Ballina Blog Faqe 9470

‘’Shitja e ministrave’’ sipas Bashës i tërheq vëmendjen Ramës, ja përgjigjia epike e tij

0

Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pas shkarkimit të disa ministrave në qeveri. Duke folur nga “çadra e lirisë” Basha komentoi edhe zërat se Rama shiti ministrat tek ai që të ndalë protestë.

“Saimir Tahiri shërbeu denjësisht për kupolën kriminalizuese. E dimë se Ilir Beqaj shërbeu për krimin më të rëndë, shpenzimin e taksapaguesve shqiptarë që shkuan në xhepat e oligarkëve.

Ne e dimë që këta të dy dhe ata dy të tjerë janë shërbëtorë. Shkarkimi i çirakëve nuk na tendos.

Dje ata u kishin thënë disa gazetarëve se na shiti Ed Rama te Lul Basha që të ndalë protestën.

E kuptoni sa mbrapa janë, kujtojnë se Lul Basha është në gjendje të ndalë protestën, nuk e kuptojnë që kjo nuk ndalet deri sa republika e vjetër e krimit, korrupsionit, drogës të bjerë dhe të ngrihet republika e re. Por për këtë duhet të vdesë njëra që të lindë tjetra, nuk qëndrojnë përbri njëra tjetrës”- tha Basha.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zbulohet urdhri i LSI me SMS për ministrat e deputetët: Mos deklaroni më “Meta kryeministër” por…

0

Petrit Vasili, në cilësinë e zëvendëskryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim iu ka shpërndarë sot të gjithë ministrave dhe deputetëve të kësaj partie një direktivë, thelbi i së cilës është heqja dorë nga deklaratat e tipit “Meta President” apo “Meta Kryeministër”.

Referuar tekstit të plotë të SMS-së, të siguruar nga “BalkanWeb”, që ka mbërritur sot në numrat e celularëve të deputetëve dhe ministrave të LSI-së, Vasili tërheq vëmendjen në dy mesazhet kryesore që sipas tij duhet të përcillen në publik nga zyrtarët më të lartë të LSI-së.
“Mesazhet tuaja duhet të përqëndrohen në:
1. Dialog për reformën zgjedhore për të mundësuar zgjedhje me standard dhe të pakontestuara si dhe zbatim me këmbëngulje të reformës në drejtësi.
2. “Një shans për të gjithë”, secilit sipas fushës së profesionit të tyre”, – shkruan Vasili në SMS-së.

Ky urdhër i ri, që ka dhënë sot numri dy i LSI-së vjen 24 orë pasi dy ministra të kësaj partie, Klajda Gjosha dhe Edmond Panariti e shprehën hapur në publik dëshirën e tyre që Ilir Meta të jetë kryeministër i vendit.

Vlen të theksohet gjithashtu se me anë të kësaj direktive, LSI duket se po kërkon të zbusë disi tonet brenda koalicionit qeverisës me PS-në dhe kryeministrin Rama, që thirrjet “Meta kryeministër” i kanë vlerësuar si provokim në prag të zgjedhjeve nga ana e aleatit të tyre kryesor.

TEKSTI I PLOTË I SMS

I/E nderuar.
Kryetari do të jetë jashtë vendit për disa ditë. Nuk duhet të ketë shpërqëndrim nga ju lidhur me mesazhin politik me deklarime Meta President, Meta Kryeministër, etj.
Mesazhet tuaja duhet të përqëndrohen në:
1. Dialog për reformën zgjedhore për të mundësuar zgjedhje me standard dhe të pakontestuara si dhe zbatim me këmbëngulje të reformës në drejtësi.
2. “Një shans për të gjithë”, secilit sipas fushës së profesionit të tyre.
Përshëndetje Petrit Vasili.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ish- zv.ministri i Ramës kundër tij, i bashkohet çadrës: Një gjë më bashkon me ju, rrëzimi i kryeministrit

0

Ish- zëvendësministri i Ramës, Dritan Hila, u bashkua në cadrën e opozitës.
“Duhet të ulim barrierat dhe të komunikojmë me njëri tjetrin për një Shqipëri më të mirë.
“Unë ndaj shumë mendime që janë të përbashkëta me ju por më të shumta janë ato që nuk ndaj” por na mjafton vetëm një gjë që ne të bashkohemi” tha Hila
Nje Shqiperi pa perspektive-
Shumë po largohen, nuk janë vetëm 20- 30 vjeçarët por dhe 50 vjeçarë, miqtë e tij sepse nuk shohin perspektivë dhe kjo është një arsye pse duhet ngritur zëri dhe pse është e nevojshme që të lëmë mënjanë ndasitë dhe të diskutojmë me njëri tjetrin haptas pa dallim i majtë a i djathtë”
Dritan Hila: “Unë erdha këtu për ca gjëra shumë të thjeshta. Jam një 50 vjeçar. Një shok i imi ka ikur emigrant 50 vjeçar. Është e tmerrshme. Një tjetër shok i imi, po 50 vjeç ka ikur rishtas emigrant. Jemi përballë një situate ku nuk ka të majtë e të djathtë. Nuk po ikin vetëm 20- 30 vjeçarët po ikin 50 vjeçarët janë të trembur. Nuk shohin perspektivë jo vetëm për veten e tyre por as për fëmijët. Në këtë moment është e nevojshme që ndasitë tona të bien dhet ë diskutojmë me njëri tjetrin haptas pa dallim i majtë a i djathtë”
Një arsye tjetër pse ishte në çadër “është arroganca. Mua më tërbon kur një individ sillet me arrogancë ndaj një të pafuqishmi. Akoma më nevrikos kjo kur bëhet ndaj opozitës e cila në ditën më të keqe të saj ka përfaqësuar 35 % të shqiptarëve” tha Hila.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Aksident në Fushë- Krujë, përplasen rëndë dy makina

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot pranë fshatit Luz, ku dy makina janë përplasur me njëri tjetrin. Raportohet se si pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë të paktën katër persona të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.

Po ashtu edhe dy makinat e përplasura kanë pësuar dëmtime të rënda.
Nga të dhënat paraprake mësohet se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa Policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ndryshimet e fundit në qeveri, reagon Manjani: Të kalohet testi i besimit, e shkuara s’drejton të ardhmen

0

Ylli Manjani ka komentuar ndryshimet e fundit në qeveri, duke u shprehur se kjo qeveri duhet të kalojë testin e besimit sipas Kushtetutës.
Manjani thumbon zgjedhjen e ministrit të ri të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili ka qenë zyrtar i lartë edhe në kohën e diktaturës komuniste.
“Për arsye publike dhe politike kjo qeveri duhet të kalojë testin e besimit sipas Kushtetutës. E shkuara nuk mund të drejtojë të ardhmen!”, shprehet Manjani.
Rama sot bëri publik emrat e 4 ministrave të rinj, Fatmir Xhafaj ministër i Brendshëm, Olta Xhaçka ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ogerta Manastirliu ministre e Shëndetësisë dhe Eduard Shalsi ministër i Çështjeve Vendore.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -RAMA INSPEKTON PUNIMET NË SPITALIN E TRAUMËS REZULTAT I REFORMAVE

0

Spitali i Traumës, aty ku mjerimi i deri djeshëm i infrastrukturës shëndetësore ka simbolin e tij, në dy muaj do të jetë një tjetër dëshmi në rrugën e rilindjes së shëndetësisë.Ambiente të degraduara, korridor i përshtatur si farmaci, dhoma të tejmbushura nga familjarë në mungesë të ambienteve të posaçme për ta, ishte pamja e spitalit para nisjes së investimit 8 miliardë lekë.
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, ishte në spitalin e Traumës, për të parë ecurinë e projektit. Po kryhet rikonstruksioni në themel i të gjithë reparteve, shërbimit të urgjencës, imazherisë, bllokut operator, reanimacionit, fizioterapisë.Pjesë e projektit është krijimi i recepsionit dhe ambienteve pritëse për familjarët. Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja tha se janë gati edhe pajisjet biomedikale dhe të mobilimit.
Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -PD E PR BOJKOT ZGJEDHJEVE, KQZ FTESË QYTETARËVE PËR NË KOMISIONE

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në zbatim të Kodit Zgjedhor dhe akteve të KQZ-së në fuqi, shpall kërkesën për shtetasit që kanë interes për t’u emëruar kryesisht si anëtarë apo sekretarë të 90 Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, që do të ngrihen për zgjedhjet për Kuvend të datës 18.06.2017.Kjo ftesë publike që iu bëhet qytetarëve për të kontribuar në administrimin e procesit zgjedhor është detyrim që Kodi Zgjedhor ia ngarkon KQZ për çdo proces zgjedhor dhe nuk ka asnjë lidhje me përmbushjen e detyrimeve përkatëse ligjore nga ana e partive politike.///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -FIER, META PREZANTON SLOGANIN E LSI PËR ZGJEDHJET E 18 QERSHORIT

0

Kreu i Kuvendit Ilir Meta gjatë një takimi me gratë në Fier ka prezantuar sloganin e LSI për zgjedhjet e ardhshme.“Një shans për të gjithë” është ky thelbi i politikës së kësaj force politike në zgjedhjet e qershorit, ku sipas Metës një rol kryesor do të ketë gruaja.Në këtë takim morën pjesë Kryetarja e LGI-së, Klajda Gjosha, Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, deputeti i LSI-së, Robert Bitri, Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun e LSI-së, Erisa Xhixho.Në fjalën e saj Xhixho theksoi se beson te kapaciteti i grave më menaxhim dhe te shanset që i duhen dhënë grave për të qenë pjesë e ekonomisë.///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -NDRYSHIMET NË QEVERI, BASHA KARIKATURË E SHËMTUAR E RILINDJES

0

Ndryshimet në kabinetin qeveritar ku katër ministrat Saimir Tahiri, Ilir Beqaj, Bledi Çuçi dhe Blendi Klosi do të lënë detyrën, kanë sjellë edhe reagimin e kryetarit të PD, Lulzim Basha.Nga “Çadra e Lirisë”, kreu i opozitës i cilësoi shkarkimet si karikaturë e shëmtuar e rilindjes.Ai tha se opozita s’do tërhiqet nga rezistenca edhe sikur Rama të shkarkojë të gjithë qeverinë e tij. Basha tha se kushti mbetet largimi i Edi Ramës dhe krijimi i qeverisë teknike.///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -DIBËR, IDRIZI MARRËVESHJA ME PS ËSHTË ZBATUAR VETËM 1%

0

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka zhvilluar një takim me strukturat dhe me të rinjtë që i janë bashkuar PDIU-së në Dibër. Në këtë takim ishte i pranishëm kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, deputetët Mesila Doda e Aqif Rakipi, kryetari i PDIU-së Dibër, Olti Cani, kryetarja e Forumit të Gruas në PDIU Dibër, Inva Trupi.Gjatë këtij takimi një pjesë e mirë e të rinjve në panel shprehën qartë mbështetjen për forcën politike që ata përfaqësojnë. Secili prej tyre prezantoi vetveten dhe fushën në të cilën ata kanë përfunduar studimet brenda dhe jashtë vendit për ekonomi, inxhinieri, shkenca politike, etj, ku nëpërmjet programit të PDIU-së ata kanë mundësi të japin ndihmesën jo vetëm për qarkun e Dibrës, por për krejt vendin.Këta të rinj, të cilët treguan edhe arsyet pse i janë bashkuar PDIU-së në Dibër, vunë theksin tek kauzat dhe mbrojtja e interesave të qytetarëve shqiptarë kudo që janë, si dhe me këmbëngulje çdo ditë po japin kontributin, që brenda programit të përfshihen jo vetëm projektet se si mund të zhvillohet Qarku i Dibrës, por edhe në fushën e arsimit, mbrojtjes së kulturës, gjuhës, etj…

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx