Ballina Blog Faqe 9465

Vrasja në Devoll, dëshmitari: Më kërkuan ndihmë, nuk i futa në shtëpi

0

Të tjera detaje janë zbuluar nga vrasja e emigrantit në Devoll. Kujtojmë se tre shtetas janë sulmuar dhe grabitur teksa udhëtonin për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin me Greqinë.Pas palgëve të marra njëri prej tyre, 44 vjeçari Zarif Alliu ka humbur jetën. Ende nuk janë identifikuar autorët e ngjarjes, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e saj. Si pasojë njëri prej tyre Zarif Alliu ka humbur jetën. Banorët e zonës rrëfejnë momentet e mbrëmjes së shtunës kur në dyert e tyre është trokitur për të kërkuar ndihmë.
‘’ Mbrëmë rreth orës tetë e gjysmë dikush trokiti në derë: Duam ndihmë! Dolëm jashtë për ta ndihmuar e pashë që nuk ishte i rregullt, ishte i gjaksour i bërë copë copë. Nuk pranova si njeri ta fusja në oborr e kam lënë te porta jashtë jashtë. Aman ju lutem më ndihmoni, tha se kam njërin që po më vdes.
-Ku e ke, i thashë.
-E kam këtu te shtëpia jote.
Unë kam marrë një batanije dhe ja kam dhënë. Në shtëpi nuk e kam future. Kërkova kryeplakun në telefon, ai e pa gjendjen, më pas lajmëroi policinë dhe policia bëri punën e saj. I plagosur nuk ishte në gjendje të komunikonte asgjë, kurse ai që ishte në gjendje më të mirë, njëherë thoshtë dicka tjetër, një herë dicka tjetër. Nuk thoshte as nga po shkonte as nga po ktheheshe, ishin në këmbë. Unë nuk kam parë as makinë, as njeri të lëvizë.’’- deklaroi dëshmitari.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Braçanj të Devollit, kur tre emigrantët shqiptarë u sulmuan dhe u goditën me sende të forta dhe më pas u janë marrë sendet personale. Viktimë e kësaj ngjarjeje ka mbetur 44 vjeçari Zarif Alliu nga fshati Vërdovë i Pogradecit. Ai së bashku me një tjetër shtetas shqiptar janë gjendur të hedhur në rrugë në gjendje të rëndë raporton policia e Korçës dhe më pas janë dërguAr menjëherë në spital. Por pas marrjes së ndihmës shëndetësore, 44 vjeçari nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.
Njëri prej tre emigrantëve ndodhet në spital jashtë rrezikut ndërsa i treti është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Devollit për të dhënë dëshminë e tij lidhur me rrethanat e kësaj ngjarjeje. Nga ana e Policisë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërsa dyshimet e efektivëve të policisë flasin se autorët fillimisht i kanë grabitur tre emigrantët dhe më pas sulmuar, ku njëri humbi jetën.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Aksident i rëndë në aksin Burrel-Klos, 22-vjeçari bie me makinë 20 metra poshtë rrugës

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Burrel-Klos, në vendin e quajtur “Shkambi i kuq”, ku shtetasi me iniciale E.K, 22 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Fiat punto”, me targa TR 0207 U, ka humbur kontrollin mbi automjet, duke rënë rreth 20 metra, poshtë rrugës.

Mësohet se drejtuesi i automjetit ka pësuar dëmtime trupore, ku pas ndihmës së marrë në spitalin e Burrelit, është transportuar për ndihmë më të specializuar me Ambulancë drejt Tiranës, jashtë rrezikut për jetën.
Në automjet nuk ka pasur persona të tjerë përveç drejtuesit të automjetit.
Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po heton mbi zbardhjen dhe shkaqet e aksidentit, ku paraprakisht dyshohet për humbje të kontrollit mbi automjet gjatë drejtimit të tij.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Problemet e drogës në Shqipëri, Diplomati amerikan në Fox News: Shqetësuese! Lidershipi nën ndikimin e Rusisë

0

I ftuar në një nga televizionet më të rëndësishme në Amerikë për të komentuar vizitën e Kancelares Merkel në SHBA, diplomati amerikan Adam Ereli është shprehur se çështja e drogës në Shqipëri është bërë mjaft shqetësues.

Ereli, duke folur për Fox Neës ka theksuar se Shqipëria prej një viti është shndërruar në një nga vendet që ka prodhimin më të madh të marijuanës, ku për këtë arsye shumë qytetarë kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër lidershipit aktual në pushtet.
Ai gjithashtu, ka hedhur akuza të forta se lidershipi në Shqipëri është i lidhur ngushtë me Rusinë, dhe për këtë Gjermani është e shqetësuar.
Po ashtu, diplomati amerikan i ka bërë thirrje SHBA që të ketë kujdes me vendet e Ballkanit, pasi ata po bien nën influencën Ruse.
“Një shembull konkret për këtë është ajo çka po ndodh në Shqipëri në vitin e fundit. Shqipëria është bërë vendi kryesor në prodhimin e drogës së marijuhanës, duke sjellë para të mëdha droge nga Europa, si dhe lidhja e lidershipit shqiptar me Rusinë ka bërë çuar në protesta në atë vend prej javësh”, tha Ereli për Fox Neës.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

KUSH FSHIHET PAS SULMEVE PER “GRUPE ARMIQESORE” DHE “TEORI KONSPIRATIVE” NE OPOZITE!

0

Koncepti i “grupit armiqesor” dhe “konspiracionit” eshte i vjeter sa vete njerezimi, por ai u institucionalizua ne 1789 gjate Revolucionit Francez kur u fol per here te pare per “Armiqte e Popullit”. Ky koncept u perdor atehere per kedo qe kundershtonte revolucionin! Por ne 1794 nocioni ne fjale degjeneroi permes miratimit te ligjeve qe denonin me vdekje cdo ze kritik kunder “pushtetit te ri”! Ne kete menyre u kodifikuan ligjerisht per here te pare dhe u ndeshkuan fizikisht ne gijotine ato qe do te quheshin “krime politike”!

Koncepti ridoli ne siperfaqe nga dramaturgu norvegjez Henrik Ibsen ne 1882 ne pjesen ironike “Armiqte e Popullit” ku pershkruhet nje tip “idealisti qe hap telashe” duke i shpallur lufte popullsise dhe autoriteteve lokale, ne perpjekje per te mbajtur te fshehur lajmin e ndotjes se ujit te pijshem, me qellim mbrojtjen e interesave te caktuara ekonomike!

Revolucioni Bolshevik ne Rusi me 1917 i perpunoi me tej tezat e konceptit ne fjale duke aplikuar “dhunen me gjakderdhje” te huazuar nga pervoja e gijotines se Revolucionit Francez! Lenini do te fliste ate kohe ne gazeten Pravda per aplikimin e “terrorit bolshevik” kunder “armiqve te popullit” si nje instrument per te hequr qafe nga populli rus “klasen e pronareve te tokave dhe te kapitalisteve”, domethene gjithe kundershtaret!

Ky nocion politik dhe instrument propagandistik u radikalizua ekstremisht kur Stalini mori pushtetin ne 1924 dhe perdori idene e “armiqve te popullit” jo vetem ne kuptimin klasik leninist, por si nje mjet per te eliminuar perfundimisht te gjithe rivalet, kritiket dhe kundershtaret e tij ideologjike brenda dhe jashte partise! Ne thelb “grupi armiqesor” nenkuptonte konotacionin e “ndeshkimit me vdekje” per dike qe konsiderohej qellimisht si qenie humane e dores se dyte dhe e “lige”!

Mao Ce Duni ne Kine, Pol Poti ne Kamboxhia dhe Enver Hoxha ne Shqiperi do ta radikalizonin akoma me ekstrem konceptin e “grupit armiqesor”. Ata aplikuan ndeshkimin maksimal ndaj “armiqve te popullit” duke pershire ne kete kategori edhe burgosjen, internimin dhe eksterminimin fizik jo vetem te intelektualeve por edhe “te atyre qe mendonin-arsyetonin” ose ata “qe kishin nje nivel te mire dijesh-shkollimi”, dhe te rrjetit te tyre famijar, brenda e jashte partise, si rrezik potencial per pushtetin autoritar prej nje shtrese qe neser mund te prodhonte teorikisht bazen e kritikes dhe te oponences ndaj pushtetit ne fuqi.

Sot e kesaj dite edhe ne shoqerite pluraliste dhe para-demokratike kjo taktike perdoret njesoj, por jo direkt per te ekzekutuar fizikisht ne gijotine oponentet, se sa per te fyer, turperuar, dominuar, etiketuar, grupuar, c’nderuar dhe per te hequr qafe individe te caktuar e te spikatur, akademike, aktiviste, eksperte ose tekniciene te cilet jo vetem kane sukses personal ose publik por tentojne te kene gjithmone qendrime racionale dhe te pavarura. Zakonisht pikerisht keta persona te lire dhe te ditur perbejne pengese reale per pushtetet autoritare, korruptive dhe per politikane te deshtuar egoiste e kolltukofag, te paafte e te korruptuar, servile, negative dhe hakmarres, si dhe per te gjithe strukturat e pushtetit ne kushtet klasike te autoritarizmit dhe oligarkise!

Natyrisht askush nuk eshte i imunizuar nga rreziku i renies pre nga lobimet mafioze dhe rrjeteve korruptive! Por kjo nuk kurohet me instrumentat e se kaluares. Madje nuk duhet te harrojme se “armiqte e supozuar” ose “komplotistet imagjinare” ushqehen si ide ne emer te sulmeve jo vetem nga rivalet politike jashte partise, sesa nga mbrojtesit e “statusquose brenda llojit”, te cilet ne perpjekje per te kamufluar pergjegjesite e tyre personale per deshtimet e te se kaluares, stisin sulme pas shpine per “armiq e konspiracion” ne PD dhe me gjere ne Opozite. “Armiqte” e statusquose perbejne ne fakt nje rrezik por jo per PD dhe demokracine, se sa per keneten e pushtetit absolut te oligarkise 25 vjecare ne Shqiperi, madje edhe per vete “kenete e statusquose” brenda opozites!

Ndaj dhe shpikja e “teorise se konspiracionit” ne teresi dhe specifikisht kunder PD, eshte vjim i mendesise dhe ligesise qe e ka burimin ne kanalet me te erreta te se kaluares me “biografi e sigurim”, e qe vijon te ngjizet sot me pasion nga elitat e korruptuara pa besim e ideologji! Kjo nuk do te thote se PD dhe cdo parti tjeter politike jane te imunizuara nga lobet apo interesat, por gjykimi per to sot nuk behet me metodat e te kaluares per “armiq te popullit imagjinare” sesa me nevojen per hapje te forcave politike ndaj mendimit alternativ dhe kritik, hapjen ndaj figurave te reja me sukses te provuar, hapjen pa paragjykim ndaj gjithkujt dhe matjes se performances me qendrime e kontribute te prekshme. Ky eshte ilaci me i mire per demokracine ne teresi, po aq sa dhe kunder frikes prej kapjes se sistemeve demokratike nga rrjetet dhe lobimet e interesave.

Mund te themi se jo rastesisht sot, duke ndjere rrezikun e permbysjes epokale, qarqe te caktuara te mafias ne pushtet si dhe te atyre qe kane zene rrenje ne opozite, jane duke perdorur ne menyre “kavaliere” terma diversive me ngarkesa te tipit “soroist”, “ojq-ist”, “komunist”, “spiuna”, “te depertuar”, etj, etj, ne perpjekje per te shkaktuar panik, dekurajim dhe neveri ndaj shpirtit te protestes ne rritje, apo kunder individeve dhe rrymave alternative progresive. Provokatoret qe flasin per “armiq” duket se jane shume te shqetesuar se ndryshimi ne horizont ju cenon interesat e pushteteve ekzistuese ne politike, ne ekonomi, dhe ne media, e qe i ushqejne ata informalisht me rrogen e perditshme! Natyrisht sot askush nuk pret me aplikimin e gijotines ne kuptimin fizik, por sulmi po aq vrastar me qellim poshterimin dhe keqkuptimin publik te individeve te spikatur, akademikeve, eksperteve te pavarur, aktivisteve, etj, ka ne thelb te njejten qellim dashakeq sa dhe perdorimet tradicionale te praktikave komuniste e fashiste te ketij instrumenti ogurzezi propagandistik!

Se fundi mund te konkludojme se duhet te hidhet me shume drite se kush fshihet pas kesaj strategjie me sulmet qe i behen prej disa kohesh Opozites dhe PD-se ne vecati. Per sot ne menyre te permbledhur mund te themi:

Se pari, natyrisht dhe pa asnje dyshim autori kryesor i investuar ne sulme me “armiq e soroiste” eshte vete kasta e maxhorances ne pushtet qe investohet seriozisht ne kete sulm, duke u perpjekur te distraktoje dhe percaje aksionin politik ne rritje te opozites. Por ketu futen edhe persona te sponsorizuar nga maxhoranca dhe politikane te vjeteruar/konsumuar permes institucioneve te “fake-media / fake-news”, apo direkt prej “institutit te propagandes” instaluar ne menyre te fshehte dhe antiligjore prane kesaj qeverie. Ata jane te identifikuar mire, dhe nje dite do te marrin cfare meritojne!

Se dyti, ketu futen ato pseudo-media dhe pseudo-gazetare gjobaxhinj me “corap ne koke” te cilat sistematikisht kane mbijetuar kete cerek shekulli duke bere biznese korruptive me qeverite sa andej ketej, e pavaresisht se kush eshte ne pushtet. Keta personazhe jane mafioze tipike te specializuar per shantazh dhe sherbime humiliuese e diversive, qe gjithashtu njihen sot mire publikisht, e nuk do kene me shans neser te bejne zik-zak!

Se treti, ne kete biznes te piset perdoren edhe individe te caktuar, te deshtuar, e pa moral, zakonisht te kapur me pare permes puneve te pista te spiunllikut, ose karrieriste te eger te deshtuar ne menyre spektakolare ne jetet e tyre publike e private dhe qe sot urrejne per sport cdo gje dhe te gjithe. Ketu futen edhe disa te tjere qe sot paguhen nga segmente te caktuara te politikes e biznesit, per te bere diversion majtas e djathats, me qellim krijimin e nje turbullire qe ndihmon nderkohe mbijetesen e politikes se vjeter dhe spiuneve historike! Per nje mandat politik me shume, dhe per realizimin e qellimeve ekonomike permes kesaj, ne kete sistem te deshtuar politik qe kemi ndertuar nuk eshte me problem te vrasesh fizikisht njerez, e jo me te denigrosh moralisht dike qe te kritikon!

Se katerti, nuk mungojne ketu as psikopatet, manjaket dhe te semuret qe s’lene gur pa levizur kujder “grupeve te koordinuara armiqesore” per te qetesuar mendjet e tyra te semura ne shkulm. Kjo behet duke operuar permes “teorise se komplotit” majtas e djathtas, por pa guxuar te thone nje fjale te vetme kritike per raste evidente korrupsioni etik dhe imoraliteti politik te liderave zot qe kemi ne prej dekadash ne kete vend, si per te deshmuar dhe tradhetuar varesine e tyre te plote prej shefave dhe borderove sekrete mafioze nga ku paguhen! Keta jane “budallenj te mencur” qe gjithashtu meritojne “vaksinim” demokratik!

Se pesti, per fat te keq ne kete “koalicion te se keqes” futen me ose pa dashje edhe naivet, militantet e sinqerte, ose qefmbeturit shpesh edhe idealiste, te cilet duke mos kuptuar kontekstin me te gjere te kesaj loje te ndyre interesash me “armiq te improvizuar”, padashje i bashkohen korit te lig te te djallezuarve, karrieristeve dhe te paguarve, apo atyre qe jane provuar disa here dhe kane deshtuar sistematikisht me sukses!

Ne cdo rast vlen te nenvizohet se kjo eshte nje dallge qe do kaloje si shume te tjera, dhe se suksesi i Opozites ne teresi, dhe i PD-se ne vecanti, do te vije vetem atehere kur te gjithe faktoret pozitive opozitare te mos jene te percare. Fitorja vjen si ne 1992 apo 2005 vetem atehere kur nje force politike hapet mjaftueshmerisht me mendje dhe hapesira per te rinjte dhe suksesshmit. Ndryshimi vjen edhe kur te gjithe bashke jane ne gjendje te kuptojne me qartesi e inteligjence se keto sulme banale sistematike vecse synojne percarje dhe dobesim te Frontit Opozitar kunder korrupsionit dhe autoritarizmit ne rritje te maxhornaces putiniste ne pushtet, dhe kunder cakejve te tyre qe jo rastesisht u ka mbet sahati tek “grupet armiqesore” dhe “armiqte e popullit”!

 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

I shpëtoi infarktit, kreu i ALUIZNI-it rrëfen momentet e vështira

0

Kreu i ALUIZNI-t , Artan Lame ka kujtuar sot përmes një postimi në “Facebook” momentet e vështira të jetës së tij.

Bëhet fjalë për një vit më parë, kur ai pësoi një infarkt të papritur.

STATUSI NE FACEBOOK: 
“Kthim!

Miq, Sot mbush vitin që prej ditës kur vendosa të qëndroj ende këtu, në këtë pjesëz tokësore të Pafundësisë.

Në këto 365 ditë, ende s’i kam dhënë dot përgjigje pyetjes në dukje shumë të thjeshtë: I kujt qe vullneti që të kthehesha sërisht?

Ndoshta Universi është organizuar në një të atillë mënyrë, që ca pyetjeve të mos mundemi kurrë t’u japim udhë.

Dhe përmes këtij mundimi drejt njohjes, kalon edhe e gjithë përpjekja për të mirën.

Shumë nga gjërat që premtova t’i bëj që atëhere, ndoshta nuk i kam bërë, paçka se e kisha shpirtin të zhveshur në eter.

Por zemra e mishtë që përleshej mes bisturish të çelikta, më bën sot t’ju kujtoj të gjithëve se sa i hollë është tehu që ndan atë se ku do jemi, këtej apo andej.

Eshtë aq i hollë, sa nuk ja vlen ta mprehim edhe më tej atë me pakujdesitë tona të zhurmës së përditshme.

I thashë, më tha, s’i flas, do t’i bëj këtë, i keqi, do ta zhduk, ja ngeca, do ta marr, se jap, t’ia marrim, ta prishim, s’dua, se bëj, s’ma bën, e plot e plot të tjera ankthe, me të cepat e theptë të të cilëve gërricim ditët tona.

Jua thotë këtë dikush që e pa atë teh, e jo veç e pa, por edhe e ndjeu në mish të vet.

Ky vit që shkoi, më ka bindur edhe më tej në dobinë e dhënies.

Universi është shumë i pafund për të patur kohë ta marrim të gjithin brenda vetes, edhe në qofshim aq të pangour.

Ndaj e vetmja mënyrë për të marrë diçka më shumë, është të japim.

E kam thënë, s’ka rëndësi çfarë: panem, amor, vitam…

Dhe se fundi, sa herë bëni dicka, bëjeni me shpirt dhe ndjejeni deri në shpirt, sepse ç’do herë mund të jetë e fundit”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Trump flet për takimin me Merkel: Gjermania i ka borxh shuma të mëdha NATO-s e SHBA-së

0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë se Gjermania i ka borxh “shuma të mëdha parash” NATO-s dhe duhet ta paguajë SHBA-në me qëllim që t’i ofrohet më shumë siguri.

Trump i bëri këto komente sot në Twitter, vetëm një ditë pasi u takua me kancelaren gjermane Angela Merkel në Shtëpinë e Bardhë.

“Pavarësishtë asaj që keni dëgjuar në lajmet e rreme, unë kam pasur një takim të mirë” me Merkelin, ka shtuar presidenti amerikan.

“Përkundër kësaj, Gjermania i ka borxh shuma të mëdha parash NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara dhe duhet të paguajë më shumë për të qenë më e fuqishme dhe një mbrojtje shumë e shtrenjtë i ofrohet Gjermanisë”, ka shkruar tutje ai.

Trump në takimin me Merkelin ka rikonfirmuar “mbështetjen e fuqishme” të SHBA-së për NATO-n por poashtu ka thënë se shtetet anëtare duhet të paguajnë pjesën e tyre të obligimeve financiare.

“Shumë shtete, në vitet e fundit kanë borxhe të mëdha dhe kjo është e padrejtë për SHBA-në”, ka thënë Trump, duke shtuar se shtetet duhet të paguajnë borxhet e tyre.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Valbona Duka: Unë vrasëse? Kjo është përgjigja ime për gazetarët e Edi Ramës!

0

Valbona Duka, nje nga zerat qe kritikoi dhe akuzoi publikisht Fatmir Xhafen se fundi ne lidhje me krimet e diktatures dhe te qenit pjese e hetuesit, ka reaguar sot, pas akuzave qe i jane bere ne media.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar reagimin e saj:
Ja pergjgjia e Valbona Dukes, viktimes se xhalatit te diktatures hoxhiste, Fatmir Xhafa per qenet e karvanit te Edvinit.
Lexojeni vet! sb
” Zoti Berisha Pershendetje.
Po ju shkruaj juve se jeni nje person i vertet publik.
Lexova qe un akuzohem qe jam nje Vrasese por qe kjo gje nuk esht aspak e vertet dhe kete gje mund ta vertetoj si te duan ato Gazetaret e Edi Rames se un jam nje Qytetare e nderuar ne Gjermani dhe punoj ne bashkine e Germersheim qytetin ne te cilin un jetoj por un jam e gatshme te vij dhe ti perballem drejtesis si te deshirojn gazetaret.

Keto jan Shpifje nga me te ndryshmet qe te tromaksin si mund te akuzosh nje person per Vrasese me cfar te drejte e bejn ato Gazetare kete gje. A esht gati Fatmir Xhafa te perballet me drejtesin qe mua nuk me ka torturoar per punen e vllajt tim dhe sikur vllaj te kishe ber un skisha ber gje, kam then vetem te drejtat dhe se mohoj.

Dhe un nuk ju shkruajta juve per arsye se po behen Protesta por per arsye se ai njeri nuk Merito te jet Minister i Brendshem ai nuk merito te jet fare ne Politik.

Po Arritem prap ne kohen e Enverit skemi drejt te themi as te drejtat tona. Padia ime ndaj atij gazetari esht ngritur sot dhe do ta shohim sa te verteta jan lajmet kur ai te perballet para drejtesis per shpifje dhe sajime nga me te ndryshmet.
Me Nderime dhe Respekt
Maloku (Duka)Valbona”

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

90% e Shqiptarëve deklarojnë mosbesim tek policia

0

Pas deklartave të kryeministrit Rama dhe Saimir Tahirit se policia e shtetit është insititucioni më i besuar nga shqiptarët madje edhe më i besuar se krerët e institucioneve fetare, Zjarr Televizion organizoi një sondazh online me pyetjen:

A ka gisht polica e shtetit n trafikimin dhe kultivimin e kanabisit ?

Sic shihet nga sondazhi vetem 10 % e popullsisë besojnë se policia nuk është e perfshirë në kultivimin dhe trafikimn e drogës.

Ky sondazh tregon vërtetësinë e raporteve të ndërkombëtarëve si DASH (Departamenti Amerikan i Shtetit), Europol, Guardia Di Finanzia etj për gjëndjen skandaloze në të cilën ndodhet situata e drogës në shqipëri dhe përfshirja e policisë në të.

Pra 90% e popullsisë nuk ka besim tek Policia e Shtetit dhe tek deklaratat e kryeministrit Rama.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Partia Socialiste shpërthen ndaj LSI: T’ju vijë turp që hidhni baltë ndaj Policisë!

0

Në vijim të akuzave dhe replikave të ashpra nga të dyja krahët lidhur me rolin që Policia ka luajtur në luftën kundër kanabizimit të vendit, një tjetër deklaratë e fortë në adresë të LSI-së ka ardhur nga PS.

Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i ftuar dje në mbrëmje në emisionin “Oktapod” i ka cilësuar të turpshme akuzat e bëra nga LSI ndaj Policisë së Shtetit.
LSI, aleati kryesor i PS thotë që Policia e Shtetit duhet të ndalojë spektaklet televizive dhe të bëjë luftë reale kundër kanabizimit të vendit?
Ajo që më vjen keq mua është se kur një politikan kushdo qoftë ai, qoftë edhe i partisë time apo edhe i partisë aleate apo kundërshtare merr përsipër të hedhë baltë kundër punonjësve Policisë së Shtetit.
Nuk besoj që Luan Rama flet pa lejen e Ilir Metës…
Është faji i tyre që edhe ja fusin kot kur duan të bëjnë pis Policinë e Shtetit sepse këtu është një turp i madh…më vjen keq që herë pas here bëjnë devijacione të një mesazhi që ne duhet ta kemi të përbashkët kur vjen fjala për shtetin ligjor, për reformën në drejtësi, për mbështetjen që ka nevojë Policia e Shtetit.
A i vini notën 10 këtij kolicioni kur ministrat e LSI-së kërkojnë Metën kryeministri? A ka një krisje brenda koalicionit?
Që ta mbyllim këtë historinë e koalicionit ne prej fundvitit të kaluar kemi shprehur gatishmërinë tonë që “Aleanca për Shqipërinë Europiane” të vazhdojë rrugëtimin qeverisës në drejtimin e duhur dhe pjesë e këtij procesi kaq të rëndësishëm të çuarjes përpara të reformave ne kemi ftuar të jetë edhe LSI edhe anëtarë të tjerë të aleancës sonë. Për mua e rëndësishme është që ne këtë koalicion jemi të gatshëm ta mbajmë sëbashku pastaj se kush flet nga LSI, për mua kjo nuk ka asnjë rëndësi për mua. Unë kam shumë besim që ne do të punojmë sëbashku. Z.Meta ka mbështetur reformën në drejtësi dhe unë ju thashë që për PS-në kush mbështet çuarjen përpara të reformës në drejtësi, rrugën integruese të Shqipërisë është i mirëseardhur.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Konflikt i hapur LSI-PS, Monika Kryemadhi sulmon ashpër Ministrinë e Arsimit

0

LSI dhe PS kanë hyrë në një fazë konfliktuale pak muaj para zgjedhjeve të qerdhorit. Pas Ministrisë së Brendshme e cila u kritikua ashpër dje nga Luan Rama, sekretar io përgjithshëm i LSI, radha ka ardhur për Ministrinë e Arsimit e cila ka marrë kritika të forta nga LSI, aleati i kryeministrit Edi Rama.
Lëviza Rinore për Integrim zhvilloi një takim me maturantë të qytetit të Lezhës ku kritikat e ashpra janë bërë nga Monika Kryemadhi.

Kryemadhi ka artikuluar kritika ndaj maturës shtetërore dhe tha se shpreson që të mos përsëriten gabimet e vitit të kaluar. Duket se LSI tashmë po përpiqet të evidentojë çështjet më të ndjeshme për qytetarët shqiptarë duke i konsideruar si probleme të qeverisjes.

Kryemadhi nënvizoi rëndësinë që ka matura shtetërore për gjimnazistët pasi gabimet në procesin e Maturës Shtetërore cenojnë të ardhmen e të rinjve.

“Unë urojë që matura shtetërore e këtij viti të jetë ajo çka ne presim të jetë sepse po cenove ëndrrat edhe shpresat e një maturanti, të një të riu, për të ardhmen, ke cenuar shpresat dhe të ardhmet e një vendi. Ju asnjëherë nuk duhet të bëni kompromis përsa i përket dijeve tuaja. Besoj tek forca, te besimi dhe tek vullneti dhe tek dëshira e juaj për ta ndryshuar këtë gjë”,- u shpreh deputetja e LSI-së përpara gjimnazistëve të Lezhës.

Lidhur me Maturën Shtetërore diskutoi edhe zëvendësministrja e Arsimit dhe e Sportit, Nora Malaj e cila u shpreh se Ministria e Arsimit po punon për Maturën Shtetërore dhe për përmirësimin e problematikave që lindën një vit për parë.

“Ne jemi në fazën ku Ministria e Arsimit që po punon fort që gabimet e vjetshme dhe problematikat e vjetrat të cilat u mbartën vjet në kuadër të mos transparencës së plotë në kohë të maturës, në kuadër të mos informimit të plotë të maturantëve, në kuadër të fazave që do të kalonte për mbylljen e ciklit të parë që quhet provimet e maturës shtetërore. Për të vazhduar me fazën e dytë, që është faza për hyrjen në konkurrim dhe për mënyrën se si do të operohet në konkurrim, sivjet të jenë në kohë dhe unë jam e bindur që nga bashkëbisedimi që do të bëjmë së bashku tashmë ju keni marrë gjithë informacionin e duhur”,- u shpreh zëvendësministrja e Arsimit.

Përpara të rinjve foli edhe Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi e cila theksoi mbështetjen që i jep forumi rinor i LSI-së maturantëve duke shprehur solidaritetin me ta deri në zgjedhjen përfundimtare të problematikave që mund të hasen me procesin e Maturës Shtetërore.
“Ne duhet të jemi bashkë për një qëllim.

Qëllimi është për një maturë transparence, për një maturë gjithëpërfshirëse, për një maturë e cila ofron shanse të barabarta për të gjithë ju. Ne si LRI kemi si mision që të qëndrojmë pranë të rinjve. Kemi punuar fort për një maturë shtetërore që të ofrojë shanse të barabarta për të gjithë ju, të jetë gjithëpërfshirëse, por edhe t’ju bej ju që të shkoni në shkollat që ju meritoni dhe që ju doni që të shkoni, dhe jo në shkollat që të çon sistemi apo të çon skema e sistemit arsimor.

Jam shumë këmbëngulëse që një herë e përgjithmonë sistemi arsimor të rregullohet dhe ne si LRI, ju japin fjalën, kështu siç jemi këtu sot, me propozimet që ju do të na jepni, do të vazhdojmë, do të këmbëngulim, do të rrimë natë e ditë pranë Ministrisë së Arsimit që Ministria e Arsimit, çdo propozim, çdo sugjerim tuajin, çdo shqetësim që ju keni të gjej zgjidhje dhe jo të gjej justifikime, nuk ka më kohë për justifikime.

Ne të rinjtë nuk mund të presim më për justifikime, nuk mund të presim më sepse këtu është jeta jonë këtu është jeta juaj. Ne kemi nevojë për vizionin tuaj, kemi nevojë për këmbënguljen tuaj dhe kemi nevojë që çdo ditë të ulemi, të punojmë dhe të mendojmë, çfarë kemi bërë, çfarë s’është bërë dhe çfarë do të bëjmë. Dhe ju pretoj se si LRI do t’i qëndrojmë të gjitha propozimeve. Do t’i shkojmë deri në fund sepse realisht ne po punojmë për shanse të barabarta dhe për shanse për të gjithë ju”,- tha Kryetarja e LRI-së Floida Kërpaçi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx