Ballina Blog Faqe 9466

Vrasje në Bathore, vdes spital një nga vëllezërit e plagosur, 4 në pranga. Si ndodhi sherri me armë

0

Humb jeten ne spital njeri nga vellezerit e plagosur diten e djeshme ne Bathore.
Fillimisht dy 16-vjeçarët K. P. dhe L. C., janë konfliktuar midis tyre për motive të dobëta. Në këtë konflikt janë përfshirë edhe shtetasit Aleksandër Barlika, Altin Barlika (dajat e shtetasit K. P.) dhe Rasim C. (babai i L. C.), të cilët janë konfliktuar fillimisht me mjete të forta me njëri-tjetrin.

Konflikt i cili më pas është përshkallëzuar në përdorim të armëve të zjarrit, e më saktësisht, shtetasit Aleksandër Barlika (Bajrami) dhe Altin Barlika (vëllezër ndërmjet tyre) të shoqëruar dhe nga nipi i tyre K. P., kanë nxjerrë një armë tip pistolete dhe kanë tentuar të qëllojnë ndaj shtetasve L. C., D. C. dhe Rasim C., ku në këtë kohë duke përfituar nga gjendja e rrëmujës së krijuar, shtetasi L. C., ka marrë një armë gjahu, tip cifte me të cilën ka qëlluar shtetasin Aleksander Barlika i cili ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra dhe dëmtime të lehta trupore shtetasi Altin Barlika.

Deklarata e policise:
Zbardhet ngjarja në Bathore, 4 shtetas në pranga

Më datë 18.03.2017, Specialistët e Seksionit të Krimeve ndaj jetës, kanë dokumentuar ngjarjen e ndodhur në datë 17.03.2017, ku kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

1. Rasim C., 49 vjeç, banues në Tiranë. (Nenet 76-22-25 dhe 89 të Kodit Penal)

2. L. C., 16 vjeç, banues në Tiranë. (Nenet 76 dhe 89 të Kodit Penal)

3. Altin Barlika, 38 vjeç, banues në Tiranë. (Nenet 76-22-25 dhe 278/1 të Kodit Penal)

4. K. P., 16 vjeç, banues në Tiranë. (Nenet 300 dhe 89 të Kodit Penal)

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se konflikti ka nisur në këto rrethana:

Shtetasit K. P. dhe L. C., janë konfliktuar midis tyre për motive të dobëta. Në këtë konflikt janë përfshirë edhe shtetasit Aleksander Barlika, Altin Barlika (dajat e shtetasit K. P.) dhe Rasim C. (babai i L. C.), të cilët janë konfliktuar fillimisht me mjete të forta me njëri-tjetrin. Konflikt i cili më pas është përshkallzuar në përdorim të armëve të zjarrit, e më saktësisht, shtetasit Aleksander Barlika (Bajrami) dhe Altin Barlika (vëllezër ndërmjet tyre) të shoqëruar dhe nga nipi i tyre K. P., kanë nxjerrë një armë tip pistolete dhe kanë tentuar të qëllojnë ndaj shtetasve L. C., D. C. dhe Rasim C., ku në këtë kohë duke përfituar nga gjendja e rremujës së krijuar, shtetasi L. C., ka marrë një armë gjahu, tip cifte me të cilën ka qëlluar shtetasin Aleksander Barlika i cili ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra dhe demtime të lehta trupore shtetasi Altin Barlika.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– Një armë zjarri tip pistoletë TT, me një krëhër dhe 8 fishekë
– Nje armë gjahu e tipit çifte.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së parë Tiranë për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë në bashkëpunim”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga Nenet 76, 76-22-25, 89, 278-1 dhe 300 të Kodit Penal.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Aksioni “Blici Rrugor”, policia vendos rreth 400 gjoba në vetëm një orë

0

Policia e shtetit njoftoi sot se në të gjithë vendin edhe sot ka vijuar operacioni “Blici Rrugor”, i shtrirë në akset kryesore dhe zonat urbane.

Aksioni për vendosjen e rripit të sigurimit dhe mospërdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Operacioni nisi në orën 12:30 dhe zgjati deri në orën 13:30.

Sot u angazhuan rreth 665 punonjës Policie në total.

Si dhe u ngritën e funksionuan 125 pika kontrolli në të gjithë vendin.

Prej orës 12:30 deri në orën 13:30 në të gjithë vendin, Policia Rrugore e mbështetur dhe nga Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat vendosën:

96 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit.

139 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Si dhe 141 masa administrative për shkelje të tjera, si shpejtësi tej normave të lejuara, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse etj.

Ndërgjegjësimi i qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit, për mos përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor në tërësi, janë prioritet i punës së Policisë Rugore dhe asaj të Rendit me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Mustafa kundër Thacit: Formimi i ishtrisë së Kosovës, vetëm në kordinim me SHBA

0

Për herë të parë, Isa Mustafa ka folur për nismën e Hashim Thaçit për transformimin e FSK-së në Ushtri nëpërmjet ndryshimeve Ligjore. Kryeministri, me këtë rast, ka thënë se s’do të ketë formim të ushtrisë pa u koordinuar me Amerikën dhe NATO-n.

“Formimi ushtrisë vetëm me koordinim me Amerikën dhe NATO-n”, ka thënë Mustafa në përvjetorin e LDK-së në Podujevë.

Presidenti Thaçi e ka dërguar Projekligjin në Parlament, ndërsa, ka shkuar edhe në Qeveri për miratim. Ende nuk është kthyer ky dokument te deputetët për votim, transmeton Express.

Zyrtarët amerikanë dhe ata të NATO’s kanë kërkuar që ushtria të formohet duke bërë ndryshime Kushtetuese, ku kërkohen edhe votat e pakicave.

Ndërsa, Shefi i Shtetit, Hashim Thaçi ka thënë se serbët nuk pranojnë ndryshime kushtetuese, prandaj, e vetmja rrugë për ta bërë ushtrinë është përmes ndryshimeve ligjore në Ligjin për FSK-në.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Fier, sekuestrohen 300 mijë euro, policia nis hetimet për pastrim parash

0

Policia njoftoi sekuestrimin e nje shume te madhe monetare ne Fier.
Fjala eshte per bllokimin e rreth 300 mije eurove qe dyshohet se kane ardhur nga aktiviteti kriminal.

Sipas burimeve zyrtare me datën 17.03.2017, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ka sekuestruar 245.253 USD, 280.000 lekë të reja dhe 110000 Euro, të shoqerise “BP-2014” të depozituar nga ortakët e kësaj shoqerie B.Ç dhe D. C, në tre banka të nivelit të dytë.

Hetimet vazhdojnë për llogari të tjera bankare të kësaj shoqerie dhe përfaqsuesve të saj të cilët dyshohen për pastrim të produktit të veprës penale apo veprimtarisë kriminale, të parashikuar nga Neni 287 i Kodit Penal.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Barazim në supersfidën Skënderbeu-Kukësi

0

Superndeshja e javës së 26 e Kategorisë Superiore, Skënderbeu-Kukësi është mbyllur në barazim 1-1, duke i dhënë mundësi Partizanit të ngjitet në klasifikim, nëse do të fitojë me Korabin.

Latifi ishte autor i golit të parë në këtë takim për korçarët, duke lëshuar një goditje të pakapshme për portierin në minutën e 12 të pjesës së parë.

Edhe pas golit të parë, ishte sërish Skënderbeu më kërkues, por pa arritur të shënojë golin e dytë. Atëherë kur të gjithë menduan se ndeshja përfundoi me fitoren e korçarëve, Kale i Kukësit barazoi shifrat, duke bërë që edhe këtë herë Kukësi të largohet me pikë nga stadiumi i Korçës.

Barazimi i kësaj sfide i shkon përshtat Partizanit, i cili tashmë ka të gjitha mundësitë të barazojë me pikë Kukësin e vendit të parë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Shkatërrohet banda italo-shqiptare, drogë dhe 58 llogari bankare

0

Një superoperacion i Guardia di Finanza e Lecco-s ka bërë të mundur shkatërrimin e bandës italo-shqiptare. Nga operacioni i koduar “Moquito”, janë sekuestruar 8 banesa, 5 garazhe, 2 magazina, 1 vilë rurale, 2 në zonat urbane, 1 makinë, 3 shoqëri, 5 kompani private dhe 58 llogari bankare, të gjitha në pronësi të një personi të quajtur Aldo Conti dhe familjarëve të tij, kanë raportuar mediat vendase.

Conti, i njohur për lidhjet me një fraksion të rrezikshëm kriminal, dhe familja e tij janë pronarë të një zinxhiri picerish në Brianza.

Operacioni “Moquito” vjen pas një tjetër operacioni “July”, që u mbyll në tetor të vitit 2015 me sekuestrimin e më shumë se 94 kg kokainë, armë gjysmë automatike, makina, më shumë se 200 mijë euro, prona të ndryshme, si dhe arrestimin në flagrancë të 5 personave dhe ekzekutimin e 24 masave “arrest shtëpiak” ndaj personave, pjesë të një fraksioni të rrezikshëm kriminal të përbërë nga shqiptarë dhe italianë, që vepronin në provincat: Leço, Monza Brianza, Milano, Brescia, Como, Torino e Modena.

Organizata kriminale në të cilën janë përqendruar hetimet, e përbërë kryesisht nga persona të etnisë shqiptare, kishte lidhje të forta me një grup sicilian dhe kalabrezësh, me lidhje të fuqishme me familjen e Ndragheta-s e Mariano Comense dhe San Luca-s, edhe falë lidhjeve martesore mes të rinjve të grupeve të ndryshme.

Efektivët, gjatë ditëve të fundit kanë bërë të mundur sekuestrimin e pronave të Conti-t, tashmë në arrest shtëpie, dhe familjarëve të tij. Pasuri që vlerësohen rreth 5 milion euro dhe që dyshohet se janë ngritur me të ardhura që vijnë nga aktivitete të paligjshme.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Shorti i Europa League, United ‘peshkon’ Anderlehtin

0

Europa League ka përcaktuar çiftet e fazës çerekfinale të saj dhe përballjet duket se janë vërtet interesante. Kështu, Manchester United do të masë forcat me skuadrën belge të Anderlehtit.

Të dyja këto skuadra janë ndeshur me njëra-tjetrën edhe 6 herë të tjera dhe që të dyja kanë nga 3 fitore në përballjet mes tyre.

Tjetër sfidë interesante është ajo mes Ajax dhe Schalke 04. Ndeshja e parë do të luhet në Amsterdam Arena, ku skuadra holandeze është e pathyeshme. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Shalken që në Gelsenkirshen në këtë sezon ka shënuar një bilanc me 3 fitore dhe 2 barazime.

Lioni do të luajë me turqit e Beshiktashit dhe skuadra franceze do të kërkojë që të bëhet i pari ekip nga vendi transalpin që fiton Europa League.

Beshiktashi nga ana tjetër ende nuk ka pësuar humbje në Europa League, që pas kalimit nga faza e grupeve të Ligës së Kampioneve.

Sfida tjetër çerekfinaliste e Europa League është ajo mes Celta Vigos dhe belgëve të Genk. Skuadra spanjolle do të kërkojë të arrijë në gjysmnëfinalen e një aktiviteti europian për herë të parë në historinë e saj

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rama-Vucicit: Të kam thënë, po nuk njohe Kosovën, probleme do të kesh!

0

Konferenca për shtyp e kryeministrave të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk ka shkuar si duhet.Në fakt, ajo është ndërprerë, për shkak të disa mosmarrëveshjeve mes Aleksandar Vuçicit të Serbisë dhe Edi Ramës së Shqipërisë.

Klan Kosova ka mësuar prapaskenat e asaj që ndodhi në Sarajevë:Sipas agjendës se publikuar nga qeveria e BH, në fund të takimit të sotëm gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor do të prononcoheshin me radhë në një konferencë për shtyp, së bashku me komisionerin Johaness Hahn.

Por për çudinë e të gjithë gazetarëve të shumtë, konferenca është ndërprerë kur pas kryeministrit të Bosnjës, si i zoti i shtëpisë, dhe komisionerit Hahn, i ka ardhur radha kryeministri Vuçic. Sapo është thirrur nga moderataroja për te marrë fjalën, serbi ka bërë me shenjë nga Edi Rama. Ky gjest ka lënë të kuptohet se Vuçic i ka hapur rrugën Ramës për të folur.

Ky i fundit, siç merr vesh Klan Kosova, nuk ka reaguar dhe pas kësaj, kryeministri serb është kthyer nga salla dhe ka thënë se mjafton me kaq dhe se nuk ka kuptim te flasin të gjithë. Pastaj ai ka lëvizur nga podiumi dhe kështu kanë bërë edhe mysafirët e tjerë, duke shkaktuar acarimin e gazetarëve që prisnin prej më shumë se një ore.

Më pas gazetarë të pranishëm që kanë arritur të kapin diçka nga një shkëmbim fjalësh në anglisht mes kryeministrit serb e atij shqiptar, në korridorin që çonte për në sallën e konferencës së shtypit, kanë treguar se Vuçic ka thënë me zë të lartë, se ishte përgatitur të denonconte arrestimin e një militanti të partisë së tij në Kosovë. Ky i fundit, sipas shefit të qeverisë serbe, ishte arrestuar sepse kishte në makinë posterët e kampanjës elektorale të partisë së kryeministrit serb.

Kryeministri Rama mësohet t’i jetë kthyer Vuçicit me përgjigjen: “Duhet ta dish, se nëse ti e thua këtë në konferencë unë do të them: ‘Ta kam thënë qe po s’e njohe Kosovën, probleme do kesh’! Dhe do t’i sqaroj unë gazetarët qe nuk është e vërtetë që në Kosovë e kanë arrestuar njeriun tënd, por kane sekuestruar posterët e tu, domethënë kanë arrestuar fotografinë tënde”!Muhabeti rreth “arrestimit të fotografisë” është pritur me të qeshura nga të pranishmit, ndërsa krejt në fund kryeministri Vuçic ka preferuar ta lërë me kaq dhe të evitojë replikën e radhës së kolegut të tij shqiptar.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Kriset koalicioni”? Tahiri i përgjigjet ashpër LSI-së: Sulmojnë policinë për vëmendje e vota

0

Ministri i Brendshem ende ne detyre, Saimir Tahiri, i pergjigjet akuzave te LSI, ne lidhje me raportin e DASH per kanabisin.

Tahiri thekson se sulmet ndaj policise ne lidhje me kete ceshtje behen per te perfituar vota.

Raporti i DASH, LSI sulmon Policinë: Lërini demagogjitë, luftoni kanabisin, gjendja alarmante
Reagimi i Saimir Tahirit:
Pershendes Levizjen Socialiste per Integrim per shprehjen e shqetesimit publik per vazhdimin e luftes kunder kanabisit. LSI e ka shprehur edhe me pare kete shqetesim prioritar tonin dhe te Ministrise se Brendshme e te Policise se Shtetit ne vecanti.
Perfitoj nga rasti te falenderoj perfaqesuesin e nderuar te LSI, kryetarin e Komisionit te Sigurise Spartak Braho, i cili se bashku me te gjithe anetaret e atij komisioni ka bashkepunuar ngushtesisht me mua ne cdo hap.
Po ashtu zoti Braho, ka dhene nje kontribut te posacem ne grupin nderinstitucional te punes, per hartimin e planit te ketij viti per pershkallezimin e kesaj lufte pa kompromis.
E shoh te udhes te saktesoj leximin e raportit te Departamentit Amerikan te Shtetit, sipas nje zedhenesi te LSI ne nje konference per shtyp sot.
Pa komentuar mbi kete lexim te pasakte, sipas te cilit fenomeni nuk qenka luftuar sa duhet, po ve ne dispozicion tekstin e 4 raporteve konsekutive te DASH ne 4 vite me radhe. Mjafton nje lexim krahasues per te kuptuar se sipas Departamentit te Shtetit, Shqiperia nuk u be burim i rendesishem i prodhimit te marihuanes as vjet e as parvjet, po njihej si i tille nga DASH qe para se te merrnim detyren.
Po ashtu, leximi krahasues mjafton per te kuptuar se e vetmja gje qe ka ndodhur, eshte fakti se ne kemi rritur me shifra e fakte, forcen goditese te Policise se Shtetit.
E di se qellimet politike te partive kundershtare apo konkurente me PS per te marre sa me shume vemendje e vota, justifikojne mjetet e propagandes partiake te secilit dhe vertetesia e atyre qe thone kalon rendom ne plan te dyte.
Por duke besuar se Levizja Socialiste per Integrim, si partner strategjik ne koalicionin qeverises i detyrohet vertetesise se fakteve te qeverisjes, nje vemendje te veçante, uroj qe leximi krahasues i raporteve te DASH per Shqiperine, ta beje edhe LSI te ndjehet krenare qe ka nderin e madh te jete aleate e PS ne kete faze historike reformash per vendin.
Nuk kam pritur dhe nuk pres nderkohe qe kete lexim krejt te qarte te kendveshtrimit te DASH mbi tre vite beteje kunder kultivimit te kanabisit, ta bejne kundershtaret e betuar te Policise se rilindur te shtetit.
Qofshin keta te fundit ne çadren e pashprese te bulevardit, qofshin ne cadrat e turpshme te emisioneve te porositura dhe komentatoreve te paguar apo qofshin ne rolin e hienave te dala nga oborri i PS, qe enderrojne deshtimin e Partise Socialiste, pergjigjen e merituar e kane marre tre vjet e gjysem nga puna jone e perbashket dhe do ta marrin nga populli i Tiranes dhe gjithe Shqiperise ne 18 qershor.
Edhe njehere faleminderit te gjitheve per mbeshtetjen e pakursyer ndaj Policise se Shtetit dhe per shperfilljen e merituar ndaj atyre qe jane gati t’i rivene zjarrin Shqiperise, per te mos perfunduar prapa hekurave ku e kane vendin prej kohesh.
Drejtesia vonon po nuk harron!
Bashkengjitur raportet e DASH 2014, 2015, 2016.
Raporti DASH 2013
Për vitin 2012, Shqipëria ka qenë
– vend tranzit dhe destinacion për kanabis, heroinë dhe kokainë;
– vend prodhues i marijuanës së destinuar për vendet e BE;
Rritja drastike në konfiskimin e marihuanës (175% më shumë se në vitin 2011) gjithashtu nënkupton një rritje të prodhimit vendor. Provat tregojnë se rrjetet e trafikimit mund të jenë duke përfituar nga aktivitetet e reduktuara policore në vendet fqinje, duke anashkaluar Shqipërinë e cila ka shërbyer gjatë si një vend tranzit për në Evropën Perëndimore. Me përjashtim të kanabisit, Shqipëria nuk është një prodhues i rëndësishëm i drogave të paligjshme apo drogave sintetike. Qeveria e Shqipërisë nuk mban statistika të përdorimit të drogës, por konsumi i drogës përveç marijuanës nuk duket të jenë fenomen i përhapur.
Ndër arritjet e Policisë për 2012, statistikat shënojnë rritje të konfiskimeve dhe arrestimeve.:
– konfiskimet kanabis arritën gati 21.2 tonë metrikë (gati dyfishin e shumës konfiskuar në vitin 2011);
– zbulimet e heroinës dhe kokainës gjithashtu u dyfishuan përkatësisht në 87.7 kilogram (kg) dhe 4.6 kg. Megjithë rritjen e konfiskimeve, problematike mbetet burokracia e rëndë dhe rezultate e dobëta me pak dënime nga ana e institucioneve të zbatimit të drejtësisë e ligjit.
– 729 persona u arrestuan për vepra të lidhura me drogën, kryesisht trafikimin. Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi mbi 149 hetime, por vetëm 46 dosje çoi në gjykatë. Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda dha 56 dënime për trafikim gjatë vitit 2012.

Raporti DASH 2014
Për vitin 2013, Shqipëria ka qenë
– vend burimi i marijuanës së destinuar për tregjet evropiane dhe konsum lokal.
Volumi i drogës së prodhuar e të konfiskuar, dhe i arrestimeve ka vijuar në nivel të qëndrueshëm, kryesisht lidhur me Cannabis. Përmirësimi i trajnimit të policisë dhe teknikat (përfshirë analizën e zgjeruar të rrezikut në pikat e kalimit kufitar dhe përdorimin më të mirë të pajisjeve teknike të dhuruara) çuan në një rritje të drogës së sekuestruar dhe arrestimeve në 2013.
Bazuar në volumin e konfiskimeve, prodhimi vendas i marijuanës mbeti i lartë për të tretën vit radhazi, edhe pse nuk ka vlerësime zyrtare të totalit të kultivuar. Me përjashtim të marihuanës, përdorimi i drogës nuk duket fenomen i përhapur.
Pavarësisht nivelit të qëndrueshëm të lartë të kultivimit të kanabisit, Shqipëria ka vijuar rritjen e rezultateve në luftën kundër drogave të paligjshme në vitin 2013. Sipas statistikave shtetërore shqiptare, për vitin 2013 Policia e Shtetit tejkaloi volumin e arrestimeve dhe drogës së konfiskuar krahasuar me ato të 2012-ës.
Ndër rezultatet e saj, Policia e Shtetit shënoi:
– Konfiskime të kanabis deri në 33 tonë metrikë (MT), shumë më tepër se 21.2 MT konfiskuar në 2012.
– Sekuestrime të 47.3 kg heroinë dhe 16.1 kg kokainë;
– Arrestimin e 803 personave për trafik droge (çka tejkalon shifrën e 729 arrestimeve në 2012).

Raporti DASH 2015
Për vitin 2014, Shqipëria rezultoi:
– vend i rëndësishëm burimi për marijuanën, si dhe një pikë transferimi për kokainën dhe heroinën e destinuar për tregjet evropiane.
– rriti dukshëm numrin e konfiskimeve të drogës dhe arrestimeve. Kjo mund t’i atribuohet rritjes së bashkëpunimit mes partnerëve rajonalë (sidomos me njësitë e vëzhgimit të Policisë Italiane), kombinuar me një angazhim më të madh nga ana e liderëve politikë dhe autoriteteve ligjzbatuese për t’u përballur me prodhimin dhe trafikimin e drogës, çka çoi në një rritje të aksioneve në rang kombëtar.
Për vitin 2014, sipas statistikave të saj Policia e Shtetit shënoi:
– konfiskim të marijuanës deri në 101.7 tonë metrikë (MT) gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2014, dukshëm më shumë se totali prej 96 MT konfiskuar në periudhën 200-2013.
– Shkulje dhe shkatërrim të 530,177 bimë marihuanë në 2,214 parcela individuale, (shumica e të cilave e identifikuar nga fluturimet e mbikqyrjes italiane);
– Konfiskim i 63 kg heroinë dhe 23 kg kokainë;
– Arrestim (edhe falë Policisë Kufitare) i 1,058 persona për vepra të lidhura me trafikimin e drogës për 9 mujat e parë të vitit (duke tejkaluar 803 arrestimet në total të vitit 2013).
– Ndalim i një ngarkese prej 250 kg kokainë në portin malazez të Barit që ishte destinuar për Shqipërinë dhe transferim të mëtejshëm në Evropë (në bashkëpunim edhe me agjencitë e zbatimit të ligjit në Evropë dhe Amerikën e Jugut ).

Raporti DASH 2016
Gjatë vitit 2015, Shqipëria mbetet
– vendburim i madh i marijuanës, si dhe një rrugë tranziti për dërgimin e kokainës dhe heroinës së destinuar për tregjet evropiane.
Gjatë vitit 2015 autoritet shqiptare shënuan një seri mbresëlënëse arrestimesh dhe sekuestrimesh kundër prodhimit të drogës dhe rrjeteve të trafikimit që veprojnë në vend, duke vijuar kësisoj prirjen e nisur në vitin 2014. Ky sukses mund t’i atribuohet
– bashkëpunimit të vazhdueshëm rajonal me njësitë italiane të mbikëqyrjes
– dhe një impenjimi më të madh nga ana e drejtuesve qeveritarë dhe të Policisë për të përcaktuar përparësitë në luftën kundër drogës.
Me përjashtim të kanabisit, Shqipëria nuk është një prodhues i rëndësishëm i drogave të paligjshme, kimikateve pararendës, apo drogave sintetike. Qeveria e Shqipërisë nuk ka statistika matëse të përdorimit të drogës. Me përjashtim të marijuanës, përdorimi i paligjshëm i drogës nuk duket të jenë fenomen i përhapur.
Deri në Tetor 2015, sipas Policisë së Shtetit (ASP) shënohen këto arritje:
– konfiskimi i një totali prej 6.87 tonë metrikë marijuana;
– shkulje dhe shkatërrim I 689,815 bimë marijuane në 44 hektarë tokë sipas identifikimit të fluturimeve survejuese italiane;
– sekuestrim i 55.3 kg heroinë dhe 26.4 kg kokainë;
– arrestimi (edhe falë Policisë Kufitare) i 827 personave për vepra të lidhura me trafikimin e drogës.

Rapoti DASH 2017
Shqipëria mbetet një vend i rëndësishëm për prodhimin e marijuanës, e gjithashtu një rrugë tranziti për kokainën dhe heroinën e destinuar për tregjet europiane. Ndërsa autoritetet shqiptare raportonin një rritje të arrestimeve dhe shkatërrim të ngastrave me kanabis në 2016, nga ana tjetër kishte raportime të shtimit të kultivimit të kanabisit në vend. Autoritetet shqiptare vazhduan bashkëpunimin rajonal me njësitë vëzhguese të Policisë Italiane dhe pati një rritje të numrit të fluturimeve për vëzhgimin e drogës në krahasim me vitin pararendës. Me përjashtim të kanabisit, Shqipëria nuk është prodhuese e rëndësishme e drogave të paligjshme, kimikateve prej të cilave prodhohet drogë, apo drogave sintetike. Qeveria e Shqipërisë nuk mban statistika për shkallën e përdorimit të drogave. Me përjashtim të marijuanës përdorimi i drogës nuk duket të jetë i shpeshtë.
Sipas Policisë së Shtetit të Shqipërisë, në 2016 u kapën 30.14 metric tons (MT) marijuanë ndërkaq u shkulën në total 2.453.628 rrënjë kanabis. Gjatë fluturimeve kontrolluese (zbuluese) të Guardia di Finanza-s u identifikuan 2086 ngastra kanabisi dhe po kështu u konstatua një 5-fishim i nivelit të përgjithshëm të kultivimit. Policia e Shtetit kapi gjithashtu 57.33 kg heroinë dhe 7.16 kg kokainë.
Policia e Shtetit, duke përfshirë dhe policinë e kufirit, arrestoi 1.349 persona për krime që kanë të bëjnë me trafikun e drogës gjatë vitit 2016. Prokuroria e Krimeve të Rënda hetoi 273 procedime penale për trafik droge. Në këtë total përfshihen edhe 115 çështje të bartura nga vitet e mëparshme, ndërkaq 158 procedime u filluan gjatë vitit 2016. Gjatë 2016-ës Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgoi para gjykatës 55 dosje, në ngarkim të 81 të pandehurve. Gjykata e Krimeve të Rënda dha 65 vendimet fajësie, duke përfshirë edhe verdiktet e çështjeve që ishin bartur në këtë vit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Raporti i DASH, LSI sulmon Policinë: Lërini demagogjitë, luftoni kanabisin, gjendja alarmante

0

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar sot ne lidhje me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit që ngrinte një sërë problemesh për vendin tonë, sidomos ai i drogës.

Luan Rama, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, kërkoi sot para mediave që Shqipëria të mos bëjë më spektakle me transmetimet televizive të policëve që çohen për të kapur kanabis

FJALA E LUAN RAMËS PARA MEDIAVE:
Siç keni bërë të ditur edhe ju përmes publikimit të raportit të DASH, ky raport konfirmon edhe njëherë faktin e rëndë që Shqipëria vazhdon të mbetet një burim i rëndësishëm i marijuanës dhe një rrugë tranzit për kokainën dhe heroinës.

Ky konstatim shqetësues kërkon një reagim të përgjegjshëm të gjithë agjencive që kanë për detyrë luftën kundër drogës dhe një reagim të përgjegjshëm të të gjitha institucioneve shtetërore.

LSI në vazhdimësi dhe në vijimësi ka qenë e vendosur për reagimin ndaj çdo kujt që rezulton i lidhur me kultivimin apo trafikimin e drogës. E rëndësishme për vendin që Shqipëria të mos bëjë më spektakle me transmetimet televizive të policëve që çohen për të kapur kanabis.

“Situata e kultivimit të lëndëve narkotike në Shqipëri, dramatike. LSI ka apeluar për rëndësinë që merr lufta e vendosur kundër trafikuesve të drogës. I bëj thirrje institucioneve të reagojnë me përgjegjshmëri, pa demagogji. Më e pakta ka munguar reagimi i duhur nga ana e institucioneve. Në këto kushte alarmi duhet të japim një reagim konkret”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama.

Nga selia e LSI, Luan Rama rikonfirmoi se ndryshimet në qeveri nuk janë kërkuar nga forca e tij politike. “LSI nuk ka bërë asnjë kërkesë. Është një e drejtë Kushtetuese e kryeministrit, ne e respektojmë”, u shpreh Luan Rama.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx