Ballina Blog Faqe 9471

360° Gradë -VLORË ZONA NAFTËMBAJTËSE E MËRTIRAJ NË GORISHTË PO SHKON DREJT SHKATËRRIMIT

0

Zona naftëmbajtëse e Mërtiraj në Gorishtë po shkon drejt shkatërrimit.Prej 30-vitesh kjo zonë fshrytëzohet për nxjerrjen e naftës, më herët nën menaxhim privat ,ndërsa prej muajit Shkurt rafineria menaxhohet nga AlbPetrol.  Në Mërtiraj , 30 km larg qytetit të Vlorës , tokat  bujqësore janë kontaminuar ndërsa  derdhjet e gazit apo naftës së papërpunuar derdhen në shtratin e Vjosës.

Shqetësimi është ngritur edhe më herët nga banorët e zonës por asnjëhere ndotja nuk ka marr të tilla përmasa.Punonjësit e rafinerisë pranojnë se kanë vënë në punë “furrin e vjetër”  ku bëhet përpunimi bruto i naftës, pasi aparatura e re qëndron jashtë funksionit për shkak të një defekti të vogël.Në fakt, funksionimi i saj do të minimizonte ndjeshëm ndotjen.

Banorët konfirmojnë gjithashtu se situata vijon të përkeqësohet,ndërsa ndotja ka shkaktuar probleme në kontamimin e tokës,dhe probleme në shëndetin e banorëve ndërkaq ka dëmtuar edhe gjenë e gjallë.

Zonën e ka inspektuar njëkohësisht edhe deputeti i Vlorës Flamur Cela,i cili ka konfirmuar se i është përgjigjur thirrjes së banorëve,të cilët mbeten të shqetësuar për situatën. Cela ka konfirmuar se do të kërkojë  deri edhe në ndjekje penale dhe administrative për përgjegjësit.

Zona e Mërtiraj shfrytëzohet prej 30 vitesh për nxjerrjen e naftës bruto. Aktualisht shfrytëzohen gjashtë nga nëntë puse aktivë. Banorët kanë paralajmëruar  bllokim  të punës së rafinerisë prej ditës së hënë.  ///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gazetari Artan Hoxha paralajmëron videon: Edi Rama tek Santa Quaranta!

0

Pak e besojnë Edi Ramën kur thotë se e shkarkoi Saimir Tahirin, për t’i dhënë mundësi të jetë më pranë socialistëve gjatë fushatës. Gazetari Artan Hoxha shkruan se Rama dhe Meta shkëmbyen kokë për kokë, Tahirin me Manjanin, ndaj përpjekjet e kryeministrit për ta fshehur ngjajnë me një “shoshë të grisur që nuk e mbulon dot “diellin” e Metës…”

Por Artan Hoxha nuk e lë me kaq.

Në një mesazh të drejtpërdrejtë për Edi Ramën, ai fut në lojë emrin e të ashtuquajturit “Eskobari i Ballkanit”, kur thotë se “nese serveri i Santa Quaranta-s ka rregjistruar vertete ndonje dite, kush ka hyre e kush ka dale ne te, aty nuk do dalin pamjet me ish-ministrat qe tregon Berisha ne perrallat e tij, Tahiri, Beqaj apo Klosi….por do dalesh ti vet!!!”.

Pamjet e Ilir Metës, Arben Ahmetajt apo Koço Kokdhimës në kompleksin Santa Quaranta janë publike, por për herë të parë përmendet fakti që edhe Edi Rama ka bujtur tek Balilajt, në Sarandë. Më herët, nipi i Klement Balilit, Rigelsi tha se kamerat e sigurisë kanë regjistruar gjithçka ndodhte në hotel, deri para dy muajsh.

“Pse ke vajtur dhe kush te coi, pres te na e thuash ndonje dite kur te jesh rreth zjarrit te oxhakut ne Hotel Kanione duke shijuar pasterma Cepani dhe raki Prishte servirur nga Meta….” e përfundon statusin e tij gazetari Artan Hoxha.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Grabitje me armë në mes të Shkodrës

0

Një dyqan celularësh në qytetin e Shkodrës është grabitur nga një person i armatosur. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë sahatit.

Autori kërcënoi me armë shitësin duke marrë disa celularë dhe më pas u largua në drejtim të paditur. I njëjti dyqan është grabitur edhe pak kohë më parë.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimin për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rama flet për herë të parë: Ja pse i shkarkova 4 ministrat, e vërteta për Ilir Metën

0

Ne rubriken Komunikimi i Javes, kryeministri Edi Rama ka folur kesaj here me shkurt se asnjehere tjeter me pare, ne lidhje me shkarkimin e kater ministrave.
Ai ka thene se kater te shkarkuarit largohen per te dhene rezultat ne fushaten e zgjedhjeve, edhe pse bilanci i tyre ishte pozitiv ne qeverisje.
Rama sqaron se ndryshimet ne Qeveri nuk ia ka kerkuar partneri i tij Ilir Meta.

Pjese nga fjala e Rames ne Komunikimin e Javor”:

Saimir Tahiri, kampioni ynë në rrugën e policisë së stetit nga institucioni më i korruptuar në institucionin më të besuar.

Blendi Klosi coi përpara me sukses stafetën e marrë nga Erion Veliaj.

Më tej Ilir Beqja, i cili u vërvit mes akuzave të opozitës dhe te klaneve faraceutike qe i nxori nga loja korruptive, duke bërë ndryshime që tri vite e gjysmë më parë as që mendoheshin.

Dhe në fund jo nga rëndësia, Bledi Ccucci, që bashkë me Bashkim Finon ka finalizuar reformën territoriale.

Së pesti, ndryshimet nuk kanë të bëjnë me kërkesat e partnerit tonë Ilir Meta.

Ndryshimet kanë të bëjnë me ambicien tonë që të ngrihemi mbi fitoren e vitit 2013.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Pas Tahirit, Rama shkarkon edhe tre ministra të tjerë, ja emrat

0

Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë me me kordinatorët e PS në qarqe, bëhet me dije shkarkimi edhe për tre ministra te tjere pervec Saimir Tahirit.

Burimet bëjnë me dije se janë shkarkuar Ministrat Tahiri, Çuçi, Klosi, dhe Beqaj të cilët do të përkushtohen me kohë të plotë në fushatën e zgjedhjeve të 18 qershorit.

Emrat e  atyre që do i zëvendësojnë pritet të publikohen ditën e hënë, 13 mars 2017.
Në mbledhjen që zgjati më shumë se 40 minuta ishin të pranishëm Ministrat Çuçi, Beqaj, Nikolla, Klosi, Kodheli dhe Tahiri.

Po kështu në mbledhje ishte dhe kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruçi. Ndërkohë mësohet se në orën 17:00 Rama do të jap arsyet e shkarkimit

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Vjen nga Turqia me 2.2 kg heroinë në makinë, rastësia në Kapshticë e dërgoi në pranga

0

Nje sasi prej 2 kilogramë e 248 gramë heroinë është kapur në Kapshticë nga policia kufitare, ndërsa në pranga ra transportuesi i saj.

Policia ka njoftuar se 41 – vjeçari Olsi Delli, banues në Tiranë u paraqit në hyrje të Republikës së Shqipërisë me automjetin “Land Rover” ngjyrë gri, me targa AA889PV.

Ky mjet u përzgjodh për kontroll më të detajuar në vijën e dytë. Droga u gjet në pjesën e shasisë së mjetit, në një vend të modifikuar.

Delli mësohet se po udhëtonte me këtë mjet nga Turqia, në drejtim të Shqipërisë

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Artan Fuga i përgjigjet Henri Cilit: Të sfidoj, bëj publike doktoraturën që thua se e ke…!

0

Pedagogu dhe filozofi i njohur Artan Fuga, i pergjigjet akuzave te Henri Cilit me nje shenim te gjate ne faqen e tij ne Facebook. Ja cfare shkruan ai:
Pauvre de Henri Cili !
——————————–
Një lek, një lek, një qindarkë, Neim, po gjete se e kam fituar pa punë të ndershme, do të harroj gjithçka nga ty!
———————————–

Miq më thonë se një njeri që e quan veten Henri Cili, paska mbush shumë faqe gazete të mapos sot, të cilën unë nuk e di sesa kopje shet, sa të ardhura nxjerr, dhe me çfarë financohet, se nuk më intereson kjo gjë, nuk e lexoj, ku paska treguar marrëdhëniet e tij me mua.

Sa gjatë dhe mërzitshëm…si e folura e tij!

Unë nuk e lexoj mapon sado ai të më joshi qoftë edhe duke shpifur atje në gazetën e tij që e përdor si altoparlant të vetvetes.

Cfarë turpi!

Dhe sa gënjeshtra brenda!

Po, ja përsëris, asgjë që kam rrëfyer, fare pak, nuk është e pavërtetë.

Do të doja shumë që kujtimet e veta Henri që nga Bregu i Lanës t’i tregonte në fëngjisht, italisht, ose anglisht. Atëhere do të kënaqesha edhe më shumë.

Nëse këtij individi i duken pikëpamjet e mia ngjyrosur me punizëm, ato që nxjerr nga goja ai për gjoja liberalizimin e tij duhet ta dijë se sipas meje dhe në bindjen time prej studjuesi janë të njollosura prej kohësh me nota doktrinash fashiste. Por, Henri nuk ka faj, nuk është se i ka lexuar dhe është ndikuar andej. Nuk mund t’i lexojë dot!

As më shkon ndërmend ta mendoj këtë!

Edhe për ekonominë, edhe për arsimin e lartë, edhe për gjithçka. Aq sa çuditesh! .

I shkreti Henri qenka lodhur shumë dhe më sjell ndërmend Xhon Djuin që rilexoja mbrëmë e thoshte se kujtimet janë forma emocionale dhe imagjinare e zbukurimit të mjerimit dhe imagjinata e asaj që nuk ke.

Si e shpjegoni, pse sulmon me të çjerra Henri Cili tani? Imagjinoj një zë që i thotë : Sulmoje tani Artan Fugën, tani…! Me gazetë, me gjyqe, me çfarë të mundesh!

Në litaaaar Fuga!

Si shpjegohet që thotë se po e mbështes Lulzim Bashën me vonesë, kur pretendon se ai nuk më paska bërë presion ta mbështes vite më parë dhe unë kam pasur agjendë tjetër ?

Patjetër që më ka bërë presion dhe jo vetëm për këtë! Jo UET se UET është ndërtesë, me llaç dhe me tulla, dhe agjenci jofrymore, dhe nuk bën dot presion, por ai Henri!

Pse edhe gjumë me orën e Henri Cilit do të fle unë?

Aman me deliret e tua pretendon të përcaktosh se kur është vonë dhe shpejt për mua!

He më thuaj kur është vonë për mua, sepse ti je edhe psikolog! Më ke thënë se ke edhe diplomë psikologjie a diçka të tillë, kur më telefonove dikur para nja njëzet vjetësh se nuk e mbaj mirë mend me kërkesën për t’u njohur me mua.

Falemnderit që e njeh se kam ndikuar në doktorimin tënd.

Do t’i tregojë edhe ato histori, por ngadalë. Kur të më vijë!

Po a mund ta na i përkthesh pak doktoraturën tënde nga frëngjishtja në shqip? Ta shohi pak publiku?

Sa e blertë është ajo!

Ja kaq është për sot kërkesa ime! Të më japësh kënaqësinë ta lexoj në shqip doktoraturën tënde!

Sigurisht une nuk do të rri të ndjek rrjedhat psiqike të këtij individi që megjithë kërkesat e tij, i kam thënë se as denjoj ta takoj as t’i flas, dhe i kam hequr edhe numrin nga celulari, aq shumë më ka neveritur.

Në fund pash se më kërcënonte se poqese do të tregoja kujtime të tjera nga jeta ime do të më çonte në burg, në litar, a në dreq.

Qenka tremb Henri! Më kërcënon me gjyq ky mbrojtës i flakët i fjalës së lirë!

Ky tip vërtet të bën të shkulesh gazit!

Mos ki frikë nga kujtimet e mia ! Janë të dobishme për opinionin publik. Nuk gënjej për asgjë, as nuk ofendoj, vetëm të vërteta me prova dhe dëshmitarë.

Paska treguar edhe të ardhurat e mia të fituara me punë, sipas ligjit, sipas kontratës, te UET, sakohë ende mendoja se mund të bëhej një shkollë e vlefshme për rininë shqiptare.

Për vite e vite me rradhë pune, për qindra e qindra orë të vërteta mësimi, për dhjetra ekspertiza e këshillim, mijra orë pune të lodhshme, më numuron se kam marrë 110 mijë dollarë!

Dëshiron të manipulojë opinionin publik, zakon i lashtë!

Po të shumëzosh 40 vite pune të miat me lekët e pagës mujore kushedi sa dalin!

Këtu kujton se arrin kulmin në perversitetin e tij!

Mirë që e pranon se i kam fituar sipas rregullave dhe kontratave!

Madje me punë unë kam fituar dhe fitoj edhe

nga botimet e librave të mi,

nga bashkëpunimi dikur me mediat,

nga bursat dhe misionet e kërkimit shkencor,

nga të ardhurat e pagës sime në Universitetin publik,

nga trashëgimi të vogla, nga gjithçka që ligji e konsideron burim i ndershëm të ardhurash, nga gjithçka që quhet punë e ndershme!

Madje edhe nga interesa bankare!

Një lek, një lek, një qindarkë, Neim, po gjete se e kam fituar pa punë të ndershme, do të harroj gjithçka nga ty!

Nuk kam miliona euro borxh!
Nuk spekuloj në pasuri të patundshme!
Nuk marr projekte nga borde ku jam antar!
Nuk paguaj njeri e shpërndaj rryshfete duke e justifikuar me lloj lloj marifetesh !

Por kjo nuk përjashton që shteti shqiptar më ka ende qindra miliona lekë mua dhe familjes sime! Po presim me durim ne nuk ka problem. Kur të vijë rradha.

Sikurse prisja pa fund, muaj të tërë për të marrë pagat e UET që administrator Henri i jepte me vonesë disa mujore. Mbase tani kolegëve atje nuk ju ndodh më kjo gjë, sepse do të ishte poshtërim, fyerje, dhe shfrytëzim!

Atëhere përse publikon të ardhura që i quan të ndershme ?

Kujton se kam turp nga puna ime!

Cfarë budallalliku!

Pa tregoji edhe rrogat që marrin të punësuarit e tjerë te ti! Pa trego edhe pak rrogat edhe fitimet e tua!

Madje unë këtë kërkoj nga ligja për arsim të lartë ! Të bëjë transparente buxhetin dhe shpërndarjen e tij, nga shkojnë e nga vijnë paratë e agjencive si UET dhe të tjera.

Por, jo! Ato dalin vetëm kur Henri Cili do të sulmojë bamirësit e tij !

Kjo do të ishte korrekte. Por Henri vetëm korrektësinë tregon këtu se nuk e njeh. Vetëm pështyn!

Pastaj këto të ardhura që kam fituar me punën time Henri i shumëzon me pesë dhe deliron si një mashtrues i rëndomtë se unë kam fituar nga universitetet private 500 mijë euro!

O gënjeshtar!

Po provove këtë do të t’i kthej të gjitha rrogat që kam fituar para nja gjashtë vjetësh e tutje në UET, përndryshe të shpall mashtrues!

Kështu janë gënjeshtrat e tua, realiteti i shumëzuar disafish!

Provoje, provoje!

Dhe shko merru me avokatin tim nëse nuk e provon dot!

Nuk jam kundër universiteteve private, madje edhe sot bashkëpunoj korrektësisht me një prej tyre, dinjitoz, por jam që ti ta ndalësh pështymat, fyerjet dhe shpifjet, dhe sabotimin tënd ndaj universitit publik dhe agjencive publike duke marrë studentë nëpërmjet dhunës administrative shtetrore!

Se po të hidhte në gjyq për fyerje dhe shpifje universiteti publik ty, kushedi sa lekë do të kishte fituar.

Nuk mund ta detyrojë shteti studentët të vijnë te ty!

Ky ligj duhet përmbysur sa më parë. Duhet hedhur në kosh!

Nuk mundet shteti të ndalojë universitetet publike të mbajnë hapur shkollat doktorale që të të favorizojë ty!

Se mbyllja e shkollave ka ndodhur vetëm në Serbinë e Millosheviçit!

Ky është perversiteti i atij ligji që ti mbron sepse të vjen për shtat !

E kanë kapur keq si duket dhe më jep përshtypjen se një zë i thotë: O sulmo Artan Fugën, o…!

Më sjell reminishenca Henri dhe do t’i ekzorcizoj!

Eshtë më e fortë se unë, dhe do t’i tregoj edhe në shqip, edhe në frëngjisht! Po deshe edhe në kinezçe!

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zëri i Amerikës: Edi Rama shkarkoi ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri

0

Në Shqipëri kryeministri Edi Rama ka vendosur sot shkarkimin e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Sipas burimeve, i porsa kthyer nga vizita e tij në Gjermani, kryeministri ka thirrur në zyrë ministrinë për t’i komunikuar largimin nga detyra. Ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar për motivet e kësaj lëvizje.

Ministri Tahiri ka qenë në epiqendër të kritikave të opozitës, të cilat u shtuan vitin e fundit pas përhapjes së fenomenit të kultivimit të marijuanës.

Sipas opozitës, e cila prej më shumë se tre javësh ka nisur një protestë për krijimin e një qeverie teknike, që do të garantonte organizimin e një procesi zgjedhor të ndershëm 18 qershorin e ardhshëm, lidhjet e qeverisë me drogën, janë një nga arsyet që sipas saj kërcënojnë zgjedhjet. Opozita këmbëngul se me paratë e trafikut të drogës qeveria do të blejë votat e shqiptarëve.

Eshtë ende e paqartë nëse kjo lëvizje e kryeministrit do të ketë efekt në qëndrimin e ardhshëm të opozitës. Kjo e fundit, pak ditë më parë u shpreh se nuk do të pranonte si zgjidhje asnjë “kokë turku”.

Ndërsa ditën e djeshme mbi 20 parti opozitare njoftuan se nuk do të rregjistrohen në zgjedhje, pa u arritur më parë krijimi i një qeverie teknike.

Pakënaqësi ndaj ministrit Tahiri ka patur edhe aleati kryesor i socialistëve, Lëvizja socialiste për Integrim.
Zeri i Amerikes

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Berisha: Ramës i hoqën patericën kryesore! Tahiri tani vendin e ka tek Shullazi

0

Ne reagimin e tij të parë në lidhje me largimin e Saimir Tahirit nga detyra e ministrit të Brendshem, ish-kryeministri Sali Berisha shprehet:

Banditokracia po dridhet! Qytetaret me afer triumfit!

Ra Saje qorri, banditi i dyte i shtetit, ministri skafist dhe narkotrafikant!
– Ai me Ediskobarin mbushen Shqiperine me kanabis dhe policine me kriminele dhe vrases, vendin e ka tek Shullazi por,
– koka e krimit dhe i pari eshte Ediskobari, te cilit sot ia hoqen patericen kryesore!
– Beteja me banditikracine vazhdon! sb

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Tronditet siguria, një person arrin të futet në Shtëpinë e Bardhë

0

Shërbimi sekret amerikan njoftohet se ka arrestuar një person te pa autorizuar, pasi hyri në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë.

I dyshuari u ndalua pranë hyrjes jugore të ndërtesës ku qëndrojnë shpesh presidenti Donald Trump dhe të ftuarit e tij.

Sipas mediave ai mbante një çantë shpine dhe kishte mundur të kalonte gardhin për t’u hedhur nga muri i Shtëpisë së Bardhë.

CNN njofton se personi, nuk ishte kërcënim për rojet e sigurisë, pasi nuk u gjet asgjë e dyshimtë në çantën e tij të shpinës.

Praktika standarde konsiston në dorëzimin e këtyre prishësve të qetësisë në departamentin e policisë. Nuk është dhënë ende një konfirmim nga Shtëpia e Bardhë rreth incidentit

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx