Ballina Blog Faqe 9463

Meta kundër Ramës për “zgjedhjet pa opozitën”

0

Nje dite pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama se Partia Socialiste është e gatshme të hyjë në zgjedhje edhe pa Partinë Demokratike apo partitë e tjera, Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta u shpreh kundër qëndrimeve kategorike, ndërsa theksoi se pluralizmi në vend ka ardhur që prej vitit 1990.

“Më vjen keq për këtë pyetje. Njoftojini të gjithë që pluralizmi ka ardhur që në 12 dhjetor të vitit 1990 në Shqipëri dhe ne duhet të gjithë të punojmë që këto të jenë zgjedhjet e shkëlqyera larg qëndrimeve kategorike që mund të na sillnin pasoja katastrofike, të padëshiruara për Shqipërinë, shqiptarët dhe sidomos për të ardhmen e këtyre fëmijëve të mrekullueshëm”, tha Meta.

I pyetur për deklaratat e Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama i cili tha se LSI nuk do të futet në zgjedhje pa u futur opozita, Meta kërkoi që deklaratat e tij të mos transformohen.

“Ju lutem mos i keqtransformoni mesazhet, të cilat bëhen për të çuar përpara zgjedhjet dhe jo për t’i minuar ato.”

Të hënën, Kryeministri Edi Rama tha se PS do të shkojë në zgjedhje më 18 Qershor edhe nëse opozita do ta bojkotojë procesin. Ndërsa kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama nga studio e ABC News tha se zgjedhjet pa opozitën janë farsë.

Opozita e ka bërë të qartë se në zgjedhje do të shkojë vetëm me qeveri teknike, ndërsa Kryeministri është përgjigjur prerazi se ky është një kusht i papranueshëm. LSI i ka evituar deri tani komentet mbi variantin e qeverisë teknike dh

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Shkatërrohet banda e kokainës, arrestohen 9 shqiptarë në Itali dhe Gjermani

0

Policia shqiptare ne bashkëpunim me Policine Italiane kanë shkatërruar një grup kriminal të trafikimit të lëndëve nerkotike.

Sipas zyrtareve te policise, mesohet se grupi përbëhej nga 9 shqiptarë, 1 italian dhe 1 maroken dhe aktivitetin e kryenin në Firence të Italisë.

Zyrtare te policise ne Tirane thane se 11 persona, pjese te nje grupi kriminal te trafiki i te drogerave te renda jane arrestuar gjate nje operacioni te perbashket te policise shqiptare dhe asaj italiane.

Nente prej tyre jane shqiptare, nje italian dhe nje maroken. Kreu i ketij grupi kriminal ishte po ashtu shqipatar.

Sipas policise, droga sigurohej nga vendet e uleta te Europes dhe shitej ne Firence te Italise dhe ne Gjermani.

Tre prej pjestareve jane arrestuar ne Shqiperi, ndersa te tjeret ne Itali dhe Gjermani. Gjate arrestimit policia u gjeti edhe nje sasi kokaine dhe marijuane.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Vrasja në Devoll, prokuroria zbardh dinamikën e ngjarjes, ndodhi për konfliktet e drogës

0

Zbardhet ngjarja makabre në Devoll, ku mbeti i vdekur një person. Prokuroria thotë se rreth orës 20.40 , është marrë informacion se në vendin e quajtur fshati Braçanj, rrethi Devoll janë gjetur të dëmtuar tre shtetas të cilët kanë kërkuar ndihmë në fshatarët. Të dëmtuar janë shtetasit Zarif Alliu, Daniel Tole dhe Mendar Burnazi.
Njoftimi është bërë nga fshatarë të zonës ku kishin trokitur të dëmtuarit Daniel Tola dhe Mendar Burnazi për ndihmë. Ne momentin e parë ka shkuar Policia e Komisariatit të policisë Devoll, ku gjatë intervistimit të njërit prej të dëmtuarve konkretisht Danjel Tola jemi orientuar mbi ngjarjen, pasi i dëmtuari tjetër Mendar Burnazi si argumenta të ngjarjes i lidhte me emigrimin nga kufiri jeshil, ndërsa i dëmtuari Daniel Tola nuk nxirrte këtë argument thjesht që kishte shkuar për të marrë shokët e tij pasi e ishte kërkuar nga Mendari në telefon.
Sipas shtetasit Daniel Tola, pasi është telefouar nga Mendari i është kërkuar të shkonte në fshatin Brançanj se dhe taksinë që do merrte do ja paguante ai. Ka marrë taksi në qytetin e Bilishtit dhe është nisur në drejtim të fshatit Braçanj. Taksia kushtonte 1500 lekë. Në momentin që është afruar në fshat nga numri i Mendarit është telefonuar sërish duke e orientuar për të qëndruar në afërsi të fshatit në rruga që njihet si rruga e varrezave rreth 20 metra pa hyrë në fshat. Ne momentin e qëndrimit nga një magazinë aty afër ka dalë një person që i dëmtari e përshkruan në deklarimet e tija, i ka parë fytyrën në ndriçimin e makinës dhe ka fiksuar xhupin që mbante veshur ky person. Personi që ka dalë nga kjo magazinë i ka kërkuar Danielit të largohet 100 metra nga makina ka shkuar dhe ka paguar taksinë dhe më pas e kanë marrë me forcë dhe e kanë çuar në afërsi të varrezave ku ka parë disa persona në errësirë dhe të shtrirë dhe të dëmtuar Zarif Alliu dhe Mendar Burnazin, ku i është kërkuar nga personat e tjerë që ti merrte të dëmtuarit të kujdesej për ta dhe më pas autorët janë larguar nga fshati duke i lënë atje. Më pas kanë kërkuar ndihmën e familjarëve në banesat aty pranë. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes u konstatuan gjurmë biologjike të freskëta njollash të kuqërreta si ato të gjakut, bisht cigare dhe pjesë sendet të forta me njolla të kuqërremta si ato të gjakut (copa druri). Dy bidona plastikë të vëlimeve 0.5 litër dhe 1. litër ku nga përpunimi në kushte laboratorike u përftua një gjurmë papilare gishti për të cilën u bënë vendimet daktiloskopike përkatëse.
I dëmtuari Zarif Alliu dhe Mendar Burnazi për shkak të dëmtimeve u transportuan në spitalin civil Korçë dhe si pasojë e dëmtimeve të mëdha shtetasi Zarif Alliu ka ndërruar jetë në orën 06.40 minuta. Nga të dhënat e paa të administruara në lidhje me hetimin rezulton se shtetasit e dëmtuar Viktima Zarif Alliu dhe i dëmtuari Mendar Burnazi dyshohet të kenë patur aktivitet kriminal në drejtimin e transpotit të lëndëve narkotike nëpërmjet kufirit të gjelbër në zonën e rrethit të devollit i cili duhet të jetë dhe motivi i kësaj ngjarje. Ku në deklarimin e mëvonshëm marrë nga i dëmtuari mendar Burmazi mësojmë se viktima kishte patur marrëdhënie me një shtetas ende të paidentifikuar i cili i ka ngritur pritë duke i marrë nga një pikë takimi përgjatë rrugës nacionale Korçë Bilisht dhe i ka çuar në fshatin Braçanj tek varrezat ku sapo zbritën kishte persona të tjerë që i prisnin me sende të forta nëpër duar dhe ndaj tyre është përdorur dhunë barare por më shumë mbi Zarifinin pasi inati dhe problemi ishte me Zarifinin ku i dëmtuari shprehet se ishte një detyrim që i duhej paguar nga personi që ai identifikon si « dajo » jo nga zona e Korçës por nga Shqipëria e mesme ose e veriut në një shumë prej 12000 euro për transport të lëndëve narkotike.
Nga informacioni i marrë në këtë zonë për persona të përfshirë në këtë rrjet të trafikimit të lëndëve narkotike dhe të dyshuar për këtë ngjarje janë marrë dhe shoqëruar persona të ndryshëm nga fshati Brançanj ku ka ndodhur dhe ngjarja sipas përshkrimeve të bëra nga i dëmtuari i tretë Daniel Tole.
Në veprimin proçedurial të paraqitjes për njohje shtetasi Daniel Tole ka njohur ndër të tjerë David Myrte, i dënuar me parë, si një nga autorët e ngjarjes të mësipërme. David Myrte ka qenë më përpara i dënuar në shtetin grek për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Italianët e kombëtares marrin pasaportën shqiptare

0

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka dekretuar dhënien e nënshtetësisë për ish-zëvendëstrajnerin e përfaqësueses kuqezi dhe aktualisht trajnerin e Luganos në Zvicër, Paolo Tramexani.

Veç tij, një pasaportë shqiptare do të marrë edhe përgatitësi atletik Alberto Bela. Ashtu si Xhani De Biazi rreth një vit më parë, edhe dy pjesëtarë të tjerë të stafit të tij, edhe pse Tramexani nuk është më, tashmë do të përfitojnë pasaportën shqiptare.

Në prag të ndeshjes me Italinë, i gjithë stafi teknik, duke përjashtuar të sapoemëruarin Veroneze, do të jenë me nënshtetësi shqiptare.

Veç tyre, në listën e këtij dekreti të fundit të nënshtetësisë janë edhe disa futbollistë si Çlirim Shabani, Elvir Maloku, Taulant Sulejmanov dhe Arbenita Curra.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rooney mesazh lamtumire për Schweinsteigerin

0

Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney ka një mesazh të fundit për Bastian Schweinsteiger i cili do të transferohet te skuadra amerikane, Chicago Fire.

“Paç fat Schweinsteiger në kapitullin e ardhshëm të karrierës tuaj të veçantë. Uroj gjithë të mirat”, shkroi Rooney në “Twitter”.

Klubi nga MLS ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me mesfushorin gjerman i cili do t’i bashkohet ekipit nga java e ardhshme.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Momentet e tmerrit kur terroristi sulmon policen në aeroportin e Parisit (VIDEO)

0

Pamje të reja nga sulmi në aeroportin Orly të Parisit janë publikuar së fundmi.

Kamerat e sigurisë kanë arritur që të kapin momentin tmerrues kur ekstremisti islamik sulmoi nga mbrapa një oficere femër përpara se t’i merrte armën. Incidenti shkaktoi panik dhe bëri që të mbyllej për disa orë aeroporti i dytë më i madh i kryeqytetit të Francës.

Pamjet e sulmit të së shtunës tregojnë një person i cili kap nga shpatullat oficeren pasi hodhi në tokë një çantë. Agresori, Ziyed Ben Belgacem, u qëllua për vdekje brenda 3 minutave gjatë sulmit të oficeres.

Pamjet e siguruara nga Associated Press, tregojnë 39-vjeçarin që përpiqet t’i marrë armën oficeres, por u vra përpara se të hapte zjarr.

http://www.dailymotion.com/video/x5fh75g_sulmi-ne-paris_news

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Bankierët në Shqipëri paralajmërojnë: Kujdes, ja çfarë po ndodhë me kreditë

0
Handshake with money

Teksa stoku i huasë për bizneset jashtë Shqipërisë (jo rezidentët) arriti në 98.2 miliardë lekë në janar të vitit 2017 (rreth 720 mln euro), duke u dyfishuar në vetëm dy vjet, bankierët kanë dhënë alarmin për këtë dukuri.

Bankierët, e kontaktuar nga Monitor, pohojnë se kjo hua po jepet kryesisht në Kosovë nga një apo dy banka. Ata shtojnë se kjo nuk është gjë e mirë për vendin, pasi paratë po shkojnë jashtë Shqipërisë dhe nuk po investohen këtu. Edhe ajo rritje prej 2-3% e huasë në total që u konstatua në 2016-n, ka ardhur kryesisht nga kreditimi për kompanitë jashtë vendit. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se shtesa vjetore e stokut të kredisë për bizneset jashtë vendit  në janar 2017 ishte 27.5 miliardë lekë, ndërsa ajo për bizneset vendase (korporatat jo financiare) ra me 3.6 miliardë lekë për të njëjtën periudhë.

Arsyet që po i nxisin bankat të japin hua jashtë lidhen kryesisht me faktin që kërkesa në tregun e brendshëm, kryesisht nga bizneset e mëdha, ka rënë, si dhe interesat më të larta të kredive në Kosovë. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, në janar, interesi i kredive të reja në euro ishte 7.7%. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se huaja e re në euro në të njëjtën periudhë në Shqipëri kishte një interes prej 4.6%, pra në Kosovë interesat janë 3 pikë përqindje më të larta, që nënkuptojnë më shumë fitime për bankat.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, huaja për jo rezidentët u rrit me 40% me bazë vjetore në 2016-n. Zgjerimi vijoi i fortë dhe në janar, me 4% me bazë mujore për të arritur në 98.2 miliardë lekë. Rritja ka qenë e shpejtë, duke filluar nga mesi i 2014-s, për t’u përshpejtuar në 2016-n (shih grafikun). Stoku i huasë për jo rezidentët ka arritur në 15% të totalit në janar 2017, nga 8.6% që ishte në dhjetor 2014.

Por, bankierët thonë se është e vështirë të merresh me huatë jashtë vendit për shkak të mjedisit të panjohur, jo vetëm sa i përket biznesit, por dhe institucioneve të tjera, si psh gjykatat.

Edhe më herët, ekspertë të departamentit të politikës monetare të Bankës së Shqipërisë kanë pohuar në takimet me mediat se huaja jashtë vendit po jepet nga pak banka dhe për një grusht kompanish. Ekspertët e Bankës së Shqipërisë konfirmojnë se, këto investime paraqesin risk të lartë për monitorimin e cilësisë së portofolit për shkak të procedurave të ndryshme rregullatorë dhe ligjeve në Shqipëri dhe vendet ku ushtrojnë aktivitet kompanitë.

Në raportin e tremujorit të tretë të politikës monetare të vitit të kaluar, BSH theksonte se në përgjithësi, kredia për jorezidentët orientohet në afate më të gjata maturimi, me peshën kryesore në afatin e mesëm (52%). Gjatë vitit të fundit, vërehet zgjerim i peshës së kredisë afatmesme dhe ngushtim i asaj afatgjatë.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se cilësia e kredisë për subjektet jorezidente konsiderohet relativisht e mirë, pasi raporti “kredi me probleme ndaj tepricës së kredisë” shënon 5.5% dhe ka ardhur në rënie të vazhdueshme gjatë 2 viteve të fundit. /Monitor/

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Atentati në Kinostudio, identifikohen autorët (DETAJE)

0

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i palgosur një i ri në zonën e Kinostudios.

Mësohet se rreth orës 20:20, në vendin e quajtur “Kinostudio”, pranë një Bar Kafe, është qëlluar me armë zjarri E. D., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet e kryera nga policia ka rezultuar se autorë të dyshuar të kësaj ngjarje janë L. D., 30 vjeç, dhe  E. D., 26 vjeç, të banues në Tiranë

E. D. është qëlluar me një armë zjarri të kalibrit 7.65 mm, i cili është plagosur në krahë dhe ndodhet në S.Q.U., nën kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar tre gëzhoja të kalibrit 7.65 mm.

Personat e shpallur në kërkim, me të plagosurin, më parë kanë patur një konflikt midis njëri tjetrit, konflikt i cili është trajtuar nga Komisaraiti Nr 4.

Policia thotë se po punohet për kapje e autorëve të dyshuar të ngjarjes.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Vrasje me paramendim, mbetur në tentativë, në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Presidenti Nishani akuza të rënda ish- ministrit Tahiri: Më ka përgjuar mua dhe familjen!

0

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka folur te “5 pyetjet nga Babaramo” tha se ka pasur tentativa për të përgjuar jetën private të Presidentit dhe familjareve te tij.
Babaramo: Keni thene se jeni i gatshëm të jepni prova që Policia e Shtetit është e politizuar. Kush janë këto prova?
Nishani: Akuza të forta politike kundër opozitës. A mundet, s’ka ndodhur kurrë më parë pas vitit 90, a mundet që një minister i Brendshëm në krahë të drejtuesve të policisë të akuzojë, kërcënojnë, shantazojë politikisht opozitën politike të vendit? Kjo s’ka ndodhur një herë, ka pasur disa raste.
Jane denoncuar tentativa për të përgjuar jetën private të Presidentit të Republikës….
Koha tregoi që kisha të drejtë. Fakti që u zbulua nga prokuroria aparatura që bënte përgjime. U verifikua gjeografikisht pranë territorit ku banonte presidenti dhe u refuzua nga policia të dorëzohej në prokurori për t’u hetuar, janë te dhena shqetësuese për politizimin e policisë, s’e kam fjalën për oficerin e policisë kriminale..atje ku banon presidenti është konstatuar nga ana e prokurorisë…distancat s’mund t’i them.Nuk e di kush ka qenë objekt përgjimi përvec banesës sime por aparatura e paligjshme e përgjimit u identifikua, u kërkua të hetohej por jo vetëm që u refuzua por ministri i Brendshëm dhe punonjësit e policise qe e kishin përdorur por bënin demonstrime publike përballë institucionit të Presidentit.
Patjetër që do jenë pjesë e proceseve hetimore dhe verifikuese por tregojnë atë që kam deklaruar për politizimin e skajshëm të policisë së shtetit”, tha Nishani.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Plagosje me armë në Tiranë, policia nis kërkimet për autorët

0

Nje plagosje me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Konistudios.

Policia bëri me dije se më datë 20.03.2017, rreth orës 20:20, në zonën e njohur si Kinostudio, dy shtetas ende të pa identifikuar dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri, në krah shtetasin E. D., i cili u dërgua në S.Q.U. dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve policore mesohet se nga hetimet paraprake dyshohet se është përdorur një armë zjarri e kalibrit të vogël.

“Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, kane thene me tej burimet.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx