Ballina Blog Faqe 9474

360° Gradë -PERFSHIHET NGA FLAKET BANESA E BIZNESMENIT NE VLORE

0

Perfshihet nga flaket banesa e biznesmenit ne Vlore,deme te konsiderueshme materiale.  Banesa ndodhet ne katin e gjashte te nje pallati ne  lagjen Pavaresia te qytetit te Vlores, ne pronesi te shtetasit Albert Isufi,ndertues ,ndersa ne momentin e renies se zjarrit  ne banese nuk ndodheshin banoret. Ne vendngjarje kane mberrituur menjehere  forcat zjarrfikese,te cilat kane bere te mundur lokalizimin dhe shuarjen e flakeve ne banese,e cila ka pesuar mjaft deme. Eshte dashur nderhyrja e dy automjeteve   zjarrfikese,me rreth 10 forca per te bere te mundur shuarjen e zjarrit ne banese. rreziku ishte fillimsiht me renien e zjarrit,ndersa eshte bere e mundur qe flaket te mos perhapeshin ne banesat e tjera si edhe konfirmon kreu i forcave zjarrfikese Luan Kapaj

 

Nderkohe ne vend ngjarje kane mberritur edhe forcat e piolicise,pasi dyshohet se zjarri ka qene i qellimshem. Sipas asaj qe kane deklaruar te aferm,mesohet se banesa fillimisht dyshohet te jete grabitur nga dy persona te maskuar dhe me pas ti jete vene zjarri ,nderkohe qe pas shuarjes se flakeve,policia ka konfirmuar se kane nisur menjehere hetimet.  Ne banese kane mberriture dhe grupi i ekspertizes nga policia per te  vertetuar nese banesa eshte grabitur nga persona te cilet mendohet se kane qene te maskuar. Do te jene hetimet e poicise qe do te  hedhin me shume drite rreth faktit se nese ka patur grabitje,cfare  eshte  arritur te merret nga banesa dhe nese zjarri ka qene pikerisht per te mbuluar gjurmet. ///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -BERISHA NË 2011,NËSE PREKTE KQZ RAMA DO E PAGUANTE FIZIKISHT

0

Ish-kryeministri Sali Berisha është shfaqur në çadër sot në mesditë pas disa ditësh mungesë dhe ka mbajtur një fjalim para protestuesve.Ish-kryeministri tregon zgjedhjet vendore të vitit 2011, në kohën kur e majta në atë kohë në opozitë protestonte për rezultatin në Tiranë. Berisha tregon sesi priti në zyrën e tij 3 ambasadorë të huaj të cilëve u tha se, “nëse një punonjës i KQZ prekej, do të ishte ai (Rama) që do e paguante fizikisht”.///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Serbia armatoset me super-avionë rusë në përvjetorin e bombardimeve të NATO-s

0

Serbia pritet të marrë gjashtë avionë luftarakë rusë brenda një kohe shumë të shkurtër.

Dekreti për gjashtë avionët MiG -29 pritet të nënshkruhet nga Putin gjatë vizitës së Kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç në Moskë.

Lajmi u bëpublik nga “Vecernje Novosti”, e cila thotë se me shumë gjasa avionët luftarakë do t’i bashkohen zyrtarisht Forcave Ajrore të Serbisë më 24 Mars, më 18-vjetorin e nisjes së Bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, gjatë luftës së Kosovës.

Avionët MiG to të aterrojnë në aeroportin ushtarak të Barajnica-s, ndërsa në ceremoninë e dorëzimit do të marrë pjesë edhe Ministri Rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Ngelet për t’u parë nëse avionët luftarakë do të vijnë në fluturim direkt nga Rusia apo do të mbërrijnë në bordin e një avioni transportues. E përditshmja serbe thotë se ekspertët rusë do të marrin pjesë aktivisht në mirëmbajtjen e avionëve dhe do të qëndrojnë në Serbi.

Falë kësaj marrëveshjeje, Serbia do të ketë dhjetë avionë të gatshëm për të mbrojtur hapësirën e vet ajrore, thotë gazeta.

Lajmi i blerjes së avionëve luftarakë rusë është përmendur edhe nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili i quajti MiG-ët dhe prezencën ruse në rajon si të vetmin rrezik për rajonin.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rusia armatos “deri në dhëmbë” Serbinë, i dhuron edhe 6 avionë luftarakë

0

Rusia do t’i dhurojë Serbisë edhe gjashtë avionë luftarakë “MiG -29”.
Dekreti për avionët do të nënshkruhet nga Putin gjatë vizitës që kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vucic do të zhvillojë në Moskë.

Lajmi bëhet i ditur nga “Vecernje Novosti”, e cila thotë se me shumë gjasa avionët luftarakë do t’i bashkohen zyrtarisht Forcave Ajrore të Serbisë më 24 Mars, më 18-vjetorin e nisjes së Bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, gjatë luftës së Kosovës.

Avionët MiG to të aterrojnë në aeroportin ushtarak të Barajnica-s, ndërsa në ceremoninë e dorëzimit do të marrë pjesë edhe Ministri Rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Falë kësaj marrëveshjeje, Serbia do të ketë dhjetë avionë të gatshëm për të mbrojtur hapësirën e vet ajrore.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kufoma në breg të detit në Zvërnec, zbulohet një detaj

0

Percaktohet koha e vdekjes se viktimes me trup te dekompozuar, i seksit mashkull qe është gjetur mëngjesin e kësaj të enjteje në afërsi të Zvërnecit.

Sipas policisë, në Portonovë në breg të detit është gjetur i mbuluar me rërë një kufomë e seksit mashkull, në gjendje të dekompozuar.

Trupi dyshohet se ka mbi tre muaj që ndodhet në këtë gjendje. Policia po punon për të zbardhur identitetit e viktimës dhe po kalohen në sitë të gjithë personat që janë shpallur të humbur, kryesisht në Vlorë.

Në xhepat e rrobave që mbante veshur viktima, nuk është gjetur asnjë dokument identifikimi.

Sipas hetuesve ka dyshimeqë personi i gjetur të jetë një peshkatar i zonës. Gjithashtu nuk përjashtohet mundësia që të jetë edhe trafikant droge.

Zona e Portonovës, për shkak të largësisë së saj dhe një vend thuajse i izoluar, disa herë është përdorur nga trafikantë për transport të lëndës narkotike drejt Italisë

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Greqia sjell tanket në kufi me Shqipërinë, kolonel Demiraj paralajmëron: S`janë lodra!

0

Koloneli shqiptar Dritan Demiraj, ka komentuar deklaratat e ministres se Mbrojtjes Mimi Kodheli ne lidhje me vendosjen e tankeve te ushtrise greke ne kufi me Shqiperine. Demiraj paralajmeron se nuk behet fjale per lodra. Ja cfare shkruan ai:

Te nderuar miq!

“Siguria është detyrimi i parë i një Shteti” (Michelle Alliot – Marie).

Këto ditë, gjatë raportimit në Komisionin parlamentar të Sigurisë, kreu i komisionit, Spartak Braho e ka pyetur kodhelin për afrimin e trupave greke në kufi me Shqipërinë si dhe për gjendjen aktuale. Nga ana e saj “kopetentja” mimi kodheli, e ka cilësuar këtë stërvitje pranë kufirit të Forcave të Armatosura të Greqisë si “lodra ushtarake”. Keto jane parrulla apo deklarata që cenojnë sovranitetin dhe dinjitetin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve”, është shprehur kodheli.
Nuk duhet shumë logjike të mendosh se ku është katandisur sot siguria kombëtare shqiptare me këto drejtues mediokër dhe krejtësisht të pa aftë per të vlerësuar dhe identifikuar kërcënimet dhe rreziqet që mund t’i vijnë vendit.

Mjafton të shikohet e shkuara dhe edukimi gjysmak intelektual dhe profesional i antarëve të këtij komisioni, ku tërë jetën e tyre u janë servilosur si lëpirësa eprorëve të tyre.

Politika e mbrojtjes që ndjek mimi kodheli së bashku me pijanec bazon, nuk kanë për objekt të sigurojnë integritetin e territorit dhe mbrojtjen e popullsisë kundër agresioneve të armatosura apo kërcënimeve të tjera. Ato nuk janë në gjendje të bëjnë dot identifikimin e kërcënimeve dhe jo më të planizojnë kundërveprimet në rastet e mundëshme, pasi nuk ka kush ta bëjë një gjë të tillë.

Në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm nuk ka ngel më ushtarak profesionist të mirëfilltë që të përgatisin plane operacionale-strategjike, pasi për ndrikullën kodheli ushtarakët e aftë duhet të liroheshin nga FA, të cilët do të ishin “armiqtë imagjinar” ku do ta “pengonin” në realizimin e planeve të sigurisë “alla kodheli”.

Mimi si “bebe e lumtur dhe e llastuar”, vazhdon të mburret se me rezultatet e larta fictive te deftesave të shkollës fillore, (të shfaquara këto ditë në faqet sociale, ku “merritën” kryesore e ka “mamaja e pushtetshme”), mendon se mund të drejtoj një nga strukturat më të rëndësishme të një shteti serioz, ku perëndimi dhe vendet anatare të NATO-s, Ministrat e tyre, përvec edukimit profesional dhe politik, trajnohen dhe edukohen ne qendrat e ekselencave ne fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Lind pyetja e natyrshme po ju mimi për cfarë jeni trajnura?! Besoj trajnimin më të mirë ashtu si dhe mediat e huaja jua kanë vënë në dukje, e keni në fushën e artit koreografik!!!
Sharl De Gol thoshte “Mbrojtja! Është arësyeja e parë e qënies së Shtetit. Ajo nuk mund të mungojë, përndryshe prishet vet Shteti.”
Siguria e shtetit varet në masë të madhe nga siguria njerëzore e shoqërisë, familjes dhe individit pa harruar që nëse shteti dështon në përmbushjen e detyrimeve të tij si garantues i shoqërisë atëherë ai bëhet burim kërcënimi për qytetarët e tij. Colonel DD

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Vrasjet me pagesë, burg përjetë Andon Mëhillajt, 30 vite Julian Sinanajt

0

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda dha vendimin për anëtarët e bandës së tritolit, duke dënuar me burgim të përjetshëm te dyshuarin ndon Mëhillaj, ndërsa Julian Sinanaj është dënuar me 30 vite burg.

Vrasesi me pagese, Julian Sinanaj ka përfituar ulje dënimi për shkak se ka përfituar e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Nga vendimi i gjykates me 10 vite burg është dënuar shtetasit Genis Mëhillaj, i arrestuar pak ditë më parë nga Policia e Shtetit.

Me 8 vite burg është dënuar Ndriçim Gjokona, personi që denoncoi fillimisht bandën që kryente vrasje kundrejt pagesave nëpërmjet shpërthimeve të tritolit që vendosej kryesisht nëpër makina.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Itali, sekuestrohen 1.2 ton marijuanë nga Shqipëria me vlerë 12 milionë euro

0

Policia italiane ka ndaluar një tjetër gomone të fuqishme me drogë që po udhëtonte nga Shqipëria drejt brigjeve italiane.

Drejtoria Antimafia e Policisë së Barit në bashkëpunim me repartin territoral të policisë financiare të komunës së Barleta e Molfeta kanë sekuestruar një gomone me drogë me prejardhje nga Shqipëria si dhe kanë arrestuar dy skafistët shqiptarë, banues në Vlorë, shtetasit H.E. 37 vjeç e M.H 34 vjeç.

Gomonia e gjatë rreth 9 metra dhe e pajisur me dy motorë të fuqishëm jashtë bordit është ndaluar nga roja bregdetare e financës italiane pas disa minuta ndjekje në brigjet e qytezës Molfeta .

Në bordin e saj janë gjetur 52 pako marijuanë me një peshë totale prej 1 ton 215 kg. Sipas autoriteteeve italiane lënda narkotike e shitur në treg do të sillte një përfitim prej 12 milionë euro.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Shtyhet sërish seanca gjyqësore, Shullazi dërgohet në spital

0

Ditën e sotme, Emiljano Shullazi është dërguar në spital. Sipas të dhënave të para, Shullazi do të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale. Ndërkohë që mësohet se policia ka marrë masa të forta për ruajtjen e sigurisë së tij në spital. E ndërsa, kujtojmë që sot ai duhej që të përballej me Ylvi Beqajn, biznesmenin e penduar të prokurorisë, por sërish kjo seancë duket se nuk do të zhvillohet.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Vlore, deti nxjerr ne breg kufomen e dekompozuar

0

Trupi i dekompozuar i një personi është gjetur këtë të enjte në qytetin e Vlorës.

Burime paraprake të policisë thonë se kufoma u gjet rreth orës 08:30, anës bregut të detit gjysëm i mbuluar me rërë, në Portonovë të Zvernecit.

Trupi i pajetë është i seksit mashkull dhe ende i paidentifikuar.

Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor që po punon për identifikimin e tij dhe zbardhjen e ngjarjes.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx