Ballina Blog Faqe 9462

Zbulohet një fakt tronditës nga sulmi terrorist në Londër

0

Mediat vendase zbardhin detaje të reja nga sulmi i ndodhur para godinës së Parlamentit ne Londer, ku një azilant aziatik ka shkaktuar një masakër të vërtetë duke lënë të pas të vdekur e të plagosur.

Edhe pse është qëlluar për vdekje nga policia, “The Independent” shkruan se personi në fjalë mund të ketë pasur si objektiv të tij kryeministren e Britanisë së Madhe, Thesara May.

Dyshimi bëhet më i fortë për faktin se kjo e fundit ndodhej vetëm 40 metra larg vendit të ngjarjes, kur 44-vjeçari që rezultoi të ishte një azilant, përplasi dhjetëra persona me makinë, shpërthu portën e jashtme të parlamentit dhe pasi doli nga automjeti qëlloi për vdekje një oficer policie me thikë. Nga sulmi humbi jetën edhe një grua, e cila si dhjetëra të tjerë u përplas pa mëshirë nga atentatori.
Kryeministrja raportohet të ketë hyrë në Jaguarin e saj të argjendtë menjëherë pas sulmit për tu dërguar në një vend të sigurt.

Policia londineze nuk ka dalë ende në një konkluzion për ngjarjen por paraprakisht po e heton si një sulm terrorist. Kujtojmë se agresori rreth të 40-ve u qëllua për vdekje nga policia.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Sfida me Italinë, Kukeli: Jemi të motivuar

0

Burim Kukeli nuk dëshiron të japë pika referimi. Mungesat e rëndësishme në mbrojtje e kanë vënë në një pozitë të vështirë trajnerin De Biasi dhe gjatë ditëve të fundit, emri i 33-vjeçarit është lakuar shpesh për të mbuluar hapësirat në këtë repart, por në konferencën për shtyp, edhe pse pyetet për këtë temë, mesfushori flet i rezervuar.

“Kemi mungesë mbrojtësish, por në këtë pozicion e kam treguar se ndihem mirë. Gjithsesi për këtë vendos trajneri, unë do të mundohem të jap masimumin për ekipin”, thotë ai.

Hermetik dhe besnik i skemave të trajnerit. Kukeli nuk dëshiron të zgjatet shumë kur pyetet edhe për modulin dhe lojtarët që De Biasi do të prezantojë të premten në mbrëmje kundër Italisë.

“Normalisht kemi disa ditë që po përdorim dhe po punojmë me disa skema, por mendoj se nuk është e rëndësishme të flasim tani”, shton më tej mbrojtësi Kuqezi.

Kundër ekipeve me emër në arenën e futbollit botëror, Shqipëria arrin gjithmonë te lerë shenjë. Kukeli si një nga senatorët e kësaj Kombëtareje e pranon një gjë të tillë dhe shpjegon edhe arsyet pse ndodh pothuajse përherë kështu.

“Kundër ekipeve të mëdha luajmë bukur sepse edhe motivi është më i madh. Mendoj se edhe ne kemi cilësi dhe në ndeshje të mëdha arrijmë të tregojme veten sepse në këto sfida edhe motivimi është më i madh”, deklaroi Kukeli.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kufoma u gjet në breg të detit në Zvërnec, ja kush është ‘biznesmeni’ i vrarë në Vlorë

0

Identifikohet viktima e gjetur ne breg te detit në ditët e para të marsit, në zonen e Zvërnecit.

Ne ate zone rreth nje muaj me pare u gjet i vdekur një person, i cili një ditë më parë eshte identifikuar.
Sipas të dhënave paraprake

mësohet se ai u identifikua si shtetasi Loni Isai, 32-vjeç i njohur edhe si Luan Isai, dhe ka qenë pronar i një bilardoje në Vlorë.

Identifikimi i 32-vjeçarit u bë pas rezultatit të ADN-së. Policia nuk ka dhënë ende detaje rreth shkaqeve të vdekjes, për të cilat thuhet se ende po hetohet.

Kufoma u gjet e mbuluar nga rëra dhe në gjendje të dekompozuar nga peshkatarë të zonës. Ata teksa kishin dalë si çdo ditë konstatuan diçka të cuditshme, pastaj zbuluan kufomën dhe njoftuan policinë.

Nga te dhenat e para te autopsise ka rezultuar se viktima ka nje shenje te dukshme plage ne pjesen e kurrizit.

Pikerisht bazuar ne kete fakt policia po heton ne pisten e vrasjes se mundshme te 32-vjecarit.

Per kete aresye gjate dites ne Vlore jane marre ne pyetje nje sere deshmitaresh ndersa jane shoqeruar ne polici edhe disa persona me dijeni te mundshme per krimin.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kapen në flagrancë duke kryer seks në hotel, goditet rrjeti i prostitucionit në Tiranë, 6 në pranga

0

Policia e Tiranës ka kapur në flagrancë në një hotel, anetaret e nje rrjeti kriminal të shfrytëzimit prostitucionit duke vënë në pranga 6 persona. Nga ana tjeter, mesohet se 3 të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa një është proçeduar në gjendje të lirë.
Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale M. Thanas, 26 vjeçe, banuese në Tiranë. (Neni 114), M. Çela, 38 vjeç, banues në Tiranë (Neni 114), D, Haka, 34 vjeç, banues në Tepelenë (Neni 113), R. Zhitoni, 39 vjeç, banues në Tiranë (Neni 113), K. Zhilla, 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale të “Mos kallzimit të krimit”(Neni 300), D. Sharra, 27 vjeç, banues në Tiranë (Neni 114 dhe 236).
Ndërsa është proçeduar në gjendje të lirë shtetasja me iniciale T. Gj., 27 vjeçe, banuese në Tiranë dhe janë shpallur në kërkim shtetasit B. O., E.I., F. Sh.
Policia thotë se është bërë e mundur të dokumentohet veprimtaria kriminale e shtetasve të mësipërm, të cilët në kohë dhe vende të ndryshme në qytetin e Tiranë kanë shfrytëzuar, ndërmjetësuar dhe marrë pagesa për prostitucion në vlerën që varionin nga 50-100 euro.
Arrestimet jane bere gjate kohes qe prostitutat ishin duke kryer mardhenie me klientet ne hotel naten e kaluar.
Personat e dyshuar si organizatorët e këtij aktiviteti, M. Thanas dhe M. Çela kanë ndërmjetësuar për të ushtruar prostitucion tek shtetësja T. Gj, dhe më datë 20.03.2017 rreth orës 23:00 janë kapur në flagrancë në ambientet e një hoteli në periferi duke ushtruar prostitucion në grup, me klientët R. Z., D. K., dhe K. Zh.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
-1 automjet tip “Hyundai”
-4 aparate telefonik,
-20000 lekë të reja,
-2 doza kokainë dhe sende për përdorim narkotikësh dhe një dozë e dyshuar e llojit “Cannabis Sattiva”, e prova të tjera që i shërbejnë hetimit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të “Trafikimit të personave të rritur” dhe “Shfrytëzimit të prostitucionit”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

E rëndë në Elbasan, konflikt për motive të dobëta, qëllohet me armë një 28-vjeçar

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Elbasam, ku një 29-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri ndaj një 28-vjecari.
Mësohet se policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit, shtetasit me iniciale R.B. Policia njofotn se ngjarja ka ndodhur në në Lagjen “Skëndërbej”, ku autori qëlloi me armë zjarri për motive të dobëta në oborrin e banesës shtetasin me iniciale D.I, 28 vjeç banues në Elbasan.
Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka patur persona të dëmtuar, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes si dhe ka shpallur në kërkim 29-vjeçarin.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Vrasja për borxhin e drogës në Devoll, i arrestuari flet në gjykatë

0

Ditën e sotme shtetasi David Myrten i cili akuzohet si një nga autorët e sulmit të pak ditëve më parë në Devoll, ku mbeti i vdekur 44-vjeçari Zarif Allihu doli para gjykates se Korcës e cila vendosi ndaj tij masen e sigurise arrest me burg. Burime nga seanca gjyqësore bëjnë me dije se 25-vjecari ka mohuar akuzat e prokurorisë duke deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen e ndodhur.
Ndërkohë pritet masa e sigurisë për të plagosurin Mendar Burnazi, i cili akuzohet për fshehje të ngjarjes. Mbrëmjen e 18 marsit, Zarif Alliu, Daniel Tole dhe Mendar Burnazi ranë pre e një sulmi me mjete të forta në varrezat e fshatit Braçanj të Devollit.

Si pasojë e plagëve të rënda, Alliu ndërroi jetë në spital. Një nga të dëmtuarit, Daniel Tole, i cili ishte thirrur nga dy shokët e tij Alliu dhe Burnazi për ti marrë me taksi në fshatin ku u dhunuan ka identifikuar Myrten si një nga autorët e sulmit. Sipas prokurorisë shkak i ngjarjes dyshohet të jetë një borxh për drogën.

Viktima Zarif Alliu dhe i dëmtuari tjetër Mendar Burnazi dyshohet të kenë patur aktivitet kriminal në drejtimin e transportit të lëndëve narkotike nëpërmjet kufirit të gjelbër në zonën e rrethit të Devollit i cili duhet të jetë dhe motivi i kësaj ngjarje.
“Nga i dëmtuari Mendar Burmazi mësojmë se viktima kishte patur marrëdhënie me një shtetas ende të paidentifikuar i cili i ka ngritur pritë duke i marrë nga një pikë takimi përgjatë rrugës nacionale Korçë Bilisht dhe i ka çuar në fshatin Braçanj tek varrezat ku sapo zbritën kishte persona të tjerë që i prisnin me sende të forta nëpër duar dhe ndaj tyre është përdorur dhunë barare por më shumë mbi Zarifinin pasi inati dhe problemi ishte me Zarifinin ku i dëmtuari shprehet se ishte një detyrim që i duhej paguar nga personi që ai identifikon si « dajo » jo nga zona e Korçës por nga Shqipëria e mesme ose e veriut në një shumë prej 12000 euro për transport të lëndëve narkotike” bën me dije Prokuroria.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Emrat e tre shqiptarëve që grabisnin vilat e pasanikëve italianë

0

Policia italiane ne Genoa ka bërë arrestimin e 3 shqiptarëve të akuzuar për një sërë grabitjesh të kryera që nga viti 2015 në vilat e të pasurve italianë.

Hetimet të kryera edhe me ndihmën e pajisjeve të avancuara teknologjike, kanë treguar se Gjon Ndou, 34 vjeç, Ermal Xhemaj, 31 vjeç dhe Kristjan Ndoj, 25 vjeç janë autorët e grabitjeve në shumë banesa të Genoas dhe qyteteve përreth.

Ata hynin në vilat e atyre që pikasnin, nëpërmjet dritareve.

Banda ka kryer vjedhje të shumta në veçanti në lagjet Castelletto, Albaro dhe Foce, ku kanë grabitur stoli, para dhe sende të tjera me vlerë. Të gjitha sendet e vjedhura iu janë kthyer pronarëve.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Deputeti kaubojs rivalizon Nard Ndokën. Ja me kë do bëjë koalicion

0

Deputeti kaubojs i Lezhës, Eduard Ndocaj që hyri në parlament nga lista e PS-së, duke marrë mandatin e Arben Ndokës do të garojë në zgjedhje nën logon e një partie themeluar vite më parë, por që nuk ka qenë aktive. PBDKSH synon të marrë vota nga emigrantët dhe katolikët, kryesisht në veri, pasi edhe selinë e ka vendosur në Lezhë. N/ kryetari Alban Daci thotë se jemi regjistruar në KQZ dhe jemi të hapur për marrëveshje koalicioni parazgjedhore.

Kjo parti ka në thelb demokristianët ndaj pritet të ketë rivalitet me partinë e Nard Ndokës i cili aderon në koalicionin e djathtë. Theksojmë se Ndocaj dhe Ndoka ishin në një parti (PDK) deri para disa muajsh dhe në këto zgjedhje pritet të jenë kundërshtarë.

Por nga do anojë PBDKSH e Ndocajt? I pyetur nëse do të jenë në koalicion me PS, n/kryetari i partisë thotë se “na kanë ftuar për negociata, por marrëveshja ende nuk është mbyllur

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Nëse LSI nuk voton Xhafajn si ministër, a bie koalicioni? Rama ironizon, sjell një shembull

0

Kryeministri Edi Rama ka folur për debatet mes përfaqësuesve të PS dhe LSI-së gjatë javëve të fundit.

Rama tha se LSI po bën opozitën e qeverisë dhe qeverinë e opozitës para zgjedhjeve.

Përplasjet e fundit me deklarata mes PS-LSI, janë një përpjekte e Lëvizjes Socialiste për Integrim për tu dukur më atraktive në lidhje me zgjedhjet.

Nëse i referoheni deklaratave të Monikës për Arsimit, ju e dini se LSi e ka votuar ligjin e Arsimit të Lartë.
I pyetur në lidhje me artikulimet e LSI për Ilir Metën Kryeministër Rama u përgjigj:

“Kjo nuk varet as nga unë as nga Ilir Meta, kjo varet nga populli, cila del partia e parë ajo ka kryeministrin”, tha Rama ne emisionin Studio e Hapur ne News24.

Per votimin e Xhafajt dhe LSI

Pas dekretimit të Presidentit Bujar Nishani të 4 ministrave të rinj, dhe shprehjes së rezervave për kandidaturën e Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm, janë shtuar zërat se LSI nuk do ta kalojë atë në Parlament. I pyetur nga gazetarja Eni Vasili në emisionin “Studio e hapur” në “News 24”, nëse bie koalicioni në rast se LSI nuk e voton kandidaturën e Xhafajt, kryeministri ka zgjedhur të bëjë një krahasim.

“Ju thoni se nëse autobusi i Tiranës së Re, që është bllokuar nga çadra i bie nga hëna, a është ky çrregullim i qarkullimit ndërkombëtar”, është përgjigjur Rama.

Sakaq, ai është shprehur i bindur në pastërtinë e figurës së Fatmir Xhafajt, i propozuar si ministër i Brendshëm.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Rikthehet” Fatos Nano: Berisha, eja punojmë bashkë!

0

20 vjet më parë, në marsin e mbrapshtë ’97, lideri socialist Fatos Nano doli nga burgu.

Sot dritare.net ka botuar intervistën që Nano dha për gazetaren Rudina Xhunga në ’97, ndërsa jemi sërish në mars.

Në këto 50 pyetje –përgjigje, mund të zbuloni pak intimitete të fëmijërisë dhe rinisë së Kryetarit të Partisë Socialiste Fatos Nano, njohjen e tij me socializmin, për të vazhduar me ditët pas burgut dhe para fushatës.

Refleksiv dhe tolerant, i sulmuar pikërisht për këtë, e njeh mirë hipnozën dhe imponimin, duke krijuar paksa ngjashmëri me Berishën, vetëm se Nano vjen nga metropoli.

Politikan i vijës së moderuar, synon rrëzimin e fortifikatave të politikës dhe jo shembjen e mureve të presidencës me armët e njerëzve të irrituar. Qeveria e koalicionit i duket zgjedhja e domosdoshme dhe ndarja e përgjegjësive midis pozitës dhe opozitës, e detyrueshme. Kundër vetpërjashtimit, pro integritetit, ai beson në brezin e politikanëve të rinj dhe shpreson ende se Berisha mund ta mposht vetveten.

Rudina Xhunga-Si t’ju drejtohet “Koha Jonë”, pas daljes nga burgu, zoti, apo shoku Fatos?

Fatos Nano-Të bëhemi shokë, aq më mirë. Ndoshta, shoku është apelativ më pak zyrtar dhe më shumë njerëzor.

Rudina Xhunga-Ku keni lindur dhe kur?

Fatos Nano-Në maternitetin e Tiranës, në shtator të 52-shit.

Rudina Xhunga-Ju kanë treguar për ndonjë shenjë të veçantë të ditës së lindjes?

Fatos Nano-Ka qenë ditë krejt e zakonshme. Shenjat e çuditshme, s’di sa parathënëse u shfaqën më vonë. Në moshën 9 vjeçare nëna më solli dhe një herë në jetë. Ndërsa kisha rënë në kllapi, pas një konvulsioni ethesh dhe gjyshja mendonte se flija, nëna, e porsa kthyer nga shkolla ku jepte mësim, me intuitën që vetëm nëna e ka, më rrëmbeu nga vdekja e afërt dhe me biçikletë më çoi përtej çdo shpejtësie të imagjinueshme në spital.

Rudina Xhunga-Në shkollë ishit nxënës ambicioz apo…?

Fatos Nano-Vizioni im i hershëm ka qenë të shijoja jetën pa neglizhuar përgatitjen për gjithë ç’mund të ndeshja rrugës. Ngaherë i kam pranuar dhe përballuar sfidat, por s’mund të them se i kam fituar të gjitha. Ambicioz? Sigurisht, në sensin ndërtues.

-Kur filluat të interesoheshit për socializmin?

-Atë kohë socializmi ishte ideja fener. Qiell i kaltër, ku dhe mund të luaje, së paku deri në adoleshencë. Raporti me jetën i brezit tim s’ka qenë fort i ankthshëm dhe rrjedhimisht pa shumë maja. Ka pasur nga ata që kanë dëshiruar majat derisa kanë dëgjuar ndonjë… fërshëllimë polici. Për shembull, mua dhe Fatos Lubonjës na ka qëlluar të na përjashtojnë nga gjimnazi për një ngjarje krejt banale. Dikush edhe është ndeshur në moshë të hershme me kufizimet e regjimit e dikush jo, për kombinacion rrethanash.

-Pse student i Ekonomisë Politike?

-Isha në plazh, kur më thanë se më kishte dalë e drejta e studimit për ekonomi politike. Kur pyeta, ç’kërkonin bashkë ekonomia me politikën, më shpjeguan se kishte të bënte me Marksin. Atëherë kërkova një libër të tij dhe gjeta Kapitalin. Mandej me rrjedhën e kurbës profesionale, kam konstatuar me qetësi racionale se ekonomist nuk mund të bëhesh pa njohur edhe Kapitalin, në sensin e njohjes së historisë së doktrinave të mendimit, ku mund të dallosh qartë kthesat, apo spekulimet që janë bërë me idetë në kohë të ndryshme.

-Dhe pas periudhës studentore, ende vazhdon t’ju tërheqë socializmi?

-Idetë në çdo kohë i përgjigjen rrethanave të caktuara dhe është absurditet i provuar nga historia të transportosh konkluzione apriori, nga një epokë në tjetrën, pasi i imponon brezave që vijnë skllavërinë e mendimit. Përfundimisht socializmi dhe sot është një ide, një doktrinë dhe do dëshiroja të veçoja si shtyllën e tij solidaritetin social, idenë e shanseve të barabarta, ose më saktë mekanizmin e mbrojtjes së shtresave të margjinalizuara të shoqërisë.

-Ju kujtohet, kur bënit faje fëmije, t’ju ketë thënë nëna: “Në burg do shkosh ndonjë ditë!”?

-Më trembte ndonjëherë me xhaxhi policin, që e pashë se s’ishte dhe aq xhaxhi i keq, kur përjetova burgun, pse dhe policët janë njerëz që sigurojnë me punën e tyre jetën e familjes. Megjithatë kam parë dhe xhaxhi katilin, xhaxhi gogolin.

Dua të kujtoj se gjashtë muajt e fundit para burgosjes, burgu mu bë një realitet gati i parashikueshëm dhe nisa të stërvitesha për izolimin nga bota, duke qëndruar për orë të tëra i vetëm në errësirën e dhomës sime. Tre ditë para arrestimit tërhoqa veç nënën, që vuante nga zemra dhe mund të pësonte shok për shkakun tim dhe i thashë: “Mama, me mua mund të ndodhë gjithçka. Nuk dua të shqetësohesh”. Ajo m’u përgjigj duke derdhur dy pika lot: “Unë të kam bekuar një herë kur i hyre kësaj rruge dhe do të të dua çfarëdo të ndodhë me ty. Mos ki merak për mua. Do bëhem e fortë.” Nuk arriti ta çonte deri në fund premtimin, pasi mosha dhe dhimbja bënë të vetën.

-Thonë se jo gjithë të këqijat vijnë për keq. Ç’të mirë solli burgu për ju?

-Mesa duket vetëm burgu më mungonte për ta konsideruar veten të plotë dhe të përgatitur për gjithçka. Kisha qenë pedagog, kisha punuar në institute kërkimore dhe pranë majës së piramidës komuniste, që nuk ishte aq e frikshme, edhe sikur të tentoje me guxim për të ofruar diçka. Kam punuar tre vjet në një kooperativë bujqësore të malësisë së Tiranës, në Metalurgjikun e Elbasanit, sapo dola nga shkolla, ku edhe krijova çerdhen time familjare. Pra, më mungonte vetëm burgu për të shijuar në mënyrë dashamirëse eksperiencat e ndryshme që të dhuron jeta. Nuk them se tani duhet të bëj ekzaktësisht të njëjtat gjëra, për të provuar sërish se i përballoj, por besoj është një cikël i realizuar që më jep mundësi ta shijoj pjesën tjetër të jetës me nota optimiste.

-Ç’i ndryshoi burgu karakterit tuaj?

-Nëse hyn tek ndryshimet e karakterit, jam bërë më reflektiv, më tolerant. Bazuar tek eksperienca personale dhe ajo e të tjerëve mendoj se, kur bën pak burg, del i inatosur dhe hakmarrës, kur bën një burg afatmesëm fiton aftësinë e kontrollit të emocioneve dhe racionalitetin, ndërsa, ka shembuj të gjallë për ç’ndodh me njeriun pas një burgu të zgjatur.

-A ka pasur një takim midis jush dhe Alisë para largimit nga 313?

-Ishte takim i pashmangshëm natën e revoltës, kur u shpërthyen dyert dhe të burgosurit në revolt e sipër kishin pikësynimin të mbërrinin në qelinë time, me idenë funksionuese, ose jo, se pa Nanon s’fitohet liria. Kështu u gjenda pandehmas në qelinë prej 15 metra katror, i rrethuar nga 45 vetë, midis të cilëve të ashtuquajturit kapobanda më të rrezikshëm të viteve të fundit, 7 gra arkëtare fondacionesh, një çift Italian i ndarë prej 45 ditësh, që në panikun e përgjithshëm putheshin dhe derdhnin lot gëzimi. Midis tyre ishte dhe Alia, që mori një gërvishtje në ballë, kur dy hasëm nxorën thikat për të larë hesapet. Ishte një kontakt krejt njerëzor. E vlerësova veçanërisht, pse ai, për asnjë çast nuk humbi gjakftohtësinë.

-Ç’ndryshim ka pësuar marrëdhënia juaj me Berishën nga viti ’91 në ’97?

-Marrëdhënia ime me Berishën nuk mund të them se s’ka ndryshuar. Kam pasur dy ekstreme kontaktesh me të. Me Berishën e 90-ës, në godinën e “Zërit të Popullit”, kontrollonim bocat e shkrimeve të njëri-tjetrit dhe diskutonim plot pasion për ç’mund dhe ç’duhej ndryshuar që të sigurohej hapja e shoqërisë shqiptare. Ato ditë, kur ende ndihej zemra e kardiologut, që rrihte, ndryshojnë shumë nga dita e incidentit të Shkodrës, ku na bllokuan rrugën dhe ai lëshoi shprehjen “Shkodra nuk i do socialistët”. Më kujtohet t’i kem thënë: “Zoti Berisha! Të gjithë po presim që ju të ndihmoni Partinë Demokratike të qeverisë më mirë vendin, duke e lënë të pavarur dhe të arrini personalisht të bëni mirë presidentin. Këto janë kërkesat minimale dhe maksimale që do t’i shërbejnë qetësimit të situatës.”

Pas kësaj erdhi menjëherë burgosja, ndjekur nga 101 veprime të Berishës, që më shoqëruan në burg. Për shembull, ende pa u bërë publik mocioni i porsambërritur në zyrat e PS-së, Berisha e mori vesh nga të parët. (Nuk dua të zgjatem me këtë temë). Menjëherë u dërguan 4 gardianë special nga Tirana që bllokuan dhe sportelin e qelisë sime, duke më shpëtuar së paku nga minjtë. Porosia e tij direkte ishte: “Kujdes! Nga burgu ka dalë një letër tepër e rrezikshme për politikën shqiptare.”

Megjithatë mendoj se Berisha është skematik në tipin e tij reaktiv, apo reflektiv, në sjelljet morale, njerëzore dhe ato politike, ndaj nuk më është dashur të harxhoj kohë për vëzhgimin e tij. Mjediset intelektuale dhe media, vënë në përdorim logjikën maksimale për të ndjekur kurbën e mendimeve dhe veprimet e Berishës, por në të vërtetë nuk gjendet shumë logjikë tek njeriu, i cili qëndron gjatë brenda tipit që kërkon zgjidhje vetëm me anë impaktesh negative. Ende vazhdoj të shpresoj se Berisha do dalë nga ky tip.

-A mendoni se presidenti ka ende kohë për t’u rritur?

-Patjetër. Po të zhvishet nga ndjenja e revanshit. Do pranoja çdo lloj ambicie profesionale, intelektuale, apo dhe ato sfidat djaloshare të ndeshjeve fizike, por kurrë etjen e ethshme për pushtet që bëhet fenomen i rrezikshëm social. Do e mposht vetveten, sepse ka dhe një familje të mirë, që s’i duhet vetëm për t’i lidhur këpucët, apo kravatën, por për shumë më tepër.

-A do lindte nevoja e krijimit të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, nëse nuk shkatërrohej ajo e Stabilitetit?

-Njeriu mund të ndihmohet të veprojë ndryshe dhe kur rrethanat sociale nuk e favorizojnë për të kultivuar më tej shpirtin e aventurës, çfarëdo qoftë ky pozitiv, ose negativ. Një formulë si ajo e Qeverisë së Stabilitetit, e përafërt me atë të Pajtimit Kombëtar, mendoj se ishte shtrati politik dhe institucional në të cilin duhej të ecte të paktën tranzicioni shqiptar deri në mbylljen e ciklit të reformave fondamentale, që të hynim pastaj në një shoqëri normale, ku do të alternoheshin forcat në pushtet. Poqe se nuk do ishte sulmuar dhe shembur Qeveria e Stabilitetit, do kishim arritur tashmë në një tjetër logjikë zhvillimi politik dhe klima nuk do ishte kaq e mbarsur me urrejtje. Gjithashtu eksperienca pozitive politike do kishte krijuar stafin e specialistëve të ekspertizës në shtet gjë që i është pamundësuar vendit.

-Ç’parashikoi Nano, ndërsa partia e tij firmoste kontratën politike të 9 marsit?

-Ditën e parë që shkova në tryezën e partive, i thashë Genc Pollos dhe Ylli Vejsiut, të cilët i respektoj dhe kjo është e vërtetë, si profesionistë, si intelektualë, si njerëz që e njohin etikën e marrëdhënieve publike në shoqërinë moderne: “Ju kuptoj shumë më mirë në gjuhë të huaj, por ju lutem çlirohuni nga diktati që ju detyron të flisni ndryshe nga ç’mendoni. Thojani edhe Berishës këto dhe ejani të punojmë së bashku për një politikë të re, për një frymë të re bashkëjetese”. Përjetuan për disa sekonda dramën e brendshme dhe pastaj shtypën butonin e kasetofonëve instaluar në kokë.

-Është fantazuar shumë për Trieste ’91. A ekziston një prapaskenë, së cilës i ka ardhur koha të dalë në skenë?

-Takimi i Triestes nuk është kaq konspirativ sa ngjarjet që mund të kenë ndryshuar jetën politike në vende të tjera. Një nga parimet e sjelljes sime politiko-shoqërore, ka qenë mosnjohja e prapaskenave. Kjo, sepse kam dashur të fus në politikë, potencialin njerëzor. U ndodhëm pas një ftese të përbashkët me Berishën, Meksin dhe të ndjerin profesor Çoku në mjediset e hotelit, ku pushonim para nisjes në konferencën e socialdemokratëve evropianë. U krijua kështu një marrëdhënie shoqërore, e pashkëputur nga raporti mes nesh në Shqipëri. Ndërsa Berishën e kisha përballë dhe profesor Çokun në krah, shtrova në mënyrë të natyrshme shqetësimin se Saliu po i elektrizonte në mënyrë të tepruar masat. Ishte koha kur Berisha kishte vënë në lëvizje karvanin e tij karizmatik elektoral: “S’më duket sfidë e papërballueshme, -i thashë, – por ne të tjerët nuk kemi pse futemi. Turmat një ditë do dalin jashtë kontrollit dhe në momentin “kur djajtë duhen futur në shishe”, sepse një qeverisje e qëndrueshme nënkupton rregulla, do të jetë për të gjithë e vështirë të disiplinojnë reaksionin e të revoltuarve.” Pra ajo çka unë kërkova ishte të qetësonim bashkë njerëzit dhe jo t’i irritonim. Profesor Çoku u përpoq të meditonte që dialogu të hynte në këtë shtrat, duke qenë prezent i bisedës së dy eksponentëve kryesorë të forcave që po ndaheshin në atë fushatë elektorale sapo të nisur. Në Trieste unë kam kërkuar nga Berisha jo ndarje postesh, por ndarje përgjegjësish, siç duhet të ndodh në një botë të qytetëruar mes pozitës dhe opozitës. Pra, të ndahen jo vetëm përgjegjësitë e qeverisjes, por edhe përgjegjësitë e kontrollit që ushtron qeverisja.

-Atëherë qenkeni i pakënaqur nga qeveria Fino?

-Unë jo. I revoltuar është Ceka. Ata njerëz që kemi dërguar në qeveri nuk janë më të këqij se ne, as ne, më të mirë se ata. Nuk qe një zgjidhje e rastit, por precipitat i kësaj klime, i këtij brezi, i këtij ballafaqimi idesh. Problemi është tjetërkund. Është përplasja e ekzekutivit paralel të presidentit me ekzekutimin real. Kështu qeverisë i ka mbetur pak terren për të vepruar duke qenë se shumë kohë më parë Berisha i ka marrë masat për të qenë i siguruar dhe kur qeveria t’i dilte jashtë kontrollit. Nuk është kryesore veç formula e re e ekzekutivit, siç është kjo e Pajtimit Kombëtar. I rëndësishëm sidomos është krijimi i institucioneve të reja me marrëdhënie dhe kufij të ndarë bashkëveprimi  e pavarësie njëkohësisht.

-E vërtetë është se e “keni gjetur Finon në kinder sorpresa”.

-Kryeministri Fino, të cilin e kam ndër shokët e mi më të mirë, ka krijuar një imazh publicitar dhe politik të plotë. Nëse ju e shihni të përshtatshëm dhe për marketingun…(qesh)

Në të vërtetë fytyra e tij e qetë në shfaqet publike, afron jo vetëm ato që duan çokollatën, pasi shpreh më së miri efektin qetësues që ka kjo formulë qeverisje për njerëzit e dëshpëruar dhe me shpirt të trazuar.

-Ju i shërbyet më mirë PS-së, brenda apo jashtë burgut?

-Sidomos media nuk më ka lënë të ndihem në periferi të politikës shqiptare, gjatë periudhës së burgut. Besoj se kam ditur të pozicionohem si duhet, qoftë jashtë, apo brenda tij.

-Ndërkaq gjendja në PS është normalizuar vetiu, apo bën sikur?

-Pas periudhës reflektive gjatë burgimit tim, menjëherë sapo u ktheva në jetën aktive politike, unë gjeta dhe tek shokët e mi dëshirën dhe shtytje për të krijuar shtratin e ri të debatit politik, atë të hapjes së një faqeje të re; të politikës së qytetëruar. Mbi këtë bazë, në asnjë rast nuk i jemi përgjigjur provokimeve të Berishës, apo provokimeve të politikës së vjetër, që dalin nga goja e gjithkujt nuk është çliruar ende nga këto skema. Në një kohë që Berisha kërkonte nga ne të denonconim marrëveshje që s’ishin marrëveshje, ne afirmonim angazhimet tona në kontratat politike për krijimin e qeverisë dhe kërkonim që qeveria të funksiononte realisht. Motoja jonë është lëvizja nga politika e bunkerëve dhe fortifikatave, (ku politikanët shqiptarë tradicionalisht kanë mbetur të ngujuar, duke pritur t’u dalë kundërshtari në shënjestër për ta eliminuar), në politikën e sheshit të betejës, ku ballafaqohen alternativat. Për fat të keq, me gjithë dëshirën tonë, që tashmë ka rrokur një pjesë të madhe të spektrit politik, ka një konsensus të lakmueshëm nga qendra e djathtë, përfshi dhe ballin kombëtar, mbetet gjithmonë ballafaqimi i politikës së vjetër. Gjithsesi ajo është tkurrur në dimensionet më të favorshme për t’u zhdukur, paraqitur ndonjëherë në histori, duke qenë se është grumbulluar vetëm rreth presidencës. Nëse duhet sulmuar dhe çliruar presidenca, kjo nuk vlen të bëhet me armë të nxehta, apo me turma të irrituara, por vetëm duke shembur muret e fortifikatave të politikës.

-Nëse nuk i shembni dot kështu, do t’u ktheheni turmave të irrituara?

-Kur njerëzit provokohen, është provuar në Cërrik si reagojnë. Ata tashmë e kanë thënë fjalën e tyre, pra kërkuan zgjedhjet e lira si të vetmen zgjidhje politike. Për të gjithë, zgjedhjet janë rruga e vetme që gjithçka të shkojë drejt normalitetit.

-Do të ketë zgjedhje, apo zgjidhje?

-Koncepti se me çfarëdo lloj zgjedhjesh mund të kapërcehet kriza është provuar se ka dështuar në maj të 96-ës. Me keqardhje konstatoj se Komuniteti Ndërkombëtar nuk është ndërgjegjësuar si duhet për thellësinë e krizës. Nëse zhvillohen zgjedhje për zgjedhje në 29 qershor, kriza do të ngelej po këtu, për t’u përsëritur në edicionet e tjera. Zgjedhjet si minimum kërkojnë të mos bëhen në kushte shtetrrethimi dhe e shumta do të ishte që vota të lëvizte në mënyrën më trasparente të dukshme, si një balonë, nga zgjedhësi tek subjekti që ai zgjedh.

-Gjendja e jashtëzakonshme nuk po hiqet. Dhe fjala bojkot “duhet përjashtuar”. Atëherë PS…?

– Ajo çka duhet përjashtuar në politikën shqiptare është vetpërjashtimi. Në Shqipëri deri tani është konkretizuar një edicion i ri i aparteidit politik, pra i neutralizimit deri në pranga të kundërshtarëve, pamundësia për të konkurruar paqësisht. Pushteti është përdorur që të lërë të padëshiruarit, gozhduar jashtë mundësisë për të influencuar në zgjedhje të moderuara dhe në zgjidhje normale të konflikteve. Nëse kjo nga brenda shihet si bojkot, nga një vëzhgues i paanshëm shihet si një rrethim me tela gjembash, që nuk lejon pjesëmarrjen. E domosdoshme është, që në vend të përjashtimit, (qoftë edhe kur ky konceptohet si bojkot, por është një përjashtim i detyruar, sepse edhe sikur të mos bojkotonin subjektet politike, janë të përjashtuar zgjedhësit nga garancitë për të votuar lirisht), të aplikojmë integrimin.

-Përsëri PSD dhe PAD janë zhgënjyer nga PS-ja.

– Zhgënjimin e tyre ma zbulojnë vetëm gazetat, sepse në fakt ne vazhdojmë të komunikojmë normalisht me njëri-tjetrin. Unë do dëshiroja që ata të mos zhgënjeheshin nga vetja. I qëndroj idesë se Shqipërisë i duhet një konsensus real, nga qendra e majtë në qendrën e djathtë dhe këtë e mbështes në faktin, që është krijuar një brez politikanësh të rinj dhe të mesëm i cili ka ditur të gjejë e të ruajë kontakte të qëndrueshme. Kjo, ndoshta pse shumica vijnë nga qarqet akademike, intelektuale, të kulturës, shtypit, kërkimit shkencor. Mendoj se ambiciet personale nuk duhet ta dëmtojnë këtë shtrat mirëkuptimi.

-Rezultati ideal për ju nuk do të ishte fitorja në maxhorancë e PS-së?

-Jam indiferent në pjesën që do i takonte PS dhe të tjerëve brenda një koalicioni të domosdoshëm. Sikur jam kundër përcaktimeve parti e madhe, parti e vogël. Jam për bashkëqeverisjen, për ndarjen e përgjegjësive midis pozitë, opozitës, për të krijuar së fundi në vend një situatë të ekuilibruar.

-E ka menduar Nano sloganin personal të fushatës?

– Ndoshta s’është slogan, por përvojë jetësore. Kam kuptuar se në çdo dy njerëz, unë mund ta bëj njërin për vete./dritare.net/31 Maj 1997

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx