Ballina Blog Faqe 9475

Reforma në drejtësi në kolaps, bllokohet KLGJ dhe KLP, kërkohet rihapja e garës

0

Zbatimi i reformës ne drejtësi po rezulton po aq i vështire sa dhe miratimi i saj ne parlament. Pas vettingut, parlamenti kërkon te rihape garën per anëtaret e dy institucioneve te reja, Këshillin e Larte Gjyqësor dhe Këshillin e Larte te Prokurorisë. Ne nje letër drejtuar kryetarit te parlamentit Ilir Meta, sekretarja e përgjithshme e këtij institucioni Albana Shtylla kërkon rihapjen e garës per anëtaret e këtyre dy institucioneve qe vijne nga radhët e trupës se pedagogeve, pasi numri i kandidateve është i pamjaftueshëm.

“Ne cilësinë e organit përgjegjës per thirrjen e mbledhjes se posaçme te drejtuesve per përzgjedhjen përfundimtare te kandidateve, ne zbatimi te nenit 48 te ligjit nr 115/2016, vlerësoj rihapjen e procedurës per thirrjen dhe paraqitjen e shprehjes se interesit nga pedagoget.”

Trupa e pedagogeve me votim ka zgjedhur si kandidate per Këshillin e Larte Gjyqësor 6 pedagoge, ndërsa per Këshillin e Larte te Prokurorisë 5 pedagoge, nje numër ky i pamjaftueshëm per te siguruar nje proces zgjedhjeje konkurrues. Ne kete situate kuvendi i është drejtuar per ndihme misionit te be Euralius, i cili ka këshilluar rihapjen e aplikimeve.

“Nëse asambleja e personelit akademik e Fakultetit te Drejtësisë i dërgon sekretarit te përgjithshëm listën e kandidateve, qe rezulton se përmban nje numër te pamjaftueshëm te kandidateve, kjo e fundit përsëri ben menjëherë thirrjen per aplikime. Ne kete rast procedura e përzgjedhjes duhet te rifilloje nga fillimi, dhe thirrja mund te përcaktoje qe aplikimet qe janë paraqitur nuk duhet qe te përsëriten.”

Qe prej nisjes se reformës, arkitektura e sistemit te ri te drejtësisë ka qene burim përplasjesh mes maxhorances dhe opozitës, pasi kjo e fundit kërkoi nje skeme me te thjeshte, duke vene ne dukje se Shqipëria nuk ka burime te mjaftueshme njerëzore per nje numër te madh organesh dhe per demokratet, mungesa e kandidaturave është nje prove se shqetësimi i tyre ishte i drejte.v+

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zjarr Televizion – SHtypi i Dites 09 Mars 2017

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zjarr Televizion: ZBARDHI – Kalendari historik 09 Mars 2017

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

ZBARDHI : Zjarr Televizion – Kembimi Valutor 09 Mars 2017

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

I hedh ujë të nxehtë vajzës 14-vjeçare, arrestohet babai dhunues nga Durrësi

0

Policia e Durrësit ka njoftuar ditën e sotme se ka vënë në pranga autorin e ngjarjes së ndodhur disa ditë më parë, ku një 45-vjeçar i ka hedhur ujë të nxehtë vajzës së tij.

Siç bëhet e ditur, i arrestuari është Kujtim Xhura 45 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte shpallur më herët në kërkim pasi prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës ka urdhëruar ndalimin e tij për veprën penale “Dhunë në familje”.

Ngjarja e rënda ka ndodhur para 8 ditësh, ku Xhura, rreth orës 18:00, në banesë, në gjendje të dehur, pas një konflikti për motive të dobëta me bashkëshorten e tij, i ka hedhur ujë të nxehtë vajzës së tij, transmeton Express.

Vajza 14-vjeçare, pasi kishte parë prindërit duke u zënë ka ndërhyrë për të shuar sherrin, por babai i saj i ka hedhur ujë të nxehtë.

Ajo u dërgua në spitalin e Durrësi, ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia thotë se materialet e kësaj ngjarje ia ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme. /Gazeta Express/

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias dënon rrahjen e gazetarit në Shqipëri

0

Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias dënon rrahjen e gazetarit në Shqipëri, bën thirrje për hetim të shpejt

VJENË, 8 mars 2017 – Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatović dënoi të mërkurën sulmin ndaj gazetarit Elvi Fundo në Shqipëri.

Fundo, drejtor i portalit të lajmeve Citynews.al dhe i “Radio Best”, u dhunua nga persona të paidentifikuar, pranë stacionit të trenit në Tiranë. Si pasojë, gazetari u shtrua në spital.

 “Kam besim se autoritetet do ta hetojnë me shpejtësi sulmin dhe do t’i vendosin përgjegjësit përpara drejtësisë”, tha Mijatović.

 Përfaqësuesja përshëndeti dënimin e sulmit nga ana e kryeministrit Edi Rama, Unionit të Gazetarëve Shqiptarë dhe Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe tha se ishte në dijeni për nisjen e hetimeve.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kapen me 4 mln euro kokainë dhe 233 mijë euro në xhep, prangat shqiptarëve në Itali

0

Policia italiane ka vënë në pranga 2 shqiptar pasi u kapen me 32 kg kokainë dhe plot 233. 950 euro. Sipas mediave, policia ka vënë në pranga dy vëllezër shqiptar të cilët dhe pse të papunë, qarkullonin shifra të mëdha parash.

Mësohet se dy vëllezërit përdornin një makinë e cila kishte ngjallur dyshime gjatë kontrolleve rutinë të Guardia di Finanza në zonë, për zbulimin e trafiqeve ilegale.

Hetimet e vazhdueshme zbuluan një ndërtesë në Inverigo, ku dy vëllezërit banonin dhe e përdornin si për garazh për makinën e lartpërmendur ashtu edhe për magazinë.

Pasi morën mandatin e kontrollit, agjentët hynë në banesën e vëllezërve shqiptarë ku gjetën kokainën e konfeksionuar në 29 pako, si dhe shumën e parave, e ndarë në tufa 10 mijë euro secila. Kontrolli në makinën Opel Astra zbulii edhe 3 mijë euro të tjera të fshehura.

Në bazë të fakteve, dy shtetasit shqiptarë, me iniciale Q.N., lindur më 1983, dhe A.N., 1985, u arrestuan, ndërkohë që vlera e tregut e drogës së gjetur shkon në 4.5 milionë euro.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Habit Gjykata Kushtetuese: Nuk ia hoqëm burgun përjetë Aldo Bares, ja cfarë vendosëm

0

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë reagon në lidhje me lajmin e anulimit të vendimit të burgimit të përjetshëm për ish- kreun e bandës së Lushnjës, Aldo Bare.

Kushtetuesja pretendon se vendimi i saj nuk shtrin efekt ne vendimet e shkalles se Pare dhe Apelit te krimeve te renda por vetem mbi vendimin e gjykates se larte, duke e kthyer ceshtjen per rigjykim aty.

Ne deklarate thuhet se gjatë ditës së djeshme dhe sot, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se në disa media të shkruara dhe elektronike është publikuar lajmi se Gjykata Kushtetuese ka anuluar vendimin e dënimit me burgim të përjetshëm të të dënuarit Aldo Bare. Në këtë situate, Gjykata Kushtetuese vlerëson të informojë mediat dhe publikun si më poshtë vijon:

Gjykata Kushtetuese, në datën 08.02.2017 ka vendosur: “Pranimin pjesërisht të kërkesës. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2015-2087, datë 02.07.2015, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë”.

Aktualisht, çështja ndodhet në fazën procedurale të shpalljes të vendimit, konform parashikimeve të ligjit procedural dhe në përputhje me afatin ligjor, dhe menjëherë pas shpalljes vendimi do të jetë në dispozicion të palëve në proces dhe publikut.

Per sa më sipër, deklarata sqaron se Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe e ka derguar çështjen për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë. Vendimi i saj nuk ka cënuar vendimarrjen e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe të Apelit për Krimet e Rënda, nga ku rezulton se kerkuesi është dënuar me burgim të përjetshëm.

“Duke marrë shkas nga sa më lart, u kërkojmë mediave që përpara se të publikojnë lajme që lidhen me institucionin e Gjykatës Kushtetuese të konsultohen me strukturën përgjegjëse të këtij institucioni – Drejtorinë e Marrëdhënieve me Publikun dhe Jashtë – e cila është gjithmonë e hapur për të bashkëpunuar me qëllimin e vetëm të informimit të saktë të opinionit publik dhe shmangien e keqkuptimeve të rastit”, thekson gjykata Kushtetuese.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Përmbyset makina në Korcë, vdes një grua, një i plagosur

0

Një grua ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti automobilistik te ndodhur pasditen e sotme në rrugën Sovjan të Korçës.

Policia tha paraprakisht se një mjet tip Renault, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se një mjet tip “Reno”me targa KO 8946 A , ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Për pasojë, mbetën të plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja.

Sipas policise, më vonë, gruaja ka ndërruar jetë pasi ka mbërritur në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor i ngritur për ngjarjen ka shkuar pranë vendit të aksidentit për të sqaruar rrethanat.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zjarr Televizion – SHtypi i Dites 08 Mars 2017

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx