike, pasi u jep fuqi prapavepruese veprave të kryera para marrjes së funksionit nga ana e personave që zgjidhen ose emërohen, duke sjellë si pasojë cenimin e pritshmërive të ligjshme. Në momentin e zgjedhjes së kërkuesit kryetar bashkie ndalimet e parashikuara në ligjin nr.138/2015 nuk kanë qenë të parashikuara, pra janë shtuar rastet e ndalimit të marrjes së funksionit pasi ai ka filluar të ushtrojë detyrën. Në këto kushte individi është vënë në pamundësi të shmangies së këtyre ndalimeve shtesë. Për këtë arsye, ky ligj bie ndesh me Kushtetutën dhe KEDNJ-në.
5.3.2. Ligji parashikon se kur verifikohen kushtet për moskandidim ose moszgjedhje mandati shpallet i pavlefshëm. Koncepti i “shpalljes së pavlefshmërisë së mandatit” është i panjohur nga Kushtetuta në pjesën e qeverisjes vendore apo nga ligji nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.
5.3.3. Baza kushtetuese për shkarkimin e kryetarit të bashkisë lidhet vetëm me mënyrën e kryerjes së detyrave dhe zbatimit të detyrimeve ligjore të tij në ushtrimin e mandatit dhe kompetencave të kryetarit të bashkisë dhe nuk i referohet asnjë sjelljeje apo gjendjeje të mëparshme të tij para se të marrë postin. Shkaqet e ndërprerjes së mandatit për organet e qeverisjes vendore janë të parashikuara nenin 115 të Kushtetutës dhe nenet 61 dhe 62 të ligjit “Për vetëqeverisjen vendore”.
5.3.4 Ligji nuk respekton asnjë kriter të parimit të proporcionalitetit, të parashikuar nga neni 17 i Kushtetutës. Veçanërisht balancimi i interesave të prekur dhe atyre të mbrojtur nuk rezulton të jetë respektuar nga ligji objekt kërkese. Ndalimi i pakufizuar, pra përjetë, për të kandiduar është në tejkalim të parimit të proporcionalitetit, pasi është mjaft i ashpër. Si rrjedhim, ky ndalim cenon të drejtën për t’u zgjedhur si e drejtë themelore në një demokraci.
5.3.5. Neni 2/2 i ligjit nr.138/2015 bie ndesh me nenin 45/3 të Kushtetutës, pasi kapërcen parashikimet e këtij të fundit, duke përfshirë si shkak të mbarimit të mandatit, përveç vendimit gjyqësor të formës së prerë, edhe dënimin me vendim jopërfundimtar, si dhe masat e vendosura për sigurimin personal apo kur ndaj tij është lëshuar një urdhër kërkimi ndërkombëtar, si dhe ata që janë dëbuar nga territori i një shteti anëtar të BE-së, SHBA-së, Kanadasë, Australisë për vepra të parashikuara në ligj. Kjo gjë cenon të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, duke mosrespektuar parimin e proporcionalitetit dhe atë të hierarkisë së akteve, parashikuar nga neni 116 i Kushtetutës.
6. Subjekti i interesuar, Kuvendi i Shqipërisë, ka parashtruar si vijon:
6.1. Kërkuesi nuk mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese duke e bazuar kërkesën e tij te neni 115 i Kushtetutës, por te neni 131/e i saj. Arsyeja për këtë është se nuk ndodhemi para rastit të shkarkimit të një organi të qeverisjes vendore, por të mbarimit të mandatit për shkak se lidhet me zgjedhshmërinë e kërkuesit dhe jo me shkelje të bëra gjatë detyrës. Vendimi i KM-së është marrë mbi bazë të vendimit të KQZ-së dhe jo për shkak të shkeljeve të kryera nga kërkuesi gjatë ushtrimit të detyrës.
6.2. Lidhur me kërkesën për shfuqizimin e disa dispozitave të ligjit nr.138/2015 jemi të qëndrimit se sanksioni ligjor i parashikuar për përfundimin para kohe të mandatit nuk është sanksion penal dhe respekton tërësisht parimin e proporcionalitetit në kufizimin e një të drejte themelore siç është e drejta për t’u zgjedhur.
7. Subjekti i interesuar, Prokuroria e Përgjithshme, ka parashtruar si vijon:
7.1. Nuk qëndron pretendimi i kërkuesit se PP-ja nuk ka kryer hetim të plotë dhe nuk ka administruar vendimet e dënimit. Ky institucion i është drejtuar Zyrës Ndërlidhëse të Italisë nëpërmjet Zyrës Kombëtare Europol, e cila ka konfirmuar dënimin për përdhunim në vitin 1995 dhe lëshimin në të njëjtën ditë të dekretit për ekspulsë (dëbim). Po kështu, edhe Zyra Ndërlidhëse e Zvicrës ka konfirmuar se në vitin 1993 kërkuesi është ndaluar për një rast droge dhe është dëbuar 4 muaj më vonë. Gjithashtu, ai është dëbuar sërish në vitin 1997 nga Zvicra. Po kështu, në vitin 2015 DEA/US ka informuar autoritetet zvicerane se po hetonin shtetasin Enver Roshi (emër i mbajtur dhe i përdorur nga kërkuesi) për trafik droge dhe pastrim parash, por nuk kishin detaje të mëtejshme. Të gjitha këto janë vepra të parashikuara nga neni 2/ 2/b i ligjit nr.138/2015. PP-ja ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim verifikimin e kritereve dhe të kushteve që parashikon ligji nr.138/2015.
7.2. Gjithashtu, institucioni i PP-së ka nisur procedimin penal në ngarkim të shtetasit Elvis Rroshi për veprën penale të falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve, parashikuar nga neni 190/1 të KP-së, pasi ai nuk i ka deklaruar vendimet dhe aktet e parashtruara më sipër.
7.3. Nuk qëndron edhe pretendimi se PP-ja nuk i ka vënë në dispozicion kërkuesit kopje të vendimeve dhe akteve të mbledhura gjatë procesit të verifikimit sipas ligjit nr.138/2015. Ky ligj nuk parashikon detyrimin e organeve të verifikimit për t’i njohur subjektet me kopje të akteve të mbledhura.
7.4. Për sa i takon pretendimit të kërkuesit për antikushtetutshmërinë e ligjit nr.138/2015, mendojmë se bazueshmëria e tij në standardet kushtetuese nuk mund të vihet në dyshim as organi i PP-së, as nga kërkuesi. Bazuar në nenin 145/2 të Kushtetutës këtë të drejtë e kanë vetëm gjykatat, të cilat gjatë zbatimit të ligjit mund të pezullojnë çështjen dhe t’ia dërgojnë për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese.
8. Subjekti i interesuar, Këshilli i Ministrave, ka paraqitur prapësime me shkrim, duke argumentuar si vijon:
8.1. Nuk qëndron pretendimi i kërkuesit se vendimi nr.952/2016 nuk ka respektuar kriteret kushtetuese, pasi nuk është i mbështetur në shkaqe dhe argumente ligjorë. KM-ja, si organ kompetent në bazë të nenit 115 të Kushtetutë, ka konstatuar se kërkuesi kishte kryer shkelje të ligjit, bazuar në ligjin 138/2015, fakt ky i konstatuar nga PP-ja dhe KQZ-ja. Bazuar në këtë konstatim KM-ja vendosi shkarkimin e kërkuesit.
8.2. Nuk qëndron as pretendimi se vendimi i KM-së është një vendim i natyrës penale dhe si i tillë nuk mund të merret në kushtet e mosvërtetimit të faktit. KM-ja si organ i qeverisjes qendrore ka detyrimin të garantojë besimin e publikut te organet publike. Besimi publik i zyrtarit cenohet edhe kur vepra penale është kryer para marrjes së detyrës ose funksionit. Sa më e rëndë të jetë shkelja, aq më i rëndë është cenimi e për rrjedhojë në proporcion me to duhet të jetë edhe masa mbrojtëse për organin përkatës.
9. Subjekti i interesuar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka parashtruar si vijon:
9.1. Vendimi i këtij institucioni është marrë në bazë dhe për zbatim të ligjit nr.138/2015. Prokurori i Përgjithshëm, me shkresën nr.2436, datë 11.05.2016, i kërkoi KQZ-së verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të z. Elvis Rroshi. Pas verifikimit PP-ja ia dërgoi rezultatin KQZ-së. Kjo e fundit kreu hetim të plotë administrativ dhe në përfundim të tij vendosi shpalljen e pavlefshmërisë së mandatit dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të kërkuesit.
9.2. Për sa i takon kushtetutshmërisë së ligjit nr.138/2015, pavarësisht se nuk jemi organ kompetent për ta kërkuar, por nisur nga problemet e hasura gjatë zbatimit të këtij ligji, i sugjerojmë Gjykatës që të ofrojë një interpretim kushtetues të këtij ligji.
III
Vlerësimi i Gjykatës Kushtetuese
A. Për legjitimimin e kërkuesit dhe juridiksionin e Gjykatës
a) Për kundërshtimin e vendimit nr. 952/2016 të KM-së
10. Kërkuesi kundërshton vendimin nr.952/2016 të KM-së, duke pretenduar se është shkarkuar nga detyra e kryetarit të Bashkisë Kavajë në mungesë të shkaqeve të parashikuara nga neni 115/1 i Kushtetutës, pasi ai nuk ka kryer sjellje dhe akte që bien ndesh me Kushtetutën dhe ligjin gjatë ushtrimit të detyrës.
11. Gjykata në jurisprudencën e saj ka theksuar se vendimi për shkarkimin nga detyra të organit të qeverisjes vendore është një akt individual i natyrës administrative. Në rastin e shkarkimit nga detyra të organit të qeverisjes vendore, kushtetutbërësi, në mënyrë që t’u japë garanci më të mëdha në ushtrimin e detyrës këtyre organeve, në nenin 115/2 të Kushtetutës ka parashikuar të drejtën e tyre për t’u ankuar drejtpërdrejt në Gjykatën Kushtetuese, si një përjashtim nga rregulli i përgjithshëm, sipas të cilit Gjykata shqyrton drejtpërdrejt vetëm kushtetutshmërinë e akteve me karakter normativ (shih vendimet nr. 67, datë 11.11.2016; nr.32, datë 10.07.2013 të Gjykatës Kushtetuese). Pra, nisur nga praktika e vazhdueshme e kësaj Gjykate, kërkuesi legjitimohet prima facia t’i drejtohet Gjykatës, nëse shkarkohet nga KM-ja për shkelje të ligjit, sipas nenit 115/2 të Kushtetutës.
12. Lidhur me legjitimimin ratione temporis, bazuar në nenin 115/2 të Kushtetutës, organi i shkarkuar mund të ankohet brenda 15 ditëve në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata është shprehur se si datë e fillimit të afatit të ankimit ndaj aktit individual, që cenon të drejtat e personit, do të konsiderohet data e marrjes dijeni nga personi për ekzistencën e aktit, pavarësisht formave të tjera të publikimit (shih vendimin nr.67, datë 11.11.2016 të Gjykatës Kushtetuese). Rezulton se vendimi i KM-së “Për shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Bashkisë Kavajë, zoti Elvis Rroshi” është kundërshtuar nga kërkuesi në datën 09.01.2017, pra brenda afatit 15-ditor të parashikuar nga neni 115 i Kushtetutës. Për këtë arsye kërkuesi legjitimohet ratione temporis për kundërshtimin e vendimit të KM-së.
13. Për sa i takon legjitimimit ratione materiae Gjykata vëren se KQZ-ja, në zbatim të ligjit nr.138/2015, pas verifikimit të PP-së për funksionarin publik, ka vendosur: “Të shpallë të pavlefshëm dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të Kryetarit të Bashkisë Kavajë, z.Elvis Roshi. Ky vendim i njoftohet menjëherë Kryeministrit për të vijuar me procedurat e parashikuara nga neni 115 i Kushtetutës.”. KM-ja me vendimin nr.952/2016 vendosi: “Shkarkimin nga detyra për shkak të shkeljeve të rënda të ligjit të Kryetarit të Bashkisë Kavajë, zoti Elvis Roshi.”.
14. Gjykata vlerëson se në rastin konkret nuk ndodhemi para situatës së parashikuar nga neni 115 i Kushtetutës, sipas të cilit kur në veprimtarinë e organit të zgjedhur drejtpërdrejt të njësisë së qeverisjes vendore konstatohen shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve, ai mund të shpërndahet ose të shkarkohet nga KM-ja, por kemi të bëjmë me veprimin e rregullimeve të reja kushtetuese dhe ligjore lidhur me garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike. Konkretisht, neni 179/a i Kushtetutës parashikon: “Mandati i funksionarëve të zgjedhur ose të emëruar në organet kushtetuese dhe ato të krijuara me ligj, që është fituar përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, mbaron ose është i pavlefshëm kur konstatohet se i zgjedhuri ose i emëruari përfshihet në rrethin e subjekteve që janë të përjashtuara nga e drejta për t’u zgjedhur, sipas neneve 6/1 dhe 45, pika 3, të Kushtetutës.”. Ndërsa nenet 7/1/a dhe 10/1/d të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” parashikojnë se kërkesa për verifikimin e figurës së zyrtarëve të zgjedhur ose të emëruar dorëzohet pranë Prokurorisë së Përgjithshme, e cila rezultatet e verifikimit ia dërgon KQZ-së. Kjo e fundit kur verifikon kushtet për moskandidim ose moszgjedhje shpall pavlefshmërinë e mandatit dhe përfundimin e parakohshëm të tij.
15. Nisur nga sa më lart, Gjykata çmon se nuk ndodhet para rastit kur duhet të marrë në shqyrtim kushtetutshmërinë e vendimit të KM-së, pasi vendimi i KM-së nuk ka sjellë asnjë pasojë juridike për kërkuesin, i cili në momentin e marrjes së këtij vendimi nuk përfaqësonte më asnjë pushtet apo organ të qeverisjes vendore. Mandati i tij ishte shpallur i pavlefshëm dhe kishte përfunduar para kohe si pasojë e vendimmarrjes së KQZ-së, si organi i vetëm që e ka një kompetencë të tillë sipas Kushtetutës dhe ligjit nr.138/2015.
16. Gjykata vëren se në çështjen konkrete ndërprerja e parakohshme e mandatit të kërkuesit si kryetar i Bashkisë Kavajë nga KQZ-ja ka ardhur pas verifikimit të bërë nga PP-ja lidhur me deklarimet e bëra nga kërkuesi, në bazë dhe për zbatim të ligjit nr.138/2015. PP-ja ka verifikuar dhe konstatuar disa fakte, të cilat parashikohen në nenin 2/2 të ligjit nr.138/2015 si shkaqe për ndërprerjen e mandatit të zyrtarëve të zgjedhur ose të emëruar. Në këto kushte, KQZ-ja ka marrë vendim për përfundimin e parakohshëm të mandatit të kërkuesit. Pra, nuk është KM-ja që de facto dhe de jure i ka dhënë fund mandatit të organit të pushtetit vendor në rastin konkret, por është KQZ-ja dhe për rrjedhojë vetëm kundër vendimit të kësaj të fundit mund të fillojë procedura e ankimit gjyqësor nga kërkuesi në gjykatat e juridiksionit të zakonshëm. Një mandat i shpallur i pavlefshëm ose që mbaron para afatit nuk ka nevojë për akte të tjera juridike konstatuese, aq më pak që rezultojnë në shkarkimin e një organi, mandati i të cilit ka përfunduar tashmë.
17. Gjykata e sheh me vend të theksojë gjithashtu se, në rastin e mbarimit të parakohshëm të mandatit, ligji nr.138/2015 nuk e autorizon KQZ-në që të referojë çështjen te një organ tjetër kushtetues ose ligjor që të fillojë procedurën e shkarkimit të një organi të zgjedhur ose të emëruar, por vetëm e autorizon KQZ-në që të njoftojë KM-në për përfundimin e mandatit të organit të zgjedhur. Për këtë arsye, togfjalëshi i përdorur në pikën 3 të vendimit të KQZ-së “për të vijuar me procedurat e parashikuara nga neni 115 i Kushtetutës” del tej kompetencave të saj.
18. Gjykata duke vlerësuar rrethanat konkrete të çështjes konstaton se përfundimi i mandatit të kërkuesit si kryetar i Bashkisë Kavajë nuk ka ardhur si pasojë e vendimmarrjes së KM-së, por si pasojë e vendimmarrjes së KQZ-së, bazuar në ligjin nr.138/2015. Për këtë arsye, Gjykata çmon se pretendimet e kërkuesit për kundërshtimin e vendimit të KM-së nuk bien në rrethin e çështjeve të parashikuara nga neni 115 i Kushtetutës dhe si të tilla nuk mund të shqyrtohen nga kjo Gjykatë.
b) Për kundërshtimin e vendimit nr.174/2016 të KQZ-së
19. Gjykata vlerëson se vendimi i KQZ-së i kundërshtuar nga kërkuesi është një akt administrativ individual dhe si i tillë ai mund t’i nënshtrohet shqyrtimit gjyqësor në gjykatat e juridiksionit të zakonshëm. Bazuar në nenet 131/f dhe 134/1/i të Kushtetutës, individi mund t’i drejtohet kësaj Gjykate me anë të një ankimi individual, nëse pretendon se gjatë shqyrtimit gjyqësor i janë cenuar të drejtat e tij themelore që burojnë nga Kushtetuta, vetëm pas shterimit të këtyre mjeteve. Individi, në kuptim të neneve 131/f, 134/1/i dhe 134/2 të Kushtetutës, mund ta vërë në lëvizje këtë Gjykatë për çështje që lidhen me interesat e tij, kur pretendon se i janë cenuar të drejtat kushtetuese për një proces të rregullt ligjor, pasi të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike, çka nënkupton se kërkuesi duhet të shfrytëzojë në rrugë normale mjetet juridike, të cilat janë të përshtatshme, të disponueshme dhe efikase për një çështje konkrete (shih vendimet nr.52, datë 20.07.2015; nr.85, datë 30.12.2016 të Gjykatës Kushtetuese).
20. Nisur nga sa më lart, Gjykata çmon se kërkuesi nuk ka shteruar mjetet juridike në dispozicion dhe për këtë arsye ai nuk legjitimohet t’i drejtohet kësaj Gjykate.
c) Për kundërshtimin e ligjit nr.138/2015
21. Në lidhje me legjitimimin e kërkuesit për kundërshtimin e dispozitave të ligjit nr.138/2015, Gjykata çmon se ai nuk legjitimohet rationae personae. Gjykata thekson se e drejta për të bërë një ankim kushtetues individual, sipas neneve 131/f dhe 134/1/i të Kushtetutës, si dhe neneve 71 dhe 71/a të ligjit nr.8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, mund të ushtrohet vetëm pasi të jenë shteruar të gjitha mjetet juridike në dispozicion dhe vetëm nëse vërtetohet interesi i drejtpërdrejt i kërkuesit, sipas nenit 134/2 të Kushtetutës. Nisur nga parashtrimet e vetë kërkuesit, por edhe të subjekteve të interesuara, Kuvendit, KQZ-së dhe KM-së, Gjykata vlerëson se kërkuesi nuk legjitimohet të kërkojë shfuqizimin e ligjit nr.138/2015. Ai duhet të përdorë mjetet juridike në dispozicion për të kundërshtuar aktet individuale të dala në zbatim të ligjit që ai pretendon si antikushtetues dhe vetëm pasi të ketë shteruar rrugët gjyqësore, nëse kërkuesi pretendon se i janë cenuar të drejtat dhe liritë themelore, atëherë ai mund t’i drejtohet kësaj Gjykate.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kuvendi voton dekretet për katër ministrat e rinj të Qeverisë

0

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në seancën e kësaj të enjteje ministrat e rinj të qeverisë, të akredituar së fundmi edhe nga presidenti i Republikës.

Deputetët e mazhorancës kanë votuar me 75 vota pro shkarkimin e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe me 76 vota emërimin në vend të tij të Fatmir Xhafajt.

Në të njëjtën mënyrë, me 78 vota pro është miratuar dekreti për shkarkimin e Ilir Beqjas dhe me 79 emërimin si ministre të Shëndetësisë të Ogerta Manastirliut.

Nga ana tjeter, 78 vota pro janë dhënë për shkarkimin e ministrit Bledi Çuçi dhe 76 për zëvendësimin e tij nga Eduard Shalsi.

Votimi për shkarkimin e ministrit të Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi ka patur 76 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim dhe me të njëjtin kuorum është votuar zëvendësimi i tij nga Olta Xhaçka.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kombetarja niset drejt Palermos

0

Drejt Italisë, me një dëshirë, me një qëllim. Kombëtarja kuqezi la Shqipërinë duke u nisur nga Rinasi drejt Palermos, aty ku do të luajë një takim të shumëndier me Italinë. Serioziteti maksimal i fuytbollistëve të De Biasit ndërsa lënë autobuzin në zonën vip të aeroportit për tu nisur menjëherë me charter flet edhe për përgjefgjësinë maksimale para kësaj ndeshje ku shqipëria bën padyshim edhe llogaritë e pikëve. Italia është një kundërshtar i fortë kjo dihet, respekt për të kaltërit, por frikë kurrsesi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Luan Rama në Kuvend: S’ka prova se droga është djegur, 101 ton drogë u asgjesuan pa procesverbal

0

Në vitin 2017 Shqipëria nuk mund të vazhdojë të jetë më vendi i kultivimit të drogës, deklaroi të enjten në Kuvend kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim(LSI), Luan Rama.

Duke përsëritur shqetësimin e shprehur ne raportin e fundit te DASH për rritjen e kultivimit te marijuanës ne Shqiperi, Rama kërkoi një reagim ligjor nga maxhoranca dhe marrje përsipër të detyrimeve prej saj. Kjo është mënyra korrekte, tha ai, të ulim kokën dhe të marrim përsipër detyrimet, pasi ka përgjegjësi të papërmbushura, si nga Ministria e Brendshme, por dhe nga ministri të tjera, si ajo Arsimit, e Shëndetësisë, e Mbrojtjes dhe të gjitha institucionet e tjera që janë pjesë e Komitetit Kombëtar për Bashkërendimin e Luftës kundër Drogës.

Një tjetër problem mjaft i rëndësishëm, i ngritur nga kryetari i grupit të LSI-së, ishte dhe çështja e asgjësimit të substancave narkotike, të sekuestruara, pasi sic tha Rama, ndonëse ligji për asgjësimin e tyre është i qartë, ai nuk zbatohet.

“Janë identifikuar 13 raste të asgjësimit te droges ku nuk është zbatuar ligji, nuk është mbajtur procesverbali, nuk ka qënë prezent prokurori dhe shkelje të tjera”, vërejti Rama, sipas atsh. Ka ndodhur që një pjesë e të arrestuarve për lëndë narkotike, theksoi ai, kanë mbetur në gjykata, pasi nuk ka prova se droga është djegur. Kjo per shkak se mungon dokumentacioni, që duhet mbajtur në tre kopje. Edhe 101 ton drogë, e sekuestruar në Lazarat, u asgjësua pa proceverbal. Pra, kemi të bëjmë me shkelje të ligjit dhe me mosveprim të organit të prokurorisë. Ndaj është e rëndësishme që jo të reagojmë, por të reflektojmë, të mbledhim strukturat sipas ligjit, t’i vëmë ato në punë dhe të respektojmë rolin dhe autoritetin e gjithësecilit, theksoi Luan Rama, sot ne Kuvend.

Fjala e plotë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të LSI-së, z. Luan Rama në seancë plenare

Çështjet e administrimit të territorit, pa dyshim që janë çështje shumë të ndjeshme dhe të rëndësishme. gjithashtu. Gjykoj se  konceptimi apo trajtimi i çështjeve të administrimit apo të menaxhimit  të territorit  vetëm duke u kushtëzuar te një rrugë, te një shesh apo te një lulishte, jo vetëm që nuk na bën të mundur të përmbushim misionin, por pastaj krijojmë hapësira  dhe mundësi për të keqpërdorur territorin, siç ka ndodhur  për  fat të keq në vijimësi, të paktën në 10-15 vjet e këtej, por në mënyrë më të  drejtpërdrejtë do të thosha  se  ajo që ka ndodhur gjatë vitit 2016 me kultivimin e  kanabisit në një sipërfaqe  shumë të zgjeruar të territorit të vendit, dua të fokusoj edhe një herë në vëmendjen tuaj rëndësinë që merr leximi real dhe pa ekuivok i raportit  më të fundit  të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili evidenton një mori problemesh, të cilat po t’i shikosh me objektivitet dhe me realizëm,  na bëjnë të konkludojmë se nuk kanë funksionuar si duhet  institucionet  përgjegjëse për të përmbushur detyrimet ligjore që kanë në kuadër të  angazhimit tonë shtetëror dhe qeverisës  për luftën kundër trafikut të drogës, kultivimit dhe   trafikimit të lëndëve narkotike.

Në vlerësimin tim edhe  me rileximin, pas vërejtjes miqësore  që mu bë për ta lexuar  më realisht  raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, rezulton se ky është një dokument  që identifikon një situatë problematike, shqetësuese, pas  së cilës nuk ka vend për t’u mburrur dhe as për të duartrokitur, por ka vend për të reflektuar dhe për të nxjerrë përgjegjësi, ka vend për të reaguar në mënyrë institucionale, të fortë, të prerë dhe të vendosur për të dëshmuar se   vullneti mund të konkretizohet me veprim  dhe me aksion konkret në zbatim të ligjit.

Raporti i   Departamentit Amerikan të Shtetit ka dy kapituj, ose dy kolona. Njëra  që  ka të bëjë me luftën kundër drogës. Tjetra  që ka të bëjë me pastrimin e parave. Meqenëse  ka pasur  ndonjë keqkuptim për mënyrën sesi e  lexova unë raportin e  Departamentit Amerikan të Shtetit, më lejoni t’jua  rilexoj fjalë për fjalë siç është shkruar nga Departamentit Amerikan i Shtetit dhe jo nga zyra e shtypit  apo  nga zëdhënësi i LSI-së.

Në raport thuhet: “Vendi, pra, Shqipëria vazhdon të përballet me riskun e lartë të pastrimit të parasë, për shkak të korrupsionit galopant dhe institucioneve të dobëta juridike dhe shtetërore”.

Çfarë ka ndodhur me pastrimin e parasë? Meqenëse  mu kërkua të bëj një vlerësim  krahasues të raporteve  ndër vite, kam këtu raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit të vitit 2016.

Në këtë raport thuhet: “Shqipëria nuk figuron në vendet e listuara dhe të verifikuara për pastrimin e parave”. Ndërkohë në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit të vitit 2017 që i referohet vitit 2016  “Shqipëria figuron në vendet problematike për pastrimin e parave”. Ky është progresi? Pse duhet të fshihemi pas  këtij realiteti për të thënë: “Po sulmohet qeveria apo po njolloset puna e institucioneve ?”.

Më lejoni të vazhdoj më tej me raportin: “ Shqipëria ka një treg të zi  të konsiderueshëm për mallrat kontrabandë dhe kontrabanda lehtësohet nga faksi se kontrollet kufitare  dhe pikat doganore janë të dobëta”.

Ky konstatim   nuk ka qenë në raportin e vitit të kaluar, as në raportin e vitit 2015, as dhe në raportin e vitit  2014. “ Kontrolli i dobët i kufijve dhe i funksionimit të doganave”. “Shqipëria prodhon dhe eksporton,  thotë raporti, sasi të konsiderueshme marijuane, kryesisht  për konsum në Europë dhe është vend transit  për heroinën dhe kokainën afgane, duke shërbyer, e theksoj si portë kyçe për shpërndarjen e heroinës në mbarë Europën”.

Nëse ka ndonjë  keqkuptim për këtë gjë, më lejoni t’jua   jap raportin edhe në anglisht  nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Pra, kjo është situata  të nderuar kolegë dhe  duke  i qëndruar  kësaj situate  përballë ne duhet të dëshmojnë forcën tonë për të reaguar dhe për të vepruar në përmirësimin e saj dhe për të reaguar ndaj partnerëve tanë strategjikë me seriozitetin që kërkon një partneritet  strategjik.

Vazhdojmë më tej, se çfarë thotë raporti. “Organet ligjzbatuese e kuptojnë nevojën për të luftuar pastrimin e parave, por mbeten jo efikase në këtë drejtim”, për të mos e lexuar fjalë për fjalë. Thuhet: “Po, është e  vërtetë që vitet e fundit  Shqipëria ka bërë përparime teknike në regjimin e saj kundër pastrimit të parave”  e të tjera e  të tjera, por mungon  eficenca e  veprimit të institucioneve shtetërore në këtë aspekt.

Meqenëse  u kërkua gjithnjë të bëhet një vlerësim krahasues dhe mua metoda e analizës krahasuese më pëlqen, më lejoni të them që gjithmonë sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili i referohet edhe raporteve që vijnë nga Antidroga italiane dhe nga Guardia di Finanzia, në vitin 2014  thotë raporti u identifikuan 815 plantacione me rreth 165 mijë rrënjë kanabis të kultivuara në Shqipëri, ndërsa në vitin 2015, 1200 plantacione me rreth 243 mijë   rrënjë.

Nuk besoj  se ka ndonjë  naiv  të  mos e kuptojë se 815-ta e vitit 2014, është më e vogël se 1200 plantacionet e  vitit 2015 apo thotë raporti: “në vitin 2016 rezultojnë 2086 plantacione të kultivimit të drogës, duke shënuar një rritje të përgjithshme pesë herë krahasuar me vitin më parë”. Ky është progresi? Për këtë duhet të jemi krenarë? Pra, situata është e tillë që kërkon reagim shtetëror, reagim ligjor dhe të përgjegjshëm.

Ka një ligj të cilin, për fat të keq, gjatë këtyre ditëve e kam konsultuar me shumë funksionarë ministrish, por që, për fat të keq, nuk e dinin se ekziston, është ligji nr. 8750, i miratuar më 26.03.2001 dhe i ndryshuar më 15.09.2016 “Për parandalimin dhe luftën ndaj trafikut të substancave narkotike dhe psikotrope”. Çfarë thotë ky ligj? Ky ligj thotë: “Krijohet Komiteti Kombëtar i Bashkërendimit të Luftës kundër Drogës nën drejtimin e Kryeministrit. Në këtë komitet marrin pjesë ministrat përgjegjës për rendin, për mbrojtjen, për arsimin, për drejtësinë, për financat, për shëndetësinë…” dhe me radhë, numëron listën e ministrave anëtarë të këtij komiteti.

Ligji thotë, në nenin 3 të tij, se “komiteti mblidhet të paktën dy herë në vit dhe ka për detyrë të përcaktojë drejtimet e politikës së përgjithshme në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar të parandalimit dhe të luftës kundër prodhimit dhe përhapjes së paligjshme të substancave narkotike” e të tjera.

Po ky ligj thotë: “Për realizimin e veprimtarisë së tij Komiteti Kombëtar i Bashkërendimit ka një sekretari, drejtuesi i së cilës emërohet nga Kryeministri, dhe sekretaria përbëhet nga një staf i përhershëm specialistësh, që përcaktohen nga ministritë anëtare të këtij komiteti”.

Kam konsultuar disa ministri për të parë se cilët janë përfaqësuesit e tyre në këtë sekretari, që është në përbërje ose në ndihmë të Komitetit Kombëtar të Bashkërendimit, dhe nuk kam gjetur asnjë. Ndërkaq, në nenin 5 ligji thotë në mënyrë taksative: “Komiteti Kombëtar i Bashkërendimit, nëpërmjet Kryeministrit…”, që është kryetari i këtij komiteti “…brenda datës 30 mars të çdo viti i paraqet Kuvendit një relacion me të dhënat që kanë të bëjnë me paraqitjen e dukurisë së drogës në Shqipëri, me strategjitë e përshtatura, me objektivat e arritura, me orientimet e ardhshme të qeverisë për detyrimet ndërkombëtare”.

Për të qenë transparent dhe korrekt, i drejtohem administratës së Kuvendit me një shkresë, ku i kërkoj që në bazë të ligjit aq e kaq Kryeministri detyrohet që përmes praktikës e të tjera Komiteti Kombëtar i Bashkërendimit brenda datës 30 mars t’i paraqesë Kuvendit këtë relacion. Në funksion të njohjes me këtë relacion dhe për të bërë të mundur një analizë krahasuese të progresit të shënuar, kërkoj të mësoj, të njihem, të më vihet në dijeni relacioni i vitit 2014, i vitit 2015 dhe i vitit 2016.

Cila është përgjigjja e administratës së Kuvendit? “Në përgjigje të kërkesës suaj, datë 6 mars…”, e të tjera “…në arkivën e dokumentacionit parlamentar nuk rezulton të ketë relacione të Komitetit Kombëtar të Bashkërendimit të Luftës kundër drogës për vitet që ju kërkoni respektivisht 2014, 2015 dhe 2016”.

Natyrisht, është përgjegjësi, është moszbatim i ligjit dhe mosrespektim i autoritetit të Kuvendit që ky relacion nuk ka ardhur në Kuvend nga Komiteti Kombëtar i Bashkërendimit të Luftës kundër drogës, por është edhe përgjegjësi e Kuvendit, gjithashtu, e komisionit që merret me çështjet e sigurisë kombëtare që nuk ndjek zbatimin e ligjeve, që nuk ndjek detyrimet ligjore që kanë institucionet e tjera të varësisë dhe këtu, në krye të këtyre institucioneve është qeveria shqiptare, janë ministritë, në përmbushje të detyrimeve ligjore. Atëherë, a ka vend këtu për të qenë krenarë që ne e paskemi bërë detyrën tonë dhe zëdhënësi i LSI-së e paska lexuar gabim raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, sepse i paska rënë më qafë qeverisë me hienat që kanë dalë nga oborri i Partisë Socialiste? Kjo është mënyra serioze, korrekte e reagimit përballë një realiteti ligjor, që na bën të ulim kokën, të ngremë përgjegjësinë dhe të marrim përsipër të përmbushim detyrimet?

Por le të vazhdojmë më tej.

Në të njëjtin ligj thuhet: “Struktura për hetimin e veprave penale në fushën e lëndëve narkotike në Policinë e Shtetit organizohet në nivel qendror dhe struktura përgjegjëse është struktura qendrore për hetimin e lëndëve narkotike, është përgjegjëse për parandalimin dhe luftën kundër veprave penale në fushën e lëndëve narkotike dhe për trajtimin në mënyrë të unifikuar të veprimtarisë së Policisë së Shtetit në këtë fushë.”

Por nuk është vetëm Policia e Shtetit përgjegjëse dhe as vetëm Ministria e Brendshme, ka përgjegjësi të papërmbushura edhe Ministria e Bujqësisë, edhe Ministria e Arsimit, edhe Ministria e Shëndetësisë, edhe Ministria e Mbrojtjes, sepse të gjitha institucionet që janë në përbërje të Komitetit Kombëtar për Bashkërendimin e Luftës kundër Drogës duhet që dy herë në vit për mbledhjen e këtij komiteti, që duhet të ishte bërë dy herë në vit, por që nuk më rezulton se është bërë, të dërgojnë informacione me shkrim mbi përgjegjësitë që kanë përmbushur, detyrimet që  kanë plotësuar dhe çfarë planifikojnë të bëjnë në proces.

Ndërkaq, edhe një problem që është, gjithashtu, shumë i rëndësishëm ka të bëjë me asgjësimin e substancave narkotike ose psikotrope të sekuestruara. Ligji e thotë qartë në nenin 28, pika 2: “Asgjësimi i tyre bëhet në prani të prokurorit, të oficerit të Policisë Gjyqësore dhe të personit të autorizuar nga gjykata. Për dokumentimin e këtij veprimi mbahet procesverbal në 3 kopje”.

Kam identifikuar deri tani të paktën 13 raste të asgjësimit të lëndëve narkotike, ku nuk është mbajtur asnjë procesverbal, ku nuk ka qenë prezent prokurori, ku nuk ka qenë prezent përfaqësuesi i gjykatës. Kemi të bëjmë me provë të një procesi hetimi, të një procesi penal.

Çfarë ndodh?

Një pjesë e të arrestuarve për trafikun e lëndëve narkotike kanë mbetur tani nëpër gjykata sepse nuk ka prova, se është djegur droga kinse, që është zënë në operacionin për arrestimin e tyre dhe është djegur pa dokumentacion, pa procesverbal që duhet të mbahet në 3 kopje.

Madje, më lejoni t’ju bëj të qartë që edhe 101 tonët që u sekuestruan në operacionin shumë të mirë që bëri policia në Lazarat, janë asgjësuar pa procesverbal. Pra, kemi të bëjmë me shkelje të ligjit, kemi të bëjmë me mosveprim të organit të prokurorisë përballë këtij realiteti.

Prandaj është e rëndësishme, gjykoj unë, që jo të reagojmë, por të reflektojmë, të mbledhim edhe një herë strukturat që ligji na detyron t’i mbledhim, t’i vëmë në punë strukturat për të cilat ligji na bën përgjegjës, t’i drejtojmë dhe t’i organizojmë për t’i vënë në punë dhe të respektojmë rolin dhe autoritetin e gjithsecilit, sepse neve sot na mungon, të paktën Kuvendit i mungon, një analizë e detajuar se përse është kjo situatë kaq problematike me trafikun e drogës në Shqipëri? Pse është kjo situatë kaq problematike 5 herë më e lartë se një vit më parë me kultivimin e drogës në Shqipëri dhe për paradoks është kultivuar droga edhe në bjeshkët e Shkëlzenit, edhe në malin e Korabit, edhe në malin e Tomorit, edhe në malin e Gramozit, ku nuk është kultivuar asnjëherë? Ky është realiteti, të nderuar kolegë dhe nëse duam të dëshmojmë që dimë të administrojmë territorin, që dimë të kontrollojmë territorin, pikë së pari këtë duhet ta bëjmë duke zbatuar ligjin.

Në mbyllje, meqenëse jemi në fund të muajit mars, besoj që deri në datën 30 mars të këtij viti, siç është detyrimi ligjor, Komiteti Kombëtar i Koordinimit të Luftës Kundër Drogës do ta sjellë raportin e vitit 2017, për të dëshmuar që realisht ka përgjegjësi, ka angazhim dhe ka seriozitet në zbatim të ligjit. Shqipëria nuk mund të vazhdojë të jetë më vendi i kultivimit të drogës në 2017-ën, në mes të Europës. Përgjegjësia është jona, pa dyshim, e të gjithë shoqërisë shqiptare, por përgjegjësia kryesore është e maxhorancës, është jona si të votuar për të qenë në maxhorancë, është e qeverisë shqiptare dhe reflektimi, edhe një herë e theksoj, duhet të jetë i menjëhershëm, konkret, i vendosur, i rreptë në zbatim të ligjit përballë cilitdo. Situata zgjedhore që afron, fokusimi i të gjithëve te zgjedhjet krijon një vakuum vëmendjeje, të paktën ky ka qenë realiteti i viteve më parë, dhe trafikantët mund ta shfrytëzojnë këtë situatë për të bërë të njëjtën gjë, prandaj reagimi nuk është më shumë për të analizuar çfarë nuk është bërë mirë në të shkuarën, që natyrisht duhet bërë, por për të përcaktuar masat që duhet ndërmarrë që 2017-a të mos ngjajë me 2016-ën për sa i përket kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

De Biasi: Ja kush më pengoi për të marrë Italinë, Venturës do t’i vidhja …

0

Gianni De Biasi nesër në mbrëmje do të përballet ndaj vendit të tij të lindjes, teksa sot ka dhënë një intervistë të gjatë për “Gazzetta dello Sport” duke zbuluar disa prapaskena.

“Pesë vjet më parë nuk do ta kisha menduar kurrë se do të qëndroja në drejtimin e kësaj skuadre kaq gjatë. Madje në fillim ju isha përgjigjur kategorikisht jo. Më pas në një hotel në Milano u treguan aq bindës sa në fund të takimit kur më telefonoi Lecce e refuzova, sepse ndërkohë kisha dhënë përgjigje pozitive. Kam nevojë për sfida gjithmonë të freskëta dhe ajo që më propozoi Shqipëria ishte shumë e freskët, dhe është akoma e tillë kur ëndërron Botërorin, pavarësisht se arsyeja thotë diçka tjetër. Një pikëpyetje mbetet ende: A kam lojtarët për të realizuar një tjetër ëndërr?”.

De Biasi ishte një nga kandidatët më të përfolur për të zëvendësuar Antonio Conten gjatë verës, por diçka e tillë nuk ndodhi për shkak se federata zgjodhi Venturën.

“E urrej zilinë dhe ziliqarët. Më bezdis ai që nuk ngjit piramidën dhe nxjerr justifikime, jo ai që nuk ia del. Për këtë arsye, edhe nëse kombëtarja do të ishte kurorëzimi i një karriere e ndërtuar thuajse e gjitha në provincë, nuk e kam zili Ventura-n. Atij do “t’i vidhja” Belotti-n, Immobile-n, Insigne-n që po kalon një gjendje shumë të mire. Conte kishte më pak karta për të luajtur”, u shpreh trajneri kuqezi i cili gjithashtu tregon se e di kush është personi që e pengoi të kurorëzonte ëndrrën e tij.

“Po, sot mund të isha unë në vend të tij. Ose të paktën këtë kisha shpresuar, dhe shumë madje, pasi isha takuar me një nga drejtuesit e Figc: mendoja se isha i pari, por papritur dicka ndryshoi dhe Ventura më befasoi. Se çfarë ndryshoi e mësova në nëntor në Como, në Simpozoumin e Shoqërisë Europiane të Trajnerëve. Në darkë Tavecchio më zbuloi se një person, vetëm njëri, më pengoi duke vendosur veton e tij. Sigurisht që më tregoi se kush ishte, por është shpejt për ta zbuluar. Do t’jua tregoj në kohën e duhur, atij të parit”, tha de Biasi për “Gazzeta dello Sport.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx