Ballina Blog Faqe 9461

Italia tregon muskujt perpara ndeshjes me Shqiperine.

0

Ndeshja e se premtes Itali – Shqiperi eshte nje ndeshje mjafte e rendesishme per objektivat e te dyja skuadrave. Edhe pse superior ne leter pala Italiane e vlereson maksimalisht kete perballje. Kjo vihet re jo vetem ne fjalet e trajnerit Ventura dhe futbollisteve ne konferencat per shtyp por edhe ne seriozitetin e organizimit te kesaj sfide. Pervec stadiumit qe ishte nje zgjedhje strategjike ne menyre qe te kishte sa me pak tifoz miq, drejtuesit e Federates Italiane te Futbollit kane vendosur te organizojne edhe nje ekspozite ne qytetin e Palermos ku do te ekspozohen trofet e fituar nga “Axurret”. Nje menyre kjo per tju kujtuar futbollisteve te tyre se jane duke veshur nje fanelle te rende por edhe kundershtareve se jane duke u perballur me nje skuader qe ka fituar 4 tituj boteror dhe nje Evropian.

M.Kaso

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kapet me 7 kg kanabis në banesë, arrestohet 27 vjeçari në Tepelenë

0

Një 27 vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi u kap me 7 kg lëndë narkotike kanabis sativa në banesë. Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi Aleksandër Birbili, 27 vjeç, banues në fshatin Bënçë, Tepelenë.

Në lidhje me këtë ngjarje, policia thotë se ka shpallur edhe dy persona në kërkim, përkatësisht Ll.N dhe E.M.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës material nga ana e policisë, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetim të mëtejshëm për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve, e kryer në bashkëpunim“.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Berisha vijon me kërcënimet ndaj Ramës: Mos prit 18 prillin, do jetë fundi yt i tmerrshëm

0

Ish- kryeministri Berisha i pranishëm në protestën e opozitës, ka paralajmëruar sërish Ramën.
“I them Edi maskës, se më 18 shkurt pra 35 ditë më parë në rrugët e Tiranës vërshuan me mijëra, nëse nuk dominohej do të kapte ty edhe në strofullën e maleve të Sharrit ku ishe futur, edhe atje do të gjente, por forcat demokratike janë forca demokratike”- tha Berisha.

Sipas tij, pas 35 ditësh shpresa është ngjallur më shumë se kurrë në mbarë vendin.

“Ty të shohin si një kufomë politike dhe të ardhmen e shohin te opozita te Lulzim Basha, po krahas shpresës dhe besimit, neveria dhe padurimi për të të qëruar nga pushteti po bëhen të mëdha, mos provo të presësh një tjetër 18 prill apo 18 maj se do jetë fundi yt i tmerrshëm”- tha ai.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

‘Debat’ me Blushin, Rama i tregon pse nuk e bëri ministër: Tahirit i ngule thikën më keq se Saliu

0

Ditën e sotme në kuvend, Rama ‘debatoi’ me Blushin. Ai akuzoi themeluesin e partisë Libra se ka abuzuar me mandatin e deputetit socialist të elbasanit për të përgojuar dhe baltosur qeverisjen.
Rama tregoi dhe pse ai nuk e bëri ministër “reformatorin e pazbuluar të Shqipërisë”.
”Beni vdes për pak ministër. Aq shumë vdes për pak ministër sa është gati të shfaqet i rilindur nën lëkurën për tu dukur si politikan i ri në politikën e vjetër ku nuk mungon si politikan i vjetër kulisash që nga koha e qeverisjes së Fatos Nanos. Të vjen vdekje me tepri që të tjetër të bëhen ministra dhe ti jo. Saimir Tahiri, Ilir Beqaj, Blendi Klosi u bë ministër, ti jo
Si mund të ishte ministër, si udhëheqës politik more rezultatin më të dobët në PS në 12 qarqe e jo Blendi Klosi që mori rezultatin më të mirë
Saimir Tahirit, shokut tënd të ngushtë i ankoheshe jashtë kamere pse s’u bëre ministër ndërsa ia ngule thikën më keq se Saliu”- tha Rama.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Percaktohen ciftet gjysemfinaleste te kupes se shqiperise.

0

Eshte hedhur paraditen e sotme ne ambjentet e Federates Shqiptare te Futbollit shorti per gjysemfinalet e kupes se shqiperise. Kater skuadrat qe kishin arritur deri ne kete faze te kompeticionit ishin Skenderbeu,Tirana,Teuta dhe surpriza e ketij viti Beslidhja e cila arriti te eleminonte nga kupa dy skuadra te rendesishme sic ishin Partizani dhe Flamurtari.

Shorti vuri perballe favoritin kryesor per triumfin final Skenderbeun perballe Teutes se Gugash Maganit ndersa Tirana e cila she si shpetim te sezonit kupen do te perballet me Beslidhjen. Ndeshjet e para do te luhen ne daten 5 prill ndersa ndeshjet e kthimit ne 19 prill. Finalja e kompeticionit do te luhet ne daten 31 maj 2017.

Beselidhja-Tirana

Skenderbeu-Teuta

M.Kaso

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Çfarë do i thoje Edi Ramës perballë ?

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Immobile për Shqipërinë: Do ta kemi të vështirë

0

Ciro Immobile u jep një mesazh të qartë shokëve të tij të skuadrës te përfaqësuesja Italiane; të mos nënvlerësohet Shqipëria.

Në konferencën për shtyp, sulmuesi i Lazios deklaroi se në përballjen e së premtes të gjithë duhet të japin më të mirën e tyre.

“ Shqipëria vjen nga Europiani dhe ndeshja ndaj saj nuk do të jetë një shëtitje. Do të mbrojë rezultatin me thonj e me dhëmbë dhe ne duhet të japim maksimumin, kushdo që të hyjë në fushën e lojës. Do të jetë një ndeshje e vuajtur ku ne duhet të sulmojmë”,thotë  Immobile.

Ciro Immobile po përjeton një formë shumë të mirë në këtë sezon dhe së bashku me Belottin konsiderohen si kërcënimi kryesor për skuadrën tonë përfaqësuese pasi së bashku kanë 39 gola të shënuar.

Ndërkaq, nga kampi italian vjen një tjetër lajm që ka të bëjë me Leonardo Bonuccin. Mbrojtësi i Juventusit e kaloi gjendjen gripale dhe do të jetë i pranishëm në sfidën e rëndësishme ndaj kuqezinjve në Palermo. Pasi kaloi këtë problem shëndetësor, Bonucci rimerr vendin e tij në mbrojtje në skemën 4-2-4 të Venturës. përkrah tij do të jetë barzagli, ndërsa në krahë do të luajnë Zappacosta dhe De sciglio.

Mesfusha  do të përbëhet nga De Rossi e Verratti, ndërsa në sulm, Immobile e Belotti do të luajnë të avancuar ndërkohë që do të mbështetje nga krahët nga Candreva dhe Insigne.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Nëse Eni Vasili do të ishte Eva Jinek

0
Nga Flutura Açka 

Eva Jinek është një moderatore holandeze, e cila thërret ndonjëherë në studio edhe kryeministrin tim holandez, Mark Rutte. Sigurisht, asnjëherë nuk e thërret vetëm për vetëm në studio dhe t’i japë dy orë kohë në prime time, sepse e di se nuk ka asnjë holandez me ca gramë tru në kokë që ta ndjekë atë dy orë në ekran.

Holandezët e duan ekranin për gjëra më të vyera se sa krekosjet e politikanëve për punët që bëjnë me paratë e taksave të holandezëve. Dhe të mendosh që kryeministri im, Mark Rutte është një burrë kaq i qeshur, kaq i dashur dhe kaq komunikues, sa ke edhe qejf ta shohësh në studio. Por Rutte ulet në një tryezë të vogël rrumbullake me folësit e tjerë dhe debaton me ta, sepse e di që ai aty është modestisht për të dhënë llogari.

Si e duroi deri në fund Eni Vasili, kryeministrin e saj (edhe timin me kohë të pjesshme) Edi Ramën gati dy orë në ekran?

Nëse do të ishte Eva Jinek, një bashkëbisedues nervoz, arrogant, të pacipë, fyes, intimidues, mizogjin, do ta kishte nxjerrë nga studioja, drejtpërdrejtë faqe gjithë holandezëve. Sepse Eva Jinek është përfaqësuesja e çdo qytetari të lirë që i kërkon llogari çdo politikani holandez që ka fatet e tyre në dorë, dhe kryeministri përfaqëson shërbëtorin më të madh të kombi të vet, dhe kësisoj duhet të reflektojë modestinë të të skajshme të çdo politikani.

Disa vite më pare kam pare që një moderator holandez, nxorri nga studioja një prokuror shumë të rëndësishëm, pasi vërejti se ai nuk po thoshte të vërtetën dhe po përsëriste argumente që tashme diheshin. Ai mbylli emisionin dhe e la prokurorin me fjalë në gojë. Njësoj kujtoj edhe gazetaren e “Zërit të Amerikës” që e la ish-Ministrin tonë të Shëndetësisë pa mikrofon kur ai nisi të broçkulliste.

Sigurisht, edhe pse u soll një zonjë e vërtetë e ekranit, Eni Vasili nuk mund ta bëjë këtë, sepse nuk e ka të sigurtë ekranin nesër, as ajo, dhe ka të ngjarë, as media e saj. Sepse Eva Jinek, dhe media e saj është pushteti i pushteteve, që flet në emër të pushtetit më të fortë, qytetarit holandez, para të cilit çdo politikan holandez, ndihet minor dhe ka një vetëpërmbajtje dhe sinqeritet personal, që i vjen nga kultivimi dhe kulturimi, por edhe politik, që i vjen nga shkolla politike demokratike nga ka dalë.

Nuk është e shëndetshme për një komb, natyrisht edhe për median e tij që të emetohet kaq nervozizëm dhe arrogance nga ekranet e tij. Dhe kjo ka ndodhur historikisht, me Nanon, me Berishën, me Metën, me Ramën, dhe s’është çudi edhe me Bashën kur t’i vijë radha.

Kush janë këta që uzurpojnë mbrëmjet tona? Mos u jepni më dritare këtyre qenieve parapolitike, që nuk kanë kuptuar se ekrani është yni dhe jo i tyre. Shqiptarë, shtypni “mute” sa herë dalin të tillë, ju dhunojnë juve dhe fëmijët tuaj dhe helmojnë ajrin e shtëpisë suaj, po aq sa antenat që keni përsipër pallateve, po aq sa pluhuri i kantiereve të mëdha që po rilindin urbanisht.

Marrë nga FB e autores

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Eni do pyesë ça i do by****”, ish-drejtori i TV zbulon bisedën me Edi Ramën

0

Intervista e ditës së djeshme e Kryeministrit Edi Rama dhënë për gazetaren Eni Vasili, në emisionin e saj “Studio e Hapur” u komentua jo pak në media, lidhur me deklaratat, batutat por edhe replikat mes tyre.

Si gjithnjë në formatin që i pëlqen më së shumti Kryeministrit, me replika me gazetarin dhe ku ky i fundit gjithnjë është gabim sipas retorikës së shefit të qeverisë, edhe intervsita e djeshme pati momente të tilla.

Megjithatë, ish-Drejtori i News24, Kasem Hysenbelli ka treguar një moment tjetër të Kryeministrit Rama para intervistës që ai dha me gazetaren Eni Vasili.

Bëhet fjalë për intervistën e 13 Janarit të vitit të kaluar, ku sipas Hysenbellit, Rama kishte ardhur me vonesë në emision dhe ishte duke ngrënë një mandarinë.

Postimi i plotë i Kasem Hysenbellit

Ne fakt duke pare kete video me Eni Vasilin mu kujtua episodi ate nate ,pasi isha prezent:

Erdhi ne televizion pak me vonese. Une po e prisja jashte ne oborr. Kur zbriti nga makina ju drejtova:

-Mireseerdhe shoku Edvin.

-Mirese te gjeta shoku Kasem

Jemi me vonese, skemi kohe te ngjitemi ne zyre dhe grimin do e bejme ne studio-i thash une.

-Okay -tha -po do Pak mandarine?Kish nje mandarine te qruar ne dore dhe po hante prej saj.

-Jo flm- i thash-por vazhdojme direkt ne studio.

Po i bie shume shkurt se ka shume episode.Shkuam direkt ne studio dhe u ul ne vendin qe ulen te ftuarit. Nxori disa letra mbi tavoline dhe po i hapte ti kish para syve.

-Mos e ofendo Enin si heren e pare -i thash Rames.

-Jo -tha-por Eni duhet te me ndjek mua dhe mos e humb fillin e mendimeve te mia,ti mbahet e qendroje pyetjes.

Ajo do te ofendoj-i thash-ne rast se ti e ofendon.

-Kasem-me tha-te lutem mos me bej presion -dhe dridhej i teri i hallakatur.

-Okay -thash-Eni do te pyes cfare i do bytha dhe do pergjigjesh si te dojë trapi.

-Ok Kasem-tha

Kjo ishte biseda qe beme dhe ne fund Enit i puthi doren…

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gjyqtari i Vlorës mori 47 mijë dollarë nga familja Balili, nën hetim nga Prokuroria

0

Hetimi pasuror i Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të ashtuquajturin “Eskobari i Ballkanit” përfshin edhe një pagesë prej 47 mijë dollarësh, që një gjyqtar i Apelit të Vlorës deklaron se ka përfituar nga puna si konsulent ligjor pranë kompanive të familjes “Balili”.

Hetimi pasuror i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, i nisur në kuadër të ligjit Antimafia ndaj të shumëkërkuarit Klement Balili ka vendosur nën prozhektor edhe një gjyqtar të Gjykatës së Apelit të Vlorës.

Gjatë një hetimi paralel të vitit 2015, gjyqtari Petrit Aliaj deklaroi se kishte punuar si konsulent ligjor për vëllezërit Balili dhe ishte paguar 47 mijë dollarë prej tyre.

Të dhënat e deklaruara nga gjyqtari Petrit Aliaj dhe aktet hetimore që lidhen me burimin e kësaj pagese pritet të bëhen pjesë e dosjes së hetimit pasuror për familjen e Balilit, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar prej majit të vitit 2016 për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike.

Një zyrtar i Prokurorisë së Krimeve të Rënda i tha BIRN-it se “pasi janë vënë në dijeni të faktit, kanë kërkuar pranë Prokurorisë së Elbasanit që të administrojnë deklaratën e pasurisë së gjyqtarit Aliaj si dhe hetimet e kryera mbi origjinën e 47 mijë dollarëve të përfituara prej tij”.

Petrit Aliaj u kallëzua nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive më 8 qershor 2015 për mosdeklarim dhe fshehje të burimeve të pasurisë së tij si dhe për deklarime të rreme. Për këto akuza ai u hetua më pas nga Prokuroria e Elbasanit.

I kontaktuar me telefon nga BIRN, gjyqtari Petrit Aliaj refuzoi të komentonte lakimin e emrit të tij në hetimet për çështjen “Balili” si dhe rrethanat e punës së tij si konsulent ligjor.

“Nga organi i Prokurorisë janë kryer hetime të plota dhe të gjithanshme lidhur me pretendimet e ILDKP për pasurinë time dhe e njëjta përgjigje është edhe për pyetjet tuaja,” u përgjigj Aliaj.

Dokumentet e siguruara nga BIRN tregojnë se në deklaratën e pasurisë së vitit 2006, gjyqtari Aliaj pati deklaruar se nga data 3 janar deri në 4 mars 2005 kishte përfituar 47 mijë dollarë nga puna e tij si avokat.

Në vitin 2009, gjyqtari Aliaj ka dhënë shpjegime pranë Inspektoriatit dhe e ka justifikuar këtë shumë parash me punën si konsulent i jashtëm ligjor pranë firmave Balili& Co dhe Vëllezërit Balili, të dyja me seli në Delvinë. Ai ka pretenduar gjithashtu se kishte punuar një vit për këto dy kompani dhe jo 3 muaj, siç kishte deklaruar më parë.

Aliaj ka paraqitur si provë dy vërtetime të lëshuara në janar dhe shkurt 2008 nga kompanitë Balili& Co dhe Vëllezërit Balili, të cilat zotërohen nga rrethi i ngushtë familjar i Klement Balilit.

Në vërtetime pranohet se Aliaj ka përfituar rrogë vjetore prej 24 mijë dollarësh për secilën kompani dhe se pagesa ishte bërë çdo muaj dorazi. Megjithatë, pagesa sipas tyre nuk është pasqyruar në Tatime apo Sigurimet Shoqërore.

Akuzat e ngritura nga ILDKPKI ndaj gjyqtarit Petrit Aliaj u hetuan dhe më pas u rrëzuan nga Prokuroria e Elbasanit. Në vendimin e Prokurorisë që BIRN e disponon, argumentohet se nuk provohet vepra penale nga ana e gjyqtarit.

Në vendimin e pushimit, Prokuroria arrin në përfundimin se Çështja e mosdeklarimit të aktivitetit të avokatit për periudhën përkatëse ekziston si problematikë, por e konsideron atë një lapsus material.

Përveç pagesës së mësipërme, gjyqtari Aliaj u akuzua edhe për fshehjen e burimeve financiare për ndërtimin e një vile në Sarandë, shkollimin e vajzës në Amerikë dhe një depozite në bono thesari në Bankën e Shqipërisë. Gjithashtu, gjyqtari dyshohet se kishte përdorur transaksione të dyshimta bankare dhjetra mijëra dollarëshe si garanci për të siguruar disa viza amerikane për veten dhe familjarët.

Pavarësisht deklaratave kontradiktore të dhëna gjatë viteve të ndryshme përballë inspektorëve të ILDKP, Prokuroria gjykoi se këto lloj deklarimesh nuk e ekspozojnë gjyqtarin përballë përgjegjësisë penale dhe vendosi të pushojë çështjen kundër tij.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx