Ballina Blog Faqe 9469

Reis Çiço: Në dasmën time, babai dollinë e parë e piu për partinë

0

Në emisionin Opinion mbrëmjen e sotme është duke u diskutuar nëse filmat e komunizmit duhet të shfaqen apo jo.

Teksa gazetari Reis Çiço mbron idenë se filmat duhet të shfaqen, pasi sipas tij nëse ata nuk lejohen të transmetohen, bashkë me zhdukjen e tyre, ikin edhe vlerat e aktorëve të njohur që i kanë luajtur.

Ndërsa ishte duke mbrojtur këtë ide, Çiço tregoi edhe një detaj nga ceremonia e tij martesore, të cilin e bëri të ndihej jo mirë. Ai tha se në dasmën e tij, babai dollinë e parë nuk e kishte ngritur për atë dhe nusen e tij, por për partinë.

“Po flas për tim atë, rahmet pastë atje ku është, kur u martova unë e dini për kë e ngriti dollinë e parë, se kishte frikë se ishin disa të ftuar atje; dollia e parë, tha të rrojë partia. Shikoni si mu b ë mishi kokrra. Nuk tha të më trashëgohet djali. Pra ky regjim i ndyrë ishte. Nuk e kishte sinqerisht se erdhi me qau, mirëpo fjalën e parë atë tha”, është shprehur Çiço.

 

https://www.youtube.com/watch?v=Oi3RPfDKKJw

 

 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Fier, djali dhunon babain 71-vjeçar. Arrestohet.

0

Një 35-vjeçar është vënë në pranga ditën e djeshme nga policia e Fierit pasi akuzohet për dhunë në familje.

Siç bën me dije policia, Alfons.M është arrestuar pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij 71 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zgjedhjet/ 600 mijë lekë për qytetarët që zëvendësojnë komisionerët e PD-PR

0

Çdo shtetas shqiptar, i cili plotëson kriteret dhe që do të emërohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si anëtar KZAZ, në vendet e lëna bosh nga Partia Demokratike dhe Partia Republikane, do të paguhet nga 350 deri në 650 mijë lekë të vjetra.

Qytetarët jopartiakë, të cilët do të emërohen si anëtarë të KQZ në rast bojkoti nga ana e opozitës, gëzojnë të drejtën e shpërblimit në përputhje me përcaktimet e vendimit të KQZ nr. 6, datë 12.01.2017, njëlloj si anëtarët e propozuar nga partitë politike. Ky vendim ka përcaktuar masën e shpërblimit në vlerën 65.000 lekë për kryetarin dhe zv.kryetarin e KZAZ-së, për angazhimin nga momenti i konstituimit deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Në vendim është përcaktuar masa e shpërblimit edhe për anëtarët e komisioneve të tjera të administrimit të zgjedhjeve të 18 Qershorit.

“Të caktojë masën e shpërblimit në vlerën 60.000 lekë për anëtarët dhe sekretarin e KZAZ-ve, për angazhimin nga momenti i konstituimit deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Të caktojë masën e shpërblimit në vlerën 4.000 lekë për Kryetarin e KQV-së. Të caktojë masën e shpërblimit në vlerën 3.500 lekë për anëtarin dhe sekretarin e KQV së. Të caktojë masën e shpërblimit në vlerën 6.000 lekë për anëtarin e Grupit të Numërimit të Votave”, thuhet në vendimin e KQZ.

Në caktimin e masës së shpërblimit, KQZ ka marrë në konsideratë kohën e funksionimit të këtyre komisioneve, ngarkesën e punës si dhe  përgjegjësinë e tyre në administrimin e procesit zgjedhor në zonën e administrimit zgjedhor. Sipas përcaktimit të nenit 28, pika 1, KZAZ-ja ngrihet 90 ditë para datës së zgjedhjeve dhe do të jetë në detyrë deri në dorëzimin në KQZ të dokumentacionit zgjedhor përkatës. Sipas nenit 36, pika 2, propozimet për anëtarët dhe sekretarin e KQV-së bëhen jo më vonë se 30 ditë para ditës së zgjedhjeve. KZAZ-ja emëron anëtarët e KQV-së jo më vonë se 5 ditë nga paraqitja e propozimeve. Në çdo rast emërimi i tyre bëhet jo më vonë se 20 ditë para datës së zgjedhjeve.

Anëtarët e KQV-së janë në detyrë deri në dorëzimin e kutisë së votimit dhe materialeve zgjedhore në VNV. Në bazë të nenit 95 të Kodit Zgjedhor, për numërimin e votave në rang ZAZ-je, me vendim të KZAZ-së caktohen Grupet e Numërimit të Votave 10 ditë para datës së zgjedhjeve. Grupet e Numërimit janë në detyrë deri në përfundimin e numërimit të votave për të gjitha qendrat e votimit të zonës së administrimit zgjedhor./Shqiptarja.com

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Sekuestrohen 800 kg drogë, po trafikohej me gomone nga Shqipëria në Itali, dy në pranga

0

Policia e shtetit njoftoi kapjen e nje sasie te konsiderueshme droge qe po trafikohej nga Shqiperia drejt Italise me gomone.

Burimet zyrtare thane se në orët e pasdites së djeshme pas sinjalizimit nga Policia Kufitare Shqiptare për një gomone që lëviste me shpejtësi në drejtim të Italisë, Frontex me një avion portugez të patrullës, Guardia di Finanza e Pulias me një helikopter dhe dy Njësi detare me mbështetjen e Guardua di Finanza në Durrës dhe Vlorë, kanë bërë të mundur bllokimin e një gomoneje 7 m të gjatë me dy motorë nga 150 kuajfuqi në afërsi të Viestes, Foxhia.

Sipas burimeve zyrtare, mesohet se pas sinjalizimeve nga Policia Kufitare Shqiptare, avioni i Frontex e intercepton në det dhe Guardia di Finanza e Pulias pas 4 orë ndjekie i kap në Vieste rreth orës 18.30 të mbrëmjes së djeshme.

“Sekuestrohet lënda narkotike e tipit marjuanë rreth 800 kg e ndarë në 42 pako si dhe gomonia. Arrestohen në flagrancë dy skafistët shqiptarë me iniciale V.T, 21 vjeç nga Kavaja dhe D.B. 32 vjeç nga Durrësi. Vijojnë hetimet e përbashkëta për kapjen e bashkëpunëtorëve”, ka njoftuar policia.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Valë arrestimesh për kokainë në Itali, ja kush janë 8 shqiptarët e prangosur

0

Së paku 18 persona, shumë prej të cilëve shqiptarë janë arrestuar nga policia e Borgo Valsugana, Laives (BZ) dhe Torreglia (PD) të mbështetur edhe nga policia e Trentos dhe Cosenza-s.

Operacioni i koduar “Espresso”, u zhvillua pas rreth 6 muajsh hetimeve, ndërsa janë sekuestruar më shumë se 1.6 kg kokainë, si dhe janë konfiskuar automjete.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gjykata e Apelit lë në burg ish-drejtorin e burgjeve Artur Zoto

0

Gjykata e Apelit për krime të rënda refuzoi lirimin nga burgu për ish-drejtorin e përgjithshëm të burgjeve Artur Zoto, i akuzuar për “korrupsion” në tenderat e furnizimit te burgjeve me ushqim.

Tre gjyqtaret, Nure Prendi dhe Gjovalin Përnocaj dhe Dhimitër Lara, nuk pranuan kërkesën e të dyshuarit dhe avokatit mbrojtës, që ti ndryshohet masa e sigurisë.

Gjyqtarët, që zhvilluan seancën gjyqësore me dyer të mbyllura, pasi dëgjuan argumentet e prokurorit dhe avokatit, lanë në fuqi vendimin e “Arrestit me burg” të dhënë nga gjykata e shkallës së parë për krime të rënda.

Ish-drejtori i përgjithshëm i burgjeve nuk u paraqit në sallën e gjyqit, duke kërkuar që të përfaqësohet nga avokati mbrojtës Theodhori Sollaku. Pas vendimit të gjykatës, avokati Sollaku nuk preferoi të komentoi vendimin edhe pse burimet thonë se brenda sallës së gjyqit, ka pretenduar se klienti i tij është ipafajshëm.

Mesohet se avokati, e ka cilësuar dëshminë e ish-zv/drejtorit të përgjithshëm Iljaz Labi tashmë me statusin e të penduarit, si jo të vërtetë. Këtë pretendim, mësohet se e ka kundërshtuar përfaqësuesi i akuzës në sallën e gjyqit.

Sipas prokurorisë, Iljaz Labi ka deklaruar se 10 % të vlerës totale të tenderit të ushqimeve për burgjet, të marrë në formën e ryshfetit nga kompanit fituese, ia ka dorëzuar ish-shefit të tij Artur Zoto.

Ky pretendim, thonë nga prokuroria, provohet edhe me përgjimin e bsiedave telefonike të izh-zv/drejtorit Labi, i cili në një nga mesazhet dërguar përfaqësuesit të kompanive fituese të tenderit të ushqimeve, të pandehurit Ylber Kalaj, i thotë mes tjerash se “paratë janë për ata lart”, duke nënkuptuar shefin e tij, tashmë të arrestuar Artur Zoto.

Për llogari të kësaj dosje, veç Zotos dhe ish-vartësit të tij Labi janë arrestuar edhe 4 përfaqësues të kompanive të ndryshme, të cilat janë shpallur fitues për tenderin e furnizimeve me ushqime në të gjithë burgjet.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Eduart Ndocaj & Agron Tufa interviste per Shkruaje ne Akull nga Ismet Drishti.

0

 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ja kater ministrat e rinj të qeverisë

0

Në mbledhjen me PS, Rama mori vendimin. Fatmir Xhafaj, Olta Xhaçka, Ogerta Manastirliu dhe Eduard Shalsi janë 4 emrat e rinj të qeverisë.
Fatmir Xhafa ministër i Brendshëm në vend të Saimir Tahirit
Olta Xhaçka ministre e Çështjeve Sociale në vend të Blendi Klosit
Ogerta Manastirliu ministre e Shëndetësisë në vend të Ilir Beqajt
Eduart Shalsi ministër i Pushtetit Vendor në vend të Bledi Çuçit

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Dekriminalizimi, Llalla kërkesë KQZ-së: T’u hiqet mandati dy kryebashkiakëve, janë dënuar

0

Adriatik Llalla ka deklaruar ditën e sotme se në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, ka kërkuar nga KQZ-ja heqjen e mandateve për dy kryebashkiakë qe rezultojne te denuar ose te proceduar me heret per vepra penale qe dhe nuk i kane deklaruar keto ne formularin e dekriminalizimit.
Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka bërë të ditur sot se i ka kërkuar KQZ-së, heqjen e mandatit edhe për 2 kryebashkiakë të tjerë, duke zbuluar emrat e Artur Zotajt dhe të Tërmet Peçit.
“I kemi kërkuar KQZ-së t’i hiqet mandati, dy kryebashkiakëve, – tha ai, – kreut të bashkisë së Poliçanit, Artur Zotaj dhe atij të Tepelenës, Tërmet Peçit. Ka nisur një procedim për falsifikim dokumentesh. Dekriminalizimi duhet të zbatohet para zgjedhjeve.”
Deklarata e fortë e Llallës u bë gjatë analizës vjetore të Prokurorisë së Gjirokastrës.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Deputeti i Ramës sulmon ministrat e LSI: Shihni ëndërra me Metën kryeministër

0

Deputeti i PS-së, Vladimir Kosta i ka kërkuar PS-së të divorcohet nga aleanca me LSI dhe të dalë e vetme në zgjedhje.

Pas deklaratave të ministrave të LSI-se qe e pranuan publikisht se duan Metën kryeministër, Kosta, me një postim të gjatë në faqen e tij në Facebook, ka ironizuar, duke u thene qe ta provojne te fitojne 25% te votave dhe pastaj “le ta kene hallall Metën kryeministër”.

Postimi i Kostës:

BAZA E PARTISË SOCIALISTE ËSHTË SHUMË MË E QARTË PËR DIVORC TË MENJËHERSHËM ME LSI !

Që PD kërkon largimin e Ramës nuk është ndonjë çudi, e ka kërkuar që ditën e parë që Rama mori detyrën. Çdo parti që është në opozitë qëllimin kryesor ka të largojë Kryeministrin, njeriun që i hoqi asaj pushtetin. Ndaj nuk ja vlen të zgjatemi me idetë idiote që vijnë nga çadra e bulevardit.

Por në situatën kur kërkohet largimi i Qeverisë së PS, deklarimet e ministrave të aleatit tonë kryesor se Kryeministri duhet të jetë nga radhët e tyre, ngjajnë më e pakta jashtë realitetit.

Si biznesmen dhe politikan unë i kuptoj deklaratat e Znj. Gjosha dhe Z. Panariti. Kanë të drejtë që të endërrojnë Ilir Metën Kryeministër, ndaj janë dhe në LSI.

Patjetër që duhet ta shohin Metën si Kryeministër, por pasi të fitojë shumicën e votave të vetëm, pa aleancë. Nëse i vetëm fiton qoftë edhe 25 % të vendeve në parlament, hallall ja bëjmë postin e kryeministrit!

Por aktualisht, çështjen e Kryeministrit e ka zgjidhur Kushtetuta se cilës forcë politike i takon. Deklarime të tilla zakonisht bëhen edhe nga parti më të vogla në kohë fushate dhe unë nuk di të ketë nisur fushata ende. Nëse doni Kryeministrinin, dilni më vete dhe provojeni ta merrni.

Ndërkohë, për sa kohë na quani dhe u quajmë aleatë silluni si të tillë, të paktën publikisht.

Personalisht e kam shprehur mendimin tim për këtë koalicion edhe më parë. Kryeministrit tim do t’i kërkoja që më shumë se llogaritë në tavolinë, më shumë se ‘sondazhet’ apo analistët të dëgjonte elektoratin e PS-së për të ardhmen e koalicionit. Mendimet e socialistëve të thjeshtë dhe strukturave të partisë në bazë, janë analiza dhe sondazhi më i mirë i asaj që duhet të ndodh për koalicionin mes PS dhe LSI. Baza e socialistëve është shumë herë më e qartë për atë që është interes i Partisë Socialiste; mosvazhdimin e koalicionit me LSI-në.

E them këtë, sepse më rezulton se “këshillat” dhe mendimet e “urta” të ndonjë deputeteti të PS-së mbi dobinë e koalicionit nuk janë në interesin tonë, por të aleatit. Ka deputetë socialistë që sot shpalosin forcën apo avantazhet e LSI dhe kanë filluar mendojnë njëlloj si ministrat apo deputetët e LSI. Ndaj PS-ja , duhet të dëgjojë bazën socialiste, e cila e thotë hapur dhe qartë se më shumë humbëm se fituam nga aleanca me LSI. Nëse në 2013 u bë një gabim që po na kushton shtrenjtë është koha të mos përsëritet më. Sepse tani edhe PD nuk po kërkon largimin e qeverisë PS-LSI, por vetëm largimin e PS.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx